Mistere tė pashpjeguara…

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistere tė pashpjeguara…

Mesazh  Equinox prej 28.11.14 9:12



Nė dekadat e fundit, minierat e Afrikės sė Jugut kanė nxjerrė nga gėrmimet e tyre, sfera metali misterioze. Origjina e tyre mbetet e panjohur, ndėrkohė qė parametrat e tyre nuk kanė diametėr mė tė madh se 2.54 centimetėr. Disa prej kėtyre gurėve kanė tė gdhendur nė vija paralele tre gropa tė vendosura pėrgjatė ‘ekuatorit’ tė sfereave. Dy lloje sferash tė tilla janė gjetur: njė pėrbėhet nga metal i kalter me reflekse tė sė bardhės, dhe tjetra e porezuar nė siperfaqe me vrimat tė mbushura me njė substancė tė bardhė. Gurėt qė janė gjetur, sipas ekspertizės, i pėrkasin periudhės pėrpara 2.8 milionė viteve mė parė. Nuk dihet kush i krijoi, dhe pėr ēfarė arsyeje.

Guret Dropa

Nė vitin 1938, njė ekspedite arkeologjike e udhėhequr nga Dr. Chi Pu Tei nė malet kineze Baian-Kara-Ula, bėri njė zbulim tė jashtezakonshėm nė disa shpella qė kanė qenė banesat e kulturave antike. Tė groposura nė pluhurin e mijėra viteve, sipėrfaqja e kėtyre shpellave ishte pushtuar nga qindra gurė nė formė disqesh. Diametri i tyre ėshtė rreth 23 centimetėr, dhe secili gur ka njė rreth tė krijuar nė qendėr tė tij, mbi tė cilin ėshtė gdhendur njė vijė rrethore. Ata i pėrngjajnė disqeve tė lashta tė fonografėve tė pėrpara 10,000-12,000 viteve. Nė afėrsi tė qendrės sė gurėve gjenden shkrime nė formė hieroglifesh. Dekodimi i tyre flet pėr anije hapėsinore nga njė botė e largėt qė ishin pėrplasur mbi kėto male. Pilotėt e kėtyre anijeve e quanin veten Dropa, dhe mbetjet e zbritjes se tyre nė tokė, ndoshta sapo janė gjetur nė kėto shpella.

Guret Ica

Nė fillim tė viteve 1930, njė antropolog i Ica-s nė Peru, Javier Cabrera, zbuloi qindra gurė ceremonialė tė groposur nė varret e Inkasve tė lashtė. Dr. Cabrera, ka mbledhur mė shumė se 1100 gurė tė tillė qė vlerėsohet tė jenė tė periudhes para 500-1500 vitesh. Ato janė quajtur nė kolektivitet, guret Ica. Gurėt kanė tė pikturuar arinj, shumė prej tė cilėve nė pozicione seksuale (ēka ishte normale pėr kulturėn e lashtė tė Inkasve). Disa prej tyre japin pamjen tė ngjashme me ato tė operacioneve kirurgjikale dhe transplanteve tė trurit. Njė gdhendje fantastike e disa gurėve tė tjerė jep imazhin e

Gurėt gjigandė sferikė tė Costa Rica-s

Nė vitet 1930, kėrkimet pėr tė zgjeruar plantacionet e pemėve tė bananeve nė Costa Rica, rezultuar mjaft tė pasura nė njė drejtim tjetėr. U gjetėN duzina sferash gjigante tė gurta, disa prej tė cilave ishin pėrsosmėrisht sferike. Gurėt varionin qė nga madhėsia e njė topi tenisi, nė njė diametėr tjetėr tė jashtėzakonshėm prej 2.44 metėr dhe me peshė 16 ton. Edhe pse janė qartėsisht tė krijuar nga njeriu, mbetet e panjohur arsyeja dhe qėllimi i tyre. Mbi tė gjitha, nuk dihet sesi ėshtė arritur tė ndėrtohet njė pėrpikmėri e tillė sferike.

Oera Linda

Libri Oera Linda ėshtė dorėshkrimi mė i debatuar nė histori, mitologji dhe besimet fetare tė kulturės Frisiane. Ai ėshtė gjetur nė shekullin e XIX. Termat qė pėrfshihen nė kėtė libėr, i pėrngjajnė katastrofės, nacionalizmit, matriarkalitetit dhe mitologjisė. Teksti tregon se Evropa dhe vendet e tjera, nė pjesėn mė tė madhe tė historisė sė tyre, janė udhėhequr pėr vite tė tera nė vazhdimėsi nga gratė dhe nėnat mė popullore tė shoqėrisė sė atėhershme. Ato ndiqnin njė rregull tė caktuar hierarkik tė “Urdhrit tė Priftėreshave Beqare”, qė i dedikohej perėndeshės Frya, vajza e perėndisė supreme Wr-alda dhe Irtha, nėna njerėzore ( jo perėndi). Deklarohet gjithashtu se civilizimi Frisian kishte alfabetin e vet, qė ishte paraardhės i alfabeteve greke dhe Feniciane. Dorėshkrimi daton nė vitin 1256. Thuhet se ėshtė kopje e dorėshkrimeve edhe mė tė vjetra, dhe nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė na rikthen nė vitet 2194 pėrpara Krishtit deri nė vitin 803 pas Krishtit.

Fosile tė pabesueshme

Pėr fosilet kemi dėgjuar qė nė klasė tė parė. Ato shfaqen nė forme materiali tė ngurtė qė formohen gjatė mijėra viteve. Por ka disa fosile qė nuk pėrbėjnė asnjė domethėnie nė gjeologji apo histori. Fosili i njė gjurme tė dorės sė njeriut, pėr shembull, u gjet nė formėn e njė guri gėlqeror 110 milionė vjeēar. Nė Arktikun Kanadez, ajo qė duket si fosile e njė gishti tė njeriut, daton pėrsėri 100 deri nė 110 milionė vite mė parė. Ajo qė duket si fosili i kėmbės sė njė njeriu, qė ndoshta pėrdorte sandale, u gjet afėr Delta-s, nė Utah, nė njė depozite argjilore qė vlerėsohet tė jetė e lashtė 300 milion deri nė 600 milion vite mė parė. Kjo rihap debatin se kur ka filluar njeriu tė popullojė Tokėn.

Objekte tė pėrpunuara metali

Njerėzit supozohet tė mos kishin banuar nė tokė rreth 65 milionė vjet mė parė, kėshtu qė nuk bėhet fjalė qė ata tė kenė pėrpunuar metalin. Si e shpjegon shkenca zbulimin e tubave metalikė gjysmė-vezakė tė gjetur nė Francė? Nė vitin 1885, nė njė bllok qymyrguri u gjetėn kuba metali tė krijuara nga dora inteligjente njerėzore. Nė vitin 1912, punėtorėt e ndėrtimit, shkatėrruan njė tjetėr bllok metali nga i cili nxorėn njė vazo hekuri. Njė thua gishti njerėzor ėshtė gjetur gjithashtu i ngjitur pas njė guri, qė i pėrket Erės sė Mezolitit. Dhe pėr mė tepėr, ka shumė anomali tė tjera tė gjetura nė kėtė zonė, tė gjitha shumė mė tė lashta se 65 milion vjet.

Arka e Besėlidhjes

Arka konsiderohet tė jetė njė nga thesaret mė tė mėdhenj tė fshehur qė tentojnė tė vėrtetojnė fakte tė pamohueshme tė Testamentit tė Vjetėr. Zbulimi i tyre mbetet qėllimi i shumė arkeologėve modern dhe aventurierėve. Ai supozohet se pėrmban shumė urdhėresa tė dhėna nė tabela prej guri qė i pėrkasin Moisiut nė Malin e Sinai-t. Sipas librit tė Eksodit, Arka pėrbėhet nga dru i veēantė, dhe ėshtė e larė nė ar. Besohej se ky objekt kishte fuqi tė mbinatyrshme, qė thuhet se ka shkaktuar vdekjen e njė personi qė tentoi ta prekte, apo “mallkimin e keq” qė thuhej se u dha Filistinėve pasi ata e braktisėn. Ka shumė spekulime mbi vendin ku ėshtė groposur ky thesar. Mund tė duhet njė gjeni pėr ta gjetur, por njė budalla pėr t’iu afruar!

Floku i Engjellit

Floku e Engjėllit, ėshtė njė fenomen qė nuk ka marrė asnjėherė kuptimin e saktė. Fenomeni pėrbehet nga rėnia e fijeve prej mėndafshi nga qielli, “nė formė shiu” mbi tokė. Ėshtė njė fenomen i pėrhapur gjerėsisht mbi tokė, kryesisht nė zona si Amerika e Veriut, Zelanda e Re, Australia, dhe Evropa Perėndimore. Nuk ka prova qė zbulojnė shkakun e kėtij fenomeni, qė mund ta shohėsh me sy, por nėse zgjatesh ta kapesh, zhduket sa hap e mbyll sytė. Nė kėtė mėnyre nuk dihet as nga ēfarė pėrbėhet nė tė vėrtetė “ky lloj shiu”. Spekulimet thonė se vjen nga merimangat, apo ndonjė insekt tjetėr i madh qė thur tė tilla rrjeta. Nuk pėrjashtohet mundėsia e UFO-ve gjithsesi, ėshtė njė material i njė natyror shumė i butė, i pamundur pėr t’u mbledhur pėr eksperimente, dhe pėr tė marre rezultate kimike.

Harta Piri Reis

Harta Piri Reis ėshtė njė hartė shumė e famshme e botės para-moderne, e krijuar nė shekullin e XVI nga kartografi Piri Reis, nė admiralin Osman (Turk). Harta tregon pjesė tė brigjeve perėndimore evropiane dhe tė Afrikės veriore, me njė saktėsi tė arsyeshme. Madje edhe brigjet e Brazilit janė mjaft tė thjeshta pėr t’u dalluar. Janė pasqyruar aty edhe disa ishuj tė Oqeanit Atlantik si Azores dhe Canary, pa lėnė mėnjanė edhe ishullin mitik, Antillia-n. Mendohet se kjo hartė ėshtė krijuar nga njerėz qė ishin tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e Antarktikės. Disa studiues, mendojnė se kjo ėshtė pjesė e hartave tė tjera qė mbėshtesin njė teori tė eksplorimit global nga njė civilizim i pazbuluar i periudhės para-klasike.
avatar
Equinox

250


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi