Origjina e species sonė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Origjina e species sonė

Mesazh  gjilanasi prej 31.10.14 10:55




NGA MAJMUNET, TEK NJEREZIT

12 milionė vite mė parė, Toka ishte njė planet i majmunėve. PRovat e skeleteve tregojnė se ka patur shumė specie majmunėsh tė shpėrndarė nėpėr Afrikė dhe Azi. Afro 7 milionė vite mė parė, njė specie qė do tė shėnonte ngjitjen e humanėve dhe kushėrinjve tanė mė tė afėrt, shimpanzetė, jetonin nė Afrikė. Fosilet e kėtij “paraardhėsi tė fundit tė pėrbashkėt” ende nuk janė gjetur.
6 milionė vjet mė parė, raca njerėzore kishte zhvilluar tashmė tė ecurit me dy kėmbė. 2 milionė vjet mė vonė, ishte shtrirė nėpėr Afrikė. Pas njė milionė viteve tė tjerė, nė skenė doli “genus Australopithecus”. Njė specie i dha shkėndijėn njė revolucioni teknologjik tė bazuar nė prodhimin e veglave tė gurit, gjė qė lejoi hominidėt e mėvonshėm tė pėrhapeshin nė tė gjithė kontinentin afrikan.
Specia e parė qė bėri kėtė gjė, Homo erectus, u pėrhap me shpejtėsi nga Afrika nė Eurazi afro 1.8 milionė vjet mė parė, duke mbėrritur nė Indokinė dhe nė Spanjė. Afro njė milionė vjet mė vonė, njė pasardhės afrikan i “Homo erectus” – njė qė do tė bėhej i famshėm pėr tė gjithė me emrin “Homo sapiens” – sėrish udhėtoi pėrtej kontinentit. Tani ai ka mbėrritur nė Hėnė, dhe ndoshta shumė shpejt do tė vėrė kėmbė nė njė planet fqinj.


HOMINIDET ME TE HERSHEM

Ende na mungojnė fosilet e mjaftueshme pėr tė thėnė shumė mbi hominidėt shumė tė hershėm. Tiparet mė kryesorė tė atyre fosilėve qė janė gjetur tregojnė se ata kanė ecur mbi dy kėmbė. Ne njohim gjithashtu sistemin e tyre social, i cili ka qenė shumė i ndryshėm nga ai i ēdo majmuni tjetėr, tė gjallė apo tė zhdukur, sepse dhėmbėt e qenit tė meshkujve ishin shumė mė tė vegjėl dhe tė pamprehur, kėshtu qė ata nuk funksiononin si armė.
Fosilėve tė kėtyre hominidėve mė tė hershėm, afro 6 milionė vjeēarė, u janė dhėnė emra shumė tė ndryshėm: “Sahelanthropus tchadensis” gjetur nė Cad. “Orrorin tugenensis”, gjetur nė Kenia dhe “Ardipithecus kadabba” nė Etiopi. Asnjėri nuk i ngjan majmunėve modernė, dhe tė gjithė kanė ngjashmėri anatomike me “Australopithecus”-in e vonė.
Pėrpara se tė gjendeshin kėta fosile, shumė studiues kishin parashikuar se ne do tė vazhdonim tė gjenim hominidė tė ngjashėm me “Australopithecus”-in, deri tek paraardhėsi i pėrbashkėt i njerėzve dhe shimpanzeve. Zbulimi i njė skeleti tė “Ardipithecus ramidus”-it nė vendzbulime etiopianė tė 4.4 milionė viteve mė parė i hodhėn poshtė tė gjithė kėto pritshmėri, pėr arsye se ai ėshtė shumė i ndryshėm edhe nga shumica e “Australopithecus”-ėve mė primitivė.
Skeleti i pjesshėm, qė e kanė quajtur “Ardi” tregon se paraardhėsi ynė mė i fundit i pėrbashkėt me shimpanzetė nuk ishte diēka e ndėrmjetme mes njė shimpanzeje dhe njė qenieje njerėzore, por njė qenie tė cilės i mungonin shumė prej specializimeve qė shihen tek kushėrinjtė tanė mė tė afėrt, si tė ecurit mbi grushta, njė dietė me bazė frutash, luftimet mashkull-mashkull dhe kacavjerrjet. Ardi ishte njė organizėm mozaik: pjesėrisht dykėmbėsh, mishngrėnės dhe barngrėnės me dhėmbė tė vegjėl, njė dallim relativisht i vogėl mes gjinive dhe njė preferencė pėr vendbanime nė pyje. Ardi pėrfaqėson fazėn e parė tė evolucionit tė hominidėve.


DREJT SAVANES

Shumė paleo-antropologė modernė pėrmendin ndryshimin e klimės, si motorrin e evolucionit tonė. Por ata nuk janė aspak tė parėt qė pranojnė impaktin e mjedisit. Shumė kohė pėrpara se tė gjendeshin fosile domethėnės, njė mbėshtetės i hershėm i evolucionit, Jean-Baptiste Lamarck, i shihte fushat e mėdha me bar si shumė tė rėndėsishme pėr evolucionin e paraardhėsve tanė, nga banorė tė pemėve, nė dykėmbėsh. Nė gjurmėt e tij eci Raymond Dart nė vitet 1920, i cili argumentoi me saktėsi se eshtrat e njė fėmije qė ai e quajti “Australopithecus” i ishin pėrshtatur mjediseve tė hapur. Por popullariteti i “hipotezės sė Savanės” nisi tė bjerė nė vitet 1990, kur u gjetėn fosile tė “Ardipithecus” nė mjedise qė tregonin njė vendbanim nė pyll. Sot, linja tė pavarura provash tregojnė se hominidėt mė tė hershėm kanė qenė me tė vėrtetė krijesa pyjesh: pėrshtatja e kacavjerrjes; dieta, qė nxirret prej formės dhe pėrbėrjes izotopike tė dhėmbėve; si dhe mijėra bimėt, insektet, kėrmijtė, zogjtė dhe sisorėt qė gjithashtu preferojnė habitate tė tillė dhe qė gjenden me shumicė nė tė njėjtat vendndodhje. Megjithatė, “Australopithecus” duket se ka qenė i lidhur me peisazhe mė tė hapur.
Eshtė ditur qysh prej viteve 1940 se ija, gjuri dhe kėmba e “Australopithecus”-it i janė pėrshtatur dykėmbėsisė. MEgjithatė, ishte zbulimi i fosileve tė “Lucyt” nė Etiopi, si dhe gjurmėt e fozilizuara nė Tanzani gjatė viteve 1970, qė e vendosi kėtė klasė si pėrfaqėsuesen e fazės evolucionare prej tė cilės u zhvilluan hominidėt e mėvonshėm. 3 milionė vjet mė parė, speciet “Australopithecus” ishin pėrhapur nga veriu nė jug, nė pjesėn mė tė madhe tė Afrikės.
Pėr shkencėtarėt e shekullit 20-tė, “Australopithecus”-i dukej si njė tranzicion i paqėndrueshėm mes majmunit dhe njeriut. Por tani, kjo klasė shihet si njė fazė e zgjatur e evolucionit tonė. Pėrveēse pėrftuan zotėsinė e tė ecurit me dy kėmbė, kėto forma robuste u pėrshtatėn edhe me pėrtypjen. Disa specie bashkėkohore, por mė pak robuste, tė “Australopithecus”-it me shumė gjasė i kanė dhėnė shtytjen fazės sė tretė tė evolucionit tė njeriut, Homo genus.


PRIMATI TEKNOLOGJIK

Hominidėt janė tė rrallė shumė nė tė dhėnat e fosileve, por nė njė moment afro 2.6 milionė vjet mė parė, ata nisėn tė lėnė shenja nėpėr gurė. Nė vendndodhjet arkeologjike tė Gonas dhe Auashit tė Mesėm nė Etiopi, tashmė ka prova tė bollshme dhe tė qarta tė veglave mė tė hershme tė gurit tė bėra nga hominidėt, duke pėrfshirė kocka tė fosilizuara tė sisorėve tė mėdhenj, qė pėrmbajnė gjurmė tė dukshme tė shenjave tė instrumentave tė thepisur.
Prodhimi i gurėve tė thepisur u mundėsoi hominidėve tė hanin sasi tė mėdha mishi dhe palce, qė mė herėt nuk kishin qenė tė disponueshme pėr primatėt. Nė tė njėjtėn kohė, presionet selektivė qė lidheshin me veprimtari tė tilla – sidomos qė njė primat me dy kėmbė, qė vepronte nė bashkėpunim nėn hundėt e grabitqarėve tė kudondodhur, qė nga hienat tek macet me dhėmbėt mprehur – do tė sillnin ndryshime anatomikė dramatikė, teksa kafka u zgjerua tek Homo.
Teknologjia e gurit zgjeroi shumė “strofullėn” ekologjike tė paraardhėsve tanė, ashtu si dhe shtrirjen gjeografike, duke lejuar Homo erectusin qė tė mbėrrinte nė Europė dhe nė Indonezi mė shumė se 1.5 milionė vjet mė parė.


KAKTUS APO SHKURRE?

Paleontologu i ndjerė amerikan, Steven Jay Gould ka shkruajtur njė ese klasike nė vitin 1977, ku parashikonte se pema e familjes sė hominidėve do tė ishte “plot shkurre”. Sot ėshtė e zakonshme tė shohėsh lista me mė shumė se 25 specie tė ndryshme hominide, dhe shpesh herė thuhet se parashikimi i Gouldit ėshtė pėrmbushur.
Jo kaq shpejt. Shumė prej kėtyre specieve janė “kronospecie”, qė zhvillohen nga njėra tek tjetra, si pėr shembull dy speciet mė tė hershme tė “Australopithecus”-it, “A. afarensis” dhe “A. anamensis”. Kėta emra janė thjeshtė ndarje arbitrare tė njė linje tė vetėm nė evoluim.
Njė biolog modern qė merret me ēėshtjen e diversitetit tė specieve llogarit numrin e specieve qė ekzistojnė nė ēfarėdolloj kohe. Kur e bėjmė kėtė me tė dhėnat e hominidėve, ajo qė pėrftojmė nuk ėshtė njė shkurre, por mė shumė diēka e ngjashme me njė “kaktus”, me vetėm pak linja speciesh. Diversiteti mė i madh duket se ėshtė afro 2 milionė vjet mė parė, kur nė Afrikė bashkėekzistonin katėr linja tė ndryshme hominidėsh, duke pėrfshirė edhe “Australopithecines”-ėt e plotė.
Pyetja mė e rėndėsishme duket se ėshtė jo sa shumė specie ishin nė vetvete, por pėrse diversiteti i specieve ka qenė kaq i kufizuar nė degėn tonė tė pemės evolucionare, krahasuar me sisorėt e tjerė si lakuriqėt apo majmunėt e Amerikės sė Jugut. Arsyeja ėshtė se ndoshta vendbanimet e paraardhėsve tanė tė lashtė sa vinte e zgjeroheshin, teksa mishngrėnėsit dhe barngrėnėsit e pyjeve afro 6 milionė vjet mė parė u zgjeruan ekologjikisht nė mjedise mė tė hapur, dhe pastaj sėrish kur teknologjia ua zgjeroi aftėsitė dhe horizontet.


“AUSTRALOPITHECUS”-ėt E PLOTE

Kur paleontologu Robert Broom zbuloi kafkėn e njė hominidi nė Afrikėn e Jugut nė vit 1938, ai u befasua prej pamjes sė saj tė pazakontė. Kishte dhėmballė me pėrmasa tė mėdha, dhėmbė qeni tė vegjėl dhe njė nofullė tė poshtme shumė tė madhe, njė fytyrė pllakė, njė tru tė vogėl dhe njė kreshtė kockore mbi kafkė. Bloomi e quajti “Paranthropus robustus”. Ndoshta ai ka evoluar prej specieve “Australopithecus” dhe njihet gjithashtu si “Australopithecus”-i i plotė.
Shfaqet nė fosile tė pothuajse 2.5 milionė viteve mė parė, nė Afrikėn lindore, ndėrkohė qė pjesėtarėt e fundit kanė jetuar 1.2 milionė vjet mė parė. Deri nė atė datė, raca jonė, Homo, kishte mė shumė se 1 milionė vite qė kishte dalė nė skenė. Ka ende shumė mistere pėr “Australopithecus”-in e plotė qė duhen zgjidhur, por njė gjė ėshtė e qartė: pėr tė paktėn 1.3 milionė vite, e jona nuk ishte e vetmja linjė hominidėsh nė Afrikė.


JASHTE NGA AFRIKA, DY HERE

Ekspansioni i parė i hominidėve nga Afrika ndodhi afro 2 milionė vjet mė parė, siē ėshtė zbuluar nga veglat e gurit si dhe njė koleksion i jashtėzakonshėm fosilesh hominidėsh nė Dmanisi, nė Gjeorgji. Ky ekspansion ndonjėherė ėshtė quajtur “Jashtė nga Afrika, Pjesa 1”, por ideja qė hominidėt e lanė shkretė Afrikėn ėshtė e pasaktė. Ky kontinent vazhdoi tė jetė “farkėtari” i evolucionit tonė. Edhe emigranti Homo erectus dhe teknologjia e tij e sėpatės janė tė kudogjendur nė Afrikė, teksa ka prova tė pranisė sė species nga Kepi i Afrikės, deri nė Kairo.

Darvini parashikonte se Afrika njė ditė do tė nxirrte fosile pėr tė ndriēuar evolucionin e njeriut. Sot, ai do tė ishte shumė i kėnaqur po tė mėsonte qė ne kemi gjetur fosile jo vetėm nga dy fazat e para tė evolucionit tė njeriut – “Ardi” dhe “Australopithecines”-i – por edhe brenda klasės sonė, Homo. Mė i hershmi ėshtė Homo habilis, prodhues i gurit qė dominoi teknologjinė pėr mė shumė se njė milion vite. Mė pas erdhi Homo erectus. E qartė ėshtė qė paraardhėsit tanė vazhduan tė evoluojnė nė Afrikė, pasi vendet nė lartėsi mė tė mėdha ishin nėn akuj.

Deri 160 mijė vjet mė parė, hominidėt afrikanė ishin pothuajse anatomikisht modernė, me fytyra pak mė tė gjata se tonat, dhe me kafkėn pakėz mė tė plotė. Pėrmasat e trurit tė tyre ishin tėrėsisht moderne. Nė Etiopi, nė njė vend tė quajtur Herto nga vendasit e fiseve Afar, kafkat e dy tė rriturve dhe njė fėmije ofrojnė disa prej provave mė tė mira tė anatomisė sė kėtyre njerėzve tė hershėm, qė jetonin pranė njė liqeni. Mes veprimtarive tė tyre ishin therja e kufomave tė hipopotamėve me veglat e tyre tė sofistikuara tė gurit.

Njerėzit Herto bėnin edhe gjėra qė i dallonin si humanė: ata praktikonin rituale mortorė. Shenjat nė kafkėn e fėmijės tregojnė se i ishte hequr mishi kur ishte ende i pakalbur, dhe ishte punuar disa herė kafka.
Ekzaminimi i ADN-sė sė njerėzve sot tregojnė se ne mbajmė brenda nesh njė lloj “fosili tė gjallė” qė hap njė dritare drejt tė kaluarės sonė. Qoftė kur mostrat e ADN merren nė Kongo, qoftė nė Arktik, ADN-ja jonė ėshtė shumė e ngjashme, sidomos kur krahasohet me variacionin qė shihet tek shumica e sisorėve tė tjerė. Dhe variacioni i vėrejtur ėshtė mė i madh mes popullsive afrikane.
Kjo do tė thotė se ne jemi njė specie e vonė, dhe qė paraardhėsit e tė gjithė popujve modernė ishin afrikanė.

/New Scientist/
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi