Sheh syri apo truri?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sheh syri apo truri?

Mesazh  gjilanasi prej 02.12.14 0:44



Njeriu e ka tė vėshtirė tė dallojė tė vėrtetėn nga pėrfytyrimi sepse kujtesa e tij ėshtė njė pėrzierje e tė dyjave

Trurit i pėrēohen gjatė gjithė kohės njė lumė me pamje dhe imazhe vizuale nė formė shtysash elektrike. Pamjet analizohen nė qendrėn e pėrpunimit tė pamjeve nė tru. Tė dhėnat e parėndėsishme pėrzgjidhen dhe fshihen nga kujtesa, ndėrsa ajo pakicė pamjesh thelbėsore qė janė tė rėndėsishme pėr rrethanėn futen nė vetėdijen tonė.

"Vetėm nė sajė tė kėtyre pėrthithjeve tė pėrzgjedhura njeriu arrin tė orientohet nė kėtė botė", thotė filozofi Daniel Sennett nė librin e tij "Shpjegim i vetėdijes" (Erklärung des Beėußtseins). Nėse truri jonė do tė ruante dhe pėrpunonte tė gjitha pamjet dhe imazhet qė na shfaqen para syve ēdo moment, do tė duhej njė punė kolosale nga ana e tij dhe gjithashtu njė kohė shumė e gjatė pėrpunuese. Nė kėtė mėnyrė, ne regjistrojmė vetėm atė qė ndryshon dhe pjesėn tjetėr e marrim si tė pandryshueshme.

Truri pėrkufizon ēdo hollėsi tė sė vėrtetės, qė e merr nė mėnyrė tė vetėdijshme, me shumė elementė nga thesari i pėrvojės dhe pėrfytyrimit nė njė gjurmė tė vetme tė tėrėsisė. Rrallė herė qėllon qė tė na vėrtetohet se nuk jemi duke pasur njė shikim tė vėrtetė tė botės.

Shkencėtari Stephen Kosslyn thotė se njeriu e ka tė vėshtirė tė dallojė tė vėrtetėn nga pėrfytyrimi sepse kujtesa e tij ėshtė njė pėrzierje e tė dyjave.

Edhe ngjyrat janė njė lloj pėrthithje e jona, tė cilat nė tė vėrtetė nuk gjenden. Kėtė e ka zbuluar qė nė fund tė shekullit XVIII Isaac Newton, i cili thoshte se sendet apo drita nuk kanė ndonjė ngjyrė, por ėshtė truri ynė qė u jep atyre njė tė tillė. Daniel Simons, psikolog nė Universitetin "Harvard", bėri njė eksperiment tė tillė: Dikush pyet njė kalimtar se cilėn rrugė duhet tė marrė pėr tė arritur nė filan vend.

Gjatė kohės qė kalimtari ėshtė duke dhėnė shpjegime kalojnė dy vetė me njė derė tė madhe tė cilėn e ulin pėrkohėsisht mes bashkėbiseduesve nė fjalė. Njėri prej tyre qė po mbante derėn ndėrron vend me atė qė kishte pyetur kalimtarin. Nė 50 pėrqind tė rasteve kalimtarėt nuk e dalluan qė personi qė i kishte pyetur ishte larguar tashmė, por vazhduan t'i pėrgjigjeshin personit tė ri qė kishin pėrballė, ndonėse ai nuk kishte as veshje apo zė tė ngjashėm me personin qė i kishte bėrė pyetjen.

Ky eksperiment dhe shumė tė tjerė tė ngjashėm kanė bėrė tė pandehet ajo qė kur u bė publike nė fillim tė viteve '90-tė hasi nė shumė kundėrshtime: Ne shikojmė shumė mė pak sesa na duket se shikojmė.

Simon sqaron: "Kur vėzhgojmė njė rrethanė, pėrthithim vetėm disa hollėsira. Kėto hollėsira kufizohen nėpėrmjet kujtesės dhe fuqisė sė pėrfytyrimit. Vetėm pas kėsaj krijohet nė tru njė gjurmė mbetėse e tėrėsisė".

Njė eksperiment tjetėr i bėrė nga Daniel Simons dhe qė tregon sesi disa hollėsira na kalojnė pa u parė ėshtė ky: Iu kėrkua disa njerėzve tė numėronin pasimet e bėra nga njė skuadėr nė njė ndeshje basketbolli, e cila iu shfaq nė video. Ndėrsa ata janė tė pėrqendruar nė numėrim pas disa minutash futet nė mes tė fushės sė lojės dikush i veshur si gorillė dhe qėndron aty pėr plot pesė sekonda e megjithatė mė tepėr se 40% e shikuesve ngritėn supet nė shenjė mohimi kur Simons i pyeti nėse e kishin parė gorillėn.

Ndonjėherė kalimi pa u parė i disa gjėrave ēon drejt pasojash fatale, si nė rastin e trafikut, p.sh. kur ndodh qė tė jesh aq i pėrqendruar nė ngarjen e makinėn dhe nuk shikon dikė qė tė pėrshėndet nga jashtė.


Buzėqeshja e Mona Lisa-s

Kur shikon Mona Lisa-n nė sy tė duket se ajo ėshtė duke buzėqeshur, por kur e hedh vėshtrimin tek goja e saj tė duket sikur ajo ka njė shprehje serioze tė fytyrės. Shkencėtarja neurologe Margaret Livingstone shpjegon se kur ne e pėrqendrojmė shikimin nė sytė e Mona Lisa-s, nuk e shohim qartė pjesėn tjetėr tė fytyrės. Toni i paqartėsisė bie nė hijen qė lėshon nofulla e saj duke bėrė qė buzėt tė duken mė tė pėrkulura. Nėse e ēon shikimin tek goja e saj, efekti zhduket bashkė me buzėqeshjen. Kjo ėshtė njė hile qė Leonardo Da Vinēi ka ditur ta pėrdorė me mjeshtėri.


Syri i mendjes

Trupa e Itzhak Fried i Universitetit tė California-s iu bėri matje tė rrymės sė trurit disa njerėzve, tė cilėve iu tregua njė herė piktura e Mona Lisa-s, ndėrsa njė herė tė dytė iu tha vetėm ta pėrfytyronin atė. Masa e rrymės doli nė tė dy rastet e njėjtė dhe u vu re se ishin vėnė nė punė po tė njėjtat qeliza nervore. Fried shpjegon se syrit tė mendjes sonė i duken disa pamje si krejt tė vėrteta.

Truri nuk do t'ia dijė nėse jemi duke i parė drejtpėrdrejtė kėto pamje apo jo. Shkencėtarėt janė tė mendimit se bota jonė e pasur e shikimit ėshtė e pėrbėrė nga disa fakte mbi botėn, tė cilat janė tė pėrziera nė formėn e pamjeve tė ruajtura dhe shumėpėrfytyrimi nė njė tėrėsi funksionuese. Meqenėse ēdo njeri ka pėrfytyrimet e tij, atėherė secili jeton nė botėn e tij tė shikimit.

Richard Gregory, psikolog dhe autor i shumė librave mbi pėrthithjen nėpėrmjet shikimit, e pėrkufizon kėshtu: "Bota e pėrfytyruar nė tė cilėn secili prej nesh jeton ėshtė njė strukturė e tij vetiake. Ndonjėherė ai gėnjehet sikur po e ndan kėtė botė me dikė tjetėr, por nė tė vėrtetė secili ėshtė i vetėm nė botėn e tij".
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi