Nga malet e larta / Epod.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nga malet e larta / Epod.

Mesazh  Anon prej 21.11.14 0:49



O mesdite e jetes! O kohe madheshtore!
O lulishte verore!
Lumturi e pa'qete per te qendruar,pergjuar dhe pritur;
Miqte presin ,gati,nate dhe dite,
Ku jeni,miq? Ejani! Erdh' koha! Erdh' koha!

A nuk qe per ju e perhimta e akullit
qe tani hijeshohet me trendefila?
Ju kerkoni perroin,te permalluar shtyheni dhe perplaseni
Erė dhe mjegull,sot me larte ne kaltersi,
Per te pergjuar mbi ju me shikimin me te larget te zogut.

Ne maje fare u shtrua per ju tavolina ime ;
Kush banon ne yje
Aq afer,kush ne largesite me te hirta te humneres?
Mbreteria ime; cila mbreteri eshte shtrire me larg?
Po mjaltin tim;kush e ka shijuar?..

Ja ku, jaaa,o miq! Oh ,a nuk jam une, ai nga i cili doni te iknit?
Ju ngurroni ,jeni te marre, ah, do te me pelqente te ndienit inat!
Une, nuk jam me une? Nje tjeter dore, hap,fytyre?
Dhe ajo qe jam une, per ju miq, a nuk jam une?

U bera nje tjeter? I huaj per veten time? I larguar nga vetvetja?
Nje luftetare, qe shume shpesh ka zoteruar vetveten,
Shume shpesh ka kembengulur kunder fuqise se vet,
Nga fitorja e vet e plagosur dhe mberthyer?
Kerkova une atje ku era fryn me forte!?
Mesova te banoj.
Atje ku nuk banon kush, ne vende te shkreta me arinj polare,
Harrova te jem njeri dhe perendi, mallkim dhe lutje!!
Mos u bera nje hije qe ecen mbi akuj !?

O miq te vjeter! Veshtroni! Tani veshtroni te zbehte,
Gjithe dashuri dhe llahtari!
Jo,ikni! Mos u inatosni! Ketu .. ,ketu ju nuk do te mund te banoni;
Ketu ne mbreterine me te larget me akull dhe shkembinj,
Ketu duhet te jeni gjahtare.

U bera nje gjahtar i rrezikshem! Shikoni se si shtrihet harku im!

Ishte me i forti se une ai qe aq shume e shtriu;
Por mjere per te tani! E rrezikshme eshte shigjeta,
Si asnje shigjete tjeter, larg prej ketej , o miq! Per hir te shpetimit tuaj!...
Ju ktheheni dhe thoni " O zemer ke duruar shume"

Ndosht ngeli shpresa jote ;
Hapur mbajua dyert e tua miqve te rinj!
Leri te vjetrit! Leri kujtimet!
Dikur ishe i ri, tani je ne lulen e rinise!

Ajo qe na lidhte dikur, lidhja e nje shprese te vetme :
Kush i lexon shenjat qe dikur ju brendashkroi dashurine ende te parenduar?
Une i krahasoj me pergamenen qe dora i largohet nga prekja, sic eshte ajo e nxire, e djegur.

Nuk ka me miql ata jane,si t'i quaj ata? ...
Vetem hije te miqve!
Por naten me trokasin ende ne zemer dhe tek dritarja,
Me veshtrojne dhe thone l "A je i vertete?"
O fjale e venitur qe dikur mbaje ere si trendafil!

O mall per rinine qe u keqkuptua!
Ata qe une i prisja me ankth
Ata qe i enderrova te ngjashem me veten dhe si ata u bera,
Fakti per t'u bere pleq i ka larguar ; vetem keshtu ,me ngelet i afert.

O mesdite e jetes! O rini e dyte!
O lulishte madheshtore!
Lumturi e pa'qete per te qendruar,pergjuar dhe pritur;
Miqete presin, nate dhe dite.
Miqte e rinj! Ejani! Eshte koha!

Kjo kenge mbaroi,thirrja e embel e mallit vdiq ne buze;
Autor nje magjistar, miku i kohes se duhur,
Miku i mesdites ( mos pyetni kush eshte )
Qe ne mes te dite , njėri u be dy ..

Tani te festojme, te sigurt per nje fitore te perbashket
Festa e festave;
Erdhi miku zarathustra, mysafiri i mysafireve!
Tani bota qesh, perdja e hirte u shqye,
permes drites dhe erresires erdhen martesat...
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi