Pėrmbytjet nė Univers, teoritė e sė kaluarės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrmbytjet nė Univers, teoritė e sė kaluarės

Mesazh  Berti69 prej 03.12.14 1:08



Qė nė agimet e qytetėrimit, njeriu ėshtė shtyrė pėrherė nga kureshtja pėr tė ditur nėse ekziston jeta nė planete tė tjera tė Universit, e mbi tė gjitha a ekzistonin krijesa inteligjente.

Pėrgjatė shekujve shumė filozofė, teologė e shkenctarė janė pėrballur me kėtė problem duke sjellė argumente pro e kundėr egzistencės sė jashtėtokėsorėve. Mbėshtetėsi i parė i idesė sė pluralizmit tė botėve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar nė shek. VI para Krishtit.

Sipas kėtij mendimtari, burimi i gjitha gjėrave tė njohura ishte njė Element i Papėrcaktuar e prandaj mund tė egzistonin njėkohshėm shumė botė tė tjera, tė ndryshme mes tyre. Edhe Epikuri(341-270 para Krishtit) pohonte se egzistonin botėra tė pafundme tė banuara, tek tė cilat gjithēka ėshtė e pėrbėrė nga njė llojshmėri e pafundme atomesh qė shkėputen nga Pafundėsia pėr t’iu nėnshtruar atypėraty njė rregulli tė pėrkohshėm.  

Atome tė tilla mund tė kalojnė edhe prej njė bote nė tjetrėn, duke gjeneruar qėnie shumė tė ndryshme herė mbas here. Tezat e Epikurit qenė mbėshtetur nė botėn romake nga Lukreci (shek. i para Krishtit). Nė pėrgjithėsi mendimi filozofik perendimor e mohoi tezėn e pluralizmit tė botėve dhe ēėshtjen e jetės jashtėtokėsore. Pak mendimtarė (mes tė cilėve citojmė Xhordano Brunon dhe Spinozėn) u radhitėn nė favor tė egzistencės sė jetės nė botėra tė tjera. Bazat e para shkencore qė mbėshtetėn idenė e jetės nė planete tė tjera u hodhėn nė shek. XVII, nė vijim tė vėzhgimeve dhe arritjeve tė Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642).

Mėrkuri, Jupiteri, Afėrdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartė si planete, ndėrsa mbi hėnė niseshin tė vėreheshin male dhe kratere. Nė veēanti ai qė zgjoi mė shumė interes ishte planeti Mars, nė sipėrfaqen e tė cilit mund tė vėzhgoheshin hapėsira tė ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtėrngata. Duke u nisur nga kėto vėzhgime, lindi ideja qė planeti mund tė ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vimė nė kohėt tona kur vėzhgimi i planeteve ėshtė bėrė mė i saktė dhe me i pėrkryer, falė pėrdorimit tė teleskopėve gjithnjė e mė tė fuqishėm, radioteleskopėve dhe dėrgimit tė sondave nė hapėsirė.


Pėrmbytja

Oqeanografi Robert Ballard ka deklaruar disa kohė mė parė, se kishte gjetur gjurmė tė Pėrmbytjes Universale nė njė vijė tė lashtė bregdetare tė vendosur ndėrmjet Detit Mesdhe  dhe Detit tė Vdekur, e cila qe zhdukur nga njė pėrmbytje e tmerrshme rreth 8000 vjet mė parė. Vetė Ballard pohon se zbulimi i tij pėrputhet me rrėfimin biblik. Nė tė vėrtetė, ndryshe nga ē’mund tė besohet, legjenda mbi Pėrmbytjen Universale apo tė njė katastrofe tė natyrave tė ndryshme qė mund tė kenė goditur Tokėn, nuk ėshtė karakteristikė e veēantė e traditės hebreo-kristiane, pėrkundrazi mund tė pohohet se ajo ėshtė trashėgimi e miteve sumere, qė qenė asimiluar nga Hebrejtė, tė cilėt nė kohė shumė tė lashta kishin jetuar nė Mesopotami.

Nė tė vėrtetė miti i Gilgameshit, heroit sumer qė pėrbėhej nga dy tė tretat hyjnor e njė e treta njeri, tregon sesi ai, mbas vdekjes sė mikut tė vet Enkidu, u end i dėshpėruar nė kėrkim tė paraardhėsit tė tij Utnapishtim (i cili ishte nė zotėrim tė dijes qė mund ta ringjallte mikun e tij!!!). Me ta gjetur paraardhėsin, Gilgameshi merr vesh se vetė Utnapishtimi, me dashjen e zotit Ea, ishte i vetmi i mbijetuar nga njė pėrmbytje e shkaktuar nga zotat pėr tė ndėshkuar njerėzimin e korruptuar.

Vetė zoti Ea i dha Utnapishtimit masat e njė anijeje qė ai duhej tė ndėrtonte pėr tė shpėtuar veten e pėr ta ruajtur tė thatė “farėn e tė gjitha krijesave tė gjalla”. Mbas ditėsh e ditėsh lundrimi nėpėr ujėra tė trazuara nga tėrbimi i elementėve, mė nė fund kur zemėrimi i zotave u duk se qe fashitur, Utnapishtimi lėshoi mė sė pari njė pėllumbeshė e mandej njė dallandyshe tė cilat duke mos patur se ku tė ndalonin u kthyen sėrish; atėherė ai lėshoi njė korb i cili nuk u kthye mė sepse gjeti ushqim me bollėk nėpėr kufoma. Atėherė Utnapishtimi vendosi tė zbarkonte nė tokėn e ēliruar nga ujėrat. i ngjashėm me Utnapishtimin ėshtė edhe bibliku Noe.

Edhe popuj tė tjerė tė zonės euro-aziatike kujtojnė nėpėr mitet e tyre katastrofa tė ngjashme dhe njerėz tė zgjedhur pėr ta shpėtuar e pėr t’i dhėnė limfė tė re genit njerėzor. Kėshtu nė traditėn greke gjejmė Deukalionin e Pirrėn, burrė e grua, tė cilėt shpėtuan nėpėrmjet njė arke dhe arritėn ta  ripopullonin tokėn duke hedhur gurė mbas shpinė sė tyre. Nė Iran kujtohet Jima, ndėrsa nė Indi pėrmendet Baisbasbata. Mė njė legjendė universale kaq specifike, ku deri dhe kohėzgjatja e pėrmbytjes varion fare pak (mes 40-60 ditėsh), duke na bėrė tė besojmė se mė shumė se pėr njė mit, ėshtė fjala pėr diēka absolutisht tė vėrtetė qė ka shkaktuar njė tronditje tė thellė nė njerėzimin botėror.


Zhdukjet e mistershme tė anijeve

Njerėzit zhduken pėr arsye tė ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin nė aksidente, disa rrėmbehen dhe vriten, por pjesa mė e madhe janė gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vėrtet tė mistershme. Qė nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloėay, disa njerėz janė zhdukur pa lėnė gjurmė.Kur personat e humbur janė gjetur, ka ndodhur gjithmonė pėrmes punės kėrkimore tė policisė, dėshmive ose aksidenteve, kurrė prej detektivėve psikikė. Por kur provat mungojnė dhe udhėheqėsit kanė humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund tė zgjidhin krimin. 1872, Mary Celeste: anija u nis pėr lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovės nė Itali mė 5 nėntor.

Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen tė braktisur nė 5 dhjetor. e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtėsisht nė rregull me furnizim tė bollshėm dhe nuk kishte asnjė shenjė dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kėsaj dite. 1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej tė shpėrndante karburant dhe lėndė tė tjera nė luftanijen nė Shtetet e Bashkuara gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Ajo u zhduk gjatė rrugės nga Brazili pėr nė Baltimorė.Anija ankoroi pėr pak kohė nė ishujt Barbados mė 3-4 mars.

Meqenėse nuk arriti nė datėn e paracaktuar, 13 mars, nė Baltimorė, filluan kėrkimet, por as rrėnojat e saj dhe asnjė nga 309 personat nė bord nuk u gjetėn kurrė. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur. 1928, Köbenhavn: anija trajnuese e lundrimit me ekuipazh prej 75 vetash, duke pėrfshirė edhe 45 kadetė, lundronte nga River Plate drejt Melburnit, Australi mė 14 dhjetor.Kontakti i fundit me radio me anijen u bė mė 22 dhjetor dhe gjithēka dukej mirė. Köbenhavn-i dhe ekuipazhi i saj u zhdukėn pa asnjė gjurmė dhe askush nuk e di se ēfarė u ka ndodhur.

Sipas njė shkrimtari paranormal John Keel, shumė zhdukje paranormale mund tė jenė rezultat i vrimės nė fabrikėn e realitetit, ku njerėzit apo objektet kalojnė pėrmes njė vrime jashtė sė njohurės, duke lėvizur nė njė dimension tjetėr, duke mbetur jashtė botės sonė nė terma tė kohės dhe hapėsirės, duke iu shkaktuar zhdukjen. Njė numėr i konsiderueshėm zhdukjesh implikojnė UFO-t, si rasti i Frederick Valentich, njė pilot 20-vjeēar, i cili u zhduk nė njė fluturim nga King Island nė ngushticėn australiane mes Viktorias dhe Tasmanisė mė 21 tetor 1978. Trekėndėshi i Bermudave i njohur gjithashtu si trekėndėshi i djallit ėshtė njė zonė nė veriperėndim tė

Oqeanit Atlantik, nė tė cilin njė numėr avionėsh dhe anijesh lundruese janė zhdukur nė ato tė ashtuquajtura rrethana pėrtej kufijve tė gabimit njerėzor apo veprimtarive tė natyrės. Disa prej tyre i atribuohen paranormales: njė pezullim i ligjeve tė Fizikės ose aktivitet i qenieve jashtėtokėsore. Edhe pse incidente tė shumta janė raportuar pa saktėsi ose janė zbukuruar nga autorėt e vonshėm, shumė tė tjera mbeten tė pashpjeguara.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


509


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrmbytjet nė Univers, teoritė e sė kaluarės

Mesazh  wolf27 prej 03.12.14 22:33

Kesaj historie ia vlen ti shtohet dhe avioni malazian qe u zhduk para disa muajsh dhe me gjithe teknologjine qe kemi se gjejme dot. Arrijme te gjejme planete 40 milion vite drite larg dhe percaktojme atmosferen qe kane dhe nuk gjejme dot nje avion . pffffff idiotsira te radhes. Por do te jete nje histori interesante pas 200 vjetesh.
avatar
wolf27

68


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi