Nė Tomorr, nė Malbabį: nga e mira pagane te orakujt e lashtė!…

Shko poshtė

Nė Tomorr, nė Malbabį: nga e mira pagane te orakujt e lashtė!…

Mesazh  gjilanasi prej 13.12.14 22:44



Gati 170 vjet mė parė, piktori i madh anglez, Eduard Lir, duke vėshtruar malin e Tomorrit nga Qafa e Kėrrabės, pasi ul paletėn me anė tė sė cilės kish hedhur nė telajo impresionin e ēastit tė pamjes qė i dilte pėrpara, shkruan nė ditarin e tij: “Ishte e vėshtirė t’i ktheje shpinėn kėsaj pamje malore tė mrekullueshme, kėtyre skutave e qosheve tė kėsaj bote tė bukur, kėtyre pamjeve prej tė cilave asnjė shpirt piktori nuk lodhet kurrė”.

Dhe vėrtet piktura nė vaj qė realizoi Eduard Lir pėr Tomorrin nga ai impresion nga Kėrraba, ėshtė njė nga kryeveprat e tij. Poeti i shquar anglez, Alfred Tenison, mik i ngushtė i piktorit, i befasuar dhe i frymėzuar nga kjo pikturė, krijoi njė poezi monumentale, katėr vargjet e sė cilės u vendosėn nė fund tė tablosė, dhe mė vonė si epitaf mbi varrin e Eduard Lirit: Tomorr e Athos, fron magjie,/ Vjen hije largėt gjer te ne,/Njė laps e njė penel i bie,/ E ndiej si tė isha vetė atje…

Tomorri vėrtet ėshtė njė nga malet mė tė bukur tė Shqipėrisė, qė i rri fushės sė Myzeqesė dhe gjithė natyrės pėrreth si njė monark i vėrtet, sundimtar i fushės dhe i luginave tė lumenjve tė Osumit, Shkumbinit, Devollit e deri nė Vjosė. Njė detaj i tillė artistik nuk i ka shpėtuar vėzhguesit tė kujdesshėm, poetit tė mirėnjohur Xhevahir Spahiu, kur shkruan: “Mjegulla u var, /mali s’duket mė,/ fusha ka mbetur/ pa zot e pa zė”.


Simbol qėndrese dhe shenjtėrie

I ashpėr, kryelartė, por edhe i butė nė shenjtėrinė e tij tė lashtė, sipas mitologjisė Tomorri ka qenė tempull i perėndive pellazgjike, froni dhe limeri i Orakujve tė Dodonės sė lashtė, Dodonės nėnė. Kėtė konfirmim mitik dhe historik e kanė bėrė shumė kohė mė pėrpara autorėt antikė Plini, Sekundi, Theopompi. Mė vonė, kronistėt bizantinė Efremi, Kautakuzeni, kronisti perandorak osman, Evliha Ēelebiu dhe, mė vonė akoma, udhėtarė e dijetarė tė shquar evropianė si Martin Lik, Antonio Baldaēi, Margaret Halcuk e tė tjerė.

Me Tomorrin, kėtė simbol tė qėndresės dhe tė urtėsisė, ka gjetur shėrim shpirtėror e ėshtė frymėzuar Naimi i madh, Ēajupi e shumė rilindės tė tjerė, tė cilit i janė drejtuar malit me shpresė e besim pėr realizimin e aspiratave mė tė larta tė kombit shqiptar. Ali Turabiu, njė nga klerikėt mė nė zė tė bektashizmit, studiues e poet, thekson se ēuka e shenjtėruar prej shqiptarėve, Tomorri i paganėve 2 mijėvjeēarė, qė prej 400 vjetėsh e kėtej u bė njė vend i shenjtė i njė dėshmori tė Qerbelasė, Abas Aliut. Sipas legjendės dhe kenotafit simbolik nė majėn e Tomorrit pėr Abas Aliun thuhet se ai erdhi nga Qerbelaja me kalė fluturues dhe u bė mbrojtės i gjithė shqiptarėve.
Kėtė legjendė Naim Frashėri e pėrjetėsoi me vargjet: Abas Aliu zu Tomorrė,/ Erdhi afėr nesh,/ Shqipėria s’mbet e gjorė,/ Se zoti e desh… Nė njė variant linguistik Tomorr vjen nga fjala pellazgo-ilire I miri, Omiri (O i miri, Te i miri), se E Mira nė atė krahinė ėshtė kult, kulti sė Bukurės sė Dheut mitologjike, qė bekon e sjell mirėsi.


Dimri, mė i mirė se vera

Tomorri ka pamje tė mahnitshme nė ēdo stinė tė vitit, por edhe nė ēdo orė tė ditės. Studiuesit nga Gramshi, Petrit Basha dhe Selim Marishta, duke qenė kaq pranė Tomorrit, nė disa libra dhe studime tė tyre janė pėrpjekur tė eksplorojnė nė tė fshehtat dhe magjitė e kėtij gjiganti natyror. Ato ngjyra dhe reflekse qė i gjen nė mėngjes, nuk i gjen nė drekė apo nė mbrėmje. E bukur ėshtė vera, por mė i bukur ėshtė dimri nė kėtė mal. Luginat dhe cirqet akullnajorė janė pista tė shkėlqyera pėr sportet e dimrit, ski dhe patinazh. Janė fantaksur tė apasionuarit e kėtij sporti kur kanė shkuar atje. Por humori u ėshtė prishur nė mbrėmje, kur janė kujtuar pėr njė vend pėr tė futur kokėn. Dhe, si gjithnjė, kanė gjetur derėn e Teqesė hapur, se Teqeja nuk i mbyll kurrė dyert, pse thonė “Si nė Teqe”. Po a mund t’u bėjė ballė teqeja gjithė kėtyre njerėzve? A nuk do tė ishte mirė tė ndėrtohej atje njė pikė turistike tė shėrbente pėr turizmin e bardhė? Patjetėr. Por tani pėr tani na duket ėndėrr dhe luks, deri sa shohim shumė gjėra tė pa zgjidhura nėpėr kėmbė.


Ujaniku, oda e miqve

Po kėshtu nga ana tjetėr, Ujaniku, njė fshat nė gji tė Tomorrit, me njerėz disi tė ēuditshėm, bujarė dhe mikpritės, ndoshta jo zyrtarisht fshat turistik, por ka shėrbyer si i tillė, ai ka qenė konak e jatak i udhėtarėve tė huaj, Baldaēi, Halcuk, Eqerem bej Vlora, dhjetėra ekipeve shkencėtarėsh dhe dijetarėsh tė mėvonshėm, udhėtarėve kuriozė, ekskursionistėve tė thjeshtė, besimtarėve dhe hallexhinjve qė vinin nė teqe, 500 metra mbi kokėn e tyre.

Tomorrit natyra nuk i ka kursyer asgjė, as ujin, madje atė e ka me shumicė. Dhe fshati Ujanik prej ujit e ka marrė emrin. Rreth e rrotull malit janė 100 burime, tė cilėt i pėrmend edhe Plini Plak, por shtatė nga kėta burime janė me prurje tė mėdha uji, 2-3 gurė mulliri, siē i maste populli. Nė ta janė ngritur edhe hidrocentrale si nė  Bogovė, Kėrpicė, Ujanik, Guhak, Kapinovė. Me ujin e bekuar tė kėtij mali furnizohen qytetet si Beratit, Ēorovoda, Poliēani, Gramshi dhe me dhjetėra fshatra tė zonės pėrreth. S’ka pak vjet qė nga thellėsitė e nėntokės sė kėtij mali doli njė ēudi, pllakat dekorative, aq tė kėrkuara nė tregjet e botės, hajmali mirėsie, siē thotė pėr to njė miku im poet. Por kėto pllaka kanė krijuar edhe probleme mjedisore nga shfrytėzimi pa kriter, duke vėnė nė rrezik ekzistencėn e burimit tė Bogovės. Gjetja e njė zgjidhjeje apo alternative tjetėr pėr tė ruajtur ekosistemin tashmė ėshtė bėrė emergjente, qė edhe pasuritė nėntokėsore tė malit tė shfrytėzohen, por edhe tė mos cenohet natyra.


Epilog

Do t’i mbyllim kėto radhė me vazhdimin e ditarit tė piktorit tė shquar anglez, Eduard Lir, tė hedhur nė Qafė-Kėrrabė mė 25 shtator 1848, ku shkruhet: “S’kisha parė panoramė mė tė mrekullueshme, i detyruar, me keqardhje, i ktheva shpinėn kėsaj pamje, pėr tė shkuar drejt Veriut…”
E, ndėrsa piktori i madh nuk kthente dot shpinėn nga pamja mahnitėse, ne, qė e kemi kaq pranė kėtė mrekulli turistike, ia kemi kthyer plotėsisht atė…

***

Shenjtėri, mite, histori

I shenjtė dhe historik, rreth kėtij mali janė thurur legjenda nga mė interesantet. Mal mė tė bukur Perėndia nuk ka ditur tė bėjė, thotė njėra ndėr kėto legjenda, dhe kur deshi tė bėnte njė mė tė bukur, iu prish balta nė dorė. Lashtėsia kėtu flet, flet me kalanė ilire tė Tomorrit, mbi fshatin me tė njėjtin emėr, kalanė e Gradecit, tė Treblės, me rrugėn ilire e mesjetare me karakoje tė shumtė qė kalonte rrėzė Tomorrit, nė Qaf-Dardhė dhe qė lidhte Beratin me Voskopojėn, Korēėn, Grebenenė dhe Selanikun. Dhe historia vazhdon me ēetat e luftėtarėve pėr Pavarėsi tė Servet e Mahmut Zaloshnjes, ēetės Plakė tė Mestan Ujanikut, tė krijuar nė Kulmak, qė ishte njė nga formacionet e para partizane, me zėbilbilin qė i kėndoi aq bukur Tomorrit, Artistin e Popullit, Demir Zyko etj. Simbolikisht nga tė gjithė Tomorri quhet mali i qėndresės, jetesės dhe mbijetesės shqiptare.


Bukuroshja e fjetur, Nepenthes Tomoriana

Por Tomorri, si njė kalė i ngarkuar, veē historisė dhe legjendave mbart mbi vete dhe shumė pasuri natyrore dhe turistike. Ai me vendim qeverie ėshtė shpallur Park Kombėtar, ku luftohet pėr konservimin dhe ruajtjen e pasurisė natyrore, tė brezave pyjorė qė fillojnė nga makjet dhe shkurret nė rrėzė tė tij, e deri nė kullotat alpine mbi 2000 m mbi nivelin e detit. Tomorri ka njė florė tė pasur rreth e nė majat e tij, qindra lloje bimėsh, por edhe me njė bimė endemike, tė veēantė, Nepenthes Tomoriana, Zambaku i Tomorrit, i zbuluar nga Baldaēi nė vitin 1928.  Kjo lule e bukur endemike, qė ka befasuar me bukurinė e saj udhėtarė e natyralistė, tashmė si rezultat i njė pune tė gjatė shkencore pėr ta aklimatizuar dhe pėrshtatur me kushtet e parqeve dhe tė shtėpive, zbukuron qytete evropiane.


Skenat e Kristoforidhit, tė gjalla

Pyjet e pjesės lindore me virgjėrinė e tyre, me faunėn e dikurshme, qė nga ariu, derri i egėr, kaprodhja, veēanėrisht dhia e egėr,  janė njė tjetėr mrekulli tėrheqėse e joshėse pėr udhėtarėt e kureshtarėt, tė cilėt do tė hyjnė nė botėn dhe skenat aq tė bukura dhe reale qė pėrshkruan rilindėsi ynė i shquar, Konstandin Kristoforidhi te “Gjahu i Malėsorėve”. Pjesa perėndimore e Tomorrit, ajo qė duket nga Berati, ėshtė mė shpėrthyese, mė e ashpėr, me honet e thellė e kreshtat thikė. Por sido e ashpėr, pamja pėrsėri ėshtė e bukur.

Privilegjin pėr ta shijuar kėtė bukuri e kanė pasur alpinistėt e brezit tė vjetėr, tė cilėt ngjiteshin 3-4 herė nė vit nė Tomorr. Tani ky sport ėshtė venitur. Niseshin nga pika turistike e Kapinovės, rrėzė malit, shumė piktoreske dhe e bukur, njė pikė qė ka funksionuar gjatė, por tani ėshtė shkatėrruar krejt, ajo dhe rruga qė tė ēon atje. Megjithatė kėto vise i shkelin vetėm disa njerėz qė pėr nga guximi i shohim vetėm nėpėr filmat e huaj. Pse e vėnė kokėn nė rrezik  gjithė beharin kėta njerėz? Pėr bimėt mjekėsore aq tė kėrkuara, e aq tė mundimshme pėr t’u mbledhur, por qė ua marrin xhaba, si njė dorė bar mezhde a ledhi selishte!


Pesė ditė tė mirėsisė bektashiane

Nė Tomorr ka shumė objekte religjioze dhe vende tė shenjta si Teqeja e Kulmakut, ndėrtuar mė 1916 nga Dervish Iljazi dhe e rindėrtuar vitet e fundit, Tyrbja e Abas Aliut nė majėn mė tė lartė tė malit, ku nė kohė tė mirė shihen brigjet puljeze tė Italisė. Tyrbja e Dervish Iljazit nė Brerimė dhe varret me taēin bektashi tė shenjtorėve tė tjerė. Si mal me virtyte perėndie e njerėzore, krahina e Tomorricės, Dangėllisė, Sulovės, Dėshnicės, Mallakastrės dhe gjithė Myzeqesė, qė e kanė Tomorrin gjithė ditėn para syve, i drejtohen atij nė tė mira e nė tė kėqija.

Betohen “Pėr atė mal”! “Pėr atė re”! “Pėr atė ēukė”! “Pėr Baba Tomorrin”! “Pėr Abas Alinė”! “Tė rroni sa mali i Tomorrit”! Ose mallkojnė: “Tė vraftė ēuka e Tomorrit”! “Tė paftė Abas Aliu”! Ėshtė kjo arsyeja qė ēdo vit mė 9-12 gusht sipas kalendarit Osman ose 20-25 gusht, sipas kalendarit tė ri, bėhet festė e madhe nė Tomorr. Nė kėto ditė mali i shenjtė pret e pėrcjell mbi 100 mijė vetė, veēanėrisht  pelegrinė bektashianė, por edhe tė tjerė, pėr t’u falur e therur kurbanė pėr shėndetin e tyre, pėr shėndetin e tėrė familjes, pėr mbarėsinė e pjellorinė e kafshėve e prodhimeve bujqėsore. Pelegrinėt vijnė nga e gjithė Shqipėria, por edhe nga Mali i Zi, Kosova e Maqedonia. Nuk mungojnė as studiuesit, ekskursionistėt dhe qejfllinjtė romantikė qė me kėtė sebep kalojnė disa ditė e net joshėse e tė paharruara nė kėtė mal.

Pėr tė mos ia lėnė spontanitetit kėtė gjallėri e lėvizje, Kryegjyshata Botėrore e Bektashinjve nė Tiranė dhe vetė kreu i saj, Haxhi Dede Edmond Brahimaj kujdeset pėr organizimin e veprimtarive religjioze, por edhe ato shkencore, kulturore, artistike e turistike. Edhe pushteti lokal i Skraparit dhe i Beratit bėjnė ē’ėshtė e mundur t’ua lehtėsojė rrugėn dhe mundimet tė ardhurve, tė pėrmirėsojnė infrastrukturėn, higjienėn dhe sigurinė nė kampingjet e ngritura nė ditėt e shenjta, por aq e kanė fuqinė. Aty duhet dora dhe serioziteti i shtetit, ta shfrytėzojė kėtė mrekulli nė tė mirė tė vetė, nė tė mirė tė shtetasve tė vetė.

Zylyftar Hoxha
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi