Pėrjetėsia dhe vdekja

Shko poshtė

Pėrjetėsia dhe vdekja

Mesazh  Zattoo prej 14.01.15 22:54



Pavarėsisht se jetojmė nė njė univers ku ndryshimi ėshtė e vetmja gjė konstante, siē thotė edhe fjala e urtė, ne, njerėzit jemi thelbėsisht tė dhėnė pas idesė sė pėrjetėsisė. Filozofi Rilke besonte se, vdekja jonė, por edhe e tė dashurve tanė, mbetet tmerrėsisht e pakuptueshme, edhe pėrtej konceptualizimit mė abstrakt.

Shkrimtari Randall Hayes dhe animatori Anton Bogaty, me anė tė njė filmi tė shkurtėr (videoja e animuar) ndjekin gjurmėt historike tė besimeve e mosbesimeve tona rreth vdekjes, realitetit biologjik tė saj dhe pėrparimeve tė ardhshme qė mund tė na sjellė shkenca pėr tė siguruar pavdekėsinė.

Pėrmbledhja e leksionit tė Hayes dhe Bogaty

Njerėzit janė mahnitur nga vdekja dhe ringjallja. Thuajse ēdo besim nė botė ka interpretime pėr ato. Po a ėshtė e mundur ringjallja? Dhe cili ėshtė dallimi mes njė njeriu tė gjallė e njė trupi tė vdekur? Njė teori antike, e quajtur vitalizėm, pretendonte se njerėzit ishin unikė, pasi pėrbėheshin nga njė substancė ose energji e veēantė, qė pėrbėnte thelbin e jetės. E quajtur si “chi”, humor, gjaku i jetės, besimi te kjo esencė ishte e zakonshme nė botė dhe ende vijon tė jetė prezent te disa njerėz.

Vitalizmi filloi tė zbehej nė botėn perėndimore, pas Revolucionit Shkencor nė shekullin XVII.  Rene Dekard shpiku krijoi se trupi i njeriut nuk ishte i ndryshėm nga ēdo makinė tjetėr dhe vinte nė jetė nga njė shpirt i krijuar nga hyjnitė, qė gjendej te gjendra pineale. Nė 1907, Dr. Duncan McDugall pohoi se shpirti kishte masė dhe bėri eksperimente pėr ta provuar atė, edhe pse ato dėshtuan.

Ku na ēojnė kėto teori tė veēanta? Deri tani dimė se jeta nuk pėrbėhet nė njė substancė magjike, por nga proceset biologjike. Pėr t’i kuptuar ato, duhet tė hyjmė nė brendėsi tė qelizave individuale, ku ndodhin reaksione kimike tė vazhdueshme, qė furnizohen nga oksigjeni dhe glukoza. Qelizat e pėrdorin energjinė pėr rritje dhe riprodhim.

Trupat tanė e konvertojnė nė molekulėn qė pėrmban energji qė quhet ATP. Qelizat e pėrdorin kėtė energji pėr riparim, rritje dhe riprodhim. Fenomeni universal i entropisė shpjegon se molekulat shpėrndahen nė mėnyrė rastėsore nga pėrqėnrimi i lartė te ai i ulėt, madje edhe duke u ndarė nė molekula mė tė vogla. Ndaj, qelizat duhet ta kontrollojnė entropinė dhe ta pėrdorin energjinė, nė mėnyrė qė tė sigurojnė funksionet biologjike. Prishja e kėtyre "rregullave" shkakton vdekjen. Kjo ėshtė arsyeja pse organizmat nuk mund tė kthehen nė jetė, pasi vdesin. As frymėmarrja artificiale, as elektroshoku nuk mund ta rikthejnė atė nė jetė. Edhe mrekullitė mjekėsore mund ta vonojnė ose parandalojnė vdekjen, por s'mund ta eleminojnė atė.

Mirėpo, nė tė ardhmen, pika e moskthimit mund tė shtyhet edhe mė. Dihet se disa kafshė mund tė zgjasin jetėgjatėsinė e tyre apo t'u mbijetojnė kushteve ekstreme tė motit, duke ngadalėsuar proceset biologjike derisa virtualisht tė "ndalen". kėrkimet nė krioniks shpresojnė tė arrijnė tė njėjtėn gjė, duke i ngrirė njerėzit pėr t'i ringjallur mė vonė, kur tė jetė shpikur njė teknologji mė e pėrparuar. Nėse qelizat ngrihen, ka shumė pak lėvizje dhe difuzioni ndalon. Lėvizja e tyre mund tė rikthehet nė pozicionet origjinale me nanorobotė.

Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rishpėrndarje e entropisė qelizore.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi