E vėrteta pėr paranormalen!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

E vėrteta pėr paranormalen!

Mesazh  Berti69 prej 04.11.14 0:18



Nė shekullin 21, pėrse kaq shumė njerėz vazhdojnė tė besojnė nė paranormalen?

Ka arsye tė forta pėrse ne vazhdojmė tė kemi supersticione – si dhe disa pėrfitime tė habitshėm.

Pak kohė pas Luftės sė Dytė Botėrore, Winston Churchilli po vizitonte Shtėpinė e Bardhė, kur ai tha se kish patur njė eksperiencė tė mistershme. Pasi kish bėrė njė bankė tė gjatė shoqėruar me njė gotė uiski dhe njė puro, ai tha se kish nisur tė ecė nė dhomėn ngjitur – aty ku kishte takuar fantazmėn e Abraham Lincolnit. Gjakftohtė, ndonėse tėrėsisht lakuriq, Churchilli tha se i ishte drejtuar: “Mirėmbrėma Z. President. Mė duket se jam i disavantazhuar”. Fantazma kishte buzėqeshur dhe ishte larguar.

Ky kontakt i supozuar me tė mbinatyrshmen e vendos Churchillin nė shoqėri me njerėz tė famshėm. Arthur Conan Doyle fliste me fantazmat pėrmes mediumeve, ndėrkohė qė Alan Turing besonte nė telepatinė. Tre burra qė njiheshin nga tė gjithė pėr mendimin e mprehtė, e qė megjithatė nuk mund tė mos besonin tek e pamundura. Mund t’u bashkoheni edhe ju. Sipas vėzhgimeve tė kohėve tė fundit, pothuajse tre tė katėrtat e amerikanėve besojnė tek paranormalja, nė njė formė apo njė tjetėr, ndėrkohė qė njė nė pesė pretendojnė se nė fakt e kanė parė njė fantazmė.

Tė intriguar prej kėtyre besimeve qė nuk duan tė largohen, psikologėt kanė filluar tė studiojnė pėrse disa prej nesh nuk mund tė hedhim tutje supersticionet e vjetėr dhe folklorin. Zbulimet e tyre mund tė tregojnė pėr disa tė mira nė besimin tek paranormalja. Mė e pakta, duhet t’ju bėjė qė tė ngrini pyetjen, nėse kini mendime tė fshehtė nė lidhje me botėn.

Disa eksperienca paranormale janė lehtėsisht tė shpjegueshme, bazuar nė veprimtarinė defektoze tė trurit. Psh, raportimet pėr fantazma qė lėvizin objektet pėrputhen me dėmtimet nė disa zona tė hemisferės sė djathtė, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr pėrpunimin pamor; ndėrkohė, disa forma tė epilepsisė, mund tė shkaktojnė ndjenjėn e frikshme tė njė pranie qė tė rri shumė pranė – ndoshta burimi i rrėfimeve pėr njerėz tė panjohur, pa fytyrė, qė tė vijnė vėrdallė.

Ndėrkohė, eksperiencat e “daljes nga trupi” tani pranohen si fenomene neurologjikė, ndėrkohė qė disa iluzione pamorė mund ta ngatėrrojnė trurin e shėndoshė dhe krijojnė krijesa mitike. Pėr shembull, njė psikolog i ri italian u zgjua njė mėngjes, shkoi para pasqyrės, dhe aty pa njė burrė tė moshuar qė e vėshtronte nė sy. Eksperimentet e tij tė mėvonshėm konfirmuan se ky iluzion ėshtė i zakonshėm kur sheh reflektimin tėnd nė gjysmėn e djathtė, ndoshta sepse truri pėrpiqet tė ndėrtojė konturet e fytyrės tėnde, kėshtu qė ai fillon duke u pėrpjekur tė plotėsojė informacionin e munguar – edhe pse kjo tė ēon nė shfaqjen e kafkave, shtrigave apo kafshėve tė frikshme.

Pra, ēdo kombinim i lodhjes, drogėrave, alkoolit dhe rrengjeve qė na bėn drita mund tė kontribuojė pėr shfaqje unike, tė izoluara, si ajopėr tė cilėn fliste Churchilli. Po ēfarė mund tė themi pėr eksperiencat e njerėzve si Conan Doyle, i cili thoshte se vėrente veprime jashtė kėsaj bote, nė mėnyrė tė pėrditshme?

Mburoja

Psikologėt qė studiojnė fenė kanė dyshuar prej njė kohe tė gjatė se besimi tek paranormalja mund tė jetė njė lloj mburoje prej tė vėrtetave edhe mė tė rėnda tė botės. Ideja ėshtė qė, kur ndodh diēka e papritur – njė vdekje, fatkeqėsi natyrore, apo humbje e punės – truri vihet nė lėvizje pėr tė gjetur pėrgjigje, nė kėrkim pėr t’i dhėnė njė kuptim kaosit. “Eshtė njė gjendnje kaq e panatyrshme, saqė ai nuk mund ta marrė kontrollin objektivisht, kėshtu qė ne e marrim kuptimin duke perceptuar mė shumė struktura pėrreth nesh, edhe nėse ato nuk ekzistojnė”, thotė Jennifer Whitson e Universitetit tė Teksasit, qė studion modelin e perceptimeve, si dhe gjykimin dhe vendim-marrjen.

Edhe kur thjeshtė u kėrkon njerėzve qė tė kujtojnė njė kohė kur kanė qenė tėrėsisht jashtė kontrolli, i bėn ata tė shohin forca tė rrejshme, thotė ajo. Pėr shembull, kjo i bėnte tė shihnin modele nė lėvizjet rastėsore tė bursės, por mund tė manifestohej edhe duke bėrė bashkė dy ngjarje pa lidhje mes tyre, si pėr shembull besimi qė “nėse troket nė dru” pėr tė patur fat, mund tė tė pėrmirėsojė shanset nė njė intervistė pune.

Antropomorfizmi ėshtė njė tjetėr mėnyrė e zakonshme, se si ne pėrpiqemi tė kuptojmė ngjarjet, thotė Adam Waytz i Northwestern University nė Illinois. Kėshtu ne mund tė mendojmė se ka njė shpirt prapa njė stuhie, apo qė njė demon na bėn tė sėmuremi – nė vend qė tė pranojmė se nuk kemi kontroll mbi ēėshtjen; dhe nėse njė degė peme troket nė dritare, je mė i prirur tė imagjinosh se njė fantazmė po tė dėrgon njė mesazh. “Ne krijojmė besime nė fantazma, sepse nuk duam tė besojmė qė universi ėshtė rastėsor”, thotė Waytz. Sėrish, kjo bėhet mė zakonshme atėherė kur kemi mė pak kontroll mbi jetėt tona.

Duke parė kėto kthesa tė ēuditshme tė mendjes, a mundet qė disa njerėz tė jenė nga natyra mė tė prirur tė shohin modele dhe motive tė fshehur, dhe a mund tė shpjegojė kjo pėrse ata janė mė supersticiozė se tė tjerėt? Eshtė njė pyetje qė Tapani Riekki nė Universitetin e Helsinkit, nė Finlandė, ėshtė pėrpjekur t’i pėrgjigjet gjatė viteve tė fundit. Ai thotė se besimtarėt shpesh e mirėpresin kėrkimin e tij, pėrderisa ata sinqerisht nuk munden tė kuptojnė pėrse tė tjerėt nuk ndajnė tė njėjtin kėndvėshtrim pėr botėn. Ata thonė: “Nuk e kuptoj pėrse tė tjerėt nuk ndjejnė atė qė unė ndiej, apo nuk besojnė atė qė unė besoj”, thotė ai.

Fytyra tė fshehura

Sė fundmi, Riekki u ka kėrkuar skeptikėve dhe besimtarėve qė tė shohin animacione tė thjeshtė tė formave nė lėvizje, ndėrkohė qė u bėn njė skanim tė trurit. Ai zbuloi se njerėzit qė besojnė nė paranormalen ishin mė tė prirur tė shihnin njė farė qėllimi nė lėvizjet dhe kjo reflektohej nė njė veprimtari mė tė madhe tė trurit nė rajonet qė normalisht shoqėrohen me “teorinė e mendjes” dhe kuptimin e motiveve tė tė tjerėve. Riekki ka zbuluar gjithashtu se njerėzit qė besojnė tek e mbinatyrshmja janė mė tė prirur tė shohin fytyra tė fshehura nė fotot e pėrditshme – njė zbulim qė konfirmohet nga njė tjetėr ekip nė Universitetin e Amsterdamit, qė tregoi se besimtarėt tek paranormalja janė mė tė prirur tė imagjinojnė qė kanė parė njė figurė qė ecėn nė shfaqjet rastėsore tė dritės.

Shtuar kėsaj, Riekki ka zbuluar se besimtarėt mund tė kenė njė “frenim” mė tė dobėt konjitiv krahasuar me skeptikėt. Kjo ėshtė aftėsia qė tė lejon tė shtypėsh mendime tė padėshiruar, kėshtu qė ndoshta tė gjithė ne trembemi herė pas here prej koincidencave tė ēuditshme, por skeptikėt janė mė tė zotė t’i mėnjanojnė. Riekki jep shembullin e dikujt qė mendon pėr tė ėmėn, ndėrkohė qė ajo i telefonon vetėm dy minuta mė vonė.

“Eshtė e drejtė qė skeptikėt munden tė qeshin dhe tė thonė qė ėshtė thjeshtė koincidencė dhe mė pas tė mendojnė pėr diēka tjetėr?” pyet ai. Njė tjetėr studim ka treguar se besimtarėt tek paranormalja kanė gjithashtu prirjen tė kenė mė shumė besim nė vendimet e tyre, edhe kur kėta bazohen mbi informacione tė paqartė. Kėshtu, njė herė qė kapen fort pas njė besimi, e kanė shumė tė vėshtirė ta lėshojnė.

Shumica e studiuesve bien dakord se skeptikėt nuk duhet tė jenė shumė kritikė ndaj njerėzve qė kanė kėsi besimesh.

Nė fund tė fundit, njė studim ka nxjerrė qė supersticione tė ndryshėm mund tė tė rrisin performancėn nė njė seri aftėsish. Nė njė gjyq, sjellja me vete e hajmalisė fatsjellėse gjatė njė testi tė kujtesės mund tė forcojė kujtesėn, pasi rrit besimin nė aftėsitė e atij qė beson. Njė tjetėr eksperiment testoi aftėsinė nė golf. Atyre qė iu tha se po pėrdornin njė “top fatsjellės” morėn mė shumė pikė se tė tjerėve, qė nuk iu tha. Edhe shprehje tė thjeshta si “do tė kryqėzoj gishtėrinjtė pėr ty” rriti performancėn e personave nė zgjidhjen e anagramėve.
Por edhe nėse mendon se je imun, nuk duhet ta nėnvlerėsosh fuqinė e sugjestionit.

Michael Nees nė Lafayette College nė Pensilvani u kėrkoi sė fundmi njė grupi studentėsh qė tė dėgjonin regjistrimet rrethanorė nė shfaqjet me fantazma nė Amerikė. Thjeshtė mendimi qė ishin pėrfshirė nė njė studim tė paranormales i bėri studentėt qė tė dėgjojnė gjithnjė e mė shumė zėra nė rregjistrime – pavarėsisht faktit se pothuajse tė gjithė kishin thėnė qė ishin skeptikė. Duket se thjeshtė pritshmėria pėr tė dėgjuar disa tė frikshme ta vė trurin nė lėvizje.

Ndėrkohė, studimi i ėhitson tregon se sa e lehtė ėshtė pėr tė gjithė ne qė tė imagjinojmė ngjarje tė ēuditshme kur ndihemi tė trazuar. Eksperimenti i saj mė i fundit gjeti qė edhe nėse e mbush dikė me njė ndjenjė shprese – qė normalisht konsiderohet emocion pozitiv – mund tė rrisė besimin enjerėzve nė tė mbinatyrshmen, apo nė teoritė konspirative. Arsayeja, thotė ajo, ėshtė se shpresa mbetet gjithėsesi plot me pasiguri. Tė bėn tė ngresh pyetje pėr tė ardhmen, krahasuar me njė ndjenjė si zemėrimi, ku je mė i sigurtė qė ke tė drejtė.

Dhe nėse i thua vetes qė i ke larguar mendimet e superstiocioneve apo historive me fantazma, gjithėsesi mund tė strehosh besime tė tjerė qė janė njėsoj tė ēuditshėm, thotė ajo. Mund tė jetė njė teori konspirative pėr qeverinė, apo thjeshtė dyshime qė kolegėt po bėhen kundėr teje, bazuar nė disa komente tė rremė.
Ndoshta mund tė shohim aftėsinė e trurit pėr tė “pikasur” modele tė rrejshėm nė reagimin ndaj epidemisė sė Ebolės – si pėr shembull shfaqjen e ilaēeve popullorė (pėrfshirė besimin se po tė pish ujė me kripė shėrohesh), frikėrat nė Perėndim se do tė pėrhapet pėrmes udhėtimeve ajrorė, dhe teorive qė ėshtė krijuar nga qeveritė e industrializuara.

“Eshtė e lehtė ta mendosh veten si njeriu qė ka nė duar kartat racionale, por ėshtė mė e menēur tė kuptojmė se tė gjithė ne do tė jemi tė prirur tė bėjmė kėta gabime, atėherė kur ndiejmė se na mungon kontrolli”, thotė Whitson. “Duhet tė jemi gati t’i vlerėsojmė mė me menēuri supozimet qė bėjmė”. Siē na e kanė treguar Churchilli, Turingu dhe Conan Doyle, edhe mendjet mė tė mprehta mund t’i jepen fantazisė herė pas here.

David Robson
BBC Future
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E vėrteta pėr paranormalen!

Mesazh  55 prej 04.11.14 18:19

Cfare viti jane bere keto studime? Para se gjithash BBC e vendos te gjith kete ne kohen e tashme ate qe i perket se kaluares.
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


368


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi