Kafkat e kristalit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kafkat e kristalit

Mesazh  Big Bang prej 13.01.09 14:35

Enigma e kafkave prej kristali

Pėrveēse janė krijime tė mrekullueshme tė natyrės, kristalet e kuarcit kanė karakteristika shumė interesante, qė i bėjnė tė dobishme pėr njė numėr aplikimesh moderne. Nė fakt, kuarci ėshtė nė gjendje tė tingėllojė, transmetojė, amplifikojė, magazinojė, tė vihet nė zjarr dhe tė strukturojė energjinė.

Veē kėsaj, ėshtė njė material piezoelektrik, pėr sa - nėn presion - gjeneron njė ngarkesė elektrike. Njė orė prej kuarci ka nė brendėsinė e saj njė kristal kuarci qė lėkundet si njė pace-maker. Kristalet pėrdoren edhe nė teknologji tė ndryshme, pėrfshi aparatet elektronike, radiot dhe kompjuterėt.

Qeniet njerėzore kanė pasur gjithmonė njė marrėdhėnie tė rėndėsishme historike me kėto objekte natyrale: nė tė vėrtetė dimė se pėrveē shumė pėrdorimeve moderne, njerėzit e lashtė i zbuluan fuqitė e kristaleve shumė kohė mė parė, shumė mė pėrpara nesh.

Pėr shembull, njė kristal vendosej nė gjoksoren e priftėrinjve hebrej; veē kėsaj, kėto gurė qenė pėrdorur nga shamanėt pėr hyjnizime dhe gjatė riteve tė shėrimit. Sipas legjendės, nė botė ka 13 kafka kristali me madhėsi natyrale, tė cilat pėrmbajnė informacione vendimtare pėr fatin e njerėzimit... Nė nivel molekular, kristali formohet nėn presion dhe nxehtėsi intensive.

Nė veēanti, kristali i kuarcit ėshtė i pajisur me polaritet negativ e pozitiv, tamam si njė bateri dhe i pėrgjigjet dritės dhe elektricitetit. Ka njė strukturė unike qė kėrkon torsion apo spiralitet nė formė helikore tė tetraedrave silicore. Gjatė "rritjes" sė tij, ēdo tetraedėr rrotullohet me 120 gradė.

Njė kristal kuarci krejtėsisht i formuar ėshtė njė hekzagon qė pėrfundon me njė majė tė mprehtė. Forma gjeometrike dhe qartėsia e kėtyre gurėve u japin atyre njė cilėsi estetike qė njerėzit e vlerėsojnė si gur tė ēmuar ose, nėqoftėse janė shumė tė mėdha, si tė vetmuara apo objekte artistike.

Duket edhe qė kristali i kuarcit ėshtė njė substancė natyrale, shumė elastike dhe rezonante, me njė gamė tė gjerė karakteristikash dhe pėrdorimesh.

Nė terma metafizikė, sferat e kristalit prej guri ose "topat e kristaltė" qenė pėrdorur si instrumente hyjnizimi dhe nė Mesjetė, deri pėr diagnostikimin e sėmundjeve. Siē e dimė mirė, qenė - dhe janė - pėrdorur edhe pėr tė parashikuar tė ardhmen. Copa mė e famshme e kristalit tė punuar ėshtė pa dyshim kafka e kristaltė "Mitchell - Hedges".

Anna Mitchell - Hedges ishte 17 vjeē kur e gjeti nė xhunglėn e Belizes kėtė produkt unik e misterioz gjatė njė ekspedite me tė jatin, eksploratorin e famshėm F.A. Mitchell - Hedges. Deklaroi se e kish nxjerrė nga poshtėė njė altari tė gurtė, ndėrsa rrėmonte midis gėrmadhave tė njė qyteti tė lashtė maja.

Vajza vėrejti diēka qė shndriste midis pluhurit dhe kur e nxori jashtė, mbeti e ngurrosur pėr zbulimin e njė kafke tė kristaltė, tė gdhendur nė mėnyrė tė pėrkryer dhe akoma tė paprekur. Nofulla e shkėputur u gjet tri muaj mė pas. Dimensionet e kafkės i korrespondojnė pėrsosshmėrisht asaj tė njė kokė njerėzore femėrore. Ėshtė e lartė dhe e gjatė 13 centimetra me 18 centimetra thellėsi dhe peshon 5 kilogramė.

Nė vitin 1970, Anna e ēoi kafkėn "Mitchell - Hedges" tek Frank Dorland, njė restaurues veprash arti, i cili mbeti i shtangur nga konturi i objektit.

Duke qenė se nuk kish parė kurrė ndonjė gjė tė kėsaj natyre, deshi ta studiojė dhe kėshtu hapi i parė qe ai i ekzaminimit shkencor tė saj. Dorland e dėrgoi nė laboratorin e kompanisė Hewlett-Packard; rezultati, pėrveēse ka shkaktuar surprizė tė madhe, do tė ēonte nė njė enigmė tė madhe... Teknikėt e laboratorit e zhytėn kafkėn nė njė solucion me alkool benzilik, kėshtu qė e kaluan nė dritė.

Nga ky test konkluduan se kafka dhe nofulla ishin pjesė e tė njėjtit bllok kuarci, por ajo qė i habiti qe se kafka dhe nofulla qenė gdhendur pa e vrarė mendjen pėr aksin natyral tė kristalit (kjo strategji parandalon frakturat gjatė procesit tė gdhendjes). Kėshtu qė konkluduan se kushdo qė do ta kish bėrė atė kafkė kristali, njihte metoda qė e shmangnin problemin.

Informacioni i mėtejshėm i pabesueshėm qė nxorėn nga kafka, qe se fabrikuesi i saj nuk kish pėrdorur mjete metalike pėr ta modeluar... Nė fakt, nuk arritėn tė gjejnė as edhe gjurmėn mė tė vogėl tė teknikės sė pėrdorur. As duke ua nėnshtruar analizave mė tė sofistikuara mikroskopike nė gjendje qė tė zbulonin teknikat mė moderne tė punimit. Natyrisht, kjo bėri qė tė ngrihej ēėshtja se "si" kafka ishte gdhendur dhe luēiduar me njė pėrsosmėri tė tillė.

Kuarci ka njė peshė specifike prej 2.5 dhe njė fortėsi (shkalla Mos) prej 7, e cila nė rastin e diamantit arrin nė 10, gjė qė e bėn mė tė fortin e metaleve. Nuk do tė ishte aspak e lehtė tė krijohej njė kafkė e kristaltė as duke pėrdorur instrumente moderne, por ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet sesi dikush, nė posedim teknikash primitive, tė mund tė ketė bėrė njė punė si kjo.

Sipas asaj qė shkencėtarėt dinė lidhur me fundin e qytetėrimit maja, kafka duhet tė jetė bėrė mė shumė se 1000 vjet mė parė... Antropologėt e konsiderojnė popullin maja se ėshtė njė popull i Epokės sė Gurit. Kėshtu, nėse qenė ata qė modeluan kafkėn, me ēfarė metodash ia arritėn njė gjėje tė tillė?

Duke i studiuar me vėmendje sipėrfaqen, Dorland zbuloi gjurmė mikroskopike shenjash afėr pjesėve tė kurbėzuara. Arsyetoi kėshtu se kafka, para sė gjithash, duhej tė ishte gdhendur me shumė kujdes nė njė formė tė ashpėr, ndoshta duke pėrdorur diamante.

Por nga ku mund t'i kishin marrė diamantet majat? Spekulloi edhe se pėr t'i dhėnė njė formė gjithnjė e mė tė mirė duhej tė kishin pėrdorur aplikime tė pėrsėritura uji dhe rėre me kristal tė silikonizuar. Praktikisht, mund ta siguronin vėrtet rezultatin duke pėrdorur metodat e Dorland...

Megjithatė, kishte njė problem tė madh nė kėtė skenar: koha. Vlerėsoi se do tė duheshin pothuajse 300 vjet laborator pėr tė pėrdorur mbi kafkė teknikat e tij. Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet se punimi i kafkės tė ishte kaluar nga brezi nė brez gjatė tė gjithė kėsaj kohe!

Alternativa e vetme ishte qė krijuesit e saj tė kenė pėrdorur metoda sot tė humbura. Por ky ishte vetėm fillimi i mistereve tė lidhura me kafkėn... U zbulua se kockat e lakuara qė shtrihen pėrgjatė faqeve dhe ballit tė kafkės qenė tė ndara me kujdes nga copa e kristalit, nė mėnyrė qė tė funksionojnė si tubtha... nėpėrmjet parimesh tė ngjashme me ato tė opticienėve modernė.

Me pak fjalė, ata e kanalizojnė dritėn nga baza e kafkės deri nė kavitetet sferike, tė cilat janė lente konkave tė miniaturizuara nė gjendje tė transferojnė dritėn brenda kafkės, edhe nė rast se ajo do tė vinte nga njė burim i poshtėėm. Nė brendėsi tė kafkės ėshtė gjetur njė rreshtim prizmash dhe tunelesh shumė tė vegjėl, tė ndritshėm, qė zmadhojnė dhe ndriēojnė objekte eventualė poshtė.

Dorland kreu edhe njė seri eksperimentesh tė veēanta pėr tė parė se ēfarė ndodhte kur njė rreze drite kalonte nėpėrmjet pjesės sė poshtme tė kafkės. Referoi: "Ndizet sikur tė merrte zjarr". Njė prej kristalografėve tė Hewlett-Packard i pėrmblodhi tė gjitha misteret e kafkės sė Mitchell-Hedges, duke thėnė: "Kjo gjė e mallkuar nuk duhet tė ekzistojė".

Kafka tė tjera kristali gjenden nė pjesė tė ndryshme tė botės, nė duar tė koleksionistėve privatė, ndėrsa disa prej tyre janė blerė nga muzeumet mė tė rėndėsishme tė botės. Si tė gjitha anomalitė historike apo produktet enigmatike, kėto kafka prej kristali kanė qenė nė qendėr tė kundėrshtisė ndėrkombėtare.

"Muzeumi i Njeriut" (Museum of Man) i Londrės kishte njė tė ekspozuar, por qysh kur e kanė hequr, mbahet nė magazinė. Edhe "Muzeumi i Njeriut" i Parisit kishte njė qė quhej "Kafka Acteke", por edhe ajo mungon prej disa kohėsh nga ekspozimi. F.R. Nocerino, njė prej ekspertėve mė tė mėdhenj botėrorė lidhur me kafkat e kristalta, u vu nė zotėrim tė njė kafke tė kristaltė me pėrmasa njerėzore, pikėrisht teksa po ndihmonte qė tė lokalizohej njė qytet i humbur nė Meksikėn jugore. Peshonte pothuajse 6 kilogram dhe ishte nxjerrė nga njė bllok kristali i qartė.

Njė prej kundėrshtive mė tė mėdha lidhur me kėtė kafkė u pėrqėndrua lidhur me autenticitetin e saj. Procesi i pėrdorur pėr tė pėrcaktuar nėse njė kafkė ėshtė prodhuar nė kohėra tė lashta apo moderne, ėshtė shumė e sofistikuar dhe vetėm njė pėrzgjedhje shumė e ngushtė i ėshtė nėnshtruar.

Nė vitin 1996, nė bashkėpunim me "British Museum" dhe "Everyman Productions", BBC-ja ia nėnshtroi njė grup kafkash kristali testit tė vėrtetėsisė gjatė filmimeve tė njė dokumentari. U shtua edhe nga njė kopje pėr ēdo kafkė dhe mė pas iu nėnshtruan njė mikroskopi elektronik pėr tė kėqyrur shenjat e vogla tė lėna nga gdhendja.

Ekspertėt arritėn qė tė dallojnė instrumentat dhe metodat e shkėlqimit tė pėrdorura, duke analizuar thjesht ato gjurmė shumė tė vogla qė janė tė padukshme me sy tė lirė, por qė individualizohen nga mikroskopi i sofistikuar. Zoti Nocerino solli kafkėn e tij dhe njė tjetėr pjesėmarrės privat, Jo Ann Parks, solli njė kafkė qė e kish marrė nga shėruesi tibetan Norbu Chen.

Edhe muzeumet e Londrės dhe tė Parisit sollėn kafkat e tyre. Mė pas, kėta tė fundit refuzuan qė t'i komentojnė rezultatet. Megjithatė, ekspertėt e lashtėsisė zbuluan se kafkat e tyre qenė me origjinė mjaft moderne, arsye pėr tė cilėn i hoqėn nga ekspozitat e tyre.

Kur u pėrcaktua se tė dyja kafkat nė zotėrim tė privatėve qenė tė paktėn 5000 vjet tė vjetra! Kushdo qė ka familjaritet me lashtėsinė e Amerikės sė mesme, do ta ketė kuptuar sesa fantastike ka qenė njė zbulim i kėsaj natyre.

Nė fakt, sipas shkencėtarėve, qytetėrimi mė i lashtė i Meksikės, ai olmek, ka vetėm rreth 3000... Kėshtu qė "kush" e krijoi kėtė vepėr arti tė sofistikuar dhe tė habitshme qė mund tė kish qenė edhe njė objekt orakullor? Nuk ka dyshim se kristali ka shumė karakteristika tė dobishme dhe tė fuqishme qė mund tė pėrdoren nė mėnyrė tė ndryshme.

Nė botėn tonė materialiste jemi pėrqėndruar qė t'i pėrdorim nga pikėpamja teknologjike, por nėqoftėse mund tė magazinohen, amplifikohen dhe transmetohen valė radio dhe elektromagnetike, ndoshta kristali mund tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe pėr mendimin njerėzor dhe energji tė tjera tė brishta.

Truri njerėzor prodhon impulse elektrike tė vogla, gjithsesi tė matshme. Kafka e kristaltė mund tė ketė qenė konceptuar dhe pėrdorur si amplifikator pėr transmetim me anė valėsh, pikėrisht siē i pėrdornin kristalet nė radiot e para (parimi ėshtė rritur nė shkencėn e aplikuar dhe duket se paraardhėsit tanė e kishin kuptuar).

Shumė njerėz qė kanė kaluar kohė nė praninė e kafkave tė kristalta, referojnė se ato prodhojnė fenomene tė ēuditshme... Personeli i muzeut tė Londrės deklaroi njė ditė se kafka mund tė lėvizte nė mėnyrė tė papritur.

Frank Dorland deklaroi se kafka "Mitchell - Hedges" kalonte nga qartėsia dhe ndriēueshmėria absolute nė opacitet dhe errėsim. Tė tjerė, tė cilėt kanė medituar nė prani tė kafkave, deklarojnė se kanė qenė dėshmitarė skenash historike tė zbuluar para syve tė befasuar tė tyre, pėrfshi kolapsin dhe zhytjen e njė ishulli.

Askush nuk beson se tė gjitha sekretet e kafkave tė kristalta janė akoma zbuluar, megjithatė misteret e tyre dalngadalė po dalin nė dritė dhe ndoshta jemi vėrtet nė pikėn qė tė zbulojmė qėllimin e vėrtetė tė kėsaj teknologjie tė lashtė.

Nga Armin Tirana
avatar
Big Bang

210


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kafka e Kristalit

Mesazh  Estilen prej 14.06.10 9:48

Rrezohet Miti i Kafkes se Kristalit,prodhim gjoja i fisit Maya.



Keto dite kane dale ne skene prova te reja,se kafka e Kristalte e quajtur si Kafka e Apokalipsit,i gjetur gjoja ne Piramiden e vendbanimeve te lashta Maya,eshte nje mashtim klasik,per qellime fitmi.

Ka nje korrespondencė midis Frederick Dockstader, drejtor i Muzeut American Indian, dhe Anna Mitchell-Hedges(autorja e shitjes se kafke se Kristalit) ku tregon qartė se procesi i adoptim te objektit,eshte shoqeruar me ankesė nė masė, per origjinalitetin e dyshimtė dhe prejardhja e saj.

Nė letrat e tyre, dukej askush nuk kėnaqej me kerkesat dhe ofertat e njėri-tjetrin pėr tė arritur qėllimin e tyre tė veēantė,duke u nisur mbi disa dyshime dhe kredibilitetin e Crystal Skull.(Kafkes se Kristalit)


Anna Mitchell-Hedges nė 1980, i
cila tregon "kafkėn e kijametit" ose Crystal Skull nė Muzeun Britanik
(Paraqitur nga Jane M. Walsh)

Megjith dyshimet e drejtorit te Muzeut American Indian per njė kohė tė gjatė per kafkėn,si dhe paralajmėrimet e kolegėve te Muzeut me qėllim tė mirė, kafka e Kristalit, Mitchell-Hedges ne fakt, u ekspozuar nė Nju Jork pėr njė kohė tė gjatė.

Ky ekspozim i dha njė legjitimitet kafkės,gje qe se kishte mė parė
Pas ekspozitės dhe publikimin te librit me 1973 nga Garvin....., pronari i "Skull Apokalipsi" nisi karrierėn e tij tė gjatė si roje i objektit qe po behej gjithnjė e mė misterioze, me fuqi tė jashtėzakonshme.


Tek libri''Aleati im''thuhet qe Frederick Mitchell-Hedges e paraqeste kafkėn isi nje"mishėrimi i tė gjithė tė keqiave" dhe se "disa njerėz tė cilėt e kanė qeshur me cinizem,kane vdekur,dhe tė tjerėt kane vuajtu nga sėmundje tė rėnda" (1954: f. 240 ).

Natyrisht, ne nuk duhet tė besojmė se ēdo gjė kemi lexuar eshte e sakte,por duhet tė jemi tė guximshėm per te them tė vėrtetėn.

Kafka e Kristalit e Ana- Mitchell-Hedges nuk ėshtė aspak e vjetėr, as dhe shume e vjetėr.Kjo ėshtė bėrė ndoshta nė Evropė nė shekullin e njėzetė, Ajo nuk ėshtė me fuqi magjike, nuk ėshtė e frikshme dhe jo gjithēka qė pretendohet se ėshtė.

Jane MacLaren Walsh ėshtė njė antropolog nė Muzeun Kombėtar, Institucion Smithsonian i Historisė Natyrore. Duke pėrdorur pėrvojėn e saj nė koleksionet arkeologjike nga Meksikė, ajo ėshtė duke u pėrpjekur tė kuptoj se si eshte arritur te kamuflohet per nje kohe te gjate kjo kafke kristiali e paraqitur si objekt i fiseve para-kolumbiane.




Pėrdorimi i analizave mikroskopike dhe zbulimi i fundit i dokumenteve arkivore,antropologja Smithsonian Walsh Jane ka zbuluar se kafka Mitchell-Hedges ėshtėnjė krijim modern, nė tė cilėn u krijua njė mitologji e shpikur qėllimisht.


Nga analiza te imta me Mikroskop te permasave mikronike,rezulton se Kafka e Kristalit Mitchell -Ana-Hedges, eshte nje prodhim e viteve 1933 e realizuar me gdhendje nga diamante me shpejtesi shume te medha..

Ky eshte rezultati perfundimtar per kete kafke gjoja misterioze,per vite me rradhe,qe ka bere qe shume njerz te shprehnin habi per lashtesine e saj.
Ja qe rrezohet dhe nje tjeter mit,per gjoja arritjet dhe zhvillimin e fisit Maya,ashtu sic u rrezua dhe Profecia e tyre per undin e Botes me 2012.

Mashtrusit do te gjejne gjithmone ''pelgje me uje te ndyre''per ta paraqitur si uje te bekuar,deri sa biznesi me mashtrim po kthehet ne art me vehte.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi