Shtetin Islamik e krijoi Amerika

Shko poshtė

Shtetin Islamik e krijoi Amerika

Mesazh  Luli prej 28.11.14 14:04



“Teori tė tilla tė shumta, vijnė pėr shkak se Uashingtoni ka treguar njė prirje pėr ndryshimin e regjimit. Mbėshtetja pėr grupet kryengritėse nuk ėshtė njė praktikė e re dhe kohėt e fundit nuk ka qenė as efektive”, thotė Octavius Pinkard, njė specialist nė analizat e politikave tė jashtme me qendėr nė Bruksel

“Nė Lindjen e Mesme, teoritė konspirative i kemi nė gjak,” mė thotė njė ish- zyrtar libanez, ndėrkohė qė drekojmė nė njė restorant nė qendėr tė Bejrutit. Ai i referohet thashethemeve mė tė fundit nė qytet: Shtetet e Bashkuara qėndrojnė pas krijimit tė Shtetit Islamik, tė njohur edhe si ISIS, dhe Hillary Clinton e ka pranuar diēka tė tillė nė librin e saj “Zgjedhje tė vėshtira”.

Ndėrkohė qė militantėt e Shtetit Islamik marshuan nė Liban javėn e shkuar, duke shpėrndarė terror nė njė fshat nė Arsal, nė kufi me Sirinė, duke shpėrngulur qindra banorė nga shtėpitė, ka zėra qė ia vėnė fajin SHBA. Video horror tė krimeve tė Shtetit Islamik ndaj ushtrisė libaneze kanė nisur tė qarkullojnė nė internet. Pėr tė mbėshtetur teoritė e tyre, konspiracionistėt kanė njė “provė” tė fortė: fjalėt e Hillary Clinton- ish- Sekretarja e Shtetit, qė pritet tė garojė pėr presidencėn nė SHBA.

On-line kanė nisur tė qarkullojnė pjesė nga libri i saj, duke pretenduar se SHBA e krijuar IS qė tė nxisė destabilitet nė rajon, pėr pėrfitimet e Amerikės. Kėto thashetheme madje nxitėn Ministrinė e Jashtme nė Liban qė tė thėrrasė ambasadorin amerikan nė Liban, David Hale. Pėr mė tepėr, pėr tė ulur kėto zėra, ambasada amerikane nė Bejrut lėshoi njė deklaratė nė Facebook.

“Ēdo sugjerim se SHBA ka marrė ndonjėherė nė konsideratė njohjen e Shtetit Islamik si diēka tjetėr pėrveēse organizatė terroriste, ose qė ka rol nė krijimin e saj, ėshtė krejtėsisht i pavėrtetė. Akuzat qė qarkullojnė nė Liban janė fabrikime”. Nė vend tė kėsaj, Hillary Clinton ka thėnė se dėshtimi pėr tė ndihmuar rebelėt sirianė ka sjellė ngritjen e IS. Por nuk ėshtė shokues fakti qė njė teori e tillė po qarkullon, nisur nga historia e Amerikės, e cila ka ndihmuar grupet militante dhe guerile: muxhahedinėt nė Afganistan, nga ku doli Al Kaeda.

Fakti qė aleatėt e SHBA nė Gji po akuzohen se mbėshtesin IS, nuk ndihmon nė kėtė rast. “Teori tė tilla tė shumta, vijnė pėr shkak se Uashingtoni ka treguar njė prirje pėr ndryshimin e regjimit. Mbėshtetja pėr grupet kryengritėse nuk ėshtė njė praktikė e re dhe kohėt e fundit nuk ka qenė as efektive”, thotė Octavius Pinkard, njė specialist nė analizat e politikave tė jashtme me qendėr nė Bruksel. Por thashetheme tė tilla rrezikojnė interesat amerikane nė Liban- njė vend ku ata kanė interes pėr tė mbajtur njė pushtet tė butė. Sė fundmi nė rrugėt e Bejrutit po thuhet gjithmonė e mė shumė se ėshtė pikėrisht Hezbollahu qė nuk do e lejojė IS qė tė pėrparojė drejt kryeqytetit libanez dhe jo qė amerikanėt do na ndihmojnė ne.

“Shumė njerėz kėtu besojnė se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite janė njė kur bie fjala pėr ēėshtjet e parave tė naftės. Ata thonė se pėrfituesit nga IS janė pikėrisht SHBA dhe Arabia. Siē na mėson historia, pėrfituesit janė pikėrisht nxitėsit,” thotė Amer Murad, njė vendas. “Njė zhvillim i rėndėsishėm qė kemi parė ėshtė bashkėpunimi mes ushtrisė libaneze dhe Hezbollahut nė pėrpjekjet pėr tė mbrojtur Libanin nga pėrhapja e konfliktit nė Siri drejt territorit libanez”, thotė Octavius Pinkar. Ndėrkohė qė konflikti nė Siri dhe Liban evoluon, kėshtu ndryshon edhe perceptimi pėr Uashingtonin.

Duket se Hezbollahu/Damasku/Teherani po e fitojnė betejėn e propagandės. Megjithatė, kur Obama shpalli nisjen e sulmeve ajrore ndaj IS nė Irak, dashuria pėr SHBA u kthye nė Facebook. “Ne nuk kemi qenė kurrė mė tė lumtur pėr ndėrhyrjen amerikane”, shkroi njė libanez. Ndoshta ėshtė herėt pėr tė thėnė nėse popullariteti i SHBA do rikthehet, por pėr momentin duket se Amerika po vuan njė krizė tė marrėdhėnieve me publikun.

Suzanne KIANPOUR, BBC
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtetin Islamik e krijoi Amerika

Mesazh  syri i art prej 28.11.14 15:41

Ajo nuk ka krijuar shtet ,por kakrijuar problem,ose burim konflikti,siq ka ber e po ben gjithkund neper bot...!
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtetin Islamik e krijoi Amerika

Mesazh  DaniEL prej 30.11.14 22:04

Kjo eshte e vertete por gjithashtu edhe UFO-t dhe Alienet jane produkt i SHBA-ve
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

49


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shtetin Islamik e krijoi Amerika

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi