Metafizikė sociale

Shko poshtė

Metafizikė sociale

Mesazh  Zattoo prej 10.11.14 12:23

Puna si detyrim dhe ndėshkimi i punės



Qė nga lindja e tij e organizuar dhe e ndėrgjegjshme, njerėzimi kuptoi instiktivisht se mundimi dhe puna ishin tė barazvlerėshme. Bile romakėt e lashtė pėrdornin fjalėn labor pėr tė thėnė lodhje. U desh vėrtet njė mundim – kėsaj here intelektual – pėr tė zgjeruar kuptimin e fjalės nė sensin e pėrpjekjes, pėrgjatė tė cilėsh lodhesh (bile edhe vuan) por me njė qėllim tė dobishėm – pėr tė prodhuar njė rezultat pozitiv. Nė kėtė mėnyrė, puna hyri nė fjalorin e pėrditshėm si sinonimi i pėrpjekjes sė njeriut pėr tė mbijetuar, ēmimi i tė cilės ishte tjetėrsimi i kohės sė tij nė favor tė tė tjerėve.


Nė tė vėrtetė, kjo faturė ishte fort e rėndė pasi, tė tjetėrsosh kohėn tėnde do tė thotė tė tjetėrsosh vetvehten, tė zhvishesh nga i vetmi kapital autonom qė Zoti ka falur pa kursim dhe brenda tė cilit ēdokush mund tė nėnshkruante kujtimet, projektet, dėshirat bile dhe ėndrrat. Thjesht, do tė thotė tė tjetėrsosh ndėrgjegjen – atė pėrvojė intuitive tė brendshme dhe unike qė ushqehet pikėrisht nėpėrmjet kohės – e cila nuk pėrputhet aspak me kuptimin objektiv dhe tė pėrcaktuar tė asaj kohe, tashmė tė pėrkushtuar njė aksioni i pėrbashkėt mes individėve tė ndryshėm.

Tė parėt qė kuptuan anėn perverse dhe shnjerėzore tė punės ishin grekėt e vjetėr, tė cilėt e shihnin si lidhjen e vetme mes njeriut dhe kafshės. Meqėnėse puna i kundėrvihej mendimit, politikės ose edhe kulturės fizike, atėhere ajo duhej t’i pėrkiste kafshės dhe nė mungesė tė saj skllevėrve. Aq mė tepėr, ajo demokracia aq e dashur dhe e preferuar prej tyre nėnkuptonte largimin prej pėrpjekjes fizike – punės pėr t’ju dhėnė aktiviteteve publike, administrimit tė qytetit – argėtimit intelektual.
Pra, ndarja e parė sociale e aktivitetit njerėzor i kundėrvuri punės – mendimin, lodhjes – argėtimin, skllavit – njeriun e lirė. Argėtimi si liri de puna si mallkim : liri e tė menduarit dhe tė besuarit, mallkim i tė prodhuarit dhe tė ndėrtuarit (Aristoteli). Ngritja e idhujve – idolė, ndėrtimi i godinave tė kultit – piramida mund tė reduktohet kėshtu nė njė ushtrim force shumėnjerėzore – ajo e skllevėrve – pėr tė zhvendosur masa tė stėrmėdha (blloqe guri), pėrgjatė vitesh tė tėra. Ja pra edhe ekuacioni i parė i qėnėsishėm qė njeriu-skllav mundi tė ngjizė : lidhja e pazgjidhėshme mes kohės, forcės dhe rrugės sė pėrshkuar.

Veēse, njeriu i parė qoftė i lirė qoftė edhe skllav – ai i lashtėsisė – ishte ende i pamėsuar dhe ishte jo vetėm besimtar por edhe naiv, pasi besonte ende nė sensin e kolektivit. Pikėrisht, solidariteti dhe mirėnjohja e tjetrit pėrbėnin edhe rrogėn e tij tė parė, shpėrblimin virtual pėr punėn e kryer, pėr tjetėrsimin moral dhe shpenzimin e kapitalit tė tij mė tė ēmuar, kohės. Horizonti i tij kufizohej nga objektet, marrėdhėniet me tė cilat ishin ende nė stadin fillestar dhe administroheshin nga ligjet e nėnės Natyrė qė prej Evės dhe Adamit. Le tė nėnvizojmė se bėhet fjalė pėr tė njejtėn Natyrė qė goditi Njutonin me mollėn e sherrit, duke ngjallur me kėtė rast jo mė pasionin, por mekanikėn klasike parasociale.

Puna si vlerė dhe vlera e punės

Nga momenti qė puna braktis ngastrėn idividuale dhe punishten e zejtarit pėr tė integruar ēifligun dhe manifakturėn, nga momenti qė sendi shėndrrohet nė mall, njeriu fillon tė mendojė lidhur etikėn e saj dhe lidhur me vlerėn. Puna kėshtu bėhet teknikė – procedurė qė pėrmban qėllimin, projektin, dhe idenė e pėrdorimit ; ajo kthehet nė prodhim qė pėrgjithėson fabrikimin e serisė sė objekteve nėpėrmjet makinės ; ajo njėjtėsohet me detyrėn – detyrim, tė imponuar, tė cilės nuk mund t’i shmangesh pasi pėrbėn njė domosdoshmėri ; ajo shėndrrohet nė shėrbim, njė aktivitet qė synon pėrmbushjen e njė kėrkese jo-materiale pak a shumė tė menjėhershme ku pėrzihen kėnaqėsia e njė nevoje objektive njėrit dhe kėnaqėsia subjektive e dėshirave tė tjetrit. Puna pra, nėnkupton nėnshtrimin – punėn, faktin e tė vėnit nėn urdhrat e dikujt pėr tė krijuar objektin – mall ose shėrbimin – detyrė, nė shpėrblim tė rrogės. Ja pra, njeriu qė punon ėshtė thjesht njė mercenar i punėdhėnėsit, i angazhuar pėr tė kryer njė aktivitet tė pėrcaktuar. Nė tė kundėrt, rroga mishėron njėkohėsisht kohėn, aftėsinė, pėrvojėn, pozitėn nė hierarqinė e strukturės prodhuese, e cila ve gjithēka nė lėvizje pėr tė realizuar fitimin.
Vetėm atėhere kur puna piqet me gjeninė, ajo pavdekėsohet nė vepėr, nė njė realizim tashmė jashtėnjerėzor qė i reziston shikimit dhe kohės. Pasi ajo mbart njė copė tė shpirtit, njė pjesė tė ėndrrės sė lashtė tė pėrkryerjes intelektuale, tė argėtimit ēlirues dhe pėrtėritės.

Punė – mall – fitim, inekuacioni ciklik kaq karakteristik i kapitalizmit tėrheq nė mėnyrė tė pashmangshme vėshtrimin etik, aq mė tepėr kur puna identifikohet nė mėnyrė intime me mallin (Ricardo, Smith). A ėshtė puna (forca e punės) njė mall i ēfarėdoshėm – dhe si e tillė ajo vlerėsohet nga ēmimi i saj (rroga) ? apo duket kqyrur njėkohėsisht edhe gėzimi ose vuajtja qė fshihet prapa kėsaj pune ? Nėqoftėse njė punė matet nga koha e nevojshme pėr tė prodhuar objektin, si i bėhet nė rastin e krijimit artistik ose shkencor ?

Pas vėshtrimit etik vjen vėshtrimi kritik, sidomos atėhere kur puna ose mė mirė tė themi mungesa e saj ose pamjaftėsia e saj bashkohen me mizerjen sociale, me varfėrinė materiale (Marks). Nė kėtė mėnyrė mėsojmė se puna, pėrveē vlerės, ka edhe njė mbivlerė dhe ėshtė pikėrisht kjo e fundit qė dallon proletarin nga borgjezi, skllavin nga skllavėruesi. Jo rastėsisht, pas mendimit kritik vjen mendimi politik (Lenin), i cili nga pikėnisja shfrytėzim arrin nė pėrfundimin revolucion, me rrugėt, mjetet dhe veēanėrisht pasojat pėr tė cilat nuk po zgjatemi.. Shekulli i XX me hijen e tij tė rėndė ende peshon mbi shpirtrat e njerėzve dhe rikujton se dallimet mes shkencės (qoftė edhe ekonomike) dhe eksperimenteve tė inxhinierisė sociale nuk janė thjesht tė natyrės teknike.

Ēuditėrisht ėshtė kjo e fundit – pra teknika – qė dikur del nė plan tė parė dhe qė shėrben jo vetėm si njėsi matėse e nėnshtrimit tė natyrės nga njeriu, si shkallė njojtėse praktike tė natyrės (Dekart), por edhe njė mjet dhe shkallė e nėnshtrimit tė njeriut nga njeriu (Habermas). Ja pėrse dikush (Heidegger) shkon deri nė pohimin se, teknika moderne vėrtet shėrben pėr tė hulumtuar bile zotėruar natyrėn por ajo ėshtė tashmė njė provokim dhe jo mė njė prodhim, duke pėrfunduar me mohimin e plotė tė nevojės pėr tė.


Ēfarė mbetet sot si kuintesencė e mendimit, e hulumtimit bile edhe e tėrbimit tė gjithė atyre bandave tė tėra filozofėsh, tė atyre legjioneve tė sociologėve, qė, pėrgjatė dhjetėvjeēarėsh, pėr tė mos thėnė shekujsh, u pėrkulėn mbi konceptin punė, me qėllim tė zbėrthenin thelbin e saj, kuptimin e thellė individual dhe shoqėror ?

– puna ka njė karakter tė dyfishtė : ajo ėshtė njėkohėsisht emancipuese – bile edhe esencė e vetė njerėzimit (Hegel), ndėrkohė qė ajo mbetet tjetėrsuese.

– korolarja e saj, teknika, gjithashtu ka pėrmbajtje kontradiktore : nga njera anė, ajo ėshtė motori i zhvillimit tė kapaciteteve konjitive – nė tė njejtėn mėnyrė sikundėr vegla paraqitet si pėrzgjatje e trupit njerėzor (Bergson), dhe nga ana tjetėr, ajo shkon kundėr natyrės sė thellė tė vetė Natyrės – tė cilės nė emėr tė njė etike, duhet t’i njihet « e drejta » (Jonas).

Duke dashur tė tejkalojė sferėn e ngushtė tė natyrės « φυσικά – phusikį », me anė tė meta ta phusika tė tij, Aristoteli as qė e kish imagjinuar problematikėn qė mund tė ngjallte nė botėt e mėvonshme, tė pėrkufizuara si sociale.

Puna si qėllim dhe esenca e jetės

Nė qoftėse shoqėria e sotme post-kapitaliste, gjithmonė e bazuar mbi punėn, por e pėrmasuar tashmė nga vlera tė tilla si konsumi, teknologjia ose informacioni, ka mundur tė tejkalojė konceptet punė – lidhje shoqėrore, ose punė – faktor prodhimi, ajo mbetet ende rob e lidhjes punė – krijim i pasurisė. A mund tė kufizohemi nė pėrfundimin se ajo do tė vazhdojė tė mbėshtetet vetėm mbi ekonominė (sendet, tregun, paren) apo tė guxojmė tė imagjinojmė se ndėrkohė, ajo tėrhiqet nga vlera tė tjera tė qėndrueshme sikundėr Natyra (ekologjia), Kultura (argėtimi), Njeriu (humanizmi) ?
Nė njė plan praktik – bile edhe politik – kjo dilemė e vjetėr shprehet nėpėrmjet kundėrvėnies sė dy pikpamjeve kontradiktore :

- punoj mė shumė pėr tė fituar mė shumė, pra pėr tė jetuar mė mirė.

- punoj mė pak pėr tė fituar mė pak, pra pėr tė jetuar mė mirė.

Pohimi i parė paraqitet ndėrgjegjėsisht i vetvetishėm, bile edhe shprehje e evidencės vetė : A ka mė tė natyrshme se sa fakti qė mund tė punoj mė tepėr pėr tė fituar mė tepėr (me kusht qė « pronari » tė ketė nevojė pėr punėn time dhe tė mė paguajė « ndershmėrisht » pėrpjekjen) me qėllim qė tė jetoj mė mirė ? Krejtėsisht e natyrshme, me kusht gjithashtu qė sistemi (ose Shteti) tė pranojė njė logjikė tė tillė. Pasi, ndėrkohė autoritetit rregullues i punės ka vendosur qė kohėzgjatja orare e punės gjatė javės (konvencionale) tė jetė fikse : 35 orė nė Francė, 37 nė Gjermani, 38 nė Itali, 39 nė Irlandė dhe 40 nė Greqi – ndėrkohė qė kqyr me kujdes edhe kohėzgjatjen maksimale javore tė punės (mes 40 dhe 48 orė, me njė mesatare prej 44,8 pėr Evropėn e bashkuar).

Pėrse ky autoritet ndėrhyn me kaq zell nė njė fushė tė tillė si ajo e punės ? Pasi, fillimisht, tregu i punės nuk ėshtė i pafund (kur disa mund tė punojnė « pafund » tė tjerėt mbeten pa punė) dhe sė dyti, nė emėr tė mbrojtjes sė interesave tė punonjėsve (tė shėndetit tė tyre, tė luftės kundėr abuzimeve, tė ndalimit tė punės tė tė miturve etj..). Njė kujdes aq mė tepėr i pėrkushtuar, pasi nė emėr tė principeve, njė seri kategorish sociale (gratė, pleqtė) vuajnė me qėllim qė burrat tė punojnė nė kushte sa mė tė mira !

Nė ē’mėnyrė pra, mund tė realizohet ky pohim « i natyrshėm » ? Duke rivlerėsuar orėt suplementare, duke ngritur tavanin legal (atėhere kur rritja vjetore e PPB e lejon), dhe sė fundi duke lehtėsuar taksimin e punės « ekstralegale » – me fjalė tė tjera, nėpėrmjet rishikimit tė mekanizmit ekonomik. Pėr dikė, kjo rrugė pėrbėn tė ardhmen e sistemit (francezi Sarkozi), pėr tė tjerė bėhet fjalė pėr demagogji tė rrezikshme, bile dhe tė dėmshme… pėr mė entusiastėt (patronati), ėshtė vetėm hapi i parė drejt kėsaj tė ardhmjeje – zhdukjes sė plotė tė pengesave ligjore drejt liberalizimit tė plotė tė tregut te punės dhe kohėzgjatjeve legale absurde !
Vetėm se, gjithkush e di se nė kapitalizėm, me punė mund tė shkosh larg – me punė ēan – por asnjėherė kjo punė rrogėtare nuk tė lejon tė bėsh pasuri ! Shumė shumė mund tė jetosh mirė. Ndoshta pasuria, ajo e vėrteta, materializon dhe integron me tė njejtėn shpejtėsi sa punėn edhe spekullimin, sa fatin aq edhe intelektin, sa guximin aq edhe aventurėn njerėzore..

Pėrballė tė parit, « absurditeti » i pohimit tė dytė fillon dhe zbehet nė qoftėse ai interpretohet nėn prizmin :

- nga njėra anė, punoj mė pak pėr tė fituar mė tepėr kohė – tė cilėn ja ve nė dispozicion familjes dhe fėmijėve,kulturės, jetės shoqėrore ose pjesėmarrjes qytetare, dhe nga ana tjetėr

- nėqoftėse fitoj mė pak, mundohem tė konsumoj mė pak – aq mė tepėr duke ditur se njė pjesė e atyre qė konsumoj jo vetėm nuk janė sende tė domosdoshme, por edhe se kjo pėrpjekje shkon nė drejtim tė mbrojtjes sė mjedisit rrethues.

Ėshtė e vėrtetė se adeptėt e kėsaj metode numėrohen me gishtat e njė dore – ose tė tė dyjave ; ėshtė e vėrtetė gjithashtu se kėta tė fundit ngjajnė mė tepėr me pėrfaqsuesit e njė rezistence rrangallė, tė llojit neo-hippie, ish-woodstock ose veteranė tė pranverės 68 qė qarkullojnė kėmbėzbathur mbi biēikleta dhe qė preferojnė mė mirė tė hanė me duar se sa tź pźrdorin pirunin.. Rastėsi ose jo, tė gjithė jetojnė nė vendet mė tė zhvilluara tė globit, qė nga Skandinavia nė Zelandėn e Re – duke kaluar nėpėr Angli ose Gjermani. Po aq e vėrtetė ėshtė edhe fakti se, mentaliteti anti-konsum pėrputhet me njė mendim tė ri ekonomik qė i bėn thirrje frenimit, bile edhe regresionit ekonomik si armė e vetme efikase pėr tė mbrojtur mjedisin dhe ndryshimet klimatike aq tė frikshme.

Ndoshta kanė tė drejtė, tė paktėn janė mė pak qesharakė se ajo turma e pėshkruara nga gazeta gjermane Die Zeit, ata tetėqind personat qė presin me durim gjithė natėn dhe gjithė ditėn e djelė pėrpara magazinės qėndrore pėr tė blerė konsolėn e fundit PlayStation, thjesht pasi ėshtė e fundit… dhe thjesht pasi duhet blerė !

Ah, kjo jetė ngjyrė rozė,
Njė rozė qė na e propozojnė,
Tė kesh grumbuj me sende,
Qė tė shtynė drejt tė tjera sende.

Ah, na bėjnė tė besojmė,
Qė lumturia ėshtė tė kesh,

Dollape dhe sirtare plot,
Tallje me vogėlsinė tonė.

* * *

Sė fundi, dikush mund tė mė pyesė : – po Shqiptarėt dhe Shqipėria ku ndodhen lidhur me kėtė metafizikėn tėnde sociale ? Instiktivisht mund tė pėrgjigjem se kjo botė specifike qė źshtė e tyrja historikisht ėshtė luhatur jo mes pohimesh por mes pyetjesh kontradiktore, sa nė formė aq dhe nė pėrmbajtje :

- cila ėshtė puna qė mund tė sigurojė mbijetesėn ?

– ēfarė qėndrimi duhet tė mbaj ndaj punės ndėrkohė qė, edhe kur punon edhe kur s’punon, fiton gjithmonė tė njejtėn gjė ?

– ku duhet tė shkoj pėr tė punuar, shumė ose pak, me qėllim qė tė fitoj sa mė shumė ?

Ndėrkohė, njė tjetėr mendim, profilohet vetvetiu : – duke qenė shqiptar, jam njėkohėsisht njė qėnie njerėzore, bile edhe qėnie sociale, e cila e sheh tė tashmen dhe ardhmen e vet jo vetėm tė pashkėputur nga ajo e bashkėvendasve por edhe nga ajo e tė bashkėngjashmėve. Pėr mė tepėr, kjo optikė dhe filozofi lidhur me punėn – qoftė si vlerė qoftė edhe si masė universale, me pasurinė – si shkallė vlerėsimi shoqėror, ose vetė Njeriun – si esencė e vetė jetės, nuk duhet tė ndikohet dhe aq mė pak tė « ndotet » nga konjukturat e momentit, nga politikat e partive, nga dėshirat e njėrit apo tė tjetrit ; pra, nga parametrat qė karakterizojnė jetėn e sotme tė vendit.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi