TAI CHI - meditimi nė lėvizje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

TAI CHI - meditimi nė lėvizje

Mesazh  Luli prej 24.11.14 23:31

Duke praktikuar teknikat e relaksimit tė tilla, si yoga dhe tai chi mund tė arrini njė gjendje relaksi dhe njė qetėsi tė thellė qė neutralizon efektet negative tė stresit. Duke praktikuar rregullisht tai chi do tė keni mė pak stress e ankth, qetėsim muskujsh, por mbi tė gjitha pėrmirėsim tė energjisė, humorit dhe fokusimit..



Teoria dhe praktikimi i Tai Chi-sė lidhet me shumė principe tė filozofisė kineze duke pėrfshirė taoismin dhe konfucianismin.

Ekzistojnė njė numėr formash Tai Chi tradicionale dhe moderne, tė cilat i shėrbejnė qėllimeve tė ndryshme.

Tai Chi ėshtė njė art marcial i brėndshėm. Ai quhet i brendshėm, sepse qėllimi i tij kryesor ėshtė kultivimin i energjisė sė brendshme Chi (qė ėshtė energjia e jetės), nėpėrmjet lėvizjeve tė buta dhe tė vazhdueshme tė cilat kryhen me njė mėnyrė tė relaksuar dhe ekuilibruar tė trupit, ku praktikuesi merr dhe nxjerr frymė thellė dhe qetėsisht gjatė veprimeve. Duke e pėrqėndruar vėmendjen vetėm nė lėvizjet e formės, praktikuesi fiton njė gjendje qetėsie dhe qartėsie mendore.

Sot Tai Chi ėshtė e pėrhapur nė mbarė Botėn. Shumė njerėz i bashkohen Tai Chi-sė pėr tre arsye kryesore: Pėrfitimin qė sjell nė pėrmirėsim tė shėndetit (studimet mjeksore mbi Tai Chi-nė mbėshtesin efektshmėrinė e tij si njė ushtrim alternativ dhe njė formė terapie pėr njerėzit me probleme shėndetėsore); Rritjen e pėrqėndrimit dhe heqjen e stresit (duke u fokusuar tek lėvizjet dhe frymemarrja), si dhe pėr aspektin e tij Marcial (lėvizjet e formave zbėrthehen nė teknika kapjesh dhe goditjesh vet-mbrojtėse).



Tai chi ėshtė njė ndėr artet qė pėrdor energjinė chi. Ka teknika te shumta tė vetmbrojtejes dhe te sulmit si teknika te buta dhe teknika te forta. Kjo praktikė pėrdoret shumė nė Kinė dhe nė vende tė tjera tė globit si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat e tė gjitha moshave. Kėtė art e pėrdorin shumė edhe vipat dhe nėpėr filma tė ndryshėm p.sh. aktorin kinez Jet Lee etj.

Njerėzit e moshuar tė cilėt kanė probleme me gjumin duhet ti kthehen pėr ndihmė arteve marciale. Zbulimet e njė kėrkimi tė ri nė Amerikė treguan se njerėzit qė kishin praktikuar Tai Ēi, njė version i vjetėr kinez i arteve marciale, kanė pėrmirėsuar kualitetin e gjumit pas disa provave eksperimentale me njerėzit qė vuanin nga pagjumėsia.

Kėrkuesit shqyrtuan 112 njerėz tė shėndetshėm, tė moshave 59–86 vjeēare, pėr tė ndjekur si klasat e Tai Ēi ashtu sikundėr pjesėmarrjen nė klasat e edukimit tė gjumit, me kėshilla nė lidhje me menaxhimin e stresit, dietės dhe gjumit.

Pas 25 javėve, ato zbuluan se ato nė grupin e arteve marciale, kur u krahasuan me grupin e edukimit klinik, kishin pėrmirėsime tė gjumit dhe njė pėrmirėsim tė pėrqendrimit.

Autorėt thanė se rezultatet ishin tė rėndėsishme duke pasur parasysh mbizotėrimin e ērregullimeve tė gjumit nė mesin e kėsaj grupmoshe, me tė dhėna nga SHBA qė tregojnė se mė shumė se gjysma e tė rriturve (59 vjeē ose mė tė moshuar) kishin njė nivel tė zhvlerėsimit tė gjumit.

Nė shumicėn dėrrmuese tė kėtyre njerėzve ērregullimi ishte i patrajtuar, thanė ata, ose ishte trajtuar me sedativė, tė cilėt ēonin nė efekte potencialisht serioze anėsore tė tilla si konfuzioni.

Artet marciale njerėzve u duken vetėm si sporte "force'. Por tai chi, pėrveē vetėmbrojtjes, siguron njė shėndet mė tė mirė, madje siē thotė njė artikull i BBC "ndihmon nė shėrimin e disa sėmundjeve tė rėnda dhe vonon plakjen". Ndoshta sepse mund tė praktikohet deri nė fund tė jetės. Pavarėsisht se vė nė lėvizje tė gjithė trupin, nuk ka nevojė pėr forcė pėr t'u praktikuar. Pėr kėtė, "tai ēia" (shkruhet tai chi apo tai ji), ndryshe nga artet e tjera, nuk frekuentohet vetėm nga adoleshentėt apo tė rinjtė, por edhe nga moshat mbi 50 vjeē).



Meditim nė lėvizje

Shumica e tė rinjve kėrkojnė njė art marcial qė zhvillon forcėn. Por tė gjithė ata qė merren me arte marciale, arrijnė nė njė lloj pike kur s'kanė mė ku tė shkojnė, nuk kanė mė ēfarė tė japin. "Nė kėtė pikė fillojnė ta kuptojnė tai chi, qė ėshtė njė art marcial i cili me kalimin e kohės vetėm perfeksionohet"-thotė njė praktikues i tai chi-sė.

"Kjo, sepse zhvillon brendėsinė e njeriut me kalimin e kohės. Praktikat janė tė tilla qė edhe kur forca fizike e njeriut bie, tai ēia sėrish praktikohet, pasi nuk ka tė bėjė drejtpėrdrejt me nivelin e forcės fizike".

Ėshtė quajtur "meditim nė lėvizje", por fare mirė mund tė quhet "mjekim nė lėvizje". Sipas studimeve tė shumta tai chi vonon plakjen. Nė kėtė studim deklarohej se fizioterapistėt duhet t'i kėshillonin tė moshuarit pėr tė praktikuar ushtrimet e "artit marcial tė butė", duke i ndihmuar ata nė zhvillimin e zotėsisė pėr tė lėvizur. Njė studim i po kėtij viti tregon se taiēia ndihmon nė ruajtjen e kujtesės dhe gjithashtu ishte arritur tė provohej se personat tė cilėt praktikonin ushtrimet e tai ēisė, kishin mė pak tė ngjarė qė tė vuanin nga tensioni i lartė i gjakut.

Ky marcial ndihmon sidomos personat qė kanė probleme me ekuilibrin apo ata qė kanė probleme me shtyllėn kurrizore".

Aktualisht nė Shqipėri pak njohuri ka pėr kėtė art qė ndihmon shėndetin.

Nė njė shkrim tė BBC-sė thuhet se "studime tė zhvilluara nga kėrkues nė vende tė ndryshme kanė zbuluar se ushtrimet e tai chi-sė ndihmojnė njerėzit me diabet tė tipit 2 tė mbajnė nėn kontroll gjendjen e tyre. Artikulli mbėshtetej te rezultatet e njė programi 12-javor ushtrimesh. Megjithėse tai chi ėshtė e ngadaltė ajo ka po tė njėjtėt pėrbėrės si gjimnastika: tė forcon muskujt, fleksibilitetin, tė rregullon ekuilibrin.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi