Ambasadori kritikon fotografitė e Enver Hoxhės nė ceremonitė zyrtare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ambasadori kritikon fotografitė e Enver Hoxhės nė ceremonitė zyrtare.

Mesazh  Anon prej 20.11.14 18:22

Nė vitin 2000 ambasadori amerikan i kohės nė Shqipėri, Joseph Limprecht, mori pjesė nė njė ceremoni zyrtare nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, ku ishte ekspozuar portreti i Enver Hoxhės. Ashtu si tani edhe atėherė nė pushtet ishte Partia Socialiste. Portreti i Enver Hoxhės ishte ekspozuar me justifikimin se qenė ekspozuar fotot e tė gjithė atyre personave tė cilėt kishin mbajtur detyrėn e Ministrit tė Punėve tė Jashtme, gjatė ekzistencės sė shtetit shqiptar.

Nė fakt nuk qenė ekspozuar tė gjithė. Kėshtu, mungonte kunati i Enver Hoxhės, Bahri Omari, i cili kishte qenė Ministėr i Punėve tė Jashtme nė kohėn e pushtimit gjerman. Enver Hoxha u bė Ministėr i Punėve tė Jashtme nė 1946, me qėllimin e vetėm qė tė ishte ai qė do tė nėnshkruante Traktatin e Miqėsisė dhe Ndihmės Reciproke me Jugosllavinė, qė nė fakt ishte traktati qė formalizonte protektoratin jugosllav ndaj Shqipėrisė. Nėse ishte Enver Hoxha kolaboracionisti jugosllav, pse tė mos ishte Bahri Omari, kolaboracionisti gjerman? Merret vesh, qėllimi ishte qė tė ekspozohej fotografia e Enver Hoxhės. Ambasadori amerikan i kohės mori pjesė nė ceremoni i pashqetėsuar nga fotografia e diktatorit antiamerikan, autor i librit “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”.

As ambasadorė tė tjerė para dhe pas tij nuk janė shqetėsuar nga prania e fotografive tė diktatorit Enver Hoxha nė ceremonitė zyrtare shtetėrore tė kohės kur ėshtė nė pushtet PS, si dhe nė ceremonitė e tjera tė kohės kur PS ka qenė nė opozitė. Nėntorin e kaluar, nė ceremoninė zyrtare shtetėrore nė varrezat e dėshmorėve nė Tiranė, u ekspozuan fotografitė e Enver Hoxhės. Ambasadori amerikan, i cili atėherė ashtu si sot ishte pikėrisht Arvizu, nuk reagoi me kėtė rast. Ambasadori amerikan reagoi vetėm nė nėntor 2014 kundėr ekspozimit tė fotografive tė ish-diktatorit komunist, dhe kjo nuk ėshtė njė gjė e rastėsishme.

Reagimi i ambasadorit amerikan vjen nė kohėn kur marrėdhėniet e Washingtonit me Moskėn janė tė ngjashme me ato tė ditėve mė tė kėqija tė Luftės sė Ftohtė. Amerikanėt, qartėsisht e shohin Enver Hoxhėn si njė person qė simbolizon lidhjen e Shqipėrisė me Rusinė. Enver Hoxha u kujdes gjithmonė qė ta bėnte tė qartė se ai nė 1961 nuk u prish me Bashkimin Sovjetik, por me atė qė e quante klikė revizioniste hrushoviane, sipas emrit tė Hrushovit (Khruschev, liderit sovjetik tė kohės).

Ėshtė domethėnės fakti qė Enver Hoxha, dy vite para se tė botonte librin “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”, kishte botuar tashmė librin pėr marrėdhėniet shqiptaro-ruse (sovjetike), tė cilit i kishte vėnė titullin “Hrushovianėt” (1980) dhe jo “Rreziku sovjetik (nėnkupto: rus) pėr Shqipėrinė”. Duke e titulluar “Hrushovianėt” librin e vet pėr marrėdhėniet shqiptaro-ruse (sovjetike), Enver Hoxha e vinte veten nė pozitėn e stalinianėve, meqėnėse hrushovianė ai quante antistalinianėt qė morėn pushtetin nė Kremlin pas vdekjes sė Stalinit. Pra, pėr sa i pėrket Rusisė Enver Hoxha nuk shikon pėr shqiptarėt ndonjė rrezik tė pėrhershėm, organik si nė rastin e vendeve anglo-saksone, por njė rrezik qė vjen nga disa persona qė nė atė kohė ishin nė pushtet.

Sipas transkriptit tė bisedės midis Enver Hoxhės dhe Hrushovit qė u bė nė Moskė, nė 2 nėntor 1960 (nė kohėn kur mbahej Mbledhja e Moskės e 81 partive komuniste), dhe qė ėshtė botuar mė pas nga vetė Enver Hoxha, ky i fundit u kėrkonte rusėve qė tė mos i largonin forcat e tyre ushtarake nga Vlora. Tek volumi 19 i veprave tė Enver Hoxhės paraqitet ky dialog midis kėtij tė fundit dhe Hrushovit:

“N. S. HRUSHOVI: Nė qoftė se doni mund ta heqim bazėn.
SHOKU ENVER HOXHA: Atėhere del e vėrtetė ajo qė kanė thėnė Malinovski dhe Greēko. Mos doni tė na kėrcėnoni? Po tė dėgjojė populli sovjetik se ju kėrkoni tė hiqni bazėn nga Vlora, kur ajo shėrben pėr mbrojtjen e Shqipėrisė dhe tė vendeve tė tjera socialiste tė Evropės kėtė nuk do t’ jua falė.”(Enver Hoxha: Vepra, vol. 19, Shtėpia botuese “8 nėntori”, Tiranė 1975, f. 379)

Pra, ėshtė e qartė, sipas dokumenteve qė ka botuar vetė Enver Hoxha, se Enver Hoxha nuk e ka dashur largimin e rusėve nga baza e Vlorės. Rusėt u larguan nga Vlora dhe nga Shqipėria si pasojė e marrėveshjeve quid pro quo (tė jap kėtė, mė jep atė) me SHBA, jo pėr shkak tė Enver Hoxhės.

Enver Hoxha e pėrdori largimin e Rusisė nga Shqipėria, jo pėr tė liberalizuar vendin, nė garė me Titon, i cili pėrfitonte favoret e Perėndimit, pikėrisht pėr kėtė arsye, por pėr tė rikthyer zyrtarisht nė vend stalinizmin, nga i cili kishte qenė i detyruar tė tėrhiqej paksa nė vitet e fundit, pėr shkakt tė antistalinizmit tė liderit tė ri sovjetik Hrushov (Khruschev). Kjo politikė shkonte nė tė mirė tė Moskės, pėr shkak se Lufta e Ftohtė ishte njė ballafaqim i dy blloqeve ideologjike qė qėndronin pas dy superfuqive, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. Duke qenė Shqipėria njė vend stalinist, kjo do tė thoshte se nga pikėpamja ideologjike i pėrkiste bllokut sovjetik, dhe dallimi mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik, ishte e kundėrta e dallimit mes Jugosllavisė sė Titos dhe Bashkimit Sovjetik. Shqipėria dallonte nga Bashkimi Sovjetik se ruante ortodoksinė e ashpėr staliniste tė cilėn Kremlini e kishte zbutur tashmė.

Me reagimin kundėr ekspozimit tė portreteve tė Enver Hoxhės, ambasadori amerikan paralajmėroi ata qarqe nė Shqipėri qė nė njė situatė kur Rusia do tė ndėrhynte fuqishėm nė Ballkan, me anė tė Serbisė, do tė vepronin pėr ta kyēur Shqipėrinė nė gjeopolitikėn ruse. Kėto qarqe nuk pėrbėhen vetėm nga disa pleq nostalgjikė nė periferi tė PS dhe tė LSI.

Se fotografitė e mėdha tė Enver Hoxhės nuk mund tė kapėrcenin gardhin e rojeve nė varrezėn e dėshmorėve ku do tė mbahej ceremonia zyrtare shtetetėrore, pa lejen e Kryeministrit Rama. Sigurisht ata qė mbanin portretet mund tė shkonin mė parė ose mė pas nė ēdo kohė qė tė dėshironin nė varrėzėn e dėshmorėve, por ata donin qė tė shkonin pikėrisht nė kohėn qė do tė mbahej ceremonia zyrtare shtetėrore dhe iu mundėsua qė ta bėjnė kėtė gjė. Dhe kėta njerėz nuk u toleruan thjesht pėr arsye zgjedhore, pėr shkak tė votės sė tyre. Gjėrat janė mė tė ndėrlikuara. Portretet e Enver Hoxhės janė vetėm symptoma e njė tė keqeje mė tė madhe.

Problemi nuk ėshtė thjesht te kulti i Enver Hoxhės. E majta nė pushtet nė Shqipėri (PS dhe LSI) ka njė kult zyrtar dhe publik tė atij qė mund tė quhet si antifashizmi me simbole sovjetike dhe kominterniane (shallet e kuq sovjetikė, yjet e kuq tė partizanėve, kėngėt partizane tė cilat janė plagjiat i atyre ruse). Kjo ėshtė njė lidhje shpirtėrore, e llojit gati religjioz, e tė majtėve shqiptarė me Rusinė. Fuqizimi nė Shqipėri i krahut qė ka ndjenja tė tilla, mund tė rezultojė si gabimi fatal i amerikanėve nė kėta 25 vite nė Shqipėri.

PS, qė ėshtė pasardhėse e drejtpėrdrejtė e PPSH (partisė komuniste) nuk e ka ndjerė kurrė veten komode nė marrėdhėniet me Perėndimin, nė kėtė rreth njėēererek shekulli tė hapjes sė Shqipėrisė. Ata do ta ndjenin veten mė mirė me Putinin, i cili do ta mirėkuptonte njė lider shqiptar prorus qė do tė rrinte nė pushtet sa tė ishte gjallė. Njė lider i majtė shqiptar, do tė ishte i lumtur qė ta afronte Shqipėrinė me Rusinė, ose mė saktė me bllokun ruso-kinez, duke marrė si shpėrblim mandatin e pushtetit tė pėrjetshėm, si dhe njė mbėshtetje ekonomike ruso-kineze, nė ato pėrmasa sa t’ i siguronte vendit njė mirėqenie minimale.

Njė kurs tė tillė politik nuk mund ta ndjekė njė lider i dalė nga PD. Edhe liderėt e PD nuk e ndjejnė veten komodė nė marrėdhėniet me Perėndimin, por ata nuk kanė alternativė, se kanė njė parti e cila ndryshe nga pjesa mė e madhe e anėtarėsisė sė PS-sė, nuk do ta pranonte orientimin nga Rusia.

Nė Shqipėri ka njė krah rusofil i cili ėshtė po aq i rrezikshėm sa krahu islamik praktikues. Tė dy kėta krahė presin situatėn e pėrshtatshme pėr tė ndryshuar orientimin e Shqipėrisė.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi