Rrathėt misteriozė nė Jordani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rrathėt misteriozė nė Jordani

Mesazh  Siroco prej 01.11.14 1:02



12 rrathė misteriozė qė mund tė shihen vetėm nga ajri dhe tė shpėrndarė nė tė gjithtė territorin e Jordanisė kanė tėrhequr ndėr vite kureshtjen jo vetėm tė shkencėtarėve.

Rrethi i parė, i quajtur J1 ėshė zbuluar nė vitin 1920. Mė pas me kalimin e viteve u zbuluan edhe 11 tė tjerėt. Disa prej tyre kanė formė tė ērregullt, tė tjerė kanė njė formė gjeometrike perfekte.

Teoritė mbi formimin e kėtyre rrathėve janė tė shumta. Kryesoret janė ato qė e lidhin me aktivitetin njerėzor, por nuk mungojnė edhe ato qė flasin pėr njė “dorė jashtėtokėsore”.

Mes atyre qė mbėshtesin dhe i qendrojnė fort teorisė sė parė ėshtė shkencėtari australian David Kennedy. Ai thotė se duke patur parasysh pėrbėrjen e tokės nė Lindjen e Mesme, rrathėt janė formuar duke vendosur masa gurėsh nė mėnyrė tė ērregullt qė mė pas kanė zėnė vend.

“Shumė prej rrathėve janė tė ērregullt, por ka prej tyre me njė saktėsi tė madhe gjeometrike”, thotė ai.

Kennedy shton se pėr ndėrtimin e disa prej tyre duhet tė jetė pėrdorur njė forcė e madhe punėtore, nisur nga madhėsia, ndėrkohė qė sa i pėrket periudhės kur janė ndėrtuar kėta rrathė ajo mbetet ende njė mister dhe objekt hipotezash.

E si pėr tė mos mjaftuar kjo ajo qė shton akoma mė shumė misterin ėshtė zbulimi i dy rrathėve akoma mė tė mėdhenj pranė Homsit nė Siri. Rrathėt u kapėn nga satelitit Ikonos mė 2003-in. Ata janė pranė zhdukjes pėr shkak tė urbanizimit tė zonės, por sėrish tė dukshėm.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi