Nga getot e Frankfurtit, nė majat e financės

Shko poshtė

Nga getot e Frankfurtit, nė majat e financės

Mesazh  Luli prej 28.11.14 13:57



Nga banka e shkėmbimit tė valutave nė Frankfurt, nė fundin e Shtatėqindės, Rothschildėt nisėn fluturimin drejt Europės. Financuan industritė qė po lindnin si dhe qeveritė e cdo regjimi politik, duke marrė pjesė si protagonistė nė ndėrtimin e shoqėrisė moderne tė industrisė dhe financės

Frankfurt mbi Main, nė vitin 1744. Pranė rrugės sė madhe lumore tė Renit dhe nė kufirin mes Francės dhe Holandės, qyteti e kishte shfrytėzuar mė sė miri atė pozicion. Shkėmbime fitimprurėsh tė mallrave dhe parasė gjallėronin rrugėt. Me 35 mijė banorėt e tij, Frankfurti ishte njė prej qendrave mė tė mėdha tė Gjermanisė. Njė e dhėnė e vecantė: mė shumė se njė e dhjeta e popullsisė ishte e pėrbėrė nga hebrenj qė kishin gjetur njė vend tė pėrshtatshėm pėr tė vėnė nė pėrdorim dhuntinė e tyre pėr tregti dhe biznes. Ashtu si nė tė gjithė Europėn, edhe nė Frankfurt hebrenjtė jetonin nė geto. Shumė familje qė banonin aty dalloheshin nga targa me ngjyrė tjetėr qė vendosej nė hyrje tė ndėrtesės. Njė prej kėtyre familjeve quhej Zum rothen schild, nė gjermanisht “me targė tė kuqe”, dhe ajo shprehje do tė bėhej mbiemri identifikues i Rothschild-ėve.


Nė shtėpinė me targė tė kuqe

Nė vitin 1744, nė shtėpinė me targė tė kuqe lindi Meyer Amschel. I mbetur jetim nė moshė tė re, bėri pasuri me atė qė kish trashėguar nga prindėrit. Nga babai kishte mėsuar tė shkėmbente monedha tė cfarėdo lloji dhe nga tė gjithė llojet e origjinave dhe nė Frankfurt, ku nė cdo pranverė vinin shumė tė huaj tė joshur prej panairėve qė zhvilloheshin aty, qarkullonin monedha tė tė gjithė llojeve. Nėpėr duar i kaluan edhe monedha tė lashta e tė rralla, qė i ngjallėn pasionin numizmatik. Dhe ky i fundit do tė ishte celėsi i suksesit tė tij.

Princi Vilhelm Hanau kishte depozituar para nė sasi shumė tė mėdha duke i shitur ushtarė mercenarė dajės sė tij, George II, mbret i Anglisė. Me ato para, kish mundur mes tė tjerave t’i lironte rrugė pasionit tė tij, pikėrisht pėr numizmatikėn. Dhe kush mė mirė se sa ai hebreu nga Frankfurti do tė mund t’i blinte monedha, t’ia shiste, duke kontribuar nė rritjen e koleksionit tė tij? Mes princit dhe kambistit lulėzoi kėshtu njė shkėmbim epistolar qė Meyer Amschel diti ta shfrytėzojė pėr tė nxitur veprimtarinė e tij financiare dhe tregtare. Pasuritė e tij rriteshin ditė pas dite, bashkė me reputacionin si njeri i besueshėm qė i qėndronte angazhimeve tė marrė. Ndėrkohė, nga martesa me bijėn 17-vjecare tė njė dyqanxhiu nė Frankfurt i buroi njė tjetėr mbėshtetje e fortė pėr kompaninė, pasuria njerėzore, qė do tė konsistonte nė pesė djem.


Ekonomia e luftės

Nė trazirėn qė po pėrcante Europėn e monarkive dhe fisnikėrisė sė lashtė, e tronditur nga revolucioni francez, biznesi i shoqėrisė Rothschild po pėsonte rritje. Fushatat e para ushtarake tė shteteve nė koalicion kundėr Francės revolucionare panė tė pėrfshihej edhe princi i Kassel, i cili u besoi agjentėve tė tij, pėrfshirė Rothschild-ėt, detyra tė mirėshpėrblyera. Rothschild-ėt pėrfituan nga shanset qė ofronte ekonomia e luftės pėr tė zgjeruar aktivitetin e tyre tė mallrave. E shtrinė deri nė mallra fitimprurės si furnizimet ushtarakė: uniforma, mbulesa, cadra, birra, armė. Ndėrkohė, aktiviteti tjetėr, ai i bankierėve dhe kambistėve lulėzonte nė po tė njėjtėn masė, aq sa pėr tė sjellė nė arkat e familjes para likuide, gurė tė cmuar, vepra arti, monedha tė cmuara dhe tituj shtetėrorė. Kėtė pasuri po e rrisnin me shpejtėsi qė kur, tė pasur e mė pak tė pasur, princėr dhe njerėz tė zakonshėm, u kėrkonin atyre para hua.


Nga Frankfurti nė botė

Futja e Europės nė luftė i bėri qė tė viheshin nė kėrkim tė tregjeve tė rinj. Pėr tė kompensuar mungesat prodhuese nė kontinent, Rothschild-ėt hapėn njė filial nė Londėr, magazinė e madhe e njė ekonomie qė shfrytėzonte kolonitė angleze nė Amerikė, Azi dhe Afrikė. Ia besuan djaloshit me shumė iniciativė Nathan, atėherė pak mė shumė se njėzetė vjecar. Nathan u nis nė Angli nė vitin 1795 me cantėn tė mbushur me flori dhe para, pa ditur asnjė fjalė anglisht, duke marrė zemėr vetėm prej besimit qė i kish dhėnė i ati. Brenda pak vitesh do tė bėhej kolona mbėshtetėse e Familjes Rothschild nė rrafshin planetar.

Nathan kishte qenė i pari i fėmijėve tė transferuar nė perėndim qė kish dhėnė prova pėr tė dhėnat e tij si bankier. Ai vetė ka rrėfyer nė atė kohė njė cėshtje tė jashtėzakonshme biznesi tė realizuar nė Angli. “Kompania e Indive Lindore kishte pėr tė shitur flori me njė vlerė 80 mijė stėrlina. Shkova nė ankand”, kujtonte Nathan, tashmė i moshuar, “dhe e bleva tė gjithė. E dija qė qeveria angleze kishte nevojė pėr tė paguar trupat qė luftonin nė Portugali kundėr Napoleonit. Ia shita, dhe ata nuk dinin si tė bėnin pėr ta transferuar nė Portugali. E mora unė pėrsipėr, duke e kaluar nėpėrmjet Francės. Ishte puna mė e mirė qė kam bėrė nė jetėn time”.


Kush fitoi nė Vaterlo?

Beteja e Vaterlosė u humb nga Napoleoni dhe u fitua nga Rothschild-ėt. Duket paradoks, por ka njė tė vėrtetė brenda. Ja se si shkuan gjėrat. Kishte pak kohė qė Rothschild-ėt kishin shtrirė nė tė gjithė kontinentin rrjetin e tyre tė shėrbimit tė informacionit qė ndiqte nga afėr zhvillimet e luftės. Kishin mjete tė mėdhenj nė dispozicion: anije, karro, kuaj tė shpejtė, agjentė tė shpėrndarė kudo qė sillnin para, tituj, letra dhe lajme. Dhe lajmi mė i vyer ishte ai i rezultatit tė betejės sė Vaterlosė.
Bursa e Londrės ishte nė pritje me ankth. Nėse do tė fitonte Napoleoni, vlera e titujve shtetėrorė anglezė do tė pėsonte rėnie. Nė rast tė kundėrt, me armikun tė mposhtur dhe perandorinė franceze nė gjunjė, Bursa e Londrės do tė kish kapur yjet.

Beteja u zhvillua nė 18 qershor. Ditėn tjetėr, njė agjent i Rothschild-ėve kishte nė dorė, tė sapo dalė nga shtypi, njė gazetė holandeze qė jepte lajmin e humbjes sė Napoleonit. I hipi njė anijeje dhe nė datėn 20 zbriti nė portin e Folkestone, ku vetė Nathan Rothschild po e priste nė bankinė. Njė rrugėtim i shpejtė me karrocė dhe Nathan u gjend nė Londėr disa orė pėrpara se lajmi zyrtar tė arrinte nė kryeqytet. Mbėrriti nė Borsė dhe u shfaq para dhjetėra agjentėve tė kompanive tė tjera qė e prisnin. Ata e dinin qė Nathan e dinte. Me fytyrėn pakėz tė ngrysur, sikur tė donte tė jepte lajmin e kaq, Nathan nuk bleu, por nisi tė shesė tituj shtetėrorė. Tė gjithė e imituan, tė bindur se kishte fituar Napoleoni.

Titujt u ulėn gjithnjė e mė shumė nė vlerė, por pak sekonda pėrpara se lajmi zyrtar dhe i vėrtetė tė kalonte kangjellat e bursės, Nathan ktheu drejtim dhe filloi tė blejė me cmime tė ulėt. Dhe bleu me dorė tė lirė deri kur lajmi i lumtur shpėrtheu nė kryeqytetin anglez. Vetėm nė atė ditė fitimet e tij ishin tė jashtėzakonshėm. E tija kish qenė njė taktikė e vėrtetė lufte. Kishte pėrdorur paratė ashtu sic Napoleoni pėrdorte ushtarėt: pėrqėndronte shumė, me shpejtėsi, nė njė pikė tė vetme tė zgjedhur me kujdes. Do tė kish siguruar njė fitore tė madhe ose njė humbje tė rėndė. Por nėse Napoleoni kishte humbur betejėn e jetės, ai e fitoi.

Kjo nuk do tė thotė se ishin tė vėrtetė zėrat qė qarkullonin, shumė tė pėrhapur edhe prej humorit antisemit, qė Rothschild-ėt kishin bėrė pasuri me vetėm njė goditje, me njė lehtėsi tė barabartė me qasjen e tyre krejt pa paragjykime. Kompetenca, ndershmėria dhe tradita kulturore zinin njė rol po kėshtu tė rėndėsishėm.


Rothschild-ėt nė Francė

Nė vitet Tetėqind Rothschild-ėt u vendosėn nė Francė me baronin James de Rothschild. E shpejtė ishte ngjitja e tij, qė nisi si kėshilltar i mbretėrve tė Francės. James u bė njė prej financierėve mė tė rėndėsishėm dhe tė fuqishėm duke luajtur njė rol tė dorės sė parė nė financimin e sipėrmarrjeve hekurudhore, minerare dhe industriale, nė importin e cajit dhe specieve nga Lindja, nė blerjen e shtėpive, tokave dhe vreshtave nė Francė. Nė fillimet e Tetėqindės ishte me siguri njė prej burrave mė tė pasur tė planetit. Nė shtėpinė e tij tė quajtur Chateau Rothschild nė Boulogne-Billancourt, pranė Parisit, kishte njė oborr tė vėrtetė tė tijin. Artisti i parė nė shėrbim tė tij ishte Gioacchino Rossini qė pėr tė kompozoi njė sasi tė madhe pjesėsh muzkore. Piktori Ingres ishte portretisti zyrtar; Heinrich Heine ishte poeti personal.

James kishte interesa tė gjerė dhe me paratė e tija financoi vepra pėr ndihmė, spitale, shkolla, shėrbime sociale. Nė mėnyrė tė vecantė u mor me bamirėsi ndaj popullit tė tij dhe financoi kolonitė e para hebreje nė Palestinė. I pėlqente shumė tė bėnte gjėrat nė mėnyrė madhėshtoredhe tė mos privohej nga asnjė lloj interesi i tiji. Njė vlerėsues i verėrave dhe ushqimeve, investoi nė kėta sektorė dhe nė fundin e jetės sė tij arriti qė tė blejė zonėn e prodhimit tė shumė tė vlerėsuarės Chateau Lafite.

Koleksioni i tij i artit bėnte qė tė dukej shumė i vogėl ai i mbretėrve dhe u pasurua nė mėnyrė tė vazhdueshme me blerje tė reja. Nė kulmin e suksesit James bleu njė pallat tė mrekullueshėm tė shtatėqindės, rezidenca e fundit e tė pushtetshmit Tayllerand, ku Rothschild-ėt francezė do tė banonin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore. E braktisėn pėrpara mbėrritjes sė nazistėve nė Paris.


Italia e Rothschild-ėve

Nė gjysmėn e parė tė Tetėqindės familja u pėrhap nė vende tė ndryshėm mes pesė djemve tė themeluesit: Nathan nė Londėr, Amschel nė Frankfurt, James nė Paris, Salomon nė Vienė dhe Carl nė Napoli, dhe u shndėrrua nė rrjetin mė tė madh financiar tė Europės, me aftėsinė qė t’i jepte hua tė rėndėsishme monarkive pėr vepra me peshė. Nė Itali banka Rothschild i dha hua tė mėdha Shtetit Papnor si dhe mbretėrve tė ndryshėm tė Napolit pėrvec se Dukatit tė Parmės dhe Dukatit tė Madh tė Toskanės. Nė mėnyrė tė vecantė bėri biznes me Borbonin e Napolit qė nė mesin e viteve njėzetė duhej tė menaxhonin njė deficit nė rritje qė i detyronte tė mblidhnin sasi tė mėdha titujsh shtetėrorė interesat e tė cilėve nė pjesėn mė tė madhe shkonin jashtė vendit.

Mė e ndėrlikuar ishte prania e tyre nė Mbretėrinė e Sardenjės dhe nuk ishte pa konflikte interesi. Pėr tė paguar zbritjen e madhe qė kėrkonte Austria Piemontes nė fundin e luftės sė 1848-49 dhe qė piemontezėt e kishin humbur, bankieri dhe ministri i Financave Giovanni Nigra nisėn njė tratativė me Rothschild-ėt e Francės. Operacioni u kryqėzua me shkrirjen mes bankės sė Xhenovės dhe asaj tė torinos. President i kėsaj tė fundit ishte vėllai i ministrit, dhe vetė ministri i kėrkoi njė favor personal James Rothschildit.

Cavour, qė nė atė kohė ishte njė qytetar i zakonshėm, u pėrfshi nė skaje, por kur mėsoi se Baroni i Madh po shpėrblente kundėrpalėt e torinos me pėrfitime personalė e refuzoi ofertėn e bankierit.

Rothschild-ėt, dhe nuk kish si tė ishte ndryshe, u pėrfshinė nė cėshtje tė tjera financiare qė ofruan bazėn pėr njė ndėrhyrje tė madhe pas unifikimit tė Italisė. Duke filluar qė nga viti 1861 ndėrhynė pėr tė financuar, ashtu si kishin bėrė nė Austri dhe nė Francė, veprat hekurudhore si dhe menaxhuan njė prej kompanive tė mėdha, atė tė Alta Italia. Rrjeti i kompanisė i kontrolluar nga Rothschild-ėt pėrfshinte praktikisht tė gjithė rrjetin e veriut, nė tėrėsi afro 1400 kilometra, deri nė Firence.

U zgjerua duke pėrfshirė linja tė tjera mes tė cilave atė ndėrkombėtare tė lidhjes mes Italisė dhe Francės pėrmes Frejus. Shoqėria hekurudhore e Alta Italias bleu nga shteti edhe shėrbimet e lundrimit nė liqenet e Lombardisė. Shoqėria gjithėsesi pėrfundoi shumė shpejt nė njė paqėndrueshmėri tė thellė ekonomike qė e pati kulmin me dėshtimin dhe riblerjen nga ana e shtetit.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi