Coco Chanel, agjente e shėrbimeve inteligjente tė Hitlerit

Shko poshtė

Coco Chanel, agjente e shėrbimeve inteligjente tė Hitlerit

Mesazh  Luli prej 03.12.14 1:27



Hulumtuesit francezė pretendojnė se kanė gjetur dėshmi tė pakundėrshtueshme se Coco Chanel, ka punuar si spiune pėr nazistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Pėrmes njė dokumentari, i cili ėshtė transmetuar nė kanalin francez “France 3” mbrėmjen e djeshme, thuhet se janė zbuluar prova tė pastra se ikona e modės, ishte anėtare e agjensisė sekrete tė inteligjencės ushtarake tė Adolf Hitlerit.

Dokumentari gjithashtu ngriti pyetje rreth rolit tė luajtur nga tė famshėm tė tjerė francezė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, duke pėrfshirė edhe kėngėtarė si Edith Piaf dhe Maurice Chevalier dhe dramaturgu Sacha Guitry.
Dokumentari i titulluar “ Hija e njė dyshimi” kundėrshton pretendimet zyrtare tė qeverisė franceze se figurat mė tė shquara tė kohės iu bashkuan lėvizjes sė rezistencės ose thjesht i bojkotuan nazistėt.

Por kėto pretendime janė konsideruar si tė paligjshme nga historianėt francez, hija e dyshimit ėshtė injoruar edhe nga rrjetet mė tė mėdha mediatike nė Francė.

Sipas dokumentarit tė transmetuar tė hėnėn, pėrfshirja e ikonės sė modės Chanel me nazistėt filloi rreth kohės sė rėnies sė ushtrisė franceze nė vitin 1940. Ajo u kthye nė Paris menjėherė pas kėsaj ngjarjeje dhe u vendos nė hotelin Ritz, i cili u kthye nė selinė franceze tė aviatorėve militarė gjermanė tė “Luftwaffe” nė atė kohė.



Coco Chanel filloi shumė shpejt njė marrėdhėnie me njė oficer tė lartė tė Gestapos, i njohur me emrin Baron Hans Gunther von Dincklage dhe u bė sė tepėrmi e njohur nė rrethet e larta naziste. Chanel thuhet se u dėrgua nė vitin 1943 nė Madrid pėr tė shfrytėzuar njohjen e saj me Winston Churchill, pėr tė arritur njė armėpushim nga ushtarėt britanikė tė stacionuar atje.

Churchill sigurisht qė e injoroi propozimin dhe qė historiani Henry Gidel e komenton: “Chanel shfaqi njė megalomani tė pabesueshme dhe naivitet, duke menduar se ajo kishte fuqi tė ndryshonte mendjen e Churchill”.

Dokumentat e zbuluara sė fundmi tregojnė se ndėrsa punonte pėr nazistėt, Chanel njihej me emrin e koduar ‘Westminster’, njė nofkė qė i referohej lidhjes sė saj me Dukėn e Westminster nė 1920.

Numri “Abwehr” i Coco Chanel ishte F-7124 sipas procesverbaleve naziste, tė cilat janė mbajtur sekret nė arkivat e Ministrisė Franceze tė Mbrojtjes, gjatė shtatė dekadave tė fundit.

Pėrgatiti: J.H
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi