Orakulli qė deshifron mistere

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Orakulli qė deshifron mistere

Mesazh  Equinox prej 28.11.14 9:27



Libri "Misteri" i Albert Verrisė

(esse)

 S'ka si tė  jetė ndryshe: jeta vazhdon edhe pas vdekjes. Historikisht  apo shkencėrisht, kjo mandej lė vėnd pėr ekuivoke dhe hamėndėsira. Pėr kėdo, po jo pėr mua. Pėr mua, mbasi kam lexuar librin "Misteri" tė Albert Verrisė. Se ėshtė e qartė  qė, nė kėtė botėn tonė mbushur me homosapiens, ka prej nesh qė janė gjeni, siē ka, mandej, dhe mediokėr.

Gjenitė dihen: paraprijnė dhe lėnė kumte me vlera epokale. Me- diokrit-frymorėkoti dhe aq. Si pak poet  qė jam, pa modesti tė rreme, them nė njėrėn prej poezive tė mia: " Bota ėshtė njė skenė e madhe (gjigande nė gjuhė poetike!) ku ne frymorėt jemi qė tė gjithė aktorė/ ca lėnė gjurmė dhe nuk vdesin kurrė/ ca ikin dhe harrohen sikur nuk kanė qenė kurrė. NJė nga ata qė lėnė gjurmė tė pashlyeshme ( e ka arritur pėr sė gjalli) ėshtė dhe Artisti i Popullit, Albert Verria. Ėshtė dhe do tė mbetet i tillė pėrjetėsisht dhe jo vetėm si artist, por dhe si shkrimtar. Po kur vjen puna pėr kėto "por"  tek Alberti duhet tė shtosh se sa "zbėrthen" dhe "lexon" papiruse, aq ėshtė i zoti tė zbėrthej mistere. Kėto "por" nuk janė atribute qė vijnė prej penės sime apo disa tė tjerėve, por ėshtė njė dėshmi qė bėn  mu, pasi lexon librin e tij "Misteri".

                                                    *    *   *  
Mos kujtoni se ėshtė lehtė qė tė hysh nė "universin" krijues tė kėtij shkrimtari unik. Po ta shohėsh, nga  ana e vullnetit. ky mė kujton atė Diogjenin e lashtė, tė mbyllur nė atė "fuēinė e tij mitike", pėr tė ndriēuar ,sado pak mėndjet e njerėzve. Mua mė duket se nuk ekzagjeroj me kėtė shėmbull analogjik, se pa njė vullnet titani, pa e ngulur mirė "bririn" nė dije tė thella filozofike e mistike, nė shkencė e nė kanune tė koduara, tashmė, nga fusha e katekizmit dhe religjioneve tė tjera,  kurrė nuk arrije qė tė ktheheshe  nė njė "orakull" dhe tė zbėrtheje mistere siē ka ndodhur me Albert Verrrinė.

Pa shkuar nė tė "thella" (aq sa mundem, natyrisht), vetėm mėnyra se si e ka shkruar librin, tė sjellė pėrpara njė njeri tė papėrsėritshėm: krejt libri ka 260 faqe dhe i gjithi ėshtė i shkruar me gėrma kapitale. Askund dhe me askėnd nuk ka ndodhur kėshtu. Ustallarėt ( nėnkupto mjeshtėrat, mbi tė gjitha kanė vullnet titanėsh!) ndaj dhe dallojnė nga ēirakėt. Nė fund tė fundit, duke u futur nė labirinthet me shumė  tė panjohura, ai jo vetėm nuk e ka humbur toruan, por   ka derdhur mė shumė "vajė" nga  kandili i tij i punės, se sa kuturisje dhe "fluturime Pindarike" pėr tė hallakatur lexuesin.

                                            *   *   *
Unė i jam kthyer dhe  stėrkthyer kėsaj orvajtjeje tė bukur tė autorit, pėr tė deshifruar mistere qė shqetėsojnė njerėzimin dhe pėr t'u kthyer me shkrimet e tyre nė pika referimi permanente. Me bėmat e shkrimet e tyre, kėta njerėz nuk kanė zbritur nga qielli, por janė kėtu tok me ne. Tok me ne, por shohin atje ku syri ynė do "lente zmadhuese": nė mėnyrė  pak historike, Albert Verria sikur ka  atė hundėn proverbiale tė Demostenit (thonė qė hunda e tij "nuhaste" veē tė tjerėve) dhe vjen e kthehet: nga tokėsor, nė mistik e qiellor; pak  a shumė, duke zhbiruar e zhbiruar "mistere", ai zhdrrohet nė njė "orakull". Kėtė atribut nuk e arrin me apriori, por me prova tė gjalla. Orakull nuk bėhesh me astrologjira e lojra fjalėsh. Orakull bėhesh, kur ē'thuaj e nxjerr nga goja, zė vėnd. Ca mė tepėr ky atribut merr vlera tė pakontestueshme kur "grigja" sheh me ato "sytė qė  duan lente zmadhuese", se ē'ka thėnė, ėshtė e vėrtetė.

Kur vjen puna pėr "orakuj", popujt kanė tė tyret. Le tė kujtojmė "Orakullin e Delfit",  tė "Baba Tomorit apo Dodonės" nė Shqipėri. Shėn Kozmanė nė Myzeqe (Ēoban-babai nė besimin mysliman e bektashian), atė tė Franēeskut tė Azisit, plazmuar te Kisha e Shėn Nout nė Kurbin, tė Shėn-Gjon Vladimirit nė Elbasan e tė tjerė e tė tjerė.

                                       *    *   *
Por le ta ndjekim sadopak kėtė "orakull". Duke kundėrvėnė Ipnosin ( perėndinė e harresės) me djallin, ai, si tė thuash, vė koshienten me subkoshienten, tregon se kėta dy "pėrfaqėsues" do t'i kemi pėrjetėsisht vėrdall: si njė mister brėnda misterit. Nė kėtė mes,  vetėm Zoti ėshtė jo vetėm i plotfuiqshėm, por dhe i paarritshėm. Pra, jetėn na i jep dhe na i merr Zoti. Askush tjetėr. Zoti me gjykimin e tij racional: disa i dėrgon nė ferr e disa nė parajsė.

E sa pėr shpirtin, "orakulli" thotė:- Nuk shkėputet shpirti, por subkoshienca. E sa pėr vdekjen, ka kėtė "diagnozė":- Vdekja nuk ėshtė fundi, por njė" stacion i thjeshtė ndėrmjetės", nė njė varg tė pandėrprrė rilindjesh.

Po si arriti ky"orakull" nė kėtė pėrfundim. Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: "Orkaulli" Albert Verria ka "kullotur" nė ēairet e Budės. I ēuditshėm ėshtė pėrkimi i Platonit me Budėn (pėr rilindjen e shpirtit) dhe konkluzioni:- Ēdo njohje ėshtė njė rinjohje. Nė kėtė thėnie dhe filozofi  ėshtė shkruar "Misteri". Por tė njohėsh njė "orakull" nuk ėshtė aq vėshtirė, por tė hysh nė botėn e tij, gati, kozmike ėshtė tepėr e vėshtirė. Vėshttirė e kam dhe unė. Se "materiali bruto" ėshtė i tillė qė duhet hulumtuar nė ēdo qelizė tė tij. Mandej, varet se sa i zoti je ti (nė rastin nė fjalė,sa i zoti jam unė) qė tė lexosh  ato qė nuk shihen. E them troē: nuk mundesh qė nė njė "esse" tė japėsh gjithė atė kuintesencėn e gjithė veprės. Se ky "mister" fillon qė nga Atlatinda dhe vazhdon me epoka historike tė tillla, si: lashtėsia, mesjeta dhe deri nė ditėt tona.

Tė gjitha vijnė para syve tė lexuesit si nė njė kaleidoskop, por qė kanė nevojė pėr njė Ciceron. Ciceroni ėshtė "orakulli" Albert Verria. Duke e lexuar gjithė kėtė "deshifrim misteresh" arrin nė pėrfundimin aktual: ende ka mistere qė kanė mbetur mistere. Por unė nuk mund ta mbyll shkrimin tim, pa tė pėrshtypjen mė madhore nga libri. Njė pėrshtypje qė tė kėndellė dhe ta ngre adrenalinėn e gjakut.

... ti do bėhesh vrasės!!!  Nuk ka mbresė mė emocionale se sa kjo nė gjithė  misterin. Ėshtė e njohur historikisht qė Kajni vrau tė vėllanė,Abelin. Kjo "vėllavrasje", pėr fat  tė keq, vazhdon dhe  nė ditėt tona. Lakohet pohimi:- Ti do bėhesh vrasės! Dhe,sa  pa  marrė veten nga ky "pohim" tronditės, "orakulli" flet:- Po. Do  bėhem vrasės!!! Dhe ky pohim nuk ėshtė hipotetik. Ndėrsa pret "vrasjen" i tronditur, si njė finale e bukur (gėzim pa kufi pas njė tragjedie mbushur tė vrarė), vjen sihariqi: "  e zėri kumboi nė tė katėr anėt e planetit:- Unė do tė vras! Do tė vras ligėsinė qė kemi pėrbrėnda, pėr tė jetuar nė paqe e lumturi! Nuk ka finale  mė tė bukur! Kam po atė ndjesi qė kam ndjerė  duke lexuar Mjedėn ( nė vizionin tim dhe shijen time letrare, Mjeda ėshtė Poeti mė poet i gjithė  trevės sė Veriut) dhe pėr ta bėrė pak mė tė pėrafėrt ndjesinė, po mundohem, tė risjell vargjet e Mjedės (aq sa mbaj mend, natyrisht)

... e nalt, nė qiell: bukuri madhore
Hapi flatrat e pėrshndrtishme
Me thonjė tė harkuem

Shqipeja arbnore."
                                                 *    *   *
Duke deshifruar  misteret, "orakulli" Albert Verria ka vetėm njė qėllim: tė vras tė ligėn, nė dobi tė sė mirės. Tė vras luftėn,se do paqen. Tė vras qelizat kanceroze qė kanė pushtuar drejtėsinė; tė vras korrupsionin dhe tė vras ēdo gjė tė ligė. Tani mė gjeni a ka "vrasės" mė tė bukur? A nuk ėshtė ky  njė "orakull" qė duhet dėgjuar? Unė kėsaj pyetjeje i pėrgjigjem me po dhe ndaj po e ngre zėrin tim nė disa oktavė.

Por, nė fund tė fundit, sado qė nuk  jam ndonjė besimtar i thekur, kam lexuar qė Shėn Thomai thotė: " Qė tė tė besoj, plaga duhet zėnė  me dorė". Dhe ju zėreni me dorė kėtė libėr ku do gjeni njė "Orakull" kaq tė ditur.

Nga Pėrparim Hysi
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi