Fundi plot mistere i njerėzve tė mėdhenj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fundi plot mistere i njerėzve tė mėdhenj

Mesazh  gjilanasi prej 31.10.14 10:50

Janė tė shumtė nė histori personazhet qė kanė gjetur vdekjen nė rrethana jo tė qarta. Gjashtė rastet mė tė famshėm dhe mospėrputhjet e versioneve zyrtarė

Zakonisht historianėt nuk e mbėshtesin shumė idenė pėr tė investiguar rrethanat misterioze qė kanė tė bėjnė me fundin e shumė personazheve tė famshėm, nga frika se mos largohet vėmendja prej aspekteve mė thelbėsorė social-ekonomikė tė kėrkimeve tė tyre prej fakteve mė pak tė rėndėsishėm qė lidhen me jetėn private tė tė mėdhenjve tė historisė. Pėrkundrazi, kush shkruan ėshtė absolutisht i bindur nė detyrėn qė ka pėr tė investiguar ēdo aspekt, edhe atė mė personalin, sidomos nėse rrethanat e vdekjes nuk janė tė qarta dhe tė dokumentuara. Pra, duhet tė sillemi sikur tė ishim Sherlock Holmes tė historisė.

Nė kėtė artikull do tė ekzaminohen disa vdekje tė njerėzve tė famshėm, tė lashtė dhe modernė, qė lėnė edhe sot e kėsaj dite shumė pikėpyetje tė hapura. Kėtyre rasteve mund t’u shtohen shumė tė tjerė – si pėr shembull vdekja e Hunit Atila apo ajo e mbretit John i Anglisė – por problemi ėshtė gjithmonė i njėjti: prapa vdekjes sė njerėzve mė tė pasur dhe tė pushtetshėm ka shpesh fakte dhe rrethana mė tė diskutueshme nga sa mund tė imagjinohet.



Aleksandri i Madh
Malarje apo helmim?
Data e vdekjes: 13 qershor 323 para Krishtit
Mosha: 32 vjeē (vdiq pak ditė para ditėlindjes)
Vendi i vdekjes: Babilonia, Mesopotami

Nė Babiloni, nė vitin 323 para Krishtit, pasi mori pjesė nė njė festė tė madhe, Aleksandri i Madh u ndie keq. Sapo ishte kthyer nga fushata triumfuese nė zonėn e Pakistanit tė sotėm (ku megjithatė trupat e tij kishin refuzuar tė shkonin mė tutje nė lindje). Nė atė moment Aleksandri udhėhiqte njė perandori shumė tė madhe, qė pėrfshinte Greqinė, Maqedoninė, Turqinė, Iranian dhe tė gjithė Lindjen e Mesme.
Simptomat e para qė u shfaqėn ishin njė gjendje konfuzioni tė madh, tė dridhura, ngurtėsim i fytyrės dhe dhimbje shumė tė mėdha nė stomak. Pak mė pas u shfaqėn njė etje e madhe, tė ethe, delir, dhe gjatė natės konvulsione dhe haluēinacione qė ndėrpriteshin prej momenteve shumė tė shkurtėr tė qetėsisė. Nė fund nuk arriti mė tė marrė frymė dhe hyri nė gjendje kome, pėr tė gjetur vdekjen pas dhjetė ditė vuajtjesh. Malaria, tifo, njė lloj virusi i Nilit perėndimor ishin disa prej hipotezave qė u hodhėn pėr shkaqet e mundshme tė vdekjes. Megjithatė, problemi ėshtė qė asnjėra prej kėtyre sėmundjeve nuk lidhet me simptomat qė shfaqi sovrani. Mushkonja qė shkakton malarien nuk jeton nė zonat qendrore tė Irakut e megjithatė inkubacioni do tė kish qenė shumė i gjatė. Tifoja do tė kishte shkaktuar njė epidemi dhe nuk do tė kish prekur njė person tė vetėm, ndėrkohė qė sėmundja nuk paraqiste simptomat tipike tė komės etilike. Virusi i Nilit duket se as nuk ekzistonte 2000 vjet mė parė. Trupi i Aleksandrit, edhe pas gjashtė ditėsh nga vdekja nuk paraqiste shenja dekompozimi. Kjo gjė mund tė sugjerojė praninė e substancave toksike nė organizmin e tij, gjė qė nxjerr nė sipėrfaqe tezėn e helmimit. Por kush kishte motivin, aftėsinė dhe rastin pėr tė kryer vrasje?
Fatkeqėsisht, fajtorėt e mundshėm ishin njė dyzinė, shumė prej tė cilėve u bėnė mė vonė pasardhės tė mbretit nė qeverisjen e perandorisė. Antipatri, mėkėmbės i Aleksandrit nė Maqedoni duket se ėshtė i dyshuari numėr njė, dhe qė nė lashtėsi dyshohej se mund tė kishte qenė Iolla, biri i tij, qė kishte hedhur helmin me ndihmėn e komandantėve tė Aleksandrit. Nė kohėt e fundit, gishti ėshtė drejtuar nga Ptolemeu, paraardhės i Kleopatrės, i cili u bė sovran i Egjiptit duke krijuar dinastinė Ptolemaike. Ai ishte komandant i gardės sė rojeve tė mbretit, kėshtu qė ishte ndėr tė paktėt qė mundej tė kishte akses tė kollajtė nė dhomat e mbretit.


Jul Cezari (100-44 para Krishtit)
A e organizoi ai vetė vrasjen e tij?
Data e vdekjes: 15 mars 44 para Krishtit
Mosha: 55 vjeē
Vendi i vdekjes: Romė

Askush nuk vė nė diskutim faktin qė Cezari u vra nga njė numėr prej pesė deri dhjetė komplotuesish nė Senatin e Romės. U godit me 23 thika, nga tė cilat megjithatė vetėm njėra rezultoi vdekjeprurėse, supozohet ajo e Brutit. Po pėrse njė njeri si Cezari, inteligjent dhe mendjemprehtė, do tė shkonte nė Senat i paarmatosur dhe pa truproja, pavarėsisht se ishin tė shumtė ata qė e kėshilluan dhe e paralajmėruan se vrasėsit po e prisnin?
Kur, gjatė autopsisė sė parė nė histori, mjeku Antisti ekzaminoi trupin, ai gjeti nė duart e Cezarit njė letėr kėrcėnuese. Historiani romak Svetoni shkruan: “Cezari u largua duke lėnė dyshimin se ai vetė kishte zgjedhur tė vdiste dhe pėr kėtė arsye nuk i kishte marrė ato masa qė do ta kishin shpėtuar”. Njė teori moderne, e parashtruar nga profesor Harold Bursztajn i Harvardit dhe nga Gjenerali Luciano Garofano thotė qė Cezari shkoi drejt vdekjes me vullnetin e tij. Epilepsia e lobit ballor (qė e kishte ēuar drejt humbjes sė aftėsive fizike dhe mendore) e shtyu tė zgjedhė vdekjen nė mėnyrė tė tillė qė tė ruante trashėgiminė e tij nė histori. Ai vetė zgjodhi se kur dhe ku do tė ndodhte vdekja e tij: kishte detyruar Brutin, Kasion dhe tė tjerėt qė tė shpejtonin komplotin duke shpallur njė udhėtim nė Persi. Duke vrarė Cezarin, komplotuesit i siguruan atij pavdekshmėrinė dhe vazhdimėsinė e linjės sė pasardhėsve: ai kishte shpallur tashmė Oktavianin si pasardhės nė njė testament qė kishte shkruar gjashtė muaj para vdekjes.


Napoleon Bonaparti (1769-1821)
I helmuar ngadalė prej njė agjenti francez?
Data e vdekjes: 5 maj 1821
Mosha: 51 vjeē
Vendi i vdekjes: Ishulli Shėn Helenė, Atlantiku jugor

Napoleoni, i degdisur nė Shėn Helenė, u sėmur rėndė dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur gjatė pothuajse 6 viteve qė jetoi nė ishull. Pas vdekjes, zyrtari qė merrej me tė shpalli kancerin si arsye tė vdekjes. Dukej njė hipotezė e besueshme, duke ditur qė babai i Napoleonit kishte vdekur nga e njėjta sėmundje. Nė tė vėrtetė, duke analizuar mė thellė rrethanat, ka arsye tė ndryshme qė tė bėjnė tė dyshosh: kanceri nuk mund tė shpjegojė zgjatjen e dhimbjeve tė barkut pėr njė kohė kaq tė gjatė; veē kėsaj, shumė prej simptomave nuk duken tė lidhura me tumorin; sė fundi, Napoleoni ndėrroi jetė obez dhe jo i dobėsuar siē ndodh zakonisht me ata qė vdesin prej kėsaj sėmundjeje. Francesco Antommarchi, njė prej mjekėve tė Napoleonit dhe ekspert i autonomisė, qė kreu autopsinė, refuzoi tė firmosė relacionin qė fliste pėr kancer. Disa studiues modernė janė bindur qė perandori ishte helmuar dalėngadalė nga njė agjent francez qė e ndėshkonte pėr krimet. Nėse motivi ka qenė vėrtetė hakmarrja, atėherė vrasjen mund ta ketė kryer Konti Charles de Montholon, njė aventurier misterioz, qė u bė njė njeri i besuar i Napoleonit nė Shėn Helenė. Mendohet qė misioni i tij pėr tė helmuar Napoleonin duke i hedhur doza tė vogla helmi ėshtė kryer me njė dozė vdekjeprurėse kloruri mėrkuri. Kjo teori justifikohet nga prania e arsenikut tė gjetur nė flokėt e Napoleonit. Dikush ka sugjeruar qė Napoleoni ka vdekur pasi ka thithur arsenik prej letrės sė mureve. Po tė ketė ndodhur kėshtu, do tė shpjegoheshin gjurmėt e arsenikut, por nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr dhimbjet e forta qė pati pėr pothuajse gjashtė vite.


Abraham Lincoln (1809-1865)
A u vra nga shėrbimet e fshehtė jugorė?
Data e vdekjes: 15 prill 1865
Mosha: 56 vjeē
Vendi i vdekjes: Uashington

Nė ditėt e fundit tė luftės civile nė Amerikė, tė premten e shenjtė tė 1865, njė shkrimtar me emrin John Wilkes Booth mbėrriti nė zonėn presidenciale tė Teatrit Ford nė Uashington, ku Abraham Lincoln ishte duke parė komedinė muzikore Our American Cousin, dhe me njė goditje pistolete e la tė vdekur nė vend. Booth kishte bashkėpunėtorė qė u rrethuan menjėherė. Ndėrsa ai, qė ishte larguar, u zbulua tek pėrpiqej tė fshihej nė njė hangar dhe u vra. Ajo qė u quajt “teoria e komplotit tė thjeshtė” vėrtitet pėrreth tezės qė Booth dhe tė tijtė ishin pėrpjekur mė parė tė rrėmbenin Lincolnin dhe nė njė moment tė dytė vendosėn pėr vrasjen. Thuhet se Booth ndihej pasardhėsi i Brutit, duke e imagjinuar vetveten si heroin qė do tė ēlironte botėn nga njė tiran modern. Por shumė mendojnė qė nė tė vėrtetė ai ishte vetėm ushtari, ekzekutuesi i njė plani shumė mė tė madh.
Ata qė flasin pėr njė “komplot tė madh” mbėshtesin hipotezat mė tė pėrhapura, mes tė cilave ajo sipas tė cilės Lincolni ka vdekur me urdhėr tė Papa Piut IX. Nga kėto hipoteza vetėm disa janė tė qėndrueshme. E para thotė qė Lincoln ka qenė viktimė e njė komploti tė urdhėruar nga shėrbimet e fshehtė tė jugorėve; hipoteza e dytė thotė qė presidenti ėshtė vrarė nė vijim tė disa mosmarrėveshjeve brenda vetė partisė sė tij, tė ushqyera nga ministri i Luftės, Eduard Stanton, i cili kundėrshtonte Lincolnin nė lidhje me vendimin pėr tė mos marrė vendim pėr ndėshkime ndaj jugut. Teoria pėr njė fajėsi tė mundshme tė Stanton gjen konfirmim nė rrethana tė tilla si paaftėsia e truprojės presidenciale, John Parker, si dhe parlajmėrimin pėr gjeneralin Grant qė tė mos shkonte nė Teatrin Ford mbrėmjen e vrasjes. Ideja e njė komploti tė jugorėve konsiderohet nga historianėt si shpjegimi mė i besueshėm.


Josif Stalin (1878-1953)
Helmuar pėr tė shmangur njė Luftė tė Tretė Botėrore?
Data e vdekjes: 5 mars 1953
Mosha: 74 vjeē
Vendi i vdekjes: Moskė

Zyrtarisht Stalini vdiq nga njė hemorragji cerebrale, edhe pse tė paktė janė ata qė besojnė kėtė version. Mbrėmjen e 28 shkurtit 1953, udhėheqėsi sovjetik mblodhi ata mė besnikėt e tij, Beria, Malenkov, Bulganin dhe Hrushov. Mė parė panė njė film nė Kremlin, pastaj shkuan nė banesėn e Stalinit nė fshat dhe nisėn tė pijnė pėrgjatė gjithė natės. Kur mysafirėt u larguan, Stalini lajmėroi truprojat e tij se tė nesėrmen do tė flinte deri vonė. Pėr tė mos e shqetėsuar, askush nuk hyri nė dhomėn e tij tė gjumit deri nė orėn 22.00 tė mbrėmjes sė ditės tjetėr, kur u gjet pothuajse i pajetė. Kur mbėrriti mjeku, Stalini kishte vdekur tashmė. Njė tryezė e rrumbullakėt e pėrbėrė nga historianė dhe “dėshmitarė”, qė u mblodh nė Kongresin amerikan nė vitin 2003 konkludoi se tirani kishte vdekur nga shkaqe natyrore. Vetėm djali i Hrushovit, Sergei, kundėrshtoi dhe u duk se mbėrriti deri nė pikėn ku akuzoi tė atin pėr vrasjen. Edhe Klaus Larres, moderatori i tryezės sė rrumbullakėt, si dhe Raymond Garthoff i CIA u shfaqėn skeptikė pėr “vdekjen natyrore”. Shumė shkrimtarė deklaruan se ishin dakord me teorinė e vrasjes, duke thėnė se kreu i truprojave tė Stalinit e kishte helmuar atė me njė injeksion, me urdhėr tė Berias. Kjo tezė bazohet nė lajmin, e dhėnė nga vetė Stalini, pėr qėllimin e njė mjeku hebre pėr tė kryer atentat ndaj jetės sė tij si dhe vendimin e mėpasshėm pėr tė prishur ēdo lloj marrėdhėnieje me Izraelin. Besnikėt e tij druheshin se mos diktatori kishte pėr qėllim qė tė persekutonte hebrejtė, njė fakt qė do tė shkaktonte mė pas njė luftė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qendra e lėvizjes sioniste. Pra mendohet qė kanė qenė njerėzit mė tė afėrt tė Stalinit qė e kanė helmuar, pėr tė shmangur njė luftė tė tretė botėrore por edhe pėr tė shpėtuar lėkurėn: thuhet qė Stalini kishte ndėrmend tė spastronte tė gjithė Byronė Politike.


John F. Kennedy (1917-1963)
A u vra nga mafia?
Data e vdekjes: 22 nėntor 1963
Mosha: 46 vjeē
Vendi i vdekjes: Dallas, Teksas

E kemi ende para syve atė pamje tė tmerrshme: John F. Kennedy qė u vra hipur mbi njė makinė e cila po pėrshkonte rrugėt e Dallasit. Lee Harvey Oswald u arrestua pėr vrasjen, por mė pas u vra edhe ai vetė, pėrpara s etė merrej nė pyetje, nga dora e Jack Ruby. Komisioni Warren, qė kreu investigimin nė vitin 1964 konkludoi se Oswald kishte vepruar i vetėm dhe qė ishin tre tė shtėna, ku plumbi i parė nuk e kish goditur shėnjestrėn, ndėrsa i dyti kishte goditur presidentin nė kokė. Duket se plumbi i tretė i kishte hyrė nė shpinė, kish kaluar nė qafė dhe kish dalė nga fyti, pėrpara se tė pėrfundonte nė shpinėn e Guvernatorit tė Teksasit, e pėrpara se tė gjendej nė njė barrelė nė spital. Eshtė i ashtuquajturi “plumbi magjik” qė ka bėrė aq shumė tė debatojnė ata qė nuk besojnė nė teorinė e vrasėsit tė vetmuar. Nė vitin 1979 njė komision i krijuar posaēėrisht pėr tė hetuar pėr rastin konkludoi se mund tė thuhet qė Kennedy ka qenė ndoshta viktimė e njė komploti. Mafia ishte mes tė dyshuarve kryesorė, duke qenė se mendohet qė Kennedy e kish pėrdorur pėr tė fituar zgjedhjet presidenciale nė 1960, pėr t’i kthyer pastaj shpinėn sapo kish arritur objektivin. U pėrmend edhe njė emėr: kryemafiozi i njohur Johnny Roselli mendohej se ishte truri i atentatit. Ky version ka gjetur konsensus edhe mes mė skeptikėve.
Nė fakt, dėshira pėr tė gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare pėr kėtė cėshtje shtyu njė numėr gjithnjė e mė tė madh historianėsh qė tė mbėshtesin teorinė e komplotit mafioz. Skeptikėt mė tė mėdhenj janė vetėm ata qė thonė se duan tė bazohen vetėm nė prova tė sigurta, por e dimė qė ėshtė shumė e vėshtirė qė njė mafioz tė lėrė rrėfime me shkrim.
Pavarėsisht dyshimeve tė shumtė, ata qė besojnė nė kėtė teori komploti bazohen nė katėr pika kyēe: prova e filmimit tė xhiruar nga Abraham Zapruder, ku shihet koka e Kennedy qė shkon pas, sikur goditja tė jetė ballore; pamundėsia e teorisė sė “plumbit magjik”; vrasja e njė personazhi tashmė telashendjellės si Oswald nga dora e njė pjesėtari tė malavitės i lidhur me mafian si dhe rrethanat e ēuditshme tė vdekjes sė 21 dėshmitarėve tė vrasjes nė tre vitet pas atentatit.


Frank McLynn
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi