Metafizikė Etike

Shko poshtė

Metafizikė Etike

Mesazh  Zattoo prej 01.12.14 20:59



Shopenhauer – “njeriu ėshtė njė kafshė metafizike“

Ēdokush qė ka pėrjetuar epokėn e diktaturės komuniste nė Shqipėri – i madh dhe i vogėl – rrallė herė i shpėton tundimit tė tė kthyerit tė kokės prapa. Sipas individit, vėshtrimi mund tė jetė nostalgjik – veēanėrisht kur mosha dhe vėshtirėsitė e jetės errėsojnė pamjen e tė sotmes ; kritik – kur vėren se e nesėrmja mbetet rob i tė sotmes, qė ēuditėrisht ende varet nga e shkuara ; pėrēmues – kur zbulon naivitetin e perceptimit tė botės nga masa njerėzore qė tėrhiqej pėr hunde nga njė grusht cinikėsh tė paskrupullt ; bile edhe ndėshkues – kur llogarit kohėn e humbur, pėrpjekjet e asgjėsuara, sakrificat e kota, ndalimet absurde…

Rrallė herė ndodh qė vėshtrimi tė mos mbytet nga pasioni, asnjėherė ai nuk ėshtė indiferent.

Kur bėhet fjalė pėr vetė viktimat e komunizmit, vėshtrimi bėhet i pamėshirshėm : si mund tė vlerėsohet ndryshe dhuna primitive e « dikushit » tė veshur me pushtet ndaj « askushit » tė zhveshur nga e drejta mė elementare – ajo e tė menduarit dhe tė shprehurit « ndryshe » ? si mund tė cilėsohet tjetėr ushtrimi i gjykimit arbitrar, i torturės dhe i eliminimit fizik « nė emėr tė popullit » ? gjymtimi fizik dhe moral i njeriut – « kapitalit mė tė ēmuar », i ushtruar nė emėr tė njė ideali « tė lartė qė synon zhdukjen e shfrytėzimit tė njeriut nga njeriu », tė shoqėrisė « mė tė drejtė dhe mė njerėzore » tė Historisė ?

Nostalgji – kritikė, perēmim – ndėshkim, urrejtje – drejtėsi… Nė ē’raport qėndrojnė elementė tė tillė si pasioni – arsyeja, cilat janė lidhjet e brendshme tė kėtij ēifti qė ndikon vėshtrimin tonė ?

Nė fund tė fundit, cili ėshtė objekti-shėnjestėr i kėtij vėshtrimi retrospektiv, i gjykimit qoftė edhe tė vonuar : njė ideologji e caktuar – pėrēuesi dhe zėri i saj – udhėheqėsi ? njė grup njerėzish tė caktuar – kasta e « tė privilegjuarve » – parti politike ? njė masė e madhe njerėzish – shuma e zbatuesve dhe pjesėmarrėsve nė projektin vetėvrasės – populli ?

Pasi duhet tė jemi tė sinqertė, tė paktėn me vetvehten : njė projekt i tillė shoqėror si komunizmi, njė rregjim i tillė politik si totalitarizmi nuk mund tė reduktohen nė njė njeri tė vetėm, qoftė ky edhe gjeni ose diktator. Nė qoftė se karizma personale mjafton pėr tė mbledhur rreth vehtes njė grup individėsh qė synojnė pushtetin dhe favoret e tij, nė qoftė se ideologjia arrin tė anesteziojė shpirtrat e njė brigade sulmi – qoftė edhe njė divizioni besnikėsh, si duhet shpjeguar nėnėshtrimi i njė populli pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė si dhe bashkėngjitja e tij ndaj projekteve tė njė pushteti ? Mė frikėn nga dhuna apo me mungesėn e pėrvojės demokratike ? – Ēuditėrisht, as kurajo nuk i ka munguar, as edhe tradita liridashėse…

Dashur padashur, ekuacioni ynė politik-shoqėror-shpirtėror reduktohet nė ndėrlidhje mes variablave tė tillė tė pashmangshėm sikundėr pėrgjegjėsia dhe fajėsia, ndėrkohė qė marrėdhėniet mes individit dhe pushtetit sintetizohen nga raporti bashkėpuntor – fajtor.

Pėr t’i shpėtuar diktatit tė ligjit si dhe komandės sė moralit, kemi zgjedhur etikėn dhe kėshillat e saj pėr tė pėrvijuar dy kėndvėshtrime dhe dy pėrsiatje mbi tė njejtin objekt analize – rishkrimin e historisė. Tė parėn e sjell Mėrgim Korēa dhe tė dytėn Fatos Lubonja. Sejcili pėrfaqson jo vetėm njė botėkuptim por edhe njė epokė, jo vetėm njė bindje por edhe njė metodė – diametralisht tė kundėrta nė ēfaqje dhe nė thelb – megjithėse qė tė dy kanė tė njejtat arsye pėr tė kėrkuar pėrgjegjėsitė e tė kaluarės : ato tė viktimės qė shėndrrohet nė gjykatės tė xhelatit tė tij.

Pėrgjegjėsia si gjykim : pesha e tė kaluarės.

Historia personale e z. Mėrgim Korēa ngėrthehet nė atė tė atit tė tij Xhevat : intelektual i spikatur antizogist, demokrat nolist, ai bėnte pjesė nė rrethin e ngushtė tė udhėheqjes sė Ballit Kombėtar dhe pranoi postin e ministrit tė arsimit tė qeverisė Kruja gjatė pushtimit fashist italjan. I gykuar si kolaboracionist dhe kuisling nga gjykatat komuniste tė pasluftės, Xhevat Korēa dėnohet me burgim tė pėrjetshėm dhe vdes nė burg – gjatė njė greve urie. Djali i tij, Mėrgimi, persekutohet parreshtur nga rregjimi komunist – megjithė talentin e tij si mekanik dhe pėrfundimisht, pas rrėzimit tė diktaturės, mėrgon nė SH.B.A ku i pėrkushtohet letėrsisė, objekti i tė cilės ėshtė dėnimi i atij rregjimi dhe i krimeve tė tij. Shkrimet e Mėrgimit pėrshkohen nga ideja konstante e rivlerėsimit tė historisė bashkėkohore tė vendit nėn dritėn e arsyes nacionaliste : atė tė logjikės sė brendshme tė kompromisit qė karakterizoi krerėt e Ballit Kombėtar, tė cilėt shfrytėzuan rrethanat e krijuara nga pushtimi fashist pėr tė rimėkėmbur patriotizmin si edhe Shqipėrinė, nė kufijtė e vet tė mėdhenj, pėr tė mos i quajtur « natyralė ».

I ndikuar thellė nga mėshira fetare si dhe nga konceptimi bektashian i botės, vėshtrimi i tij kritik dhe kėmbėngulės karakterizohet nga mungesa e idesė sė hakmarrjes, gjithė duke theksuar rehabilitimin e njė morali politik. Dhe pikėrisht nė emėr tė kėtij morali, z. Korēa ve nė pah veti tė tilla si atdhedashuria, pėrkushtimi ndaj dijes ose edhe ndershmėria, pėr tė pėrēuar edhe kredon politike tė njėrit prej modeleve tė tij, Mustafa Krujės :
« … Ne nuk mund tė jemi tė pavarur pa mbėshtetjen e saj (tė Italisė – M.K.) sepse do tė binim pré e fqinjėve tanė mė tė fortė se ne » (shih tekstin e plotė).

Megjithatė, pėrtej moralit dhe shembullit kantian tė politikanit moralist dhe tė moralistit politik, shfaqet etika. Lidhur me kėtė tė fundit, z. Korēa pėrmend dhe interpreton filozofin dhe sociologun Maks Weber :

« …Etika e bindjeve, (qė janė edhe mėsimet e tė gjitha besimeve fetare), ėsht’ajo e cila mėson tė mos vrasim, tė mos mashtrojmė, tė mos gėnjejmė, tė mbajmė fjalėn e dhėnė, tė ndihmojmė nevojtarėt, etj. e lidhur kjo edhe me tė gjitha pasojat qė mund tė ketė njė respektim i kėtyre normave

… kurse etika e pėrgjegjėsķsė ėsht’ajo simbas sė cilės veprimet politike duhet tė llogariten lidhur me gjykimin e pasojave, nga njė qėndrim i dhėnė, nė interes tė kombit, popullit si edhe shtetit » (shih tekstin e plotė).

Le t’i nėnėshtrojmė pikpamjet e mėsipėrme pikėrisht analizės sė filozofit tė mėsipėrm Weber, pa harruar aspak se njė nga elementėt kryesorė tė veprės tė tij qendėrzohet pikėrisht tek njeriu politik dhe pėrmasat e tij qė dyzohen mes etikės sė bindjeve dhe etikės sė pėrgjegjėsisė.

« …Sidoqoftė, egziston njė kundėrshti e pafund mes qėndrimit tė atij qė vepron sipas precepteve tė etikės sė bindjeve – nė njė gjuhė me thekse kishtare do tė shpreheshim : « besimtari bėn detyrėn e vet dhe nė lidhje me rezultatin, ja le vehten nė dorė Zotit » -, dhe qėndrimit tė atij qė vepron sipas etikės sė pėrgjegjėsisė, i cili thotė : « ne duhet tė pėrgjigjemi lidhur me pasojat e parashikueshme tė akteve tona ».

Partizani i etikės sė bindjeve do tė ndjehet « pėrgjegjės » vetėm lidhur me domosdoshmėrinė e tė mbajturit ndezur tė pishtarit tė doktrinės se pastėr – (qoftė kjo edhe nacionaliste- shėnimi ynė) – me qėllim qė kjo e fundit tė mos shuhet. Aktet e tij nuk mund dhe nuk duhet tė kenė vlerė tjetėr pėrveē asaj shembullore por qė, po qe se i kqyrim nga ana e pikpamjes sė qėllimit tė tyre eventual, mbeten iracionale pasi udhėhiqen vetėm nga njė qėllim dhe njė i vetėm : tė ushqejnė pėrjetėsisht flakėn e bindjeve tė tyre.

…Por nuk ka asnjė etikė nė botė qė mund tė nėnvleftėsojė faktin se pėr tė arritur qėllimet « e mira » jemi shumė shpesh tė detyruar nga njera anė tė pėrdorim mjete tė rrezikshme pėr tė mos i quajtur « moralisht tė pandershme » dhe nga ana tjetėr tė pėrballim mundėsinė e pasojave rrėnuese. Asnjė etikė nė botė nuk ėshtė nė gjendje tė na thotė se nė ē’moment dhe nė ē’masė njė pėrfundim moralisht i mirė justifikon mjetet dhe pasojat e rrezikshme (1).

Praktika tregon nė fakt, se etika e bindjeve shkrihet nė atė tė pėrgjegjėsisė pasi kjo e fundit s’pėrfaqson gjė tjetėr veēse vlerėsimin me kandarin e bindjeve tė pasojave tė veprimit tė ndėrmarrė, gjithė duke qenė i pėrgjegjshėm lidhur me tėrėsinė e kėtyre pasojave. Dhe veēanėrisht nė qoftėse kėto pasoja bien nė kontradiktė me qėllimin qė udhėhoqi veprimin fillestar.

Nuk po flasim kėtu pėr « papėrgjegjėsinė politike », bile bėjmė sikur e kemi harruar edhe vėrejtjen aq therėse tė filozofit Zhak Lacan – “gabimi i kryer « me zemėr nė dorė » ėshtė gabimi mė i rėndė”.

Pėrgjegjėsia si veprim : forca e tė tashmes.

Historia personale e z. Fatos Lubonja ngėrthehet gjithashtu nė atė tė atit tė tij Todi : partizan i orėve tė para, komunist i bindur, pas ēlirimit tė vendit – falė zotėsisė tė tij, ai bėnte pjesė nė rrethin e udhėheqjes sė PPSH dhe drejtoi Radio Televizionin Shqiptar deri nė vitin 1973.
I gykuar si sjellės i frymės liberale nė jetėn e vendit dhe si armik i Partisė, Todi Lubonja dėnohet me burgim dhe mė tej me internim, dėnim qė e vuajti deri nė shembjen e komunizmit. Djali i tij Fatos, dėnohet fillimisht « pėr agjitacion e propagandė », dėnim i cili ripėrsėritet dhe e mban nė burgjet e rregjimit deri nė vitin 1991. Gjithmonė nė vendin e vet, ai braktis pasionin e tij tė parė – shkencėn, dhe i pėrkushtohet letėrsisė, esesė dhe gazetarisė.

Shkrimet e Fatosit pėrshkohen nga ideja konstante se rivlerėsimi i historisė tė vendit duhet kqyrur nėn prizmin e ēmontimit tė miteve qė kanė shėrbyer pėr ta ndėrtuar : lashtėsia e origjinės, nacionalizmi, komunizmi…

Mendimi i kėtij vėzhguesi tė kujdesshėm tė realitetit tė vendit huazon dhe kryqėzon pėrqasje filozofike dhe historike tė epokės, tė cilat i projekton me guxim mbi tema tė ditės. Vėshtrimi i tij sa politik dhe social karakterizohet nga mungesa e idesė sė hakmarrjes, gjithė duke nėnvizuar hipokrizinė e moralit politik.

Vepra e z. Lubonja krijon instiktivisht njė pėrqasje me konceptin e « banalitetit tė tė keqes » tė Hannah Arendt. E njejta vėshtirėsi e tejskajshme pėr tė gjykuar krimet e padurueshme, sa edhe fakti qė kriminelėt ishin tė zakonshėm – ordinerė. Njerėz, banaliteti i tė cilėve i sjell nė realitetin e pėrditshėm, tė jetuar nga ēdokush – « tmerrėsisht normalė ». Pra, shnjerėzorja a ėshtė pjesė e qėnies, e ēdokujt ? nė kėtė mėnyrė, a perceptojnė « tė keqen » dhe faktin qė « i bėjnė keq dikujt » kėta lloj njerėzish ? A ndjejnė ata « fajėsi » pėr aktet qė kryejnė ?

Duke fshirė ēdo gjurmė fajėsie nga shpirti i xhelatėve, sistemit totalitar shpreh thelbin e tij antinjerėzor : pasi ka kryer ndėrmarrjen e tij tė shnjerėzimit, sistemi krijon dallimin radikal mes viktimave dhe xhelatėve, tė cilėt nuk i pėrkasin mė tė njejtės specie. Tė parėt ndėrsa tė dytėt kryejnė thjesht detyrėn, pa patur ndėrgjegjen se po shkelin ndonjė « ndalim » moral ose ligjor. Sidoqoftė njerėz, nga ata qė pėrshkruan Primo Levi nė tekstet e tij :

« .. ata ishin bėrė nga e njejta lėndė si e jona, ishin qėnie njerėzore tė zakonshme, mesatarisht inteligjentė, mesatarisht tė kėqinj : pėrveē ndonjė pėrjashtimi, ata nuk ishin monstra. Ata kishin fytyrė si tonėn ».

Kush mban pėrgjegjėsi pėr kėtė tė shkuar kaq pranė tė sotmes ? Fatos Lobonja shprehet hapur :
« …sipas meje, tė gjithė duhet tė ndjejmė pėrgjegjėsi pėr atė qė ndodhi, pėr ato qė kemi bėrė, apo edhe pėr atė qė nuk kemi bėrė. Sepse ai regjim nuk do tė ishte kurrsesi aq monstruoz pa bashkėpunimin me tė dhe veēanėrisht tė asaj pjese qė ishte e ndėrgjegjėshme pėr atė qė ai pėrfaqėsonte. » (shih tekstin e plotė).

Megjithė syēelėsinė qė e karakterizon, vėshtrimi e Lubonjės mbetet i zymtė. Ai ndikohet nga njė dialektike rrethqarkulluese, sipas tė cilės, « njeriu ėshtė, nė njė farė mėnyre, rob i sė kaluarės sė tij; nuk shpėton dot prej saj. Kur kjo e kaluar ėshtė e ngarkuar me mėkate, ai e ka tė vėshtirė tė jetojė me to ».
Nė kėtė mėnyrė, ai shpreh dilemėn esenciale tė njeriut tė sotėm shqiptar qė jeton « njė proces vazhdimėsie, jo ndarjeje me tė kaluarėn. …dekompozimin e kufomės sė komunizmit ».

Njeriu dhe lidhja e pandashme me botėn dhe kohėn e vet, izolimi i tij moral nė gjirin e njė shoqėrie tė destrukturuar – aksiologjia temporale, ja edhe kuptimi etik i vlerave qė shfaqen herė pas here nė indin thurės lubojan.

* * *
Pas kėtij vėshtrimi « analitik », personalisht gjendem nė rolin e nikoqires me thikė nė dorė qė heziton pėrpara se tė ndajė nė pjesė ēyrekun metafizik… dhe ndoshta ėshtė filozofi Sartrė qė zotėron formulėn « e mesit tė artė ».

Nė parathėnien e dramės sė tij « Mizat », tė shkruar nė vitin 1943, ai shkruan : « Cilado qofshin rrethanat, nė ēfarėdo vendi qė tė jetė, njė njeri mbetet gjithmonė i lirė tė zgjedhė nė se do tė jetė ose jo njė tradhėtar ».

Sigurisht qė duke shkruar kėto fjalė nė atė vit tė largėt, ai s’kish parasysh as Ballin Kombėtar dhe dilemat e tij historike as edhe Z. Korēa dhe etikėn e tij si gjykim. Sartri i drejtohej njė ilegali tė Rezistencės – si puna e tė atit tė z. Lubonja, tė cilin fati i keq dhe zelli i madh i bashkėpuntorėve tė pushtuesit gjerman e kishin vėnė nė karriken e torturave tė specialistėve tė Gestapos. Pra, ai e kqyr problemin nė spektrin e kurajės – tė pranohet ose jo rreziku i veprimit. Ē’ka mbetet jashtė tij ? Njė shqiptar i kohės sė Enverit ose ishte me rregjimin ose ishte kundėr tij. Asnjė zgjidhje tjetėr nuk i ofrohej. Nė kėtė rast, a egziston vetė zgjedhja ?

Disa vjet mė vonė, nė dramėn e tij « Djalli dhe Zoti », Sartri kundėrshton vetvehten nėpėrmjet njėrit prej personazheve, i cili nuk ėshtė nė gjendje tė zgjedhė mes Kishės qė ka braktisur tė varfėrit dhe mes tė varfėrve qė kanė braktisur Kishėn – njė qėnie njerėzore krejtėsisht i kondicionuar nga situata nė tė cilėn jeton.

Nė mėnyrė paradoksale, ėshtė brenda kėtyre dy kufizimeve sartriane qė duhet vendosur vehtja : pa mohuar guximin e brendshėm tė sejcilit, qė dikur arrin tė ēlirohet nga guacka individuale dhe shėndrrohet nė njė thirrje revolte, ēdo qytetar si i tillė mban njė pjesė tė pėrgjegjėsisė dhe tė peshės sė diktaturės. Pasi, ėshtė po aq hipokrite pėr ndėrgjegjen tė shkarkosh fajėsinė e plotė mbi njė popull, nė gjirin e tė cilit lindi njė diktator, sikundėr dhe absurde tė kufizosh krimet e njė rregjimi nė atė majėn e mprehtė tė piramidės tė pushtetit.
Sartri, gjithmonė ai, e ka pėrcaktuar kėtė gjendje me anė tė shprehjes sė mėposhtme :

« sejcili ėshtė pėrgjegjės pėr atė ēka tė tjerėt kanė bėrė me tė, edhe sikur tė mos mundė tė bėjė asgjė tjetėr pėrveēse tė pranojė kėtė pėrgjegjėsi. Ky ėshtė edhe pėrkufizimi vetė i lirisė : njė lėvizje e vogėl qė shėndrron njė qėnie sociale krejtėsisht tė kondicionuar nė njė individ, i cili nuk rikthen nė mėnyrė tė plotė gjithēka ka pranuar gjatė kondicionimit tė tij » (3).

——————
(1) Max WEBER, Le savant et le politique, Plon, 10/18, Paris 1995.
(2) Hannah Arendt, la banalité du mal, comme mal politique, l’Harmatan, Paris 1998.
(3) Jean Paul Sartre, L’Existentialisme est un humanisme, Gallimard, Paris 1996.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi