Kur Rumi takoi Shemsin!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kur Rumi takoi Shemsin!

Mesazh  Neo prej 10.11.14 13:54



Takimi I Rumit dhe Shemsit ishte njė ndodhi madhėshtore nė evolucionin e misticizmit nė planet. Me shoqėrinė e tyre, kategoritė mėsues dhe student, dashurues dhe I dashur, master dhe dishepuj, u shkrinė.

Xhelaledin Rumi kishte lindur nė njė vend tė quajtur Balkh, ku tani ėshtė Afganistani.  Ai ka jetuar shumicėn e jetės sė tij nė Konia tė Turqisė, ku nė shekullin e 13tė ishte njė qendėr takimi tė kulturave tė ndryshme nė tehun Perendimorė te Rrugės sė Silkut, njė vend ku udhėtarėt Muslimanė, Krishterė, Hindusė madje edhe Budistė pėrziheshin.

Ai (Rumi) do tė paraqitet nė mesin e njerėzve tė tu nė kohėrat e fundit,
dhe do ta mbush botėn me dritat dhe tė vėrtetat e misterieve tua.
Dhe Zoti ynė do ti dhurojė atij kėmbė, penė dhe njė zė
tė tillė saqė gjenerata tė njerėzve do ta duan atė dhe
do tė bėhen nxėnėsit e tij;
ai do tė bėhet misteria dhe drita
e botės sė manifestuar
dhe ai do ti sjell pastėrti fesė tėnde.
Nė cdo mėnyrė, nė sjellje dhe pamje, ai do tė jetė sikur ti!

Hadith

Rumi, nė moshėn tridhjetė e shtatė vjeqare, kishte arritur tė bėhet doktorr I teologjisė nė qendrėn e shkollės sė tij hyjnore.  Ai ishte njė dashurues venezian I tė bukurės dhe tė mirės, dijetar dhe artist.

Shemsi ishte njė sufi endacak, I rritur nė kushte tė vėshtira dhe mendjehollė.  Ishte njė bodisatva I rrugėve qė pėrzihej me punėtorė dhe udhėtarėt e deveve, ai nuk kishte asnjė ditė shkollė. Nė mėnyrė spontane njerėzit tuboheshin rreth tij, edhe pse I ishte bėrė shprehi tė ikte nga dyert anash pa e hetuar njeri dhe largohej nga vendi, kur ndodhte kjo.  Ai nuk donte pėrcjellės apo famė, ai dėshironte ta gjente vetėm njė person qė kishte shpirtė tė gjėrė tė bėhej shoqėruesi I tij.

Ai e takoi Rumin nė Konia.

Pėrderisa Rumi i hypur nė gomar po kalonte pėrmes tregut tė pazarit, I rrethuar nga dishepujt e tij, njė I huaj me sy qė shponin doli nga dera nė rrugė dhe ia kapi dyzginat.  Me te kapur dyzginat e gomarit I panjohuri I bėn njė pyetje provokuese:

“Kush ėshtė mė I lartėsuar, Muhamedi apo Bistami?”

Rumi ia ktheu pėrgjigjen e duhur, “Muhamedi.”

“Por Bistami tha, “Unė jam Lavdia!’ Muhamedi tha, ‘Nuk mund tė tė falenderoj sa duhet!’”

Pėrderisa Rumi deshi tia kthente pėrgjigjen, ai e kuptoi se ky nuk ishte njė debatė seminarėsh pėr misteriet.  Nė njė treg me pluhur nė qendrėn jugore tė Anatolisė, ai ishte takuar ball pėr ball me Misterien.

Njė derė tek pėrjetėsia u hap… dhe nė njė akt tė pastėrt marramendėsh tė besimit, Rumit I bie tė fikėt dhe bie nga gomari.  Nė njė instancė tė zhdukjes mistike, zjarri takoi zjarrin, oqeani oqeanin, dhe Rumi ra nė njė qenie tė pastėrt.


Kur Rumi u kfjellua, I shtrirė ne tokė, ai u pėrgjegj, “Bistami morri vetėm njė pėrtypje tė njohurisė dhe mendoi se ajo ishte e tėra, por pėr Muhamedin madhėria vazhdimishtė shpalosej.”

Shemsi e ndjeu thellėsinė e pėrgjigjes. Ky ishte ai qė po e kėrkonte.

Tė dy filluan seri tė tėrheqjes me muaj tė gjatė nė izolim ku hyn nė njė komunikim tė thellė tė fjalėve dhe qetėsisė e quajtur sobet.

Disa nga studentėt e Rumit e shikonin mėsuesin e tyre tė dashur sikur qė po shterrohej shpirtėrish nga njė njeri I cmendur, dhe intrigat e tyre e detyruan Shemsin ta lėshojė Koninė.


Pas ca kohe Rumi e dėrgon djalin e tij, Sulltan Veledin, qė ta ftoj prapė Shemsin. Ai e gjeti atė nė Damaskė, duke luajtur letra nė lokal me njė djalė tė ri nga Perėndimi, qė mė vonė u bė I njohur me emrin Francis nga Assisi. Djali I ri po mashtronte nė lojė. Kur Veledi bėri respektin mė tė madh pėr Shemsin si tė njė perandori tė shpirtit, Francisi pranoi se po mashtronte dhe u mundua qė tė ia kthente tė hollat Shemsit.

“Jo,” tha Shemsi, “merri dhe tua dėrgosh shokėve tanė nė Perėndim.”

Shemsi ishte detyruar disa herė tė largohej, por ai gjithnjė kthehej me ftesėn e Rumit.  Mė nė fund me 5, Dhjetor, 1247, fanatikėt e komunitetit e vranė Shemsin.  Trupi u zhdukė. Rumi me muaj tė tėrė endej gjithandej pėr ta kėrkuar – I vetmuar nė pabesim qė shoqėruesi I tij me tė vėrtetė ėshtė larguar. Njė ditė nė Damaskė ai arriti tek realizimi se nuk ėshtė e nevojshme ta kėrkojė mė tutje.  Shemsi ishte me tė, nė tė.  Rumi e personifikoi shoqėrinė.  Me kėtė iluminim finalė, ai filloi tė kėndonte poezitė e tij spontane tė asaj bukurie dhe perfekcioni qė tani duhen dhe cmohet anė e mbanė botės si njė zbulim.

Kur Rumi vdiq, ai qe vajtuar nga Muslimanėt, Krishterėt, Cifutėt, dhe Budistėt. Pėrderisa ai e kishte bėrė punėn e tij shpirtėrore sipas Sufizmit Islamik, e tėrė jeta e tij ishte njė dėshmi tek univerzaliteti I pakufishėm I zemrės. Sufinjtė duhen nė botė sepse na kujtojnė se lavdia gjendet nė realitetin tonė tė brendshėm, qenia e jashtme njė lloj I gjuhės qė shpjegon SE: Dashuria ėshtė feja. Universi ėshtė libra.

Coleman Barks " Rumi i Iluminuar"
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur Rumi takoi Shemsin!

Mesazh  Neo prej 11.11.14 23:20

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur Rumi takoi Shemsin!

Mesazh  4u prej 08.02.16 13:55



Ai (Mehdiu) do tė paraqitet nė mesin e njerėzve tė tu nė kohėrat e fundit,
dhe do ta mbush botėn me dritat dhe tė vėrtetat e misterieve tua.
Dhe Zoti ynė do ti dhurojė atij kėmbė, penė dhe njė zė
tė tillė saqė gjenerata tė njerėzve do ta duan atė dhe
do tė bėhen nxėnėsit e tij;
ai do tė bėhet misteria dhe drita
e botės sė manifestuar
dhe ai do ti sjell pastėrti fesė tėnde.
Nė cdo mėnyrė, nė sjellje dhe pamje, ai do tė jetė sikur ti!

Hadith

Me shume me ngjane se ky Hadith i destinohet Mehdiut















avatar
4u

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kur Rumi takoi Shemsin!

Mesazh  Neo prej 24.07.17 23:42

Rrugėtimi i vėrtetė shpirtėror i Mevlanės do tė fillojė pas takimit me shejhun enigmatik Shemsi nga Tabrizi (ekzistojnė mendime se Shemsi nė realitet nuk ka ekzistuar, por ėshtė njė krijesė e Mevlanės si ispirim mbinatyror). Nė kėtė kohė do tė shpalosė njė oqean tė fshehur tė dijes sekrete. Takimi i parė me Shemsin nga Tabrizi do tė ndodhė nė vitin 1244 nė Konjė dhe ky takim do tė jetė pikė kthese nė jetėn e Mevlanės.

Shejh Shemsi do tė luaj atė rol nė jetėn e Mevlanės, si Hidri nė jetėn e Musait (a.s.) si udhėrėfyes dhe udhėheqės nė dijet e pėrjetimet mė tė larta e mė thella sufite : “... Dhe unė i thashė: ‘Shems i Tabrizit, po ti kush je?’ Ai mė thosh: Unė jam ti, nuk mė njeh?” . Shejh Shemsi do tė ketė rolin qė nė pamjen e jashtme tė librit (zahir) tė zbulojė kuptimin e pėrhershėm tė vėrtetit (batin), pėrcjellėsin e pėrhershėm tė shpalljeve profetike, si dhe inicion (bejat ur-ridun) dėlirsimin e shpirtit  tazkije un-nefs.

Shoqėrimi me shejh Shemsin do tė zgjasė 16 muaj, prej tyre 40 ditė nė vetmi totale shpirtėrore (halwa) dhe do tė ketė ndikim vendimtar nė mbėltimin e sferave tė reja tė njohurive sufite. Ashtu si kishte hyrė nė jetėn e Rumiut, nė mėnyrė sekrete dhe papritur, shejh Shemsi, papritmas edhe largohet nė drejtim tė Shamit (Damaskut), pėr mos u paraqitur mė asnjėherė nė formėn fizike, pėrkundėr dy pėrpjekjeve tė Rumiut pėr ta gjetur atė. Dhimbja e madhe pėr shkak tė humbjes tė shejh Shemsit (“Isha dėborė dhe rrezet e tua mė shkrin/, Toka mė thithi dhe si avull u drejtova kah Dielli” - Shems - Dielli) , do tė detyrojė Mevlanėn, qė pėr shkak tė dhimbjes sė madhe  “tė krijojė” vallėzimin dhe koncertin shpirtėror, sama - shprehjen tokėsore tė harmonisė tė pėrhershme tė gjithėsisė.

Mevlana nė realitet ka pasur dhimbjen e papėrballueshme pėr tė arritur tek i dashuri dhe dhimbja e ka ēuar kėtė nė shijimin e kėnaqėsive nė praninė e cilėsive tė Krijuesit.  Mevlana kishte shijuar pemės e dhimbjes (bala), e cila nė tė vėrtetė ishte pema e dashurisė (wala). Tė gjitha cilėsitė e larta dhe pėrsosmėria, janė mbėltuar te Ademi metahistorik, cilėsitė themelore tė cilit i posedon ēdo njeri dhe lulėzimi i tyre mund tė bėhet vetėm me pastrimin shpirtėror.

Dashuria hyjnore nėnkupton dashurinė dyanėsore: dashurinė e Perėndisė ndaj njeriut  dhe tė njeriut ndaj Tij  (“Ai - Zoti i dashuron edhe ata e dashurojnė”). Afėrsi dhe gjithėprania (imanenca) e Zotit ndaj robit dėshmohet nė Kur’an . Mevlana thotė: “Dashuria ėshtė veti e Zotit, prandaj s’ka mangėsi - hija qė hedh mbi tjetėr gjė, nuk duhet marr’ pėr dashuri. Tė tjerėt bukurin’ e kanė si tė bukurės inxhi: Nga jashtė shkėndija rrezaton, po brenda ka veē tym e hi” . Brenda dashuria e Perėndisė ndaj njeriut, nė literaturėn sufiste shprehet me simbolin e verės. Dashuria dyanėsore ėshtė krijuar para krijimit tė ekzistencės, nė gjendjen e parakontratės (mitaq). Tėrė gjinia njerėzore, dashurinė e vet ndaj Perėndisė e ka dėshmuar me adhurim tė pakushtėzuar dhe tė pakufizuar. Perėndia nga ijet e Ademit (a.s.) - antroposit hyjnor - e nxjerr tėrė gjininė e pasardhėsve tė tij pėr tė pyetur: “A nuk jam unė Zoti juaj?”. Tėrė njerėzimi me njė zė pėrgjigjet: - “Po” . Pra, tė gjithė njerėzit individualisht pranojnė obligimin se do tė besojnė nė njė Zot dhe pėrveē njė Zoti, asnjė zot tjetėr nuk ekziston.
Njė dashuri e kėtillė, dyanėsore, ndėrmjet Perėndisė (mashuk)  dhe njeriut (ashik), ka njė natyrė tė pėrbashkėt, ajo ėshtė dritė qė ndriēon gjithkund dhe gjithmonė, ajo paraqet dritėn e sinqertė tė ekzistencės dhe tė ftesės pėr ekzistencė nė realitet .

Si manifestim i parakontratės ndėrmjet Perėndisė dhe njeriut (tėrė gjinisė njerėzore) ėshtė sama, vallja rituale e dervishėve qė sillen (mevlevive-dervishėt fluturues). Vallja rituale e pėrcjellė me muzikėn ėshtė mjet i tė njohurit frymėzues, i cili e ringjall shpirtin dhe anulon (tejkalon) kohėn aktuale, pėrkatėsisht paraqet vdekjen para vdekjes fizike. Ekstaza mistike e riaktualizon parakontratėn me flakjen e gjendjes ėndėrruese dhe botėn e epsheve  nė tė cilėn ėshtė i mbytur besimtari me natyrėn e vet trupore, pėrkatėsisht gjindet nė gjendjen e shpėrfilljes (gafle). Ēdo ton i fyellit (ney)  paraqet zėrin dhe thirrjen e parė hyjnore pėr ribashkim esencial, pėrkatėsisht ēdo vrimė nė fyell paraqet rrugėtimin prej qenies (ajn) sė shpaluar historike e materiale, drejt qenies sė ndriēuar reale qė nė mėnyrė latente pret rrugėtimin drejt Krijuesit tė vetė.  Dervishi i pėrvidhet (hyn) valles ekstatike me tė vetmin qėllim qė sėrish tė arrijė gjendjen e vet parakrijuese dhe tė kėnaqet nė praninė e bukurisė hyjnore.

Krejt kjo paraqet vizionin pėr shenjtėrinė dhe dritėsinė e krijimit. Vetė rikujtimi i parakontratės e shtie dervishin nė lėvizje harmonike, pėrkatėsisht vazhdimin e ngazėllimit tė asaj gjendjeje nė botėn e krijesave. Vetė vallja mistike nuk ėshtė mjet ritual i jashtėm dhe artificial pėr ngacmimin e ekstazės, por ėshtė ritual i cili mundėson riaktualizimin e gjendjes, e cila i ka paraprirė kohės (krijimit). Nė kėtė valle mistike, thirrja arrinė vetėm deri te dervishi i cili digjet nga dashuria pėr tė parė reflektimin e pamjes sė tė Dashurit ( Mahbub). Kjo gjendje paraqet arritshmerinė e natyrės sė vėrtetė tė njeriut (fitra), riaktualizimin shpirtėror tė gjendjes nga parajsa e humbur . Qėllimi i vetėm dhe mė i lartė (himma) ėshtė arritja e dashurisė tė Zotit tė gjitha botėrave.

Pra, vallja dhe muzika janė mbi artin dhe teknikėn e thjeshtė artistike, ajo ka pėr qėllim shndėrrimin e njeriut nė instrument muzikor, i cili dėshmon besimin e njėsinė e Krijuesit.

Tamkin-i, paraqet vendqėndrimin e tė pėrkushtuarve shpirtėrorė nė banesėn e pėrsosshmėrisė (e tė pėrsosurve), nė shkallėn mė tė lartė, nė pallatin e rrėnjėve tė sekretit. Ata tė cilėt gjenden mė maqam mund tė lėshohen drejt shkallėve mė tė larta, por ėshtė e pamundur tė udhėtohet (kalohet) mbi shkallėn tamkin, ngase maqam-i ėshtė shkalla e fillestarit, kurse tamkin ėshtė pushim nė vendin e ndritur. Kjo shkallė paraqet rikujtimin dhe ringjalljen e kuptimeve tė brendshme tė emrave tė bukur tė Zotit (esma ul-hysna).

Udhėtimi fillon prej sheriatit, kalon nėpėr tarikat, ku edhe bėhet rilindja shpirtėrore e sufiut, kurse mė vonė nė gjendjen marifet-ma’rifa - njohja direkte tė vetės “beli-l-insanu’ala nafsihi basiarah, lav alka ma’azirah” - ”Njeriu ėshtė dėshmitar i vetvetes, edhe nėse paraqet arsyetimet e veta”  dhe tė Zotit, e cila e mbush lirshėm zemrėn e pastruar , pėr tė arritur nė gjendjen e hakikatit pastaj tė velejatit duke u zhutur nė gjendjen e thelbit (esencės) sė sheriatit, duke u shkrirė nė gjendjen e thelbit tė qenies universale, nė gjendjen e dritės sė pa ngjyrė-dritės sė pastėrtė, ku edhe ndodhė shkrirja-vdekja shpirtėrore e sufiut-asgjėsim (fana), dhe mbetja nė ekzistencė (beka) , kur edhe shuhet tėrė vetėdija pėr vetveten (mahw).

Kjo paraqet realizimin e plotėsinė e ekzitencės sė njeriut, me rikthmin nė natyrėn hyjnore tė tij.

 “Njerėzit e zemrės mund tė perceptojnė ēdo gjė - tė folurit e ujit e tė pemės, si dhe tė baltės zesė” . Pas pastrimit tė shpirtit tė sufiut, veprat e tij fitojnė ngjyrėn e ihlasit (sinqeritetit), pėrkatėsisht veprat e tyre zbukurohen me ngjyrat e Pėrendisė (sebgatullah). Pėr tė ilustruar kėtė gjendje Mevlana e pėrmend deklaratėn e shehidit  tė madh sufit Hysein ibn Mensur Hallaxhit “En el-Hak” - “Unė jam i vėrteti” , i cili kish ardhur t’i sillte ringjallje tė vdekurve shpirtėrisht dhe ēmimi i kėsaj ishte vuajtja. Kjo ėshtė rruga e kaluar nga asgjė dhe e pėrfunduar nė asgjė, sepse vetėm Zoti ėshtė absolut. Kjo ėshtė rruga qė mendohet vetėm pėr dashurinė e Zotit, qė i bėnė tė pėrballojnė tė gjitha vėshtirėsitė. “I varfėr nuk jam se diē’ mė mungon,/ po se pėrveē Zotit tjetėr nuk ekziston” .

Kjo ėshtė tė njohurit mė tė lartė, e cila manifestohet nė gjendjen esėll, pas dehjes me dashurinė hyjnore.

Sufitėt kėtė valle mistike e shprehin me fjalorin, qė ka burimin nė psikologji dhe nė muzikė, ku nė mėnyrė komplementare shprehet harmonia e qenies (nė kuptim ontologjik) dhe e zhvillimit tė toneve muzikore. Tėrė instrumetariumi ka pėr qėllim paraqitjen plastike tė zhvillimit (tė ecurisė) sė qenies. Vallja dhe muzika instrumentale kanė pėr qėllim t’i ndihmojnė jetės shpirtėrore nė rrugėn drejt Perėndisė, t’i ndihmojnė besimtarit tė ringjallet nė dėshminė e besimit, nė realitetin e vetėm.

Gjendja parakrijuese ka qenė gjendje ideale nė krahasim me gjendjen e qenėsimit, tė cilėn njerėzit e kanė fituar me aktin e krijimit. Larmia e formave tė krijimit, pėrceptohet si vet zbulim hyjnor. Mistiku me vallen mistike (sama) do tė gjejė dhe tė sendėrtojė gjendjen e vet parakrijuese, duke u liruar nga natyra njerėzore, duke jetuar jetėn hyjnore. “Sapo fillon dikush njė valle,/botėt harron tė dyja fare./Se vallja hidhet nė njė botė/qė i la prapa qiell e tokė” . Tė gjitha kėto sufiu mund t’i realizojė nėn udhėheqjen e udhėrrėfyesit tė vet dhe me anė tė dijės sė dijeve.

Mevlana ishte dijetar i lartė, u shndėrrua nė poet, prej poetit kaloi nė shkallėn e tė sprovuarit, u deh pėr mos me u ēdehė nga vera e kulluar tė burimit tė Dashurisė , nė fund ishte shpirt i ndritur, i cili u tretė nė verėn e Dritės, pėr tė ndriēuar rrugėtimin e dashuruarėve. Duke u falėnderuar fuqisė transfigurative tė dashurisė, ēdo krijesė nė vete e bart dėshirėn e papėrmbajtur, qė tėrė qenien e vet tė shkrijė nė burimin prej nga edhe ka fillin , kur i dashuri dhe i dashuruari kanė qenė njė.

Ēfarė domethėnie kishte pėr Mevlanėn shejh Shemsi (pasqyra shpirtėrore nė tė cilėn do tė reflektohet fuqia transfigurative unifikuese tė dashurisė shpirtėrore, vendin e tė cilit mė vonė do tė marrė Salahuddin Faridun Zarkuba, argjentar nga Konja) tek Rumiu, na dėshmon jo vetėm pėrmbledhja e madhe lirike tė poezisė sufite, tė bukurisė sė jashtėzakonshme, Divan-e Shams-i Tabrizi, kushtuar kėtij, por edhe nė Masnavinėn. Pėr Mevlanėn, si edhe pėr sufitėt e tjerė, poezia ishte mėnyra dhe mjeti mė i pėrshtatshėm pėr shprehjen e njohjes sė drejtpėrdrejtė, tė dashurisė ndaj Zotit dhe dashurisė sė Tij ndaj robit.

Marrėdhėniet shpirtėrore ndėrmjet kėtyre tė dyve ka qenė, si marrėdhėnia ndėrmjet ekzoterisė dhe ezoterisė. Shejh Shemsi pėr Mevlanėn ka qenė simbol i thellėsisė tė pafund tė ezoterisė shpirtėrore personale. A ka mundur Rumiu tė veprojė ndryshe, ndaj njeriut qė dehjen e vet shpalosi nė format e mundėsisė individuale tė pėrjetimit nga burimi i pėrhershėm tė Dashurisė? Ēfarė ka qenė dhurata e burimit tė pėrhershėm tė Dashurisė, do tė dėshmojė gjendja) e pėrjetshme tė haxhit shqirtėror tė Rumit nė kėtė jetė. Muhamedi (s. a.) ka thėnė: “Tė njohurit mistik ėshtė fshetėsia ime” (“Al-ma’rifa sirri”) dhe: “Besimi ėshtė tė njohėsh me zemėr, tė shprehesh me gjuhė e tė veprosh me gjymtyrė”. Aq shumė ka dashur tė kthehet tek gjendja parakrijuese, sa ka me qenė personaliteti i vetėm nė botė, dita e vdekjes festohet dhe tė cilėn e pėrcjellin shumė tė dashuar anė e mbanė planetit tonė. Tėrė ligjėrimi i Mevlanės ėshtė bėrė nė gjendjen e dehjes , nė dallim me deklarat ekstatike tė Hysein Mensur Hallaxhit, gjendje nė tė cilėn Mevlana e pėrjetoi nga fillet krijimit tė ekzistencės dhe gjendjen e saj deri tek e njeriu .

Pas njė jete relativisht tė gjatė dhe jashtėzakonisht tė frytshme nė fushėn e profilimit edukativ tė nxėnėsve tė vet, e mbi tė gjitha pas njė opusi shumė tė begatshėm tė veprave tė shkruara nė prozė dhe poezi, Mevlana mė 17.12.1273 kalon nė amshim, e cila nė tėrė botėn njihet si Shebi Arus-Nata e Martesės.
Vepra themelore e Mevlanės ėshtė poema e patejkalueshme, e mistikėve tė gjitha kohėrave Masnai-ima’nawi ose Masnavija nga kuptimi i brendshėm, tė cilin e ka shkruajtur me sugjerimin e shejh Shemsit, Salahuddinit dhe Hysamedin Ēelebiut.  Si vėpėr Masnavija pėrbėhet nga anekdotat, apologjitė, sureve tė Kur’anit, haditheve tė Muhamedit (s.a.), legjendave, temave folklorike, rrėfimeve tė pėrjetuara mistike. Nė tė bėhet fjalė gati pėr tė gjitha temat dhe perspektivat shpirtėrore tė gjeniut mysliman. Pėr shkak tė bukurisė sė jashtėzakonshme, tė frymėzimit (ilham)  tė lartė Masnavija, ėshtė cilėsuar si Kur’an i shkruar nė gjuhėn persiane, kurse vetė Mevlana, si njeri qė nuk ėshtė profet por ka libėr, pėrkatėsisht vepra e Mevlanės paraqet tefsirin poetik tė Kur’anit.

Si vepėr tjetėr me rėndėsi ėshtė Diwan-i Kebir, i paraprin Mesnevisė dhe paraqet veprėn nė tė cilėn pėrshkruhet nė hollėsi transformimi i Mevlanės, prej ulemasė - dijetarit - nė poet i dehur nga dashuria, i cili nė tėrėsi ėshtė pėrkushtuar shejhit Shemsit nga Tabrizi. Nė fund tė ēdo poeme Mevlana e cek emrin e vet dhe emrin e inicuesit shejh Shemsit, nė kuptimin e alter egos sė vetė.

Nė tė gjitha kėto vepra, Mevlana ofron mbėshtetjen e fortė se sufizmi, si dėshmitar i aspektit mistik nė kuadėr tė islamit, paraqet fenomenin shpirtėror me vlerė tė lartė. Tėrė opusi i Mevlanės dhe jeta e tij duhet tė intepretohet nė suaza tė Kur’anit dhe tė hadithit. Pėr Mevlanėn, pėr tė arritur nė njohjen e drejtprėdrjtė duhet flakur, pėrkufishmerinė e arsyes . Pra, sufizmi i Mevlanės, rrėnjėt e veta i ka nė Kur’an dhe hadithin, profetik tė Muhamedit (s. a.) nė pikėpamje tė mėsimeve dhe tė praktikės religjioze e shoqėrore. Rumi bashkė me bashkėkohėsin e tij mė tė vjetėr Ibn Arabiun, do tė shėnojnė pikat kulminante tė sufizmit dhe do tė jenė frymėzues pėr tė gjithė ata qė do tė shkruajnė pėr dashurinė njerėzore e hyjnore.


Menduh Bamja
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1473


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi