Manjatėt e Hitlerit: Kėto janė super-brendet qė dominojnė botėn edhe sot

Shko poshtė

Manjatėt e Hitlerit: Kėto janė super-brendet qė dominojnė botėn edhe sot

Mesazh  gjilanasi prej 02.12.14 1:11



SS-ėt nė uniformat Hugo Boss e me BMW shkonin nė kampe, ku dhomat e gazit i prodhonte Siemens e gazin Bayer... Kompanitė e mėdha dhe tė famshme gjermane qė sundojnė tregjet pėr dekada tė tėra, kanė fshehur me kujdes rolin famėkeq nė epokėn naziste. Por, bashkėpunimi i errėt me Hitlerin po del nė pah. Ja njė pėrmbledhje qė ka tė bėjnė me kėto kompani.

Ndoshta nuk ka njeri nė botėn perėndimore qė tė paktėn njė herė nė jetė nuk ka pirė aspirinė, siē nuk gjendet dikush qė nuk ka provuar Coca-Colėn. Shumėkush ka vetura Volkswagen, Opel, Ford apo BMW, disa nė punė pėrdorin ngritėset ThyssenKrupp, veshin kostumet Hugo Boss, pėrdorin kompjuterėt IBM, janė tė siguruar tek Allianz, ndėrsa konsumojnė edhe Nestle. Por, rrallėkush e di se kėto kompani kanė bėrė biznes me regjimin nazist gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, e madje qė si fuqi punėtore kanė shfrytėzuar tė burgosurit nga vendet e pushtuara. Pa mbėshtetjen e pronarėve tė kompanive tė cekura, Adolf Hitleri madje nuk do tė vinte nė pushtet, transmeton Telegrafi.

Nė mesin e kompanive qė la shenjė mė tė thella nė regjimin nazist ishte Ferdinand Porsche. Ai u takua me Hitlerin mė 1934 pėr tė pėrcaktuar detajet e zhvillimit tė "makinės sė popullit", Volkswagen. Kėshtu, para Luftės sė Dytė Botėrore ka lindur makina kult, ndėrsa gjatė luftės - kur Porsche kaloi nė projektimin dhe prodhimin e tankeve dhe automjeteve ushtarake - konsiderohet se katėr nga pesė punėtorėt qė punonin nė fabrikat e tij nė Shtutgart dhe Volfsburg, ishin punėtorė qė punonin dhunshėm. Ferdinandi thuhet se ka pasur qasje tė drejtpėrdrejtė te Heinrich Himmler, sa herė donte punėtorė nga kampet.

Lidhje tė drejtpėrdrejtė me kampet e pėrqendrimit dhe tė vdekjes kishte edhe gjigandi i sigurimeve Allianz. Pasi kreu i kompanisė, Kurt Schmitt, ishte ministėr i Ekonomisė i Hitlerit, ai kishte monopol pėr sigurimin nė vend, duke siguruar madje ndėrtesat dhe punonjėsit e Auschwitzit. Allianz ka siguruar pronėn e konfiskuar tė hebrenjve, ndėrsa pas lufte refuzonte tė paguante polisat e sigurimeve tė atyre qė nuk u kthyen gjallė nga kampet. Arsyeja ėshtė cinike dhe groteske: mungesa e certifikatės sė vdekjes!? Skandaloze, thua se ato SS i lėshonte nė hyrje tė dhomave me gaz!

SS-ėt kishin uniformat e dizajnuara nga Hugo Boss nė vitet ’30, tetė vite pasi kishte themeluar kompaninė. Pos uniformave tė frikshme tė tyre, ata i punuan ato edhe pėr rininė e Hitlerit, SA, ndėrsa punėtorėt merreshin me dhunė nga Polonia e Franca.

Ēizmet pėr Ushtrinė i ka prodhuar Adolf Dassler, i cili mė vonė do tė krijojė firmėn Adidas.

“Natyrisht qė babai im ishte nazist? Kush nuk ishte atėherė”, ka thėnė mė 1997 i biri i Hugos,
Siegfried Boss.

Gunther dhe Herbert Quandt, babai dhe djali nė krye tė kompanisė Bayerische Motoren Werke, e njohur mė mirė si BMW, ishin shumė tė afėrt me Hitlerin. Gunther pėr njė kohė ishte edhe nė martesė me Magda Goebbelsin. Pasardhėsit e tyre janė ende pronarė tė BMW-sė dhe kėtė vit janė zyrtarisht gjermanėt mė tė pasur, qė bashkėrisht “peshojnė” 31 miliardė euro.

BMW ka pranuar se ka pėrdorur deri nė 30 mijė punėtorė tė detyruar (edhe pse disa historianė thonė 50 mijė), tė cilėt punonin motorėt pėr aeroplanėt e Luftwaffes dhe motoēikleta pėr forcat tokėsore dhe SS-ėt, si dhe municion, bateri, armė... Familja kishte aksione te bateritė VARTA, Daimler-Benz - prodhues i Mercedesit me tė cilin udhėtonte elita naziste.

Fitimin mė tė madh nga nazistėt e arritėn konglomerati IG Farben, General Motors, US Steel dhe Standard Oil e New Jersey. Ndėr tė tjera IG Farben prodhoi Zyklon B-nė, gazin e pėrdorur pėr vrasje masive nė kampe. Njė nga degėt (pėrfshirė BASF dhe Agfa) ishte edhe gjiganti farmaceutik Bayer qė njihet si zbulues i Aspirinės. Ky ilaē sintetizohet nga punonjėsi i quajtur Arthur Eichengrun, por pasi ai ishte njė ēifut, Bayer si zbulues e cekte Felix Hoffmanin. Sigurisht, Bayer dhe pjesa tjetėr e IG Farben kanė pėrdorur punėtorė e detyruar. Njėjtė vepronte edhe Siemens qė ka prodhuar dhomat e gazit pėr kampet e shfarosjes.

/Telegrafi/
avatar
gjilanasi

381


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi