Realiteti- - Gjithēka “fshihet” tek informacioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Realiteti- - Gjithēka “fshihet” tek informacioni

Mesazh  Luli prej 29.11.14 21:23



Cfarėdo lloj realiteti qė mendoni se po jetoni, ndoshta gaboheni. Universi ėshtė njė kompjuter, dhe cdo gjė qė ndodh nė tė mund tė shpjegohet me pėrpunimin e informacionit. Lidhja mes realitetit dhe shkencės kompjuterike mund tė mos jetė menjėherė e dukshme, por hiqni disa shtresa dhe pikėrisht kėtė do tė gjeni, sipas disa studiuesve. Ne e mendojmė botėn si tė pėrbėrė nga thėrrmija qė bashkohen prej forcave, pėr shembull, por teoria kuantike na thotė se kėto janė thjeshtė njė rrėmujė fushash qė mundemi t’i pėrshkruajmė vetėm pėrmes matematikės sė fizikės kuantike.

Pikėrisht kėtu hyn nė lojė kompjuteri, tė paktėn nėse mendon pėr tė nė terma konceptualė si dicka qė pėrpunon informacion, dhe jo si njė kuti mbi tavolinėn tėnde. “Fizika kuantike pothuajse pėrshkruhet nė terma tė pėrpunimit tė informacionit”, thotė Vladko Vedral i Universitetit tė Oksfordit. “Eshtė domethėnėse qė pėrpunimin e informacionit e gjen nė rrėnjė tė gjithckaje”.

Informacioni sigurisht qė ka njė vend tė vecantė nė teorinė kuantike. Parimi i famshėm i pasigurisė – qė thotė se nuk mund tė dish njėkohėsisht shpejtėsinė dhe pozicionin e njė thėrrmije – zbėrthehet tek informacioni. Ashtu si edhe “kokolepsja”, ku objekte kuantikė ndajnė cilėsi dhe shkėmbejnė informacion pavarėsisht nga distanca fizike mes tyre.

Nė fakt, cdo proces nė univers mund tė reduktohet nė ndėrveprimet mes thėrrmijave qė prodhojnė pėrgjigje binare: po ose jo, kėtu ose atje, lartė ose poshtė. Kjo do tė thotė qė natyra nė nivelin e saj mė themelor, ėshtė thjeshtė vėrtitja e shifrave binare, apo bit-eve, tamam si njė kompjuter. Rezultati i morisė sė bit-eve ėshtė i dukshėm nė atė qė e perceptojmė si njė vendosje e vazhdueshme, rivendosje dhe ndėrveprim i atomeve – me fjalė tė tjera, realiteti.

Sipas Ed Fredkin i Institutit tė Teknologjisė nė Massachusetts, nėse do tė mund tė gėrmonim nė kėtė proces do tė gjenim se universi ndjek vetėm njė ligj, njė rregull tė vetėm tė pėrpunimit tė informacionit qė ėshtė gjithcka qė tė duhet pėr tė ndėrtuar njė kozmos. Nė kėndvėshtrimin e Fredkin, kjo do tė ishte njė lloj procedure e tipit “nėse – atėherė”; ai lloj rregulli qė pėrdoret nė shkencėn tradicionale tė kompjuterėve pėr tė manipuluar bit-et qė mbahen nga tranzistorėt nė njė chip, por kėtė herė zbatuar nė bit-et e universit.

Vedral dhe tė tjerė mendojnė se ėshtė pak mė e ndėrlikuar se kaq. Pėr arsye se ne mund tė reduktojmė gjithcka nė univers nė njėsi qė ndjekin ligjet e fizikės kuantike, universi duhet tė jetė njė kompjuter kuantik, nė vend tė tipit klasik qė ne e njohim.

Njė prej joshjeve tė kėsaj ideje ėshtė se mund tė ofrojė pėrgjigje pėr pyetjen “pėrse ėshtė dicka, dhe jo asgjė?” Rastėsia e qenėsishme nė fizikėn kuantike do tė thotė qė informacioni mund tė nisė tė ekzistojė spontanisht, thotė Vedral.

Pėr tė gjithė kėto ide teorike, ėshtė e vėshtirė tė provojnė qė universi ėshtė njė kompjuter kuantik. Edhe kėshtu, ka njė vėzhgim qė mbėshtet idenė se universi ėshtė nė themel i pėrbėrė nga informacioni. Nė vitin 2008, detektori gravitacional GEO 600 nė Hanover tė Gjermanisė, kapi njė sinjal jo normal qė tregonte se hapėsirė-koha ėshtė e pėrbėrė nga pixel-a. Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė do tė pritej nė njė univers “holografik”, ku realiteti tredimensional ėshtė nė fakt projektim i informacionit i koduar nė njė sipėrfaqen dydimensionale tė kufirit tė universit.

Kjo ide e cuditshme u ngrit nga njė debat mbi vrimat e zeza. Njė prej ligjeve themelorė tė fizikės ėshtė se informacioni nuk mund tė shkatėrrohet, por njė vrimė e zezė duket se e shkel kėtė duke gėlltitur gjėra qė pėrmbajnė informacion dhe pastaj duke avulluar gradualisht. Cfarė ndodh me atė informacion ishte temė e njė debati tė gjatė mes Stephen Hauking dhe shumė prej nxėnėsve tė tij. Nė fund, Hauking e humbi debatin, duke pranuar se informacioni ėshtė i skalitur nė horizontin qė pėrcakton kufirin e vrimės sė zezė dhe largohet teksa vrimat e zeza avullojnė.

Kjo ēoi fizikanėt Leonard Susskind dhe Gerard Hooft qė tė propozojnė se i gjithė universi mund tė mbajė informacionin si kufi tė tij – me pasojėn qė realiteti ynė mund tė jetė projeksion i atij informacioni nė hapėsirėn brenda kufirit. Nėse kjo lidhje ėshtė e vėrtetė, atėherė realiteti ėshtė si imazhi i Princesėsh Leia projektuar nga R2D2 tek “Luftėrat e Yjeve”: njė hologram.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re

Mesazh  VINCIT prej 02.12.14 17:47

Luli.!
Ky informacion qe ke pershkruar ne kete shkrim,quhet ndryshe;
-AKASHA-ose e thene shqip,Biblioteka Hyjnore e UNIVERSIT!
avatar
VINCIT

Gjykatesi me i drejte,eshte Ndergjegja.

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi