Pėrse ne vuajmė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrse ne vuajmė!

Mesazh  gjilanasi prej 06.11.14 23:17

“Mėso tė jetosh” janė letrat pėr Lucilin, tė padiskutuara si kryevepra tė Senekės duke nxjerrė prej tyre thelbin e tė gjitha mėsimeve. Montenji, nė Esetė e tij qė u ngjajnė aq shumė Letrave pėr Lucilin, i pėrmend kėto mbi 280 herė. Janė letra qė citohen por nuk lexohen. Ky libėr, pėrzgjedhur e pėrkthyera nga latinishtja prej Alain Golomb, nė shqip janė pėrkthyer prej frėngjishtes nga Eliana Sotiri, Natasha Sotiri. Letrat mė tė mira pėr Lucilin janė pėrmbledhur nė kėtė libėr, si kronikė e vėrtetė e shpirtit, njė dritė pėr urtėsi dhe lumturi



Ti tani e kupton qė duhet t’i pėrvidhesh sa mė shpejt shkėlqimit tė rremė dhe tė mjerueshėm tė funksioneve qė ke. Kėrkon tė dish se si mund t’ia dalėsh mbanė? Disa gjėra bėhen vetėm nė terren. Njė mjek nuk mund tė diagnostikojė me korrespondencė. Fillimisht, atij i duhet tė masė pulsin e tė sėmurit. Sipas njė proverbi tė lashtė, fitorja e gladiatorit vendoset nė arenėn e ndeshjes.

Njė shprehje nė fytyrėn e kundėrshtarit, njė lėvizje e dorės, ose njė pėrkulje e vogėl e trupit tė tij, e informojnė gjerėsisht shikuesin. Ajo qė na mėson pėrvoja e pėrditshme pėrbėn njė tėrėsi kėshillimesh tė pėrgjithshme gojore ose tė shkruara, qė kanė vlejtur pėr paraardhėsit njėlloj siē do tė vlejnė edhe pėr pasardhėsit. Por problemi ėshtė tė gjesh ēastin mė tė pėrshtatshėm nė tė cilin duhet vepruar pėr t’i vėnė nė jetė kėto mėsime dhe tė jesh nė brendėsi tė situatės qė tė mund tė marrėsh njė vendim, sepse asnjė kėshillė nuk mund te jepet nga larg.

Pėrfundimisht, nuk mjafton vetėm tė jesh i pranishėm, por edhe syēelė, nė mėnyrė qė tė mund ta pikasėsh ēastin e pėrshtatshėm. Pėrgjo dhe mbėrtheje rastin sapo tė tė paraqitet. Vėr gjithė vrullin dhe forcat e tua pėr t’u ēliruar nga “detyra ” qė ke. Unė do tė shkoja deri aty sa tė tė kėshilloja: jeta qė po bėn ėshtė shumė e shkurtėr, prandaj duhet ta braktisėsh sa mė shpejt. Por mendoj gjithashtu se kėtė gjė duhet ta bėsh dalėngadalė. Kėtė lėmsh, ku pėr fat tė keq je ngatėrruar, ėshtė mė mirė ta shpleksėsh se sa ta kėputėsh. Mund ta kėputėsh vetėm kur nuk arrin ta zgjidhėsh, por edhe atėherė me kujdes. Asnjė nuk ėshtė aq frikacak sa tė parapėlqejė te jetojė gjithmonė i varur nė fijen e perit, kur mund tė bjerė e tė shpėtojė njėherė e mirė.

E para gjė qė duhet bėrė ėshtė tė mos pengosh vetveten. Mjaftohu me plotėsimin e nevojave tė domosdoshme pėr tė cilat Fati tė detyron. Nuk duhet tė ngatėrrohesh edhe mė tepėr, pėrndryshe nuk do tė ketė shpėtim pėr ty, dhe jo vetėm kaq, por do tė bėhet e qartė se rėnia jote nuk qe e papritur. Nė tė vėrtetė, arsyetimet qė ndeshen zakonisht nė jetė, si “Nuk munda tė bėj ndryshe”, ose ” Edhe nė qoftė se nuk do tė doja, s’kisha ē’tė bėja”, janė gėnjeshtra. Asnjė nuk ėshtė i detyruar tė vrapojė pas fitores. Pėrkundrazi, ėshtė mė mirė tė ndalesh nė vend se sa ta nxitėsh Fatin qė na shtyn.

A do tė tė vinte keq nė qoftė se, nė vend qė tė tė kėshilloj vetė, do t’u drejtohem njerėzve tė tjerė, gjykimi i tė cilėve ėshtė pa dyshim mė i matur se i imi, dhe tė cilėve unė u referohem zakonisht kur dua tė marr ndonjė vendim? Lexo letrėn e Epikurit, qė trajton problemin qė na shqetėson edhe neve. Ajo i drejtohet Idomenės. Epikuri i kėrkon asaj tė bėjė ē’ėshtė e mundur pėr tė ikur menjėherė para se njė forcė tepėr e fuqishme tė hyjė nė lojė dhe t’i heqė mundėsinė pėr t’u larguar.

Ai shton gjithashtu se ēdo pėrpjekje duhet bėrė nė ēastin e duhur. Por, sqaron ai, kur ky ēast i pritur kaq gjatė mbėrrin, duhet ta mbėrthesh menjėherė. Ai qė ka ėndėrruar tė largohet, nuk duhet tė gjunjėzohet, sepse do ta gjejė njė rrugėzgjidhje tė lumtur, pa dyshim pasi tė ketė kaluar vėshtirėsi tepėr tė mėdha. E pėr kėtė nuk duhet te nxitohet e tė veprojė para ēastit tė duhur, por as tė vonohet kur ky ēast mbėrrin.

Unė kujtoj se ti do tė dish edhe mendimin e Stoikėve. Asnjė nuk ka tė drejtė t’i akuzojė ata pėrpara teje pėr guxim tė tepruar. Ata karakterizohen mė shumė nga kujdesi se sa nga guximi. Ndoshta ti pret tė tė thonė: “Ėshtė turp tė pėrkulesh nga pesha nė kurriz. Duhet tė luftosh me tė sapo ta kesh ngarkuar mbi vete. Ai qė i bėn bisht mundimit, ėshtė njė njeri pa energji dhe pa nismė, sepse vėshtirėsia e situatės nuk ia rrit guximin”.

Ja se ē’do tė tė thonė, kur do tė tė duhen shumė pėrpjekje pėr tė provuar durimin, kur njeriu i ndershėm nuk denjon tė merret me punė tė ulta e poshtėruese, kur nė kėtė rast nuk bėn as atė qė mund tė quhet mė e -pakta. Me tė hyrė nė rrethin e lartė tė politikės, ky njeri nuk bie nė vorbullėn e pandalshme; me tė kuptuar se situata ėshtė e dyshimtė dhe e rrezikshme, ai bėn hapa pas, dhe, pa u kthyer prapa, tėrhiqet nė majė tė gishtave pėr tė zėnė njė vend tė sigurt.

I dashur Lucil, kur pėrbuz pėrfitimin, ėshtė e lehtė t’u shpėtosh telasheve. Dėgjoji zvarritjet e kundėrshtimet qė na bėhen: “Si tė heqėsh dorė nga shpresa kaq tė mėdha? Tė mos shkosh nė mes tė korrjeve?” Asnjė nuk e mbėshtet mospėrfilljen pėr tė cilėn po tė flas. Nė kėtė’ pikė jam i vetėm. Njerėzit e braktisin pėrfitimin vetėm tė detyruar. Ndėrsa e kujtojnė me dhembshuri kėtė fitore tė mjerimit tė tyre, vetė mjerimin ata e mallkojnė.

Ambicia ėshtė si njė mėsuese pėr tė cilėn njerėzit ankohen vazhdimisht. Por, po tė analizojmė ndjenjat e tyre tė vėrteta, do tė vėmė re se ata i vėrsulen ashpėr asaj qė nuk e arrijnė dot. Zbuloji kėta njerėz qė qahen pėr atė qė kanė arritur dhe qė flasin pėr t’u larguar nga ajo qė nuk e arrijnė dot. Zbuloji pra njerėzit qė kėnaqen me njė gjendje tė mundimshme, qė ėshtė pėr tė ardhur keq.

E vėrteta ėshtė, Lucil, se rrallė skllevėrit janė viktima tė skllavėrisė, shumica janė skllevėr vullnetarė. Ti p.sh., nė qoftė se me tė vėrtetė e dėshiron lirinė dhe je i vendosur ta fitosh atė, nė qoftė se ti pėrcakton njė afat tė domosdoshėm pėr ta realizuar sa mė mirė kėtė shkėputje, duke i dhėnė fund kėshtu njė shqetėsimi tė vazhdueshėm, as qė duhet tė dyshosh se trupa stoike nuk do ta miratojė kėtė! Tė gjithė Zenonėt, tė gjithė Krisipėt do tė tė japin kėshilla miratuese nė pėrputhje me arsyen e moralin e tyre.

Por, nė se ti kėrkon tė fitosh kohė qė tė vendosėsh se ē’do tė marrėsh me vete dhe ē’sasi parash tė duhen pėr tė pėrgatitur tėrheqjen tėnde, ti nuk do tė dalėsh kurrė prej andej. Asnjė nuk shpėton nga pėrmbytja sė bashku me armėt dhe bagazhin. Dil nga uji pėr tė filluar njė jetė mė tė mirė me ndihmėn e perėndive (favor ky krejt i ndryshėm nga ai qė u bėhet me njė fytyrė plot mirėsi dhe kujdes njerėzve, tė cilėve u ėshtė paracaktuar njė varfėri e tmerrshme e pėrligjur me arsyetimin qė tė mirat qė djegin e torturojnė, janė dhėnė vetėm pėr tė plotėsuar urime e dėshira).

Isha duke e mbyllur letrėn, por duhet ta hap pėrsėri qė tė fus nė tė dhuratėn time tė zakonshme, e cila ėshtė njė pėrkushtim i mrekullueshėm, njė pėrkufizim qė mė duket sa i vėrtetė aq edhe shprehės. I kujt? i Epikurit. Po tė shes mallin e tjetėrkujt: “Gjithkush del nga jeta ashtu siē ka hyrė”. Merr kė tė duash, njė tė ri, njė plak ose njė tė rritur tė moshės sė mesme, i cili edhe trembet nga vdekja edhe s’di tė jetojė. Nuk ka njeri qė t’i ketė tė gjitha tė pėrfunduara, sepse tė gjithė ne i lėmė punėt pėr mė vonė.

Ajo qė unė vlerėsoj mė shumė nė kėtė sentencė ėshtė qortimi qė u bėhet pleqve, tė cilėt, megjithėse e kanė kapėrcyer fėmininė, vazhdojnė tė jenė fėmijė.

Epikuri thotė: “Ēdokush del nga jeta ashtu siē ka hyrė nė tė”. Kjo nuk ėshtė e saktė, sepse ne vdesim mė tė liq seē kemi lindur. Pėr kėtė, faji ėshtė i yni dhe jo i Natyrės. Natyra do tė ankohej me tė drejtė: “Si? Unė ju solla nė kėtė botė tė zhveshur nga frika, nga besėtytnitė, nga pabesia dhe vese tė tjera; dilni prej saj me cilėsitė qė ju dhashė!”

Ai qė vdes po aq i qetė sa ka lindur, ka ditur t’i vjelė tė gjitha frutet e urtėsisė. Kurse ne, ne qė dridhemi kur na afrohet rreziku, ne qė nuk kemi fare guxim, ne ndėrrojmė ngjyrėn dhe derdhim lot pa dobi. Sa turp! Tė jesh i shqetėsuar nė prag tė prehjes!

Arsyeja ėshtė kjo: ne vuajmė se na ka shkuar jeta kot, atėherė kur interesat e rėndomta vetjake kanė marrė fund. Ne vuajmė se nuk na ka mbetur asgjė prej saj, se ajo na ka vajtur dėm.

Tė gjithė njerėzit mundohen e pėrpiqen, jo qė tė jetojnė mirė, por qė tė jetojnė gjatė, kurse nė tė vėrtetė, tė gjithė njerėzve u ėshtė caktuar detyra qė tė jetojnė mirė, por asnjėrit prej tyre qė tė jetojė sa mė gjatė.
avatar
gjilanasi

399


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi