Enigma e Stokholmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Enigma e Stokholmit

Mesazh  Luli prej 01.11.14 10:44

Ēfarė e ka bėrė Marinėn Mbretėrore Suedeze tė vihet nė alarm? Nė fillim u fol pėr njė mininėndetėse ruse nė ujėrat nė afėrsi tė kryeqytetit suedez, e tashmė po flitet pėr njė nėndetėse holandeze. Cilat mund tė jenė opsionet?



Nuk ėshtė shumė ajo ēka mund tė kuptosh nga fotot. Imazhi i paqartė, i publikuar nga Ministria suedeze e Mbrojtjes, shfaq njė pikė tė zezė mbi ujė, e nėn tė, njė vijė tė bardhė. Ajo tė ngjan me njė valė qė e shkakton njė objekt qė ēan apo shtyn nė brendėsi tė detit, ose edhe me njė trup barke tė kthyer pėrmbys.

Interesant pėr t’u theksuar ėshtė interpretimi i Anders Grenstad, kontraadmiralit tė Marinės Suedeze. “Kjo ėshtė njė anije e huaj”, – tha ai tė dielėn. Mund tė ishte njė nėndetėse apo njė mininėndetėse. Ose dhe njė “objekt zhytės, nga ata qė mund tė pėrdorin pajisje tė pėrafėrta me ato tė motorėve nėnujorė”.

Njė motor nėnujor? Me shumė gjasa, oficeri i lartė i Marinės, Grenstads, donte tė pėrshkruante njė scooter zhytjeje. Tė tillė objekte, qė gjerėsisht, me referencė nga anglishtja njihen si Diver Propulsion Vehicle, (DPV), nėn ujė gjejnė njė pėrdorim tė gjerė nė ditėt e sotme.

Versione tė vogla qė flasin pėr objekte, apo pajisje motorike zhytjeje sportive, qė kapin gjatėsinė e rreth njė gjysmė metri, qarkullojnė ndėrkohė. Nė thelb, aty bėhet fjalė pėr njė elektromotor tė mbėshtjellė me njė mburojė qė e mbron nga uji, e qė vė nė punė njė helikė, duke shtyrė pėrpara objektin zhytės.

Taksi nėnujore pėr trupat elitė

Nė ushtri pėrdoren edhe pajisje, apo objekte mė tė mėdha tė tipit DPV. Qė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, forcat ushtarako-detare britanike e ato italiane, eksperimentonin me tė tilla torpedo, nė tė cilat zinin vend edhe zhytėsit humanė.

Nė dekadat nė vijim, pas Luftės, objektet e vogla nėnujore – tė cilat njohėn njė rekuizitė tė mirė nė filmat e famshėm tė 007-s dhe filma e skenarė tė shumtė action tė Hollywood-it, ekzistonin e njiheshin mirė.

Nė kufijtė mes scooter-it nėnujor e mininėndetėses, ka vend pėr tė ashtuquajturat Swimmer Delivery Vehicles (SDV), me tė cilat njėsitė speciale tė shumė ushtrive, arrijnė tė zbarkojnė pa u vėnė re deri nė breg. Ushtarėt elitė amerikanė pėr shembull, tė ashtuquajturit Navy Seals dhe ata tė njėsive speciale britanike, tė ashtuquajturit Special Boat Service, apo shkurt SDV, pėrdorin tė tilla pajisje, tė cilat transportojnė nė njė distancė prej 10 km, deri nė katėr vetė.

Mjeti nė fjalė, nuk posedon dhomė presioni, zhytėsit rrinė nė ujė dhe marrin frymė me anė tė njė sistemi ventilimi qė e posedon vetė bordi i mjetit, pėr tė mos konsumuar rezervat e tyre tė ajrit gjatė udhėtimit.

Njė numėr mė i madh ėshtė edhe mjeti i pėrdorur nga Advanced SEAL Delivery System, (ASDS), nė tė cilin tashmė mund tė flisnim vėrtet pėr njė mininėndetėse. Nė brendėsinė e tij prej 20 metrash, mund tė rrinė deri nė 16 ushtarė.

Si ASDS e Marinės Amerikane, ashtu dhe mjetet mė tė vogla SDV tė britanikėve, mund tė arrijnė tė torpedojnė objektivat e tyre, pra nėndetėset e mėdha. Sidoqoftė, nga SHBA vjen edhe Multi-Role Combat Craft, (MRCC) i firmės Stidd Systems, qė rrėshqasin si nė sipėrfaqe tė ujit, ashtu dhe nėn tė.

Ishin rusėt, apo holandezėt?

Pėr sa u pėrket mininėndetėseve, ato sigurisht se i posedojnė edhe rusėt, qė pretendohet se fshihen pas rastit tė fundmit nė brigjet suedeze. Anijet zhytėse “Triton-1″ dhe “Triton-2″, qė prej mesit tė viteve ’70 tė shekullit tė shkuar, janė ende nė shėrbim tė Marinės ruse.

Si anija zhytėse me dy persona “Triton-1″, e gjatė pesė metra dhe me perimetėr 1,40 metra, mendohet se janė ndėrtuar 32 tė tilla ndėrkohė. Nga “Triton-2″, me gjatėsi nėntė metėr e gjysmė, e qė arrin tė mbajė gjashtė vetė nė bord, thuhet se tashmė ekzistojnė 13 ekzemplarė.

Tė dy tipat e anijeve apo motorėve nė fjalė, gjendeshin madje edhe nė vitin 2003 nė njė katalog tė firmės “Rosoboronexport”, d.m.th. Agjencisė ruse pėr Eksportet e Armatimeve e Pajisjeve Ushtarake. Sipas saj, “Triton-1″ ka njė rreze prej 65 dhe “Triton-2″ njė rreze prej 110 kilometrash.

A mundet qė objekti qė u vu re nė ujerat suedeze pra, tė ketė qenė njė mininėndetėse? Atėherė normalisht ai duhet tė ishte transportuar mė parė nga njė nėndetėse e madhe deri pranė brigjeve pėr tė kryer misionin e vet, duke gjykuar nga tė dhėnat e mėsipėrme. Ndoshta s’kanė qenė fare rusėt?!

Nėse i beson Ministrisė ruse tė Mbrojtjes, pas kėtij aksioni apo kėsaj aventure, fshihen holandezėt: objekti misterioz mbi ujė duhet tė ketė qenė njė “Bruinvis”, qė ėshtė nisur nga brigjet e portit estonez tė Talinit. Sidoqoftė, kėshtu do tė duhej tė hiqje dorė nga teoria e mininėndetėseve: “Bruinvis” ėshtė njė nėndetėse e mirėfilltė ofensive, e gjatė 68 metra me njė peshė tė konsiderueshme prej 2400 tonėsh.

Sidoqoftė, ekspertėt vijojnė tė debatojnė mbi njė incident, shkelje apo ngjarje qė ndoshta s’ka ndodhur kurrė. Ndoshta njė aventurė rinore adoleshentėsh, tė cilėt bashkė me misterin, kanė risjellė padyshim frikėn qė mendohej se ishte tejkaluar, qė nga fundi i Luftės sė Ftohtė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi