Vdekja e tė njohurve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdekja e tė njohurve

Mesazh  gjilanasi prej 02.12.14 0:55



Kur ishte vetėm 25 vjeē, Teodor Keko pat shkruar njė poezi tė shkurtėr dhe e botoi njė tė diele nė gazetėn e vetme letrare “Drita”. Poezia thoshte kėshtu, pak a shumė: “Sa herė shkoj nė varreza, shikoj emra tė tė njohurve”. Natyrshėm, pėr Dorin, si pėr ēdo moshatar tė tij, ata qė flinin atje nuk kishin qenė kurrė “kėtu nė fshatin tonė”, domethėnė nuk i dihet nėse e kishin parė ndonjėherė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” ku bėheshin xhirot e mėdha tė mbrėmjeve. Megjithatė, poeti i ri e kishte pėsuar tronditjen, mes atyre qė preheshin nė varreza kishte parė emra tė njohurish. Erdhi njė ditė, para tetė vjetėsh, me 20 gusht, njė ditė shumė tė nxehtė si sot, Teodor Keko, shumė para kohe, pėrmes dhimbjes sonė dhe indiferentizmit tė vet, u shtri pėrjetė atje nė lėndinė. E ėma, Xhanfize, njė artiste e mirėnjohur e vendit, aq sa mbillte lule mbi emrin e tė birit, aq kėrkonte aty afėr njė copė vend pėr “shtratin” e saj tė pėrjetėsisė. Edhe ajo shkoi njė ditė.


Kėshtu shkojnė tė njohurit.

Para dy ditėsh shkoi njė mjek popullor qė, nė tė ritė e vet, kishte eksperimentuar me trupin e tij sikur nuk do tė vinte njė ditė kur do tė jepte “llogari” para vetes pėr atė qė bėri. Edhe pak mė parė, njė shkrimtar u nda pasi ishte lodhur e strapacuar sa me librat aq edhe me miqtė. Ndoc Gjetja, poet, kishte mundur tė shkruajė njė vjershė tė fundit ku “kėndonte” mbi varrin e tij. Edhe Bekim Fehmiu, ky aktor ikonė pėr portretin tonė shqiptar, shkoi duke e ditur se do tė pushonte mes tė njohurve nė Prizren. Para kėtyre janė larguar emra shumė tė njohur tė artit e tė kulturės, tė letėrsisė dhe tė arkitekturės, tė shkencės dhe diturisė.


Ēfarė po ndodh me vdekjen e tė njohurve?

Pjesa mė e dukshme ėshtė sjellja jonė kur i pėrcjellim, sjellje qė shpesh mund tė konsiderohet qesharake. Nganjėherė i shikon njerėzit qė qajnė “pa fund” pėr tė njohurit dhe tė adhuruarit e tyre- gjė qė nuk mund tė quhet serioze. Seneka, njė filozof i madh i lashtėsisė, ka shkruar se vajtimi pa fund pėr mikun ėshtė i pavėrtetė, miku mund tė qahet vetėm pak minuta. Kjo ėshtė pjesa jonė e shėmtuar ndaj atyre qė shkojnė.

Shėmtimi tjetėr ėshtė se vetėm atė ditė kur iu vendoset emri nė lėndinėn e varrezave, vetėm atė ditė disa njerėz mėsojnė emrin e tyre. Kur vdiq Javer Malo, njė gazetar, pėrkthyes dhe diplomat i shquar, ishte korrik si sot, dhe vdekja ndodhi nė mbrėmje vonė. Nė redaksinė e televizionit publik RTSH ra telefoni pėr lajmin. “Mirė, po e transmetojmė- tha gazetari- po ēfarė ėshtė Javer Malo?!”...

Sjellja e tretė ėshtė sjellja e tė gjallėve ndaj tė gjallėve, por disa “janė duke vdekur” dhe disa tė tjerė nuk kuptojnė ēfarė po ndodh. Pėrsėri bėhet fjalė pėr “njerėzit e njohur”, por jo si nė kontekstin e poezisė sė Teodor Kekos kur ishte vetėm 25 vjeē. Nė kėtė rast, “tė njohurit” qė po ndiejnė vdekjen janė shkrimtarė e akademikė, letrarė e artistė tė tjerė. Jo thjesht nga mosha, por pėr shkak se nuk gjejnė “dritare nga tė marrim frymė”- thonė ata.

Dje, akademikun Alfred Uēi, pedagogu im i Estetikės, e pashė mė tė ēuditur se kurrė para njė filxhani kafeje. “E shikon ēfarė ndodh?”...- mė tha. Ky e ky e ky (pėrmendi disa emra tė njohur) nuk kanė ku tė botojnė as letėrsi, as histori, as esse... Profesori kishte pasur edhe rastin qė kishte telefonuar nė njė redaksi gazete pėr tė thėnė pikėrisht kėtė mendim, por nė njė formė mė tė butė, dhe nga ana tjetėr i ishte pėrgjigjur njė gazetare e stilit aktual. “Kemi botėkuptime tė ndryshme, zotėri- ishte pėrgjigjur ajo- megjithėse nuk ju njoh kush jeni”. Profesori ishte mėrzitur aq shumė sa kėtė vajzė nisi ta quante vetėm “picirruke”... Kjo ėshtė vdekja prej sė gjalli e njė pjese tė njerėzve tė njohur, tė cilėt e ndiejnė fundin e tyre, por kapen jo aty ku duhet, kapen te pjesa qė po iu pėrgatisin “varrin”. Domethėnė te media kamericiale, klienteliste, e angazhuar pėr tė shėrbyer pronarin qė s’ka lexuar kurrė libra dhe prandaj ėshtė shumė i qetė para vdekjes sė tė njohurve.

Sjellja fundit, po kaq e shėmtuar, ėshtė sjellja e njerėzve shumė tė panjohur qė po tentojnė tė bėjnė emėr pėr ditėn e fundit. Ka shumė e shumė njerėz qė mendojnė si tė kujtohen pas ditės sė fundit nė jetė. Kjo ėshtė kategoria e tė identifikuarve rastėsisht, pėrmes pasurimit, ose pėrmes vrasjes sė disa njerėzve, ose pėrmes politikės. Sa shumė deputetė kemi rrotull qė shtyjnė me bėrryla pėrditė nė media vetėm me qėllimin qė njė ditė t’u kujtohet emri. Pse do t’u kujtohet, as vetė nuk e dinė. Ndonjėri do tė kujtohet pse u vra duke shkuar nė njė motel, njė tjetėr nuk kishte vėnė rripin e sigurimit, ndėrsa ndonjė tjetėr pėr shkak se ėshtė i biri i babait qė ka qenė dikush. Ja kaq.

Njerėzimi i dedikon energjitė mė tė shumta vdekjes se jetės.

Frrok Ēupi
avatar
gjilanasi

399


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi