Vdekja dhe rruga drejt parajsės

Shko poshtė

Vdekja dhe rruga drejt parajsės

Mesazh  Zattoo prej 02.11.14 13:29



Sot, shkencėtarėt janė duke studiuar eksperiencat e paravdekjes, domethėnė tregimet e atyre qė janė ringjallur nė ēastin e fundit, duke zbuluar se ēfarė ka mes jetės dhe vdekjes. Gjithashtu ata sugjerojnė se cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta pėrballuar...


Njė krevat i madh, ēarēafė jeshilė dhe drita tė bardha. Defiblirator, bombola oksigjeni, aparate pėr tė matur tensionin dhe tė tjerė pėr tė regjistruar rrahjet e zemrės e tė trurit. Salla e reanimacionit nė spitalin e Universitetit tė Virxhinias nė SHBA nuk ka asgjė ndryshe nga simotrat e saj nė tė gjithė botėn, pėrveēse njė tė veēante shumė tė vogėl. Nė njė lartėsi tė paarritshme nga mjekėt dhe infermierėt, mbėshtetur mbi njė monitor tė lartė qėndron njė lap-top qė nuk fiket kurrė. Nė ekran, qė prej dy vjetėsh shfaqet e njėjta sekuencė me 12 imazhe: njė bretkosė, njė aeroplan, njė gjethe, njė kukull... Sa herė qė njė pacient hyn nė sallė, shfaqet nga njė e ndryshme. Nga poshtė ėshtė e pamundur ta shohėsh, sepse ekrani ėshtė i drejtuar drejt tavanit.

Kompjuteri

Njeriu qė e ka vendosur kompjuterin nė atė pozicion ka qenė Bruce Greyson, psikiatėr nė tė njėjtin universitet, qė prej 20 vjetėsh studion eksperiencat e paravdekjes: me pak fjalė, "udhėtimet" jashtė trupit, qė pacientėt tregojnė se kanė pėrjetuar, atėherė kur edhe mjekėt i kishin humbur tė gjitha shpresat pėr tė jetuar.

Disa prej tyre, pas kthimit nga "zona hije", qė ndan jetėn nga vdekja, arrijnė madje tė pėrshkruajnė se ēfarė ka ndodhur pėrreth trupit tė tyre kur ishin nė gjendje tė pandėrgjegjshme. Duke marrė shkas nga kėto dėshmi, arsyetimi i psikiatrit Greyson ka qenė si vijon: nėse shpirti ose diēka e jona shkėputet nga trupi nė momentin e vdekje dhe nėse janė tė vėrteta rrėfimet e atyre qė thonė se kanė parė nga lart trupin e tyre tė shtrirė mbi krevat, atėherė pėr logjikė ka shumė mundėsi qė ata tė shohin edhe imazhet qė shfaqen nė kompjuter. Megjithatė, deri tani, Greyson ka qenė i pafat: asnjė nga pacientėt qė ka hyrė nė atė sallė reanimacioni nuk ka treguar se ka jetuar eksperiencėn e pasvdekjes.

Eksperienca mendore

Eksperimenti i Greyson duket i ēuditshėm, edhe pėr mjekėt qė studiojnė tė njėjtat fenomene, sepse, tregojnė ata, ato "fluturime" sipėr trupit janė tėrėsisht mendore. Por, ndonjėherė ndodh diēka qė nuk mund tė shpjegohet dot. Disa vjet mė parė, njė grup kardiologėsh holandezė iu referuan rrėfimit, qė sipas tyre ishte shumė i besueshėm, tė njė infermiereje, e cila kishte ndėrhyrė pėr tė shpėtuar njė burrė tė goditur nga njė atak kardiak, pas njė aksidenti qė kishte pėsuar. Infermierja arriti kur pacienti ishte nė gjendje tė pandėrgjegjshme dhe iu desh t‘i hiqte nga goja e tij disa dhėmbė qė i ishin thyer pėr tė futur gjuhėn qė e kishte lejuar tė merrte frymė. Manovrat e ringjalljes ishin me tė vėrtetė dramatike: mjekėt ishin gati tė dorėzoheshin, kur zemra e tij filloi tė rrahė. Kur hyri nė dhomėn e pacientit disa ditė mė pas, infermierja u shtang kur dėgjoi fjalėt: "Oh, ja ku ėshtė infermierja qė e di se ku shkuan dhėmbėt e mi!" Mė vonė, pacienti tregoi gjithashtu se e kishte parė gjithė skenėn nga "lart" dhe se kishte pasur shumė frikė kur kishte kuptuar se mjekėt ishin duke u dorėzuar, pasi nuk mund tė bėnin mė asgjė pėr ta shpėtuar.

Mė shumė se njė shpjegim

Pa marrė parasysh rolin e njė fuqie mbinatyrore, psikologia amerikane, Susan Blackmore, tregon se ekzistojnė shumė shpjegime tė mundshme pėr ngjarje tė tilla. Mes tė cilave: "Informacionet qė pacienti kishte kur ishte akoma me sy hapur, forca e imagjinatės, forca pėr tė ‘gjetur‘ gjėra tė veēanta tek ajo qė ka ndodhur kur tregon eksperiencėn qė ka pėrjetuar, tregojnė se ekziston mundėsia qė ndjenjat tona tė vazhdojnė tė na transmetojnė ndonjė tė dhėnė pėr botėn qė na rrethon"."

Gjithashtu, shton Christopher French, i departamentit tė psikologjisė nė Universitetin e Londrės, kujtimet e pacientėve mund tė ndikohen edhe nga fakti se kanė dėgjuar eksperienca tė tilla nė tė kaluarėn". Megjithatė, nuk mjafton qė rrėfime tė tilla t‘i klasifikojmė si fantazira ose sugjestione. Ėshtė fakt se dėshmitė e atyre qė kthehen nga "bota tjetėr" vazhdojnė tė ēudisin shkencėn. Nė tė vėrtetė, shumė rrallė pacientėt dinė ta ndėrtojnė atė qė ka ndodhur pėrreth tyre, ndėrsa kanė qenė nė gjendje tė pavullnetshme.

Shumė shpesh, kur njė person i ėshtė afruar vdekjes, tregon se ka parė se ēfarė ka nė anėn tjetėr dhe eksperiencat e treguara pėrsėriten me tė njėjtat karakteristika, edhe nė kultura shumė tė ndryshme nga e jona. Kėshtu, nė njė studim tė publikuar nė revistėn "Lancet" nė vitin 2001, Pim van Lommel, kardiolog i spitalit Rijsstate tė Arnhem (Holandė), ėshtė pėrpjekur tė kuptojė se cilat ishin ndjenjat qė pėrjetoheshin, duke intervistuar 344 pacientė qė u ishin nėnshtruar manovrave tė ringjalljes pas njė ataku kardiak. Kėshtu, nga studimi doli se 18 pėr qind e tė intervistuarve tregoi se kishte pėrjetuar njė eksperiencė paravdekjeje (ndėrsa tė tjera studime paraqesin pėrqindje mė tė vogla, nga 5 nė 10 pėr qind).

Pėrjetime tė kėndshme


Mė shumė se gjysma e tė intervistuarve tregonin se kishin provuar ndjenja shumė tė kėndshme (dhe asnjė nuk ka pasur frikė nga vdekja), njė nė tre tregonte se kishte kaluar pėrgjatė njė tuneli, kishte parė bukuri hyjnore dhe kishte takuar tė afėrmit qė i kishin vdekur; njė nė katėr e kishte ndjerė se po shkėputej nga trupi dhe kishte parė drita tė forta e ngjyra. Disa tė tjerė kishin ndjerė se ishte njė kufi tė cilin, pasi e kaloje, nuk ishte e mundur tė ktheheshe pas, madje pikėrisht aty u shfaqeshin episode tė ndryshme nga jeta e tyre. Eksperiencat e paravdekjes "ishin mė tė shpeshta te pacientėt e rinj dhe mė intensive te gratė", lexohet nė artikullin e "Lancet". "Por nuk dukeshin tė influencuara nga frika e vdekjes qė pacientėt kishin para se tė shtroheshin nė spital, as nga bindjet e tyre fetare dhe as nga lloji i ndėrhyrjes qė ishte praktikuar", shkruhet nė artikull.

Mė bujar se mė parė

Nė njė largėsi prej dy vitesh, studiuesit kanė intervistuar sėrish pacientėt, duke zbuluar se eksperienca i kishte ndryshuar rrėnjėsisht. Pothuajse tė gjithė ndiheshin mė tė disponueshėm e bujarė dhe pjesa mė e madhe e tyre nuk kishte frikė nga vdekja, gjithashtu kishin forcuar bindjen se edhe pėrtej jetės "ka diēka".

Megjithatė, disa shkencėtarė janė pėrpjekur t‘i japin njė shpjegim fiziologjik kėtij fenomeni. Njė studim amerikan i publikuar nė prill nė revistėn "Neurology" ka identifikuar njė parapėrgatitje individuale pėr tė jetuar eksperienca tė paravdekjes, tė fshehura nė mėnyrėn se si njerėzit flenė. Nė fakt, ka persona ku faza e gjumit REM (gjatė sė cilės shihen ėndrra) nuk ėshtė e ndarė mirė nga ajo jo-REM (gjumi i thellė): ndodh qė kėta persona tė zgjohen natėn dhe tė ndihen nė "kurth", sepse nuk arrijnė tė lėvizin asnjė muskul, ose nė pėrgjumje dėgjojnė zhurma qė tė tjerėt nuk i dėgjojnė. Sipas studiuesve, kėta persona kanė 20 pėr qind mė shumė mundėsi pėr tė pasur eksperienca paravdekjeje, nėse do tė gjenden nė rrezik pėr jetėn. Ndėrsa studiues tė tjerė "mendojnė se kėto eksperienca janė njė reaksion psikologjik normal, qė vijnė nga siguria se vdekja ėshtė e pashmangshme dhe mund tė shkaktohen nga zvogėlimi i pėrqendrimit nė tru", thotė Pim van Lommel.

Shkėputja nga trupi

Neurologėt kanė zbuluar gjithashtu se duke stimuluar nė mėnyrė elektrike koren ballore tė trurit ėshtė e mundur tė arrihet artificialisht ndjenja e shkėputjes nga trupi dhe qė e njėjta eksperiencė mund tė arrihet edhe nga pėrdorimi i disa lloj drogave (nė veēanti, allucionogenet). "Eksperiencat e vėrteta tė paravdekjes duhet tė kenė diēka shumė tė ndryshme nga ato tė prodhuara artificialisht", pėrfundon Van Lommel. "Nė fakt, as drogat dhe as eksperimentet e neurologėve nuk e ndryshojnė mėnyrėn tonė tė tė konceptuarit tė jetės dhe asnjėherė nuk arrijnė tė na heqin frikėn e vdekjes".

Vdekja, frika pėrballė saj

Vdekja e ka tmerruar njeriun nė ēdo epokė. Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta pėrballuar? Pėrpiqemi me gjithė shpirt qė tė mos shqiptojmė fjalėn qė na tremb tė gjithėve: vdekje. Ėshtė vėrtet ankth tė mendosh pėr tė dhe ideja se "atje lart" nuk ka jetė, duket e papranueshme pėr tė gjithė ne.

Megjithatė, sipas njė sondazhi, rreth 54 pėr qind tė evropianėve besojnė nė botėn e pėrtejme, ndėrsa 23 pėr qind thonė se shpresojnė qė pas vdekjes ekziston jeta, por qė nuk kanė asnjė argument pėr tė besuar. Fituesi i ēmimit "Nobel" pėr mjekėsinė, Francois Jacob, tregon se tė vdesėsh ashtu si dhe tė lindėsh, ėshtė njė domosdoshmėri, pasi qeniet evoluojnė dhe "kufijtė e jetės nuk mund tė braktisen. Jo rastėsisht ato janė tė shkruara nė trashėgiminė tonė gjenetike". Por kjo nuk na ngushėllon aspak. Nga ana tjetėr, pėrgjatė shekujve njeriu ėshtė pėrpjekur tė gjejė vetė pėrgjigje nga mė tė ndryshmet.

Gjyqi hyjnor

Varėset e fildishta, gjerdanėt, ushqimet dhe plot gjėra tė tjera qė hidheshin nė varre nė periudhėn e paleolitit, tė bėjnė tė mendosh se edhe rreth 30-50 mijė vjet mė parė paraardhėsit tanė besonin nė jetėn e pėrtejme. Kėshtu, nė Egjiptin e lashtė jeta e pėrtejme u garantohej tė gjithė atyre qė ishin sjellė mirė. Sipas legjendės, i vdekuri paraqitej nė gjyqin e drejtuar nga Osiride, sovrani i jetės pėrtej varrit dhe zemra e tij vendosej mbi njė peshore. Nėse ishte mė e rėndė se njė pupėl, atėherė pavdekshmėria i mohohej kategorikisht, nė tė kundėrt i vdekuri kalonte nė botėn e pėrtejme, ku mund "tė fliste, qeshte, punonte, hante, pinte, te bėnte dashuri dhe gjithēka tjetėr qė bėnte mė parė nė jetėn e pėrditshme", lexohet nė shkrimet e ndryshme tė asaj epoke.

Ideja e njė jete tė qetė pas vdekjes ėshtė e njėjtė nė shumė vende tė ndryshme. Edhe pse nė disa kultura antike, si nė atė vikinge, parajsa rezervohej pėr heronjtė, pėr aztekėt atje shkonin viktimat e sakrificave tė mėdha, budistėt dhe hinduistėt nė fakt besojnė nė rimishėrimin ku je i dėnuar deri sa tė arrihet gjendja e quajtur nirvana, ku njeriu arrinte tė gjente gjendjen shpirtėrore.

Rimishėrimi nuk ėshtė njė fakt simbolik. Nė librin "Spook" (Norton & Company), gazetarja amerikane Meri Roach tregonte se ishte zhvendosur nė Indi pėr tė hetuar mbi rimishėrimin, sė bashku me Kirti Rawat, studiues i filozofisė orientale. Njė nga rastet qė Rawat gjykonte si mė specifik, ishte ai i fėmijės sė quajtur Aiswary. Sipas tė afėrmeve, ai ishte rimishėrimi i Veeraplit, njė fėmijė qė kishte vdekur nga goditja e njė rrufeje. Thuhej se Aiswary i njohu tė gjithė familjarėt e fėmijės sė vdekur nė foto, madje mbante mend edhe episode tė ndryshme nga jeta kur Veerpal ishte gjallė. E ėma tregonte se njė herė kishte gjuajtur me shkelma njė shtyllė elektrike, por pėrballė gazetares Roach fėmija nuk tha asnjė gjė dhe folėn vetėm tė afėrmit. Nė fund, Rawat, qė besonte te rimishėrimi, e kishte pranuar se rasti i Aiswaryt nuk ishte bindės.

Tė dėnuar

Edhe besimi nuk arriti qė ta fshinte frikėn e vdekjes. Nė shumė kulte vdekja ėshtė njė dėnim qė i jepet njeriut pėr shkak tė mėkateve tė mėdha qė ka bėrė nė jetė. Nė bibėl, pėr shembull, pėrzėnia nga parajsa pėrkon me fillimin e ekzistencės sonė nė botėn tjetėr. "Nė eksperiencėn time, tė jesh besimtar nuk ėshtė as mbėshtetje dhe as ndihmė pėr ata qė janė duke vdekur", tregon Nadia Crotti, psikologe nė institutin kombėtar tė tumoreve nė Genova dhe asistente e pacientėve nė muajt e fundit tė jetės. "Pėrkundrazi, ata qė janė sjellė nė jetė duke ndjekur ritet fetare, shpesh janė mė tė prirur pėr tė mos e pranuar vdekjen. Pse? Sepse ndihen tė tradhtuar nga Zoti". Nė fakt, ndihma mund tė vijė nga familjarėt, mjekėt dhe psikologėt, edhe pse vetėm nė kohėt e fundit mjekėsia ka filluar tė pėrdorė mėnyra tė ndryshme pėr tė larguar dhimbjet nė fazat e fundit tė jetės, jo vetėm ato fizike.

Nuk mund ta besoj!

Megjithatė, ajo qė duket se ėshtė paksa "ndryshe" nga tė tjerėt, ėshtė psikiatria Elisabeth Kubler-Ross (1926-2004), me librin e saj "Vdekja dhe vdekshmėria", botuar nė vitin 1969. "Nuk duhet tė kesh frikė nga vdekja. Vdekja mund tė jetė eksperienca mė e mrekullueshme e jetės. Gjithēka varet nga mėnyra se si ke jetuar", kishte deklaruar pak para se tė vdiste Kubler-Ross. Psikiatria e famshme ka identifikuar edhe 5 faza reagimi, ku pėrfshihen: mohimi qė vdekja ėshtė e afėrt, zemėrimi, bisedimi ose negociatat (ku u kėrkohet mjekėve ose Zotit qė tė mund t‘u zgjasė jetėn), depresioni dhe pranimi.

Mohimi mund tė manifestohet nė mėnyra tė ndryshme. "Shpesh herė pacientėt refuzojnė verdiktin e mjekėve dhe u drejtohen spitaleve tė tjera, qė besojnė se janė mė tė mirė", tregon psikologia Crotti. Madje, edhe ata qė duken se janė guximtarė dhe nuk kanė frikė nga vdekja, nė fund mund tė mos e pranojnė diēka tė tillė. "Heroizmi ėshtė pjesė e mohimit dhe tregon se duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se nuk mund tė bėjmė dot tė kundėrtėn", vazhdon Crotti. Zemėrimi dhe negocimet janė tė domosdoshėm pėr tė pranuar vdekjen. "Janė pikėrisht ato momentet kur bėhesh i ‘gjallė‘, aktiv, pasi ke marrė vesh se ke njė armik si ‘vdekja‘. Po ju tregoj diēka, vazhdon mė pas Nadia. Pikėrisht kur mori vesh se nuk kishte mė shpresė, njė pacient mė tha duke ulėritur se donte "ta gjuante me sa tė kishte fuqi qiellin". Ndėrsa depresioni ėshtė faza ku reflektohet vetvetja. "Duke ripėrshkuar jetėn tėnde, duke u pėrpjekur tė ‘mbushėsh‘ vendet qė tė duken bosh, ėshtė e nevojshme tė dėgjosh se ke jetuar ashtu si ke dashur dhe tani mund ta pėrballosh mė mirė vdekjen. Ankthi qėndron te fakti tė vdesėsh pa bėrė gjėrat qė ke dashur mė shumė".

Ndonjėherė merren vendime qė mund tė duken tė dėshpėruara, "por ėshtė sinjali se dikush po e pranon idenė e vdekjes", pėrfundon Crotti. "Ka nga ata qė vendosin tė bėjnė njė udhėtim nė njė vend qė e kanė pasur fiksim, por nuk kanė arritur tė shkojnė kurrė, ose nga ata qė vendosin tė sjellin nė jetė njė fėmijė. Madje, njė pacientja ime u martua vetėm tri ditė para se tė vdiste". Pranimi pėr atė qė do tė ndodhė ėshtė njė moment aktiv: tė bėn tė mendosh se tė jetosh, ka pasur njė kuptim. Kėshtu bėri edhe filozofi i madh, Sokrati, nė shekullin e 5 para Krishtit. I dėnuar me vdekje, iu nėnshtrua ligjit qė pėr tė ishte i shenjtė: refuzoi tė arratisej dhe ktheu me fund gotėn e helmit.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi