Shpirti i turmės dhe i askushmėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shpirti i turmės dhe i askushmėrisė

Mesazh  gjilanasi prej 25.11.14 1:27



SHPIRTI I TURMĖS bashkėjeton me njeriun dhe ėshtė tipar i historisė njerėzore, sepse njeriu nė mėnyrė tė natyrshme ėshtė qenie shoqėrore qė kėrkon pėrherė tė shoqėrizohet. Porse njohuria pėr tė, pėrkujdesja ndaj kėtij shpirti dhe mbi tė gjitha shfrytėzimi i tij pėr qėllime tė caktuara pėrbėn anėn tjetėr tė medaljes. Ēėshtja madhore ėshtė se sa i theksuar ėshtė shpirti i turmės nė shoqėri, sepse njeriu i brumosur me njė mendėsi tė tillė ka nė themel tė mendjes sė tij ēiftin Sundimtari dhe Turma.

Kjo ėshtė ēėshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janė shfaqje tė shpirtit tė njeriut dhe janė pikėrisht ato qė pėrcaktojnė sjelljen e tij shoqėrore, domethėnė kufirin ndarės ēfarė quhet e mirė dhe ēfarė quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janė dy gjėra tė ndryshme por qė njėkohėsisht plotėsojnė e bashkėshoqėrojnė njėra tjetrėn, ngase nė fund tė fundit ato bashkėshoqėrojnė njeriun. Sjellja shoqėrore ėshtė ajo qė pėrcakton ngjarjet shoqėrore, sepse njeriu bėn atė qė dėshiron tė bėjė.

Njeriu nė turmė ka njė shpirt tė ndrydhur, tė pa lirė e tė pa larmishėm dhe duke qenė nė gjendje tė tillė ai kundėrvepron duke i lindur dėshira nė skutat e shpirtit tė tij pėr ta parė veten nė krye tė turmės. Shpirti i tij ngashėron, kridhet pėrqark, i frikėsuar mban sytė e veshėt hapur te tė tjerėt, frigon e idhtohet nga e mira e tjetrit, i sheh tė tjerėt detyrimisht tė barabartė me vetveten, sheh nė tė tjerėt aspak ndryshim nga vetvetja ose nė rastin mė tė mirė ndryshime tė parėndėsishme. Ai ndjehet njėsh me “tė barabartėt e tij” dhe vetėpėrfytyrohet si pėrfaqėsues i tyre.

Ky shpirt i ngujuar nė mėnyrė natyrale kėrkon hapje, liri dhe vet-dallueshmėri. Prandaj ai e anon ndėrgjegjen e tij drejt njėshit, drejt unit, drejt vetėkuptimit me ndjenja tė forta qė ky vetnjėsh kėshtu nuk ka vlerė dhe si rrjedhim i mbin dėshira qė tė duket mbi tė tjerėt ose, e thėnė sipas mendjes sė tij, mbi “tė barabartėt e tij”. Zgjidhja mė e lehtė pėr tė ėshtė mburrja ose bėrja e tjetrit me turp. Ai gjithmonė ėshtė nė kėrkim tė rastit pėr t’u mburrur ose bėrė tjetrin me turp, sepse ai ndjehet keq dhe i turpėruar kur nuk mburret apo kur nuk e turpėron tjetrin. Me ligėsi, ai gjithmonė ėshtė nė kėrkim tė thashethemit pėr tjetrin, sepse edhe vetė ai ėshtė njė thashethem. Kėshtu, njeriu nė turmė harxhon pa ndėrprerje vėmendje dhe energji e tij pėr emocione tė panevojshme dhe hamendje tė papėlqyeshme, pėr ngacmime nervore tė nxituara, pėr ėndėrrime me sy hapur dhe thashetheme tė pashtershme.

Njeriu nė turmė e ka tė pamundur tė pranojė se jo ēdo gjė ėshtė apo i pėrket ēdonjėrit dhe jo ēdo njeri ėshtė pėr ēdo gjė. Njė mendėsi e tillė nuk arrin tė pranojė se veē punės sė tij ekziston e duhet tė ekzistojė edhe puna e tė tjerėve dhe nuk vozit nė mėnyrė tė atillė qė puna e tij tė plotėsojė punėn e tė tjerėve ose puna e tij tė plotėsohet prej tė tjerėve.

Pėr njė shpirt tė tillė i mirė ėshtė, domethėnė duhet tė ekzistojė, vetėm guri i tij dhe jo muri i pėrbashkėt. Ai vetėgjykon se ėshtė i pazėvendėsueshėm dhe ka edhe raste qė ai pėrpiqet ta prishė murin e pėrbashkėt, sepse ka njė shpirt tė pabesė me aromė kalbėzimi. Njė shpirt i tillė nuk pėrcjell respekt pėr tė tjerėt e midis tė tjerėve, bile pėr tė nuk ekziston dhe nuk duhet tė ekzistojė edhe mendimi ndryshe, aq mė tepėr tė kuptojė se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi ėshtė mė i fortė. E thėnė mė gjerė, njė shpirt i tillė nuk pranon ndryshimin dhe ndryshueshmėrinė, domethėnė harmoninė, dhe si rrjedhim nuk pranon pėrparimin, madje e urren atė.

Njeriu nė turmė kthehet pa e kuptuar nė njė narcist. Si i tillė ai kėrkon me kėmbėngulje nė turmė vetėm pasqyrime tė vetvetes; tė tjerėt janė njėsoj pėr tė, duhet tė jenė kėshtu ose pėrndryshe tė shndėrrohen nė tė tillė. Pėlqyeshmėria pėr vetveten duke parė e prekur vetveten nga tė gjitha anėt e nė tėrė turmėn ėshtė e pakufishme. Ndėrsa narcistit tė lashtėsisė i duhej tė qėndronte tėrė ditėn mbi njė pellg tė vogėl me ujė tė patrazuar pėr tė parė vetėm vetveten e pasqyruar me qėllim qė t’i avullonte kėnaqėsinė e pėlqyeshmėrisė sė vetvetes, pėr narcistin e turmės pasqyra e vetvetes shtrihet nė tė katėr anėt e pafundme pėr sa kohė qė ekziston turma e tij. Si e tillė kjo pasqyrė e nderė bėhet njėkohėsisht mjaft e brishtė, lehtėsisht e thyeshme dhe e thėrrmueshme nga ēasti nė ēast pėr shkak tė madhėsisė e shtrirjes sė saj. Njė kėnaqėsi e tillė e dhėnė nga njė pasqyrė e pafundme nuk mund tė lėshohet apo tė harrohet.

Pėr ta ruajtur kėtė gjendje, mjetet e vetme tė narcistit tė turmės janė: vigjilenca, smira, urrejtja dhe dhuna ndaj ēdo drithėrime tė sipėrfaqes sė pasqyrės ujore, ndaj ēdo tingulli sadopak tė ndryshėm tė dėgjuar, ndaj ēdo njėshi tjetėr nė turmė dhe ndaj ēdo ndryshimi qė shfaq ky njėsh. Nė mėnyrė tė veēantė, narcisti i turmės hidhėrohet thellė dhe mbushet me dėshpėrim e urrejtje kur vėren ndonjė tė mirė qė i shkon apo i ndodh tjetrit. Pėr tė, njėshat e tjerė nė turmė nuk e meritojnė dhe nuk duhet t’iu ndodhin tė mira. Ai i pėrqesh tė tjerėt kur shprehen e shfaqen ndryshe, i pengon ato tė ndryshojnė dhe tė pėrparojnė. Pėr tė, vetėm sundimtari i turmės, idhulli i tij, vetvetja e tij e dėshiruar, meriton tė mira, prarim, vezullim e lartėsi.

Njė shpirt i tillė i jep vlerė vetėm tė qenit mundues pėr tė tjerėt, i jep vlerė vetes vetėm duke ia ulur vlerėn tė tjerėve, i jep vlerė vetes duke pėrdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombėtare tė shoqėrisė qė i pėrket. Njė shpirt i tillė njeh vetėm lirinė e tij tė egėr e tė pakufishme. Ai ėshtė shpirtėrisht pjesėmarrės nė krimin apo tradhtinė qė sundimtari (Mbinjėshi) i tij kryen. Ai nuk arsyeton pėr kėtė dhe nuk e arsyeton mbinjėshin e tij, sepse ai vetė ėshtė sundimtari i ėndėrruar pa qenė sundimtar. Ai dallon vetėm tė drejta pėr veten e tij; pėr tė ekziston vetėm liria e tij dhe jo e tė tjerėve. Bile, kur mbaron ai duhet tė mbarojnė edhe tė tjerėt. Njė shpirt i tillė ėshtė i pangopur, i pakėnaqur, i paqetė dhe rrjedhimisht mizor pėr tė mbajtur gjallė pangopshmėrinė e tij. Ai vetėmendon se ėshtė i pagabueshėm, i pacenueshėm, me tė drejta absolute e liri tė pakufishme. Ai nuk mban dhe nuk ndjen pėrgjegjėsi pėr veten dhe tė tjerėt; njė shpirt i tillė ėshtė, bie fjala, njė Ali Pashė Tepelenė. Njė shpirt i tillė synon qė ēdo gjė me vlerė tė jetė brenda derės sė tij, ai dėshiron dhe pėrpiqet tė ndėrtojė vetėm ishullin e tij, kullėn e tij me frėngji.

Atij nuk i intereson ambienti pėrreth dhe madje ai e sheh me armiqėsi kėtė ambient, sepse atij nuk i interesojnė gjėrat e pėrbashkėta. Njė shpirti tė tillė i pėlqen tė ndėrtojė ishullin e tij tė thepisur; ai ngazėllehet kur prish urat lidhėse dhe pret telat ndėrlidhėse pėr tė ndėrtuar gardh pėrreth vetes sė tij. Atij nuk i pėlqen bashkėjetesa paqėsore, sepse ai nuk respekton tjetrin dhe pjesėn e tjetrit, ai ėshtė njė fqinj i keq, ai urren dhe i erren sytė pėr ēdo ndryshim tė vėnė re tek “tė barabartėt e tij”. Dhe njėkohėsisht, ai vrojton se ē’bėjnė tė tjerėt pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė, pėr tė mos ngelur mbrapa emocionalisht.

Njeriu i turmės nuk rri dot pa e parė dhe dėgjuar pa pushim e kudo figurėn e mbinjėshit tė tij. Figura e stampuar e mbinjėshit tė tij mishėron pasqyrimin e vetvetes pėr njėshin e vocėrr dhe si e tillė tek kjo figurė ai gjen kėnaqėsinė dhe dehjen mė tė madhe pėr veten e vet; kjo ėshtė ėmbėlsia pėr shpirtin e tij tė idhtuar. Karrigia dhe bėmat e sipėrnjėshit i krijojnė njėshit tė vocėrr njė rrymė tė atillė jehonash saqė pa atė rrymė as makina njėsh nuk punon e as njėshi nuk ndjen vetveten. Njeriu nė turmė kthehet nė vogėlinė e fėmijėrisė e tij kur ėndėrronte tė ishte i madh, mbinjėsh i frikshėm, dhe papėrgjegjshmėria fėminore i jepte shijen e kėnaqėsisė pakufi. Prandaj, besimi i tij shkon andej nga fryn era, andej nga burojnė valėt e tingujt qė e mbajnė tė vogėl atė, andej nga shfryn sundimtari i turmės, andej nga ėshtė kahu i fuqisė sė turmės.

Turma kėrkon njerėz tė vegjėl, grimca rėrė. Si njė vocėrrak, ai gjykon vetėm duke thėrritur pėr ndihmė paragjykimet e paharrueshme tė vogėlisė. Duke pėrfytyruar, ai e kthen veten mbrapa nė kohė dhe emocionalisht mburret me kėtė. Kėshtu, me dashje e pa dashje, ai e shuan zgjuarsinė e tij, bėhet i paaftė tė dallojė dhe kuptojė tė vėrtetėn, e ul veten aq poshtė sa tė mos njohė rrotėn dhe tė mos dijė sa bėjnė 1+1-1; dhe shpejt e shpesh bėn keq dhe gabime. Njeriu nė turmė e ka tė pamundur tė kujtojė apo vrojtojė vetveten, e si rrjedhim ai e ka tė pamundur tė kujtojė apo t’i lidhė veprimet e ndodhitė e shkuara. Kujtesa e njeriut nė turmė ėshtė e ēastit, tepėr e shkurtėr. Ai kujton vetėm ēfarė dėshiron nė ēast tė kujtojė ose ēfar i shkon pėr shtatė shpresave dhe frikave tė tij.

Njeriu nė turmė arsyeton mbi bazėn e vetarėsyes sė shtypur tė njėshit. Domethėnė, ai kėrkon njėsha pėr mendjen e tij tė ngathėt, sepse ai e ka frikė njėshin, mundimtarin e mundshėm tė tij, dhe mendon se edhe ai njėsh e ka frikė atė pėr tė njėjtėn arsye. Ai ėshtė njė sundimtar i gurosur, sepse vetėm kėshtu mund tė jetė njėsh, dhe si i tillė nuk pranon tė dallohen njėsha tė tjerė nė turmė. Kur ia dėnojnė tė kėqijat, ai kėrkon vetėm njėsha, sepse me dashje ose padashje nuk e kupton se pse i sulen. Njė shpirti tė tillė nuk i intereson bashkėpunimi dhe harmonia, atij i intereson vetėm mbinjėshi qė ta sundojė nė shpirt.

Pavarėsisht sa larg ėshtė, ai gjithmonė vigjėlon qė mbinjėshi, sundimtari i tij me tė cilin i mburret vetvetes, tė mos cenohet, tė mos iki, tė jetė i pėrjetshėm e i paprekshėm, i gurosur, i lartė deri nė qiell, sepse vetėm kėshtu ai mund tė ngrejė sytė lart. Urrejtja e bėn atė gjithmonė gati tė bashkohet me shpirtra tė tjerė tė tillė pėr t’iu sulur mizorisht “tė barabartėve tė tij”, pėr t’i plaēkitur e pėrdhosur ato, pėr t’i tradhtuar ato, sa herė i del rasti apo dėgjon se mbinjėshi iu kėrkon njė gjė tė tillė. Lėvizja barazitiste (komuniste, e thėnė jo shqip) nė Shqipėri mori pėrmasa epidemike gjatė Luftės II Botėrorė, sepse njerėzia u josh nėpėrmjet thėnies “Ngrihuni t’iu biem atyre qė janė ndryshe dhe t’iu marrim atė ēfarė kanė”.

Njeriu nė turmė nuk ka forcė shpirtėrore dhe gjithnjė bėhet akoma edhe mė i pa aftė tė pyesė apo tė gjykojė vetveten, tė shkėputet prej kthetrave tė brendshme, tė shmangė varėsinė nga tė tjerėt, tė mos pėrjashtojė vetveten, tė pėrdorė ndonjė dritėz kuptimi prej vetvetes, tė ketė kureshtje kush ėshtė, nga vjen e ku shkon dhe pse. Njeriu nė turmė ėshtė njė askush. Ai mendon sipas modės sė turmės, sipas propagandės zyrtare shtetėrore apo botėrore, dhe pėrqesh ēdo gjė qė ėshtė ndryshe nga ajo modė. Njeriu nė turmė i ngjan njė cifle hekuri tė cilėn vetėm fusha magnetike e mbinjėshit e mban drejt, tė ngritur lart.

Pa kėtė fushė magnetike jetike, ai bie pėrdhe e shkon me pluhurin. Prandaj njeriu nė turmė guroset pas mbinjėshit dhe shndėrrohet nė fanatik, domethėnė ai e ka tė pamundur tė ndryshojė mendjen dhe pėrmbajtjen. Njė njeri me shpirt tė tillė ėshtė qenie emocionale, nervore, njė tifoz, njė spiun, njė madhni qė pėrgjėrohet pėr naltmadhninė e tij. Ai qėndron nė turmė pėr shkak tė urrejtjes qė ka ndaj tė tjerėve, ndaj atyre qė njeh apo ndaj fqinjit.

Mbinjėshi ėshtė shpirti i tij, emocioni dhe kėnaqėsia e tij, sepse prej hyjniut mbinjėsh dhe urrejtjes qė ai mbjell ekziston turma ku mund tė bėjė pjesė. Urrejtja dhe pickimi i emocioneve qė i shėrbejnė kėsaj urrejtje janė ato qė e mbajnė turmėn bashkė, sepse tek mbinjėshi ai gjen urrejtjen e dėshiruar dhe pickimin e nevojshėm tė emocioneve. Pa kėtė pickim emocionesh njeriu i turmės nuk do ta ndjente vetveten, nuk do ndjehej mirė, dhe do idhtohej duke u rropatur deri sa tė gjente njė turmė ku helmi i mbinjėshit t’i ėmbėltonte emocionet. Turma e tij ėshtė bota e tij, e kuptimtė pėr tė ekzistuar, nė brigjet e sė cilės pėrplasen botė (turma) tė tjera, tė huaja dhe armiqėsore.

Njerėzit nė turmė janė tė egėr e tė dhunshėm. Shpirti i tyre dhunon dhe kėrkon tė dhunohet. Me fjalė tė tjera shpirti i tyre ėshtė i skllavėruar. Skllavėrimi i ėshtė bėrė karakter, zakon, kėrkesė, dėshirė dhe mėnyrė tė jetuari. Njeriu nė turmė shndėrrohet nė njė skllav me dashje; ai nuk rron dot pa vuajtur. Ai nuk ka nevojė mė pėr zinxhirė qė ta mbajnė tė tillė, ashtu si fizikisht. Sa mė shumė koha kalon, aq mė shumė ai e adhuron skllavėrinė e tij dhe aq mė shumė krenohet me tė. Meqenėse ky shpirt nuk pranon e respekton ndryshim tek “tė barabartėt” e mendjes sė tij dhe ndėrkohė kėrkon tė dhunohet, atėherė kėtė dhunim e skllavėrim e kėrkon, e gjen si zgjidhje, dhe e pret vetėm nga sundimtari i pashpirt i turmės.

Domethėnė, e kėrkon kėtė nga idhulli i tij, nga i dėshiruari i shpirtit tė tij. Meqenėse ky shpirt i egėr ėshtė i pasjellshėm ndaj “tė barabartėve tė tij”, meqenėse ky shpirt nuk pranon tė renė dhe ndryshimin e harmonishėm tek “tė barabartėt e tij”, ai ka vetėm njė shtysė mendimi: skllavėrimin, dhe vetėm njė gjuhė veprimi: dhunėn. Egėrsia i shkakton dhimbje therėse nė shpirt kur sheh harmoni nė rrethin e “tė barabartėve tė tij”. Vetėm dhuna e mė tė fortit, e mė mizorit, e mė tė egrit, e mė tė poshtrit, e atij qė ka tė drejtė tė dhunojė e pėrdhosė tė tjerėt, e sundimtarit tė turmės, mund t’ia fashitė dhimbjen e instinkteve tė egra tė tij. Vetėm kjo dhunė madhore, vetėm ky sundimtar turme me tė vetmen tė drejtė fjale e veprimi, mund t’ia shtypė egėrsinė, shkaktaren e dhimbjes, t’ia qetėsojė shpirtin e tij dhe t’ia dehė emocionet.

Ky shpirt nuk e kupton dhe nuk e kėrkon mėvetėsinė, ndryshimin nė lidhje me tė tjerėt. Mė e shumta qė dėshiron ky shpirt ėshtė tė bėhet njė vasal mizor. Edhe kur e shtyjnė nė liri tė pėrkufizuar pėr tė gjithė, ai nuk mund tė shkėputet nga e kaluara e skllavėrimit dhe dhunimit mbi tė. Liria pėr tė ėshtė dhuna, rasti pėr tė shfryrė egėrsinė e emocioneve tė tij. Ai po me dhunė kėrkon tė kthehet nė skllavėrinė e shkuar, me tė njėjtat kushte e mundėsisht me tė njėjtin sundimtar mizor pėr turmėn. Shpirti i tij qan pa pushim pėr egėrsinė e sundimtarit tė shkuar. Shpirti i tij i idhnuar psherėtin pėr mungesėn e munduesit tė tij tė egėr, humbjen e tė cilit e ndjen shumė herė mė tė madhe se humbjen e vetvetes apo “tė barabartėve tė tij”. Ai dėshiron gjithmonė qė munduesi tė ringjallet dhe shpreson nė kėtė.

Njeriu nė turmė shndėrrohet nė njė makinė dhe si e tillė ai nuk e njeh dhe nuk mundet ta njohė vetveten. Ashtu si makina, ai bėhet i papėrgjegjshėm pėr veprimet e tija dhe as dėshiron e as kėrkon tė dijė apo tė kuptojė. Kėshtu ai shndėrrohet nė njė njeri mekanik me tė cilin ēdo gjė ndodh. Duke qenė se skllavėrimi shoqėror mbėshtetet mbi frikėn, sundimtari i turmės ia ushqen pa pushim asaj frikėn dhe mospėlqyeshmėrinė pėr ēdo gjė ndryshe, tė re apo tė panjohur. Makinat janė tė verbra dhe tė pavetėdijshme; ato s’mund tė jenė ndryshe dhe veprimet e tyre duhet t’i pėrgjigjen natyrės sė tyre. Njeriu nė turmė, njeriu mekanik, i plotėson kėto veti tė makinės. Si i tillė, ai nuk ėshtė njeri i lirė.

Qė tė ēlirohet atij i nevojitet sė pari tė fitojė lirinė e brendshme, tė vetėdijshme, tė ndėrgjegjes dhe mėvetėsisė sė tij shpirtėrore. Pėrndryshe ai ngec i skllavėruar shpirtėrisht sepse ai, para sė gjithash, as nuk e njeh dhe as nuk e kupton vetveten e tij. Prandaj njeriu nė turmė e humb dhe nuk e kujton vetveten, sepse ai edhe jeton e vepron duke qenė nė gjumė tė thellė ndonėse me sytė hapur edhe nuk bėn pėrpjekjet e duhura pėr t’u zgjuar.

ASKUSHMĖRIA ėshtė njė ndjenjė e skajshme shoqėrore qė nė situatė paniku e fut njeriun nė ankth dėrrmues dhe e zvetėnon. Nėn ndrydhjen e skajshme tė shpirtit tė tij, nėn hutimin dhe kotėsinė qė pėson shpirti i tij, nėn zhvleftėsimin e historisė nė mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmėria, fillon tė ndriēojė nė shpirtin e tij tė tymosur njė flakė pishe e zbehtė nė degėzėn e askushmėrisė. Askushmėria bėhet pėr tė frymėmarrje, liri dhe shkak veprimi. Ai bėhet kėshtu njė makinė qė nuk ka fillim e qėllim rruge, njė makinė pa busull, qė pėrpiqet tė ngahet dhe po qe e nevojshme mund tė marrė njė kthesė e tė ecė pėr aq sa i kėrkojnė shėrbim. Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat dhe historinė nė origjinėn e tij, rrėnjėt. Ai nuk e dallon mė tjetrin. Ndėrkohė ai kėrkon tė mbushet me vlera tė reja, por nuk arrin tė kuptojė se ato janė tė pathemelta tek ai, janė si gjethet tė cilat zverdhen dhe nuk dihet se ku i flak era.

Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqėria njerėzore pėrmban nė vetvete ndryshueshmėri. Domethėnė, njerėzit ndryshojnė nga pamja, mendimi, gjatėsia, vendlindja, dėshirat, kėnaqėsitė, aftėsitė, dituritė dhe bile brenda njė grupi shoqėror (kombi) ka ndryshime nė tė folurat vendore e nė veshje. Pėrtej kombit, ndryshimet shtohen nė tiparet e jashtme, ngjyra e lėkurės, gjuha, etj. Grupet shoqėrore (kombet) dhe nėngrupet shoqėrore (brenda njė kombi) kanė edhe gjėra tė ngjashme dhe tė pėrbashkėta, por nuk kanė gjėra tė barabarta. Nėse respektohet natyra, duke pėrfshirė edhe shoqėrinė e larmishme njerėzore, atėherė jeta ėshtė e paqshme. Nė tė kundėrt, pėrpjekjet pėr tė krijuar fantazma barazie pėrbėjnė dhe prodhojnė krime njerėzore dhe natyrore.

Nė rastin e Shqipėrisė zyrtare, pėr gjysėm shekulli u edukua dhunshėm me qėllim dhe me absolutizėm fantazma e barazitizmit shoqėror dhe ndėrkombėtar, aq sa u kėrkuan “vėllezėr” edhe nė xhunglat e Amazonės e tundrat e Azisė. Njerėzit u bashkėmblodhėn dhunshėm mendėrisht dhe fizikisht. U punua pėr tė krijuar tė ashtuquajturin “njeriu i ri”, domethėnė askushin e dėshiruar tė barabartė e tė edukuar me shpirtin e turmės.

Pėr askushin e mirė ėshtė askushmėria dhe e keqe ėshtė ēdo gjė tjetėr e arsyeshme, jo-paemėr dhe me formė e pėrmbajtje tė qartė. Askushi nuk di as ēfarė, pse e kė tė emėrojė dhe as pse ėshtė emėruar; ai pret urdhėr nga mbinjėshi pėr tė zbatuar njė ligj qė ėshtė urdhri vetė. Ai nuk di pse ėshtė nė njė detyrė zyrtare dhe ēfarė do tė thotė ai emėrim, ēfarė pritet e duhet tė bėjė, ēfarė tė thotė e ēfarė tė kėrkojė. Ai ėshtė njė vjedhės pune, vendi pune dhe vote. Ai nuk e di ē’ėshtė e ēfarė pėrfaqėson kombi e flamuri kombėtar ose ēfarė duhet tė bėjė pėr festėn kombėtare, ēfarė flamuri duhet tė mbajė, ēfarė tė bėjė qė ai flamur tė mos jetė thjesht njė copė lecke me ngjyra, etj. Ai shndėrrohet nė spiun, tradhtar, vjedhės i vetvetes dhe brejtės apo shkatėrrues i tė tijve.

Askushmėria shpesh e vozit askushin nė veprime tradhtie, sepse pėr tė qenė njė njėsh dikushi, njė sundimtar i pėrmalluar, ai i hyn rrugės sė krimit dhe bashkėpunimit me armiqtė. Ai vetėm keq sheh, uron apo dėshiron, sepse ai vetė ėshtė keq dhe tė keqen ka si pikė krahasimi. Ai flet pėr gjėra tė paarsyeshme e tė pakuptueshme dhe bile ai nuk dallon ngjyrimet.

TĖ MENDUARIT TURMOR DHE ASKUSHMĖRIA tė para veēan dhe tė veēuara pėr njeriun e veēuar nuk pėrbėjnė rrezik pėr shoqėrinė. Por meqenėse shpirti i askushmėrisė lind prej shpirtit tė turmės dhe ndėrthuret mjaft me tė, atėherė kur shpirti i turmės dhe i askushmėrisė bėhen tipare shoqėrore tė pėrhapura dhe tė njėkohshme, atėherė ai grup shoqėror ėshtė nė rrezikun e madh tė mashtrimit dhe vetshkatėrrimit. Rreziku bėhet akoma mė i madh dhe pėsimi prej tij mė i shpejtė kur armiqtė e kėtij grupi shoqėror ia njohin atij kėtė shpirt dhe pėrkujdesen t’ia forcojnė pikėrisht kėto dy tipare shoqėrore.

Nė kėtė rast, pasoja ėshtė e paqartė pėr ēastin por e qartė pas njė periudhe tė gjatė kohe. Si rrjedhim, ai grup shoqėror vetėshkatėrrohet, humbet vlera njerėzore, shpirtėrore, kulturore dhe materiale, ose nė rastin mė tė mirė vazhdon tė pėrtiqet nė kufijtė e mbijetesės duke ngelur i prapambetur, i vetėpenguar nė pėrparim dhe i paqetėsuar. Ngulmi i kėtyre dy mendėsive i mban njeriut ndezur ėndrrėn e barazitizmit dhe si rrjedhim ai cenon dhunshėm gjėrat qė s’i pėrkasin ose qė janė tė ndryshme nga ėndėrrimi i tij.

Veē shpirtligėve, njerėzit qė janė nė detyra zyrtare dhe i pėrmbajnė nė vetvete tė dy kėto mendėsi bėhen shumė dėmtues pėr shoqėrinė gjatė marrjes sė vendimeve. Bile, ato zhyten nė krime dhe tradhti nga tė cilat nuk dalin dot dhe njėkohėsisht kujdestarėt e tyre nuk i lenė tė dalin por i zhytin akoma mė shumė. Njerėz tė tillė bėhen kukulla qeverisėse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund tė dėgjohen gjėrat mė tė paarsyeshme. Me njerėz tė tillė nė pozita shtetėrore, veprimtaria armiqėsore e huaj, sidomos ajo e fshehta, ka fushė tė lirė veprimi dhe pasoja tė dhimbshme pėr vendin.

Historia shqiptare vazhdon ta japė kėtė mėsim. Ato njerėz qė thonė se nuk ka armik, ose e thonė kėtė nga mungesa e zgjuarsisė sė tyre, ose e thonė kėtė nga vetvetja pėr shkaqe emocionale dhe qėllime tė ngushta vetjake apo pėrfitimi, ose iu ėshtė thėnė nga armiqtė ta thonė kėtė gjė (duke e ditur ose duke mos e kuptuar kėtė); ose shtyhen ta thonė kėtė jo nga njė shkak i pėrmendur mė sipėr. Shteti i Shqipėrisė zyrtare u shpartallua nė fillim tė vitit 1997 pikėrisht prej humbjes sė armikut (askushmėrisė) dhe veprimit tė frymėzuar nga mendėsia e turmės.

Tė dyja kėto mendėsi ushqejnė njėra-tjetrėn dhe pėrcaktojnė sjelljen shoqėrore tė njeriut, e cila do tė thotė para sė gjithash si sillet njeriu ndaj shoqėrisė dhe ēfarė ka bėrė pėr tė. Ekzistenca dhe nxitja e tyre nga ato qė i duan tė keqen shqiptarėve i rrisin mjaft pasojat negative mbi shoqėrinė shqiptare, qetėsimin, bashkimin dhe pėrparimin e saj. Ndikimi negativ nė shoqėri i tė dyja mendėsive zvogėlohet nėpėrmjet ndriēimit tė shpirtit me vlera dhe mendjes me ide, shkollimit matematik dhe shkencor, edukimit tė njeriut si e pse tė pėrdorė arėsyen, edukimit kombėtar dhe atij bashkėsor.

Tė gjitha kėto kanė qėllim pėrparimin dhe pėrkufizimin e mirėsjelljes shoqėrore ndaj vetvetes, tė tjerėve dhe ambientit nė rrugėn drejt njė shoqėrie tė udhėrrėfyer prej arėsyes dhe urtėsisė, domethėnė drejt njė shoqėrie qė i pėrket e vėrteta dhe qė e sheh atė nėpėrmjet arsyes. Pra ēėshtja shtrohet: tė dihen tė metat e mendėsisė shoqėrore dhe tė kundėrveprohet butėsisht pėr largimin e tyre, apo tė mos dihen por t’i dinė armiqtė dhe tė veprohet egėrsisht pėr thellimin e tyre. Meqenėse pėrmirėsimi paraprak fillon tek vetė njeriu, fillimi i largimit tė kėtyre dy mendėsive nė ēdo rast ėshtė shumė i thjeshtė: njeriu nevojitet tė mos mendojė e tė mos flasė me NE. Kėshtu ai do tė fillojė tė zgjohet, tė kujtojė vetveten, tė shkuarėn e rrjedhimisht tė ardhmen, dhe do tė fillojė tė ekzistojė sepse do tė fillojė tė mendojė.

Nga Saimir Lolja
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi