Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  Adnan Abrashi prej 09.01.09 17:38


17 nėntori i vitit 200… do tė jetė pėr mua njė ditė e paharruar, e cila, seriozisht vuri nė sprovė tė gjitha mėsimet e gjertanishme nė rrugėn time tė filluar tė vetėngritjes shpirtėrore. Ajo ēfarė pėrjetova atė ditė, denjėsisht mė ngjalli dyshimin se mos vallė isha nė rrugėn e ēmendurisė.

Ēfarė kishte ndodhur vėrtetė me mua atė ditė?!

Njė mbrėmje, praktikoja meditimin e zakonshėm rutinor, nė qetėsinė e plotė mentale, si “flesh” figurė e qartė psikike, m’u parafytyrua pamja e njė plaku tė moshuar, kokė tullace, me mjekėr dhe flokė tė varura anash nė formė tė fijeve tė parregullta, qė tė krijonin pėrshtypjen se nuk ishin krehur kaherė.

Ishte kjo njė figure e njohur pėr mua. Ishte disi, si ajo fotografi e Leonardo da Vinēit nga Libri i Enciklopedisė. Po, po ishte vetė Leonado. Ai i njėjti si nga Enciklopedia. Nė parafytyrimin tim, figura u shfaq aq e qartė sikur t’ ishte vėrtetė i gjallė. Para se tė zhdukej, tek ai regjistrova njė buzėqeshje tė lehtė qė shprehte disponimin e tij miqėsor. Kėtė veprim e identifikova si porosi: tė mos kem fikė dhe se ai ėshtė miku im.

Ky parafytyrim zgjati fare pak, mund tė thuash vetėm disa sekonda, por rrėnjosja e pamjes sė plakut nė kujtesėn time nuk mė linte tė qetė me ditė tė tėra.

Pranoj se nė fillim u frikėsova. Aq shumė isha frikėsuar, saqė mė lindėn disa dyshime tė ēuditshme: m’u paraqiten halucinacionet... ndoshta diēka nuk ėshtė nė rregull me mua... mos vallė kam filluar tė ēmendem?...
U desh tė pėrmbahem!

Duke i dhėnė pandėrprerė vetes sugjestione pozitive, me njė vetėkontroll tė shpejtė, mėnjanova kėto zėra, tė cilat i cilėsova si provokacione tė EGO-s.

Gjatė disa seancave tė ardhshme tė meditimit, sėrish e kėrkova parafytyrimin e Leonardos, por, ēuditėrisht, pėrpos disa konturave tė paqarta, ai nuk m’u paraqit mė si herėn e parė.

Kėmbėngula qė nė asnjė mėnyrė tė mos heq dorė nga ky qėllim. Patjetėr duhet provuar njė herė, edhe njė herė... gjithnjė sa tė arrij cakun e duhur. Njė ditė, derisa meditoja nė qetėsi, sėrish m’u paraqit qartė figura e kėrkuar. Nė krahasim me herėn e parė, tani Leonardo nė parafytyrimin tim qėndroi mė gjatė, dhe unė kisha mė tepėr kohė qė ta analizoja dukjen dhe detajet e mėnyrės sė paraqitjes sė tij.

Me njė pėrqendrim tė koncentruar tė vėmendjes, vėrejta se dalja e kėsaj pamjeje psikike gufonte nga njė amė, shkėndijė e vogėl drite me ngjyrė tė verdhė ari, e cila gradualisht rritej, duke u qartėsuar si pamje e gjallė fizike. Kuptohet, ishte kjo vetėm njė personifikim i figuracionit konkret nė psikėn time qė unė nė fakt e pėrjetoja sikur ajo edhe vėrtetė tė jetė prezentė.

Leonardo mė shikonte drejt nė sy. Kėtė shikim e cilėsova si “shikim fascinues”. Pasi m’i kishte ngulitur sytė thellė nė rrėnjėzėn e hundės, nga buzėt e tij, qė si kontura mė tė shprehura dallonin prej qimeve tė mustaqeve dhe mjekrės, pėrjetova qetėsisht jehonėn e fjalėve:
- “Mos u frikėso! Unė jam miku yt i vjetėr!”.
Kėto fjalė i dėgjova tejet tė qarta.
Mė pastaj, gradualisht, qartėsia e figurės filloi tė zbehej, duke humbur tėrėsisht.

Gjatė meditimit tė mbrėmjes doja ta takoja sėrish. Ashtu edhe ndodhi. Gjersa isha nė dhomė, u ula kėmbėkryq nė tokė dhe me shpinė tė drejtė. Duart i kisha nė prehėr. Ishte kjo njė pozitė e zakonshme qė e praktikoja rregullisht gjatė seancave tė meditimit. Para se t’i mbyllja sytė, kėtė herė, pėrballė vetes vendosa njė qiri tė ndezur. Flakėn reflektuese tė saj e fiksova me sy disa minuta.

Ritualin me qirinj qėllimisht e futa nė praktikėn time meditative si risi, sepse mė nevojitej asociacioni i pikės shndritėse ngjyrė ari, nga e cila, si shkėndijė nė rritje, duhej tė paraqitej figura e kėrkuar e Leonardos.
Arti i tė vepruarit me qiri tė ndezur pati sukses. Posa e fiksova me koncentrim disa minuta, mbylla sytė dhe para vetes parafytyrova kėtė dritė qė nė intervale vinte e rritej. Derisa nė mendje ndjeja rritjen graduale tė formės sė flakės, shpejt e dėshirova para vetes pamjen e Leonardos, qė m’u shpreh qartė.

I ardhur nė kėtė gjendje, isha plotėsisht i qetė dhe e shikoja me vėmendje krijesėn e mrekullueshme qė paraqitej. Kėsaj radhe, ēuditėrish e pashė edhe me trup. Ishte nė mes si njė siluetė e mjegulluar nė formė vezore. Qėndronte i stepur nė vend, duke m’i ngulitur sytė. Pas disa sekondash filloi tė lėvizė, sė pari dorėn e djathtė, duke e drejtuar me gishtin tregues kah qielli dhe, pastaj, ngadalė, me dorėn e majtė poshtė, duke treguar me gisht tokėn.

U bėra plotėsisht vrojtues neutral dhe lejova qė gjėrat tė shkojnė me rrjedhėn e vet.
Heshtje!
Pas disa sekondash, nga buzėt qė mė buzėqeshnin, dallova fjalėt:
“Ashtu siē ėshtė lart ėshtė edhe poshtė... Ashtu siē ėshtė lart, ėshtė edhe poshtė...!“

Kėtė e kuptova si njė porosi, qė tentonte tė ma jepte.
- Duhet tė jetė njė porosi e rėndėsishme - mendova. U koncentrova edhe mė tepėr nė domethėnien e kėtyre fjalėve, por, nė moment ai u zhduk shpejt nga qartėsia e parafytyrimit tim.

Patjetėr se duhet tė jetė njė porosi e rėndėsishme.
“Ashtu siē ėshtė lart, ėshtė edhe poshtė... Ashtu siē ėshtė lart, ėshtė edhe poshtė...“
Edhe pse e lodha kot mendjen, nuk kisha ide se ēfarė dėshironte tė mė porosiste me kėtė gjestikulacion. Gishti tregues lart nė drejtim tė qiellit dhe gishti tregues i dorės tjetėr poshtė, nė drejtim tė tokės!?

Sido qė tė jetė, u ndjeva i kėnaqur. Pas njė muaj tentimesh tė njėpasnjėshme, ai pėrsėri u shfaq i qartė nė parafytyrimin tim.

E quajta mik dhe besova se ishte ashtu.
Miku im Leonardo? Udhėrrėfyesi im!
Nė tė ardhmen, kontaktet e mia me Leonardon u shpeshtuan dhe pėrherė ndjeja kėnaqėsi tė veēantė kur e parafytyroja. Ai filloi tė bėhet ēdo ditė i pranishėm tek unė dhe unė, pa ndonjė vėshtirėsi, shkėmbeja mendime me tė.

Tek paraqitja e kėtij parafytyrimi vetėm njė karakteristikė ishte specifike: ai, edhe pse dukej sikur fliste, kurrė nuk e bėnte kėtė aq gjatė. Fjalėt e tij ishin tė shkurtra. Rėndomė me: “po”, “jo”, “mirė!”, “tani”, etj. Por, ndonjėherė Leonardo dinte qė pyetjeve tė mia vetėm t’u buzėqeshte, pa dhėnė asnjė pėrgjigje konkrete.

Duke i vrojtuar me vėmendje nė tė ardhmen, edhe vetė u binda nė praktikė se pohimet apo mohimet e Leonardos si pėrgjigje ishin tėrėsisht tė sakta. Andaj, mė nuk kisha fare arsye tė dyshoja nė to.

Me kalimin e kohės, fillova seriozisht tė merrem me mundėsinė e qartėsimit racional tė domethėnies sė fenomenit Leonardo, shkaktarin e dukjes sė tij nė parafytyrimet e mia dhe deshifrimin e porosive qė m’i bėnte. Konsultova disa literatura profesionale qė disponoja dhe i tėrė rezultati i kėtij hulumtimi pėrfundonte nė vėrtetėsinė e dyshimit qė veē ishte formuar nė mua, se unė vėrtetė kisha pėrjetuar halucinacione.

Edhe pse, nė njėfarė forme, tė gjitha parasimtomat anonin kah diagnoza e ekzistimit tė elementeve halucinoze nė mua, nuk mė kėnaqte ky vlerėsim. Intimisht isha i sigurt se shfaqja e parafytyrimit tė qartė tė Leonardos e kishte edhe kuptimin e vetė irracional?

Njė mėngjes, rrugės, derisa shkoja nė punė, papritmas, sė pari nė mendime, dhe mė pastaj, gradualisht duke u qartėsuar si parafytyrim, m’u shfaq figura e njohur, e cila mė shikonte drejtpėrdrejt nė sy dhe i buzėqeshur si ēdoherė. Pėr njė ēast mbretėroi njė heshtje e shkurtėr dhe mė pas ndjeva jehonėn e fjalėve: “Unė jam TI nė TY, kupton, TI nė TY dhe asgjė tjetėr...”

U stepa nė vend. Pas pėrsiatjeve tė gjata, kėto fjalė ishin asociuse, qė mė mundėsuan nė mendje ta ndjej zbardhjen e pėrgjigjes qė kaherė e prisja. I ngazėllyer nga ky zbulim, duke trokitur me shuplakėn e dorės nė kokė, brohorita:
- “ E U R E K A !” Si nuk mė shkoi mendja? Leonardo ėshtė intuita ime.

Po, pra, INTUITA ime e cila ka filluar t’i thejė barrierat e pengesave tė EGO-s, duke m’u paraqitur pėrmes formės sė re si njė shprehje e fėrkimit, mes dėshirės sė flaktė qė tė komunikoj me tė, nga njera anė, si pjesė racionale dhe e vetėdijshme e shpirtit, dhe nga ana tjetėr, e principeve shprehimore dominuese materiale tė rrėnjosura nė bindjet e mia. Produkti i ri nga ky fėrkim, pra, ishte zėri i intuitės sime qė fliste pėrmes Leonardos nė mua.

Ndjeva njė gėzim tė papėrshkuar. Sė pari, pėr shkak se klinikish isha normal. Ēdo dyshim pėr mundėsinė e ekzistimit tė simptomave patogjene halucinoze nė mua, ishte tretur. Pėrgjigjja ishte e qartė dhe racionale: Me Leonardon si ndėrmjetėsues, unė tanimė kisha tejkaluar barrierat e kontaktit tė papenguar tė pjesės sime tė vetėdijshme me atė tė nėnvetėdijshme.

Zakonisht intuita komunikon me sinjalet e ndjenjės sė caktuar si pėrjetim shpirtėror, por kėtė herė, jo edhe rastėsisht, me mua komunikonte pėrmes personifikimit si percepcion fizik. Unė, si krijesė e dualitetit trup - shpirt, nė nivelet e caktuara tė zhvillimit tim mental, pėrmes ushtrimeve tė pandėrprera tė teknikave shpirtėrore, nė ndėrtimin e komplikuar tė sistemit tim nervor, kam stimuluar aktivizimin e disa qendrave tė heshtura funksionale.

Kėshtu tė paktėn ishte shpjegimi im.
. Leonardo, pra, ėshtė zėri i potencialit tim tė pastėr, qė nė realitetin objektiv shprehet si personifikim pėrmes ndjenjės sė dukjes tredimensionale.

Por, pse kjo figurė misterioze e Leonardo da Viēit me atė pamje sikurse nga njė vizatim i tij kur ishte nė vitet e moshuara?

Pse pikėrisht prototipi i Leonardo da Vinēit nga perioda e renesancė mesjetare? Mu kėtij personaliteti, emri i tė cilit ishte shėnuar me shkronja tė arta nė historiografinė e mendjes gjeniale njerėzore tė tė gjitha kohėve?

Nuk mė kujtohej tė kisha lexuar diē kohėn e fundit ose pėr ēfarėdo arsye tė isha marrė mė me pėrkushtim me Leonardo da Vinēin, edhe pse, pa dyshim, vėrtetė kisha njė konsideratė tė jashtėzakonshme pėr veprėn e tij tė madhe dhe menēurinė e rrallė enciklopedik tė cilėn e dispononte pėr kohėn e vet.

E lodha gjatė veten me kėto mendime tė shkakut, por nuk kisha ndonjė pėrgjigje qė do tė pranohej si shpjegim adekuat dhe i arsyeshėm...Dhe kėtė pėrgjigje nuk e kam as sot...

Adnan Abrashi - NANDA
avatar
Adnan Abrashi

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  sokol gjergji prej 24.04.11 10:06

Si eshte lart eshte edhe poshte-kjo eshte thenia e Thot tek tabela e smeraldit.Per te mesuar me teper lexo librin e Skender Hushi "Thoti i pavdekshem na zbulon Atlantiden".Kerkoje ne internet dhe do ta gjesh

sokol gjergji

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

THOTI I PAVDEKSHEM NA ZBULON ATLANDTIDEN

Mesazh  Blak Devill prej 18.06.11 21:03

[googlevideo]http://www.google.com/url?sa=t&source=web&cd=1&ved=0CBUQFjAA&url=http%3A%2F%2Fskenderhushi.net%2Flibrat%2Fthoti.pdf&rct=j&q=Thoti%20i%20pavdekshem%20na%20zbulon%20Atlantiden%22pdf%20&ei=1fP8TfynHI73sgbL9uDwDQ&usg=AFQjCNGcI-wNV9XPGZk7QG6mdTwZE4_vwQ[/googlevideo]
pasi te hapni adresen kliko opsionin e pare
avatar
Blak Devill

298


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

po normal

Mesazh  xxl prej 19.06.11 17:33

Kisha disa fjale te them edhe une.
Ne kohet e fudit njerzit jane shume te trazuar shpirterisht edhe perdorin shume barna per lehtsim shpirtero posaēerisht droga te lehta Marihhauna ETJ.
E kam fjalen njerzimi ka marre nje kahje te pa shpjegushme
edhe nese egzistojne alien dikund edhe na shikojne une mendoj se per ta jemi te rezikshem per at arsye edhe nuk shfaqen do nje menyre konkrete
BOTA SHKON KA FUNDI
PAK KOH KA MBET
avatar
xxl

patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................

54


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  FM prej 04.11.13 13:42

Ndėrroi jetė publicisti Adnan Abrashi



04 Nentor 2013 11:08

Pas njė sulmi nė zemėr, nė orėt e vona tė mbrėmjes ėshtė ndarė nga jeta publicisti i shquar, Adnan Abrashi.

Adnani ka lindur nė Prizren nė vitin 1957 dhe me profesion ishte jurist i diplomuar. Ishte bashkėpunėtor i Agjencisė sė Lajmeve Kosovapress dhe i shumė mediave tjera tė shkruar dhe elektronike shqiptare.

Ai ishte njeri ndėr publicistėt mė aktiv dhe mė nė zė kundėr dukurive negative nė shoqėrinė tonė.

KosovaPress shpreh ngushėllime familjes Abrashi pėr humbjen e mė tė dashurit tė tyre. Vdekja e tij ėshtė humbje e madhe pėr penėn shqiptare.

/Kosovapress/
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  Muneer prej 04.11.13 14:29

Woow. E pabesueshme :(( Ngushellimet e mia... Ky njeri ishte i jashtezakonshem. E falenderoj per te gjitha heret qe me ka ndihmuar.
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

590


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  Tanki prej 04.11.13 14:37

Me kujtohet sikur se sot kurr e takova se bashku me te Atin tim para 2 Viteve jasht Akademis se Shkencave ne Prishtine !

I Ngjante tamam nje Burr'Shtetasi Vizionar dhe nje Udheheqesi te denje qe i kishte te gjitha Prioritetet si ne : Politke, Shkence, Sociologji e sidomos ne Diplomaci. Ngushellime te Sinqerta per Familjen e ketij njeriu te madh .
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  Neutral prej 04.11.13 17:39

Explorer shkruajti:Ndėrroi jetė publicisti Adnan Abrashi



04 Nentor 2013 11:08

Pas njė sulmi nė zemėr, nė orėt e vona tė mbrėmjes ėshtė ndarė nga jeta publicisti i shquar, Adnan Abrashi.

Adnani ka lindur nė Prizren nė vitin 1957 dhe me profesion ishte jurist i diplomuar. Ishte bashkėpunėtor i Agjencisė sė Lajmeve Kosovapress dhe i shumė mediave tjera tė shkruar dhe elektronike shqiptare.

Ai ishte njeri ndėr publicistėt mė aktiv dhe mė nė zė kundėr dukurive negative nė shoqėrinė tonė.

KosovaPress shpreh ngushėllime familjes Abrashi pėr humbjen e mė tė dashurit tė tyre. Vdekja e tij ėshtė humbje e madhe pėr penėn shqiptare.

/Kosovapress/


para disa ditesh kishim nje bised me adnanin ne facebook aj thoshte qe do te fiton levizja Vetevendosje une thosha qe do te fiton Isa Mustafa
ngushllime
avatar
Neutral

Jeta nuk peshon asnjė fije kur ti shtrihesh pa vetėdije!

114


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  Fakiri prej 04.11.13 19:16

Ngushėllime pėr familjen Abrashi,vegjėlia e humbi zėdhėnsin e tij tė dashur Adnan Abrashin qė gjithmonė dhe nė ēdo kohė ishte nė anėn e vegjėlis.Zoti i Madhė e shpėrbleftė me tė mirat e jetės sė amshumeshme....Vdiq zėdhėnėsi i sė mirės.....E deshi me gjithė zemėr kombin e tij gjithmonė e kėshilloj pėr tė mirė,por kėtij populli i kishte hyr e keqja nė palcė dhe nuk e bėn dot pa tė....U prefshė nė PAQE o BACI ADNAN,o udhėrryesi i shumė tė sinqertėve u largove nga bota e maskarėnjėve paqė Paqe nė botėn e amshueshme....
avatar
Fakiri

1035


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  Hagel prej 24.04.14 13:57

Neutral shkruajti:para disa ditesh kishim nje bised me adnanin ne facebook aj thoshte qe do te fiton levizja Vetevendosje une thosha qe do te fiton Isa Mustafa  

Megjithate Adnani, i ndjeri ia paska qelluar ne parashikimin e tij.
avatar
Hagel

118


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  icneg prej 24.04.14 22:49

Ngushellimet jane pak , ka qene per te gjithe ne dhe do te jete nje fener ndricus me gjithcka qe ai ka lene te publikuar dhe jo vetem gjate gjithe kesaj kohe kam ndier mungesen per publikimet qe kane munguar ne faqet e tij e sidomos ne ate www.syri3.com ju keshilloj te gjithve ju qe nuk e kini njohur kete faqe ta hapni do gjeni informacione shume te vleshme por keshtu do njihni dhe me mire kete gjigand dhe punen e tij eshte e vetmja menyre qe na con perpara dhe shpresoj kjo faqe e tij te kete nje vazhdimesi per ta cuar me perpara per te ralizuar endrren qe ai pat ky eshte nderi qe mund ti bejme atij gjigandi
avatar
icneg

Syte dritaja e shpirtit

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Si e kontaktova udhėrrėfyesin tim shpirtėror ?

Mesazh  Muneer prej 24.04.14 23:35

icneg shkruajti:Ngushellimet jane pak , ka qene per te gjithe ne dhe do te jete nje fener ndricus me gjithcka qe ai ka lene te publikuar dhe jo vetem  gjate gjithe kesaj kohe kam ndier mungesen  per publikimet  qe kane munguar ne faqet e tij e sidomos ne ate     www.syri3.com      ju keshilloj te gjithve ju qe nuk e kini njohur kete faqe ta hapni do gjeni informacione shume te vleshme por keshtu do njihni dhe me mire kete gjigand dhe punen e tij eshte e vetmja menyre qe na con perpara  dhe shpresoj kjo faqe  e tij te kete nje vazhdimesi per ta cuar me perpara  per te ralizuar endrren qe ai pat ky eshte nderi qe mund ti bejme atij gjigandi  
Dhe une ne fillimet e mia jam mbeshtetur shume tek ai website, por duhrt ta pranojm: informacionet jane shume te varfera, sherbejn vetem per te hedhur hapin e pare.
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

590


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi