Sistemet kalendarike tė popullit shqiptar /.

Shko poshtė

Sistemet kalendarike tė popullit shqiptar /.

Mesazh  Anon prej 08.11.14 2:08



Populli shqiptar ka patur qė nė kohėra tė lashta njė kalendar tė vetin, i cili ėshtė kalendar unik nė botė pėrkah veēoritė e tij, dhe ka qenė nė pėrdorim vetėm nga shqiptarėt. Mė pas gjatė periudhave tė ndryshme historike, janė adoptuar dhe kalendarė tjerė si grekė e romakė, qė kanė arritur tė stabilizohen si variante ‘shqiptare’ tė atyre kalendarėve.
Pikėrisht nė kėtė punim do tė marrim pėrsipėr, qė pėrveē rregullimit tė disa problemeve deri mė tani tė patrajtuara, gjithashtu tė bėjmė njė paraqitje sa mė tė qartė tė kėtyre kalendarėve, veēanėrisht tė kalendarit tė lashtė shqiptar. Me njė fjalė kemi qėllimin tė pėrditėsojmė tė dhėnat dhe njohuritė tona rreth kėsaj ēėshtje.
Kalendari i lashtė shqiptar
Kalendari i lashtė, siē po e quajmė nė kėtė punim, ka qenė njė kalendar origjinal, tė cilin populli shqiptar e ka praktikuar gjer vonė, e madje mbahet mend dhe sot. I vetmi deri mė tani ka qenė studiuesi Rrok Zojzi qė mori shėnime nga populli pėr kėtė kalendar[1][1]. Duke qenė se Zojzi e ka publikuar njėherė, ne nuk do tė ndalemi gjatė nė pėrsėritjen e tė dhėnave tė tij. Nė kėtė punim fillimisht do shqyrtojmė vendosjen e datave dhe mė pas disa ēėshtje tjera. Njė kalendar i tillė tradicional, mijėravjeēar, ka vlerė tė madhe nėse pėrgatitet nė formėn e tij burimore pėr pėrdorim, sepse si i tillė do tė mund tė ishte nė dispozicionin e popullit, si njė vepėr e artit popullor shqiptar, madje duke qenė i njėjtė nė tėrė Shqipėrinė do tė ishte njė nga elementet unifikuese tė kulturės shqiptare.
Kalendari nė formėn siē na e jep Rrok Zojzi ėshtė si vijon: Viti ėshtė baraz me 365 ditė, tė ndara kėsisoj: 3 ditė janė festat pėr fillimin e vitit (“kryet e motmotit”), 180 ditė janė tė verės, 2 ditė janė festat e mesit tė vitit dhe 180 ditė janė tė dimrit. Secila nga dy gjysmat e vitit (stinė) ndahet nė 4 pjesė me nga 45 ditė secila, tė cilėt Zojzi konvencionalisht i quan muaj.[2][2]
Ndėrsa tė dhėnat qė Zojzi i merr nga terreni janė tė sakta, pėrllogaritjet e tij pėrkundrazi e ēojnė atė nė gabime gjatė pėrpilimit tė kalendarit. Ai na jep gabim datat e festave dhe muajve. Ai fillon me Mesdimrin, i cili ėshtė mė 5 shkurt, por tė cilin Zojzi e vendos 45 ditė (njė ‘muaj’) mė herėt, pra mė 22 dhjetor. Ky gabim mė pas shkon nė mėnyrė zingjirore me tė gjitha festat dhe muajt tjerė. Festėn e kryevitit apo Kryet e Motmotit qė njihet edhe si Shėngjergj e vendos nė ekuinoksin pranveror mė 21 mars, gjė qė nuk ndodh askund nė asnjė krahinė shqiptare. Shėngjergji gjithmonė ka qenė mė 6 maj, dhe vetėm kisha katolike nė emėr tė reformės gregoriane e pat vendosur mė 23 prill. Rrjedhimisht, vendosja e Shėngjergjit mė 21 mars, duket zhvendosje shumė e madhe pėr tė mos thėnė e tepėrt. Edhe tek Mark Tirta i cili ka shkruajtur gjerėsisht pėr festat popullore, Dita e Pranverės dhe Shėngjergji dalin si dy festa tė ndryshme.[3][3] Pastaj me atė radhitje gabimet vazhdojnė: Shmitri apo Shmarti si fillim i dimrit vendoset mė 23 shtator, por Shmitri nė tė vėrtetė ėshtė shumė mė vonė, afro 45 ditė mė vonė, dhe i bie zakonisht kah fillimi i nėntorit; festa e Kerstovit apo e Shėnkollit, nga ana e Rrok Zojzit vendoset mė 5 nėntor, kur nė tė vėrtetė kjo festė gjithkund tek shqiptarėt kremtohet mė 6 dhjetor; Dita e pranverės vendoset mė 5 shkurt, kur ėshtė acari mė i madh. Tė njėjtėn zhvendosje e pėsojnė edhe muajt e vjetėr 45-ditėsh, pasi secili prej tyre fillon me njė festė ‘tė vetėn’.[4][4]
Siē kemi rastin tė shohim, gabimi fillon nė rastin kur Zojzi e barazon Buzmin me mjedisin e dimnit. Qė ne ta pėrmirėsojmė kėtė gabim dhe tė vendosim rregullimin origjinal tė kalendarit tė lashtė, do tė bėjmė vetėm njė hap: do tė luajmė datat e dhėna nga Zojzi pėr 45 ditė mė vonė, nė mėnyrė qė ato tė kthehen nė vendin e tyre. Madje edhe vetė Zojzi thotė: “Fillimi i vjetit, simbas shėnimeve tė mbledhuna, asht Shėngjergji ase nė shkurtim Shnjergji.” Dhe siē e dimė tė gjithė, Shėngjergj nė muajin mars nuk ka, por shumė mė vonė nė fillim tė majit.[5][5]

Kalendari siē na e jep Rrok Zojzi:


Kėshtu sipas radhitjes qė i bėjmė ne, Buzmi mbetet mė 22 dhjetor, por nga ky ndahet mjedisi i dimnit i cili vendoset mė 5 shkurt, e ky ėshtė parakusht pėr t’i kthyer festat nė datat e veta. Nė kėtė rast edhe emri “mjedisi i dimnit” ėshtė kuptimplotė, sepse nė kėtė datė ai gjendet pikėrisht nė midis tė stinės sė dimrit duke qenė 90 ditė larg nga Shmitri (mesi i vitit) dhe po aq ditė larg nga Shėngjergji (Kryet e motmotit). Pėr mė tej japim listėn e festave me datat pėrkatėse:
Kryet e motmotit – 6, 7, 8 maj
Festa e tė korrave – 23 qershor
Festa e maleve – 7 gusht
Dita e Vjeshtės – 21 shtator
Mesi i vitit – 5, 6 nėntor
Buzmi – 22 dhjetor
Mesdimri – 5 shkurt
Dita e Pranverės – 22 mars
Me kėtė datim tė festave rregullohet edhe datimi i muajve, pasi kėta tė gjithė fillonin me njė festė:
Kryet e Motmotit – muaji i parė i verės
Festa e tė korrave – “Korriku”
Festa e maleve – “Djegaguri”
Dita e vjeshtės – “Vjeshta”
Mesi i vitit – muaji i parė i dimrit
Buzmi – “Brymsi”
Mesdimri – “Ngrijsi”
Dita e Pranverės – “Pranvera”
Sa i pėrket emrave tė dy muajve qė Zojzi nuk ka arritur tė gjejė, ne nuk kemi asnjė tė dhėnė por do ishte mirė t’i gjenim emra tė natyrshėm sipas njė kriteri siē do t’a shohim mė poshtė, emra qė do t’i pėrgjigjeshin kėtyre muajve. Kėshtu shohim qė “Korriku” dhe “Djegaguri” tė kalendarit tė lashtė, kanė shėrbyer si emra pėr muajt nė kalendarin e ri (romak / 12-muajsh), duke zėvendėsuar muajt latinė ‘jul’ dhe ‘august’. Sipas kėtij parimi, meqė muaji i parė i dimrit nė kalendarin e lashtė ka shtrirje pjesėrisht nė nėntor dhe pjesėrisht nė dhjetor (nga tri javė secili), atėherė do ketė patur emrin e njėrit prej tyre, ndonjė emėr jo-kristian tė gurrės shqipe. Kėshtu nėntori ndryshe quhej brymor, vjeshtė e tretė, britėm i tretė, ndėrsa dhjetori quhej edhe dimėror. Por termi ‘brymor’ nuk mund tė ketė qenė ndonjėherė emėr i kėtij muaji sepse do tė shkaktonte konfuzion nė popull, duke qenė i ngjashėm me “Brymės” qė gjendet menjėherė pas tij. Termi “Vjeshtė” nuk bėn sepse si muaj 45-ditėsh gjendet para tij, e nuk mund tė bėhen dy muaj me njė emėr. Britėm, mbase mund tė jetė i pėrdorshėm, porse ky nė ditėt tona ka kuptimin e vjeshtės dhe ėshtė sinonim me tė. Kėshtu na mbetet e lirė shprehja dimėror/dimnor, me tė cilin nė kalendarin e ri quhej dhjetori deri vonė. Tri javė tė dhjetorit bėjnė pjesė nė kėtė 45-ditėsh, prandaj emri i tij dimėror mund tė ketė qenė emėr i kėtij 45-ditėshi, njėjtė sikurse tri javė tė gushtit bėjnė pjesė nė ‘djegagur’, prej nga edhe gushti e mori kėtė emėr shqip. Pėrveē kėsaj ky ėshtė muaji me tė cilin fillon dimri. Pėr muajin e parė tė verės, Zojzi dyshon se mund tė ketė qenė “Qershor”, mundėsi tė cilėn as ne nuk e pėrjashtojmė, duke qenė se qershori me afro tri javė tė tij futet nė muajin e parė tė verės tė kalendarit tė lashtė. Ndoshta edhe ka ndonjė krahinė ku ruhen ende emrat e pavjelur tė kėtyre dy muajve (nėqoftėse nuk kanė qenė tė tillė siē po i paraqesim).[1][6]


Pėr vjetėrsinė e kėtij kalendari flasin edhe tė dhėnat arkeologjike. Ndėr objektet e Kulturės sė Komanit ėshtė dhe njė varėse bronzi nga Kėshtjella e Delmaces (Pukė):[2][40]


Citojmė dhe pėrshkrimin nga libri:
“55. Varėse bronzi nė trajtė rrethi me 8 rreze radiale, njė verigė nė formė trapezi lart dhe tri shtojca drapėr hėne anash dhe poshtė, punuar me derdhje. Ėshtė gjetur nė varrezėn pranė Kalasė sė Dalmacės. Gjatėsia 5.2 cm.“[1][41]
Vetė pamja e objektit tregon kalendarin. Rrota tė tilla ndryshe quhen rrota e kohės. Tetė rrembat e varėses tregojnė tetė festat e vitit, hapėsira mes tyre shėnon tetė muajt e vitit, ndėrsa prania e gjysmėhėnave e pėrforcon edhe mė shumė idenė se ky objekt ėshtė paraqitje artistike e kalendarit, sepse edhe hėna pėrdorej pėr matje kohe, pavarėsisht se lėvizjet e saj ndiqnin njė rrugė mė vete tė pavarur nga kalendari diellor. Edhe njė unazė bronzi poashtu e gjetur nė Kėshtjellėn e Delmaces, ėshtė e zbukuruar me njė rozetė tetė-petalėshe dhe me nga njė pikė mes petaleve, qė mendojmė se ka tė njėjtin kuptim sikurse varėsja e lart-pėrmendur.[2][42] Nė pėrgjithėsi, objektet solare dhe lunare ishin shumė tė pėrdorura nė Kulturėn e Komanit.
Po japim dhe njė listė tė periudhave tė vitit:
Kryet e Motmotit – 6-8 maj (tri ditė)
Qershor – 9 maj deri 22 qershor.
Korrik – 23 qershor deri 6 gusht
Djegagur – 7 gusht deri 20 shtator
Vjeshtė – 21 shtator deri 4 nėntor
Mesi i Vitit – 5-6 nėntor (dy ditė)
Dimror – 7 nėntor deri mė 21 dhjetor
Bryms – 22 dhjetor deri mė 4 shkurt
Ngrijs – 5 shkurt deri mė 21 mars
Pranverė – 22 mars deri mė 5 maj
Vėrejtje: Gjatė kėtij punimi keni vėrejtur se emrat e muajve tė kalendarit tė lashtė i kam shkruar me shkronjė fillestare tė madhe dhe i kam futur nė thonjėza, me qėllim qė tė dallohen emrat e muajve tė kalendarit tė lashtė nga emrat e kalendarit tė ri, si p.sh. korrik, djegagur, qė janė nė tė dy kalendarėt, si dhe pranverė e vjeshtė qė janė njėkohėsisht edhe stinė nė kalendarin e ri.

Kalendari maqedon
Ky ishte njė kalendar i maqedonėve tė lashtė, qė nė periudhėn helenistike, adoptuan strukturėn e kalendarit babilonas nė mbretėrinė e Seleukėve[1][43], dhe strukturėn e kalendarit egjiptian nė mbretėrinė e Ptolemejve, ndėrsa ruajtėn emrat e muajve maqedonė[2][44]. Ai ka qenė fillimisht njė kalendar i pastėr diellor, njė variant lokal i kalendarit tė lashtė shqiptar, por gjatė shekullit IV p.e.s., tok me helenizimin sipėrfaqėsor tė elitės maqedone, ndodhi dhe helenizimi i kalendarit, duke e futur nė pėrdorim edhe ciklin hėnor (lunar). Rrjedhimisht, ai do tė kthehej nė luni-solar[3][45]. Ndikimi helen shihet edhe nė emrat e disa muajve si ‘Artemision’ sipas hyjneshės Artemida, muaji Panemos qė gjendet edhe nė kalendarėt e ndryshėm tė poliseve helene, etj. Pėrshtatja me kalendarėt aziatikė ka ndodhur mė vonė pas pushtimeve tė Lekės sė Madh. Neve na interesojnė emrat e muajve, njė pjesė e tė cilėve gjejnė shpjegim nė shqip ose me emrat e muajve tė kalendarit shqiptar.
Emrat e muajve maqedonė:
Hyperberetaios
Dios
Apellaios
Audnaios
Peritios
Dystros
Xanthikos
Artemisios
Daisios
Panemos
Loos
Gorpiaios[1][46]
Nga kėta emra po veēojmė ata qė mund tė lidhen me shqipen:
Hyperberetaios ėshtė kompozitė, ku pjesa e dytė ‘beretaios’ ka lidhje etimologjike me emrin shqip britmi[2][47]. Nė kalendarin e ri shqiptar pėrdoren muajt britmi i parė (shtator), britmi i dytė (tetor) dhe britmi i tretė (nėntor). Muaji hyperberetaios i bie nga fundi i shtatorit deri nė fund tė tetorit.
Dios ėshtė njė emėr i lashtė ilir pėr Zeusin, duke u nisur nga fakti se varianti ‘Deipaturos’ konsiderohet tradicionalisht si emri ilir pėr Zeusin ‘Ati i qiellit’[3][48]. Kjo vėrehet edhe tek emri Diona, gruaja e Zeusit, kulti i sė cilės nė Epir ishte kult shtetėror si dhe tek fakti se Dios ishte njė muaj autokton nė kalendarin e fisit ilir tė Perrhebejve[4][49]
Peritios i bie nė janar-shkurt. Edhe ky ėshtė njė variant i emrit britėm[1][50].
Dystros ėshtė njė muaj qė nuk figuron tek kalendarėt grekė, prandaj mund tė ketė lidhje tė mundshme me shqipen ,,dyst’’ qė nėnkupton njė rrafsh ose shesh.
Daisios (maj-qershor) ėshtė emėr mjaft i pėrhapur ndėr ilirė, ku vlen tė pėrmenden motėrzime tė tij nė format antroponimike Dassus, Dassius, Dazos si dhe tek etniku Dassaretae. Ai mund tė pėrqaset me shqip. ,,dash’’.Ndoshta ka lidhje me flijimet e bėra nė kėtė muaj.
Loos (korrik-gusht), sipas Malte-Brun shpjegohet me emrin Lonar qė e pėrdorin shqiptarėt pėr korrikun nė kalendarin e ri.[2][51] Malte-Bruni nė kėtė rast gabon, pasiqė muaji lonar i shqipes vje nga greqishtja ‘allonar’ qė dmth ‘shirės’ pra muaji i shirjeve, ndėrsa Loos pėr mendimin tim do tė duhej tė lidhej me fjalėn shqipe ‘lėm’, (lėmi i grurit, ‘lama e grunit’).
Gorpiaios (gusht-shtator), duhet tė ketė lidhje me fjalėn shqipe ‘gjarpėr’, ‘gjarpij’. Nga vezėt e bollės ēelin tė vegjlit pikėrisht gjatė kėsaj kohe, tė shtojmė dhe faktin se kulti i gjarpėrit ishte i pėrhapur ndėr parardhėsit e shqiptarėve pa dallim, prandaj emri i muajit duket i pėrligjur kah ana kuptimore.
Malte-Brun pėrmend dhe njė shprehje tė fshatarėve maqedonė ‘Krios’ tė cilėn ai e lidh etimologjikisht me muajin shqip ‘qershor’.[3][52] Por edhe kėtu nuk pajtohem me tė, pasiqė Krios duket mė afėr fjalės shqipe ngrijės, pėr mė tepėr fjala shkrij rrjedh pikėrisht nga -krij, duke i shtuar pjesėn mohuese ‘sh’.
Kalendari iliro-epirot
Ky ishte varianti iliro-epirot i kalendarit lunisolar grek. Ky kalendar pėrdorej nė Ilirinė jugore, Epir dhe nė ishullin e Korfuzit. Mekanizmi mė i vjetėr llogaritės i quajtur “mekanizmi i Antikytherės” nga shekulli I p.e.s. qė shėrbente si pėrllogaritės mekanik pėr njehėsimin e kohės, i gjetur nė detin Egje, punonte sipas kėtij kalendari.
Lista e muajve:
1. Phoinikaios
2. Kraneios
3. Lanotropios
4. Machaneus
5. Dodekateus
6. Eukleios
7. Artemisios
8. Psydreis
9. Gameilios
10. Agrianios
11. Panamos
12. Apellaios
Nė trevat ku pėrdorej ky kalendar, gjendej dhe tempulli i Dodonės, ku mbaheshin pėr ēdo katėr vjet lojėrat sportive tė quajtura Naa[1][53].
Kalendari romak (Kalendari i ri apo i sotėm)
Kalendari qė ne pėrdorim sot ėshtė ai romak. Nė bazė tė evoluimit tė disa emrave si april-prill dhe august-gusht, ku shihet rėnia e a-sė nga emrat antikė (dukuri fonetike qė ka ndodhur nė gjuhėn shqipe), mund tė thuhet se ky kalendar ėshtė pėrdorur nga njė pjesė e shqiptarėve qė nga koha romake, pa ndėrprerje. Muajt e kėtij kalendari kanė vetėm 28, 29, 30 apo 31 ditė. Nė zanafillė kanė qenė muaj hėnorė dhe zgjasnin 29.5 ditė. Ndryshimet e mėvonshme gjatė kohės antike, bėnė qė muajt e kėtij viti tė mos kenė paralelizėm tė plotė me ciklin hėnor, duke qenė pėr 1-2 ditė mė tė gjatė.[1][54] [2][55]
Muaji i parė i vitit, janari, nė tė kaluarėn ėshtė quajtur kallnor, kallnduer, qė duket se vjen nga fjala ‘kalendar’[3][56]. Emri kollozhek qė ėshtė ruajtur pjesėrisht, ėshtė huazim nga bullgarishtja. Emri kallndor ėshtė pėrdorur qė nga koha antike.
Muaji i dytė ėshtė quajtur gjithnjė ,,fruer’’ ose ,,fror’’rrjedh nga lat. februar. Edhe ky duke gjykuar nė bazė tė evoluimit tė emrit, duhet tė jetė pėrdorur nga koha antike.
Muaji i katėrt, prilli, rrjedh nga emri i Afroditės. Kjo hyjneshė me prejardhje pellazge me kuptimin ‘afron-ditėn’[4][57], tek mesapėt dhe etruskėt u quajt Aprodita[5][58], dhe nga kjo muaji u quajt Aprilis nė latinisht[6][59]. Dita e parė (1 prill) i kushtohej po kėsaj hyjneshe dhe quhej Veneralia[7][60]. Kjo nga ana tjetėr tregon pėr njė lidhje apo ngjashmėri mes kalendarit romak dhe kalendarit tė lashtė shqiptar nė kohėn antike, meqenėse prilli ėshtė i vendosur tėrėsisht brenda periudhės kur ėshtė “Pranvera” nė kalendarin e lashtė, qė ne e shpjeguam se rrjedh nga emri i po tė njėjtės hyjneshė (Prenda). Kjo dhe ngjashmėri tjera qė i pėrmendėm, si p.sh ditėt e ujqve nė dimėr dhe Luperkalia romake mė 15 shkurt, Festa e Zanave mė 6 gusht dhe e Dianės romake mė 15 gusht, janė pėrkime qė flasin pėr njė zanafillė tė pėrbashkėt ballkanike tė kėtyre kalendarėve, ose nė tė kundėrt pėr njė ndikim tė fortė tė ilirėve mbi kulturėn romake.
Muaji romak ,,jun’’, ose u shqipėrua nga shqiptarėt si qershor, nė bazė tė qershive, ose nė tė kundėrt siē mendon Malte-Brun duhet tė ketė qenė pėrdorur qysh mė parė nga iliro-maqedonėt dhe vetėm i ėshtė mbivėnė si emėr muajit romak.
Muaji romak ,,jul’’ tek shqiptarėt u quajt korrik, sepse hynte i tėri brenda asaj periudhe, qė nė kalendarin e lashtė quhej “Korrik”.
Muaji gusht ėshtė derivat fonetik i emrit ’’August’’. Kjo tregon qė ky muaj ėshtė pėrdorur nga shqiptarėt pa ndėrprerje qė nga koha e sundimit romak. Edhe kėtij iu dha emri shqip ,,djegagur’’.
Muajt shtator, tetor dhe nėntor, ndryshe quhen edhe britmi i parė, britmi i dytė dhe britmi i tretė. Njė formė tjetėr ėshtė vjeshtė (e parė, e dytė, e tretė), e cila poashtu ėshtė huazuar nga muaji “Vjeshtė” i kalendarit tė lashtė.
Tetori, nėntori dhe dhjetori, janė quajtur edhe me emra shenjtorėsh: tetori – shmitri, nėntori – shėmhilli, dhjetori – shėndreu, sipas festave qė mbaheshin nė kėta muaj nga ana e besimtarėve tė krishterė.
Emėrtime tė tjera nė shqip qė janė pėrdorur: pėr dhjetorin – dimėror, pėr nėntorin – brymuer apo brymor, etj.
Nga kalendari romak kanė mbetur edhe festa. Kėshtu viti i ri romak qė festohej me 1 mars, vazhdoi tė festohej tek iliro-shqiptarėt, por nė kuadėr tė kalendarit julian pėsoi zhvendosje pėr 13 ditė mė vonė, e cila nuk u korrektua me rastin e reformės gregoriane. Prandaj sot nė njė pjesė tė Shqipėrisė sė mesme, festohet “Dita e verės” mė 14 mars, qė e ka pra datėn juliane tė vitit tė ri romak. Nė kėtė festė janė zhvendosur thuaja shumica e ritualeve tė Kryemotit, siē janė verorja apo penjtė e dredhur me ngjyra, gjelbrimi si zbukurim i ndėrtesave, etj. pasiqė edhe viti i ri romak ishte njėkohėsisht fillim i vitit dhe fillim i verės. Kjo zhvendosje (nga Kryeviti mė 1 mars), vėrehet edhe tek rumunėt[8][61], bullgarėt,[9][62] etj. pasiqė ka ndodhur herėt gjatė sundimit romak, dhe ėshtė trashėguar tek popujt mesjetarė tė gadishulit Ballkanik, por siē shihet nė zonat veriore nuk ka arritur tė depėrtojė, pasiqė kjo festė romake nuk njihet fare, ndėrsa ritualet e Kryemotit kanė mbetur nė datėn e vet (6 maj).

Literatura:
1. Mark Tirta, “Mitologjia ndėr shqiptarė”, Tiranė, 2004
2. Rrok Zojzi, Buletini i Institutit tė Shkencavet, “Gjurmėt e nji kalendari primitiv nė popullin t’onė”, vj. 1949, Nr. 31, fq. 85-112
3. Robert Elsie, “The Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture”,
4. Eviatar Zerubavel, “The Seven Day Circle: The History and Meaning of the Week”,
5. Anton Ēetta “Prozė popullore nga Drenica”,
6. Xhemal Meēi “Kanuni i Lekė Dukagjinit – varianti i Pukės”, Tiranė, 1997
7. Spiro Shkurti, “Tradita bujqėsore tė shqiptarėve”,
8. Ramazan Hysa, “Fjalor i Astronomisė”, 1978
9. Eqrem Ēabej, “Studime gjuhėsore”, V, Prishtinė, 1975
10. William Woodthorpe Tarn, “The Greeks in Bactria and India”,
11. L. Depuydt, “Civil calendar and lunar calendar in ancient Egypt”,
12. Edward Greswell, “Origines kalendarię Hellenicę; or, The history of the primitive calendar among the Greeks”,
13. Universiteti Oksfordit, “Calendars in Antiquity: Empires, States, and Societies”,
14. Alan Edouard Samuel, “Greek and Roman Chronology: Calendars and Years in Classical Antiquity”, Volume 1, Part 7,
15. Robert Hannah, “Time in Antiquity”,
16. Conrad Malte-Brun, “Universal Geography, Or, A Description of All Parts of the World”,
17. Nermin Vlora Falaski, “Pellazgėt, ilirėt, etruskėt, shqiptarėt”, Prishtinė, 2004
18. William M. O’Neil, “Time and the Calendars”,
19. W. Warde Fowler, “The Roman Festivals of the Period of the Republic”
20. Instituti i shkencavet, “Fjalor i gjuhės shqipe”, Tiranė, 1954
21. Howard H. Scullard, “A History of the Roman World”,
22. Kadri Halimi,”Trajtime dhe studime etnologjike”,
23. Skėnder Anamali, Hėna Spahiu, “Stoli arbėrore”,Tiranė, 1988,
24. Richard Francis Burton, “Camoens: His Life and His Lusiads” – Volumes 3-4
25. Jörg Rüpke, “The Roman Calendar from Numa to Constantine: Time, History, and the Fasti”,
26. Benjamin W. Forston, Indo-European Language and Culture: An Introduction, 2011
27. Alan Edouard Samuel, “Greek and Roman Chronology: Calendars and Years in Classical Antiquity”, Volume 1, Part 7
28. Carleton Coon, “The Races of Europe”,
29. Aedh Rua, “Celtic Flame: An Insider’s Guide to Irish Pagan Tradition”,
30. Christopher R. Fee, “Gods, Heroes, & Kings : The Battle for Mythic Britain”,
31. Demush Shala, “Letėrsia popullore shqiptare”, Prishtinė, 1974,
32. John Bell, “Bell’s New Pantheon; Or, Historical Dictionary of the Gods, Demi-gods, Heroes and fabulous personages of Antiquity”,
33. D. M. Murdock, “Acharya S, Christ in Egypt: The Horus-Jesus Connection”,
34. Deborah L. Kopka, “Eastern Europe and Russia”,
35. Mercia MacDermott, “Bulgarian Folk Customs”,
___________
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi