Urdhėri Teutonik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Urdhėri Teutonik

Mesazh  Zattoo prej 30.10.14 21:04



Urdhėri Teutonik ėshtė njė shoqėri fetare e gjermanėve katolik romak. Anėtarėt e kėsaj shoqėrie janė tė njohur si Kalorėsit Teutonik qė nga koha e kryqėzatat ushtarake mesjetare e deri nė kohėn moderne.

Urdhėri ėshtė formuar nė fund tė shekullit XII nė Palestinė dhe nė mesjetė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr forcat e krishtera tė kryqėzatės duke mbrojtur porte tė rėndėsishme nė lindjen e afėrt. Pas humbjes sė ushtrive tė krishtera nė lindjen e afėrt, urdhri u bartė nė Transilvani mė 1211 pėr tė ndihmuar tė krishterėt hungarezė kundėr endacakėve tė racės turke, Kumanėve. Pas vitit 1225 urdhri, nėn ndikimin e Papės hynė nė shėrbim tė Hungarisė.

Ishin kryqtarėt e Veriut. Tė pamėshirshėm dhe shumė tė fuqishėm, ishin ata, “Njerėzit e zinj”, terrori i fėmijėve rusė dhe komanė. Kalorėsit teutonikė paraqisnin megjithatė dallime nga urdhėrat e tjerė. Mė i dukshmi ishte tek simbolet: shqiponjat (simbol profan) dhe kryqėt e zinj (jo tė kuq apo tė bardhė) ishin njė ekskluzivitet i tyri. Njė dallim i dytė, mė thelbėsor, ishte tek kriteret e rekrutimit: ndėrkohė qė kalorėsit e tjerė ishin ndėretnikė, teutonikėt ishin gjithmonė tė gjithė gjermanisht-folės, aq sa mė vonė urdhėri i tyre do tė quhej Deutsche Orden. Prej kėtu buroi njė nacionalizėm i fortė, i cili ndihmonte e ndonjėherė edhe kapėrcente integralizmin fetar

Teorema: pėrgjegjėsi kryesor i luftės sė dytė botėrore ishte gjerman, pushtoi Poloninė, mė pas hyri nė Rusi; por nuk quhej Adolf, por Hermann, nuk kishte mustaqe tė zeza por njė mjekėrr tė gjatė ngjyrė tė kuqe, dhe kryqet mbi flamujt e tij nuk ishin tė thyer por me krahėt tė zgjatur deri nė skaje. Mbiemrin e kishte von Salza, ishte njė kadet fisnik i Turingias, bashkėkohės i San Francescos, dhe nuk e mėsoi asnjėherė qė kishte provokuar njė konflikt botėror, pėr arsye se vdiq shtatė shekuj para se ky tė shpėrthente.

Njerėz tė zinj

Teorema e mėsipėrme duket si e elaboruar nga njė i dehur, por nė fakt ėshtė absolutisht e demonstrueshme. Pėr momentin mjafton tė thuhet qė, nėse Hermann von Salza do tė kish mbetur nė Turingia, askush nuk do ta kujtonte. Nė fakt, nėnat balltike dhe ruse e pėrmendin edhe sot, netėve, pėr t’u thėnė fėmijėve: “Po nuk fjete do tė thėrras njeriun e zi!” Kėshtu do tė bėnin edhe nėnat komane, nėse kėta do tė ekzistonin ende; por ai popull i stepave nuk ekziston mė, i dėbuar prej historisė pikėrisht nga “njeriu i zi”, nė vitet 1211-1225.

Atėherė, “njerėzit e zinj” nuk ishin vetėm makthe fėmijėrorė qė pėrdoreshin nga prindėr tė stresuar, por ishin tmerri i shumė tė rriturve. Jetonin nė kėshtjella fajkonjsh, flisnin gjuhėn gjermane dhe i bindeshin verbėrisht njė hochmeisteri (“zoti i madh”). Mbrėmjeve darkonin sė bashku, duke lexuar me zė tė lartė vargjet mė luftėdashės tė Biblės, qė nga luftėrat e Xhoshuas tek ato tė Makabejve. Gjatė ditės galoponin tė armatosur, nėn thirrjen Gott mit uns (“Perėndia ėshtė me ne”), duke u pėrpjekur tė imponojnė kryqin e krishterė tek njerėz qė nuk donin t’ia dinin. Emri i tyre i vėrtetė ishte Kalorėsit Teutonikė.

Po pėrse “tė zinj”? Nė tė vėrtetė, lėkura e tyre ishte shumė e bardhė; po kėshtu edhe mantelėt e tyre, qė binin menjėherė nė sy. Por, ēdo gjė tjetėr ishte e zezė: tunikat, puplat mbi pėrkrenare, kryqet dhe shqiponjat e lyera mbi mburoja. Nė njė linjė me pamjen ishte ideja qė ata fansa tė Xhoshuas (pushtuesi biblik i Tokės sė premtuar, pasardhės i Moisut) kishin pėr jetėn: njė pėrzierje dyngjyrėshe e tė mirės dhe tė keqes, pa nuanca tė ndėrmjetme. E keqja ishin tė gjithė jo tė krishterėt: islamikė, hebrenj, paganė. Tė mirėn e sillnin ata, me tehun e shpatės.

Tė fortė dhe tė dėlirė

Urdhėri Teutonik, tek i cili von Salza ishte hochmeisteri i katėrt, lindi nė kohėn e kryqėzatave: zyrtarisht nė vitin 1191, pak muaj pas vekjes sė Barbarossas, i vrarė nė Salef, teksa marshonte me shumė siguri nė Palestinė. Pas vdekjes sė perandorit, nė Lindjen e Mesme mbetėn shumė gjermanė pjesėtarė tė kryqėzatave, tė ēorientuar dhe pa njė njeri nė krye. Kėshtu, dy papė (Klementi III dhe Innocenzo III) i ricikluan nė murgj tė armatosur, duke imituar kėshtu Kalorėsit Spitalorė dhe me tė njėjtat detyra: tė shoqėronin pelegrinėt dhe tė menaxhonin spitalet.

Nė realitet, e thėnė kėshtu, historia e origjinės ėshtė pak e thjeshtėsuar: si pėr faktin qė, qysh pėrpara 1191 nė Tokėn e Premtuar kishte grupe tė organizuar ushtarakėsh dhe mjekėsh gjermanė; por edhe pėr faktin qė mė pas “jetimėt” e Barbarossės ishin mė shumė luftėtarė se sa infermierė. Por pak rėndėsi ka, sepse nė Lindjen e Mesme Teutonikėt patėn njė peshė tė vogėl: nė vitin 1197 pėrgatitėn njė tjetėr kryqėzatė, e cila dėshtoi pėr shkak tė vdekjes sė perandorit tė ri (Henriku VI); dhe nė vitin 1210 ishin kthyer pothuajse tė gjithė nė Europė, ku pėr njerėz tė fortė dhe tė pastėr si ata, tregu ofronte shumė mundėsi.

Qė Kalorėsit Teutonikė ishin shumė tė fortė dhe tė pastėr, nuk ka asnjė dyshim. Urdheri i tyre (“i Shėn Agustinit”) ishte i njėjti i Kalorėsve Spitalorė dhe i ngjashėm me atė tė Templarėve (“i Shėn Bernardit”). Parashikonte njė dietė tė pėrbėrė nga rrush, qumėsht, llapa dhe ujė. Tė shumta ishin ditėt e agjėrimit apo heqjes dorė nga mishi. Shumė tė pakėt zotėrimet personalė: dy kėmisha, disa palė ēorape, dy palė ēizme, tunika, njė mbulesė, njė libėr lutjesh dhe njė thikė.

Tė zymtė

Duke lėnė mėnjanė kursimin, kalorėsit teutonikė paraqisnin megjithatė dallime nga urdhėrat e tjerė. Mė i dukshmi ishte tek simbolet: shqiponjat (simbol profan) dhe kryqėt e zinj (jo tė kuq apo tė bardhė) ishin njė ekskluzivitet i tyri. Njė dallim i dytė, mė thelbėsor, ishte tek kriteret e rekrutimit: ndėrkohė qė kalorėsit e tjerė ishin ndėretnikė, teutonikėt ishin gjithmonė tė gjithė gjermanisht-folės, aq sa mė vonė urdhėri i tyre do tė quhej Deutsche Orden. Prej kėtu buroi njė nacionalizėm i fortė, i cili ndihmonte e ndonjėherė edhe kapėrcente integralizmin fetar.

Dallimi i tretė: Nė vend tė njė padroni, teutonikėt kishin njė padrone: Sancta Maria Teutonicorum, versioni gjerman i Madonės. Ndėrkohė qė kalorėsit e tjerė nuk pranonin nė kėshtjellat e tyre asgjė femėrore, as mushkė apo pula, Teutonikėt patėn shumė shpejt reparte ndihmės tė schwestern (“motrave”). Sigurisht, “kalorėset” nuk shkonin e merrnin detyra nė vijėn e parė: ishin vetėm infermiere. Por ėshtė fakt qė Deutsche Orden ėshtė njė prej tė parave ushtri qė kishte femra nė gjirin e vet.

Pushtues

Nė Europė, Madona e Teutonikėve u solli fat atyre qė mbronte. Tė cilėt u morėn menjėherė me Transilvaninė, rajoni atėherė hungarez, sot rumun, ku nomadėt komanė krijonin probleme. Teutonikėt i detyruan ata paganė qė shkaktonin jo pak bezdira, qė tė bėheshin tė krishterė dhe magjarė. Domethėnė, tė zhdukeshin si etni nė vetvete. Ia dolėn mbanė kaq mirė saqė kalorėsit e kryqit tė zi u rikthyen nė Gjermani qė pėrpara se tė pėrmbyllej operacioni: ishin shumė efiēientė dhe mbreti i Hungarisė, Andrea II ua kish frikėn.

Fundi i historisė? Jo, ėshtė vetėm fillimi. Nė fakt, aventura magjare kish bėrė tė dilte nė pah von Salza pėr tė cilin thuhej se, nga viti 1229 e tutje i nisi Teutonikėt drejt sipėrmarrjes qė do i bėnte ata legjendarė: pushtimi i Prusisė dhe vendeve balltikė. “Herė njeri i luftės e herė diplomat”, thotė pėr tė Henry Bogdan, docent nė universitetin parizien tė Marnela-Vallee, ekspert i historisė sė Europės Lindore “brenda pak vitesh e transformoi njė Urdhėr ende tė vogėl nė njė fuqi politike dhe fetare nė plan tė parė nė Europė, nė gjendje tė negocionte si tė barabartė si me Papėn, ashtu edhe me perandorin”. Kėshtu, ushtria e kryqėzinjve, e lindur nė shkretėtirėn e Judesė, pėrfundoi nė brigjet e mjegullt balltikė, tė mbuluar nga mėshtekna dhe shqopa, tė banuar nga njerėz paganė dhe “tė egėr”: lituanezė, vendė, letonezė, estonezė, dhe mbi tė gjitha borusė.

Nė Gjermani, tė rinjve u mėsojnė qė ajo epope, e destinuar tė zgjaste dy shekuj, filloi me vetėm 5 kalorės dhe 100 ndihmėsa, qė siguronin bregun e majtė tė Vistolas, njė lumė pa ura, kufiri i botės civile, me njė kėshtjellė me emėr poetik (Vogelsang, “Kėnga e zogjve”) e destinuar tė shndėrrohej nė bazė pėr pushtimin.

Gjithēka e vėrtetė: ashtu si ėshtė e vėrtetė qė Garibaldi e bėri Italinė me njė mijė kėmishėkuqė. Por nė tė dy rastet ka edhe njė tjetėr tė vėrtetė: pikėrisht ashtu si Njėmijėt, ata 5 murgj-luftėtarė i kishin krahėt tė mbuluara mirė. Mbi tė gjitha ishin prirė pėrtej Vistolas nga tė tjerė kalorės, Shpatėmbajtėsit, tė cilėt mbijetuan mes shumė vėshtirėsive nė Letoninė e sotme. Veē kėsaj kishin mbėshtetjen e feudalėve polakė tė kufirit, tė cilėve u kish ardhur nė majė tė hundės me grindjet e vazhdueshme me borusėt fqinjė. Dhe von Salza ishte mik i perandorit Frederiku II si dhe kishte miratimin e Papės Onorio III, alias Cencio Savelli.

Nė veri!

Romano ‘de Roma, Cencio ishte njė Papė luftėdashės: kishte frymėzuar tashmė njė sulm ndaj Egjiptit (kryqėzata e pestė), qė megjithatė kish pėrfunduar keq. Kėshtu, ndryshoi plane: nėse bota e krishterė nuk arrinte tė zgjerohej nė jug, mund ta bėnte nė Balltik. Njė pretekst pėr pushtimin ishte gati: “Ajo tokė, qė nuk ka kush ta kultivojė”, kishte shkruajtur pėr Europėn Lindore qė nga 1224 “do tė popullohet me shpejtėsi dhe numri i banorėve tė saj do tė rritet, duke u shkaktuar frikė paganėve pėr tė mirėn e besimtarėve”.

Kėshtu, pėr tė stimuluar bujqėsinė, nė fundin e dimrit 1231 Teutonikėt e parė kaluan Vistolan duke rendur nėpėr sipėrfaqen e ngrirė tė lumit. I udhėhiqte Hermann Balk, zėvendės i von Salzas, i cili nė 6 muaj pushtoi njėri pas tjetrit rajone qė sot janė polake (Culmerland, Pomesania, Pogesania) qė atėherė banoheshin nga paganėt borusė; por pastaj, pėrparimi rifilloi. Nė vitin 1251 Teutonikėt morėn Lituaninė, nė 1255 Sambian (sot nė Rusi) nė fund tė shekullit kontrollonin edhe Livonian (sot mes Estonisė dhe Letonisė).

Tė pamėshirshėm

Pėr t’u theksuar ėshtė qė marshimi i teutonikėve ishte i njėjtė me atė qė ndoqėn trupat e Hitlerit nė 1939-1941. Dhe tė ngjashmit me nazistėt ishin edhe abuzues nė dėm tė popullsive lokale “mundėsia e zgjedhjes e tė cilėve”, nėnvizon Bogdan, “kufizohej shpesh tek pagėzimi ose vdekja”. Kronika tė kohės rrėfejnė pėr sulme ndaj civilėve dhe shamanė borusė qė rriheshin nė vendet e tyre tė shenjtė. Pastaj, nė Sambia, njė pyll qė konsiderohej i shenjtė (Tvanste) u pre i tėri pėr t’i bėrė vend njė qyteti tė banuar nga gjermanė: Koenigsberg, vendlindja e ardhshme e filozofit Kant.

Mes teutonikėve dhe Vermahtit pati megjithatė njė dallim tė rėndėsishėm. Ndėrkohė qė i dyti la pas vetėm shkatėrrim, tė parėt ngritėn kėshtjella, themeluan qytete dhe i populluan me njerėz tė ardhur nga Gjermania, qė ndonjėherė komandonin mbi tė mundurit, ndonjėherė i zėvendėsonin krejt. Shembull i llojit tė parė: Letonia, ku njė komunitet gjerman mbeti deri nė mesin e viteve ‘900. Shembull i tė dytit: toka e borusėve, qė u shndėrrua nė njė rajon gjerman dhe pa emrin e vet tė gjymtohet nė Prusia.

Po ta vėresh mirė, njė dallim mes dy ushtrive pati edhe nė itinerar. Nė fakt, kur Hitleri pushtoi Poloninė, synoi menjėherė Gdanskun, njė qytet i pasur. Ndėrsa teutonikėt mbėrritėn nė “kryeqendrėn e Balltikut” vetėm nė fund tė pushtimeve tė tyre, nė vitin 1308, kur kishin tashmė njė shtet solid mė nė lindje (Ordensstaat). Pikėrisht atėherė, luftėtarėt e kryqit tė zi, duke mos patur mė paganė pėr tė konvertuar, hynė nė konflikt me tė krishterėt polakė. Dhe shpata e tyre nuk vrau mė nė emėr tė kryqit, por nė emėr tė shqiponjės.

Goditje

Ndoshta Sancta Maria Teutonicorumit ky ndryshim nuk i pėlqeu shumė, pasi qė atėherė rruga e murgjve-luftėtarė pėsoi njė ndryshim pėr keq. Pėrplasja me polakėt zgjati deri nė 1410, kur kalorėsit morėn goditjen mė tė madhe tė historisė sė tyre, e njohur si beteja e Tannenbergut. Qė atėherė, nisi rėnia e Ordensstaat, pėr tė pushuar sė ekzistuari nė 1525. Megjithatė, Deutsche Orden mbijetoi: i shpėrndarė dy herė dhe i ringjallur po dy herė, vazhdon tė ekzistojė, ndonėse si hija e vetvetes.

Atėherė, histori e mbyllur? Ende jo, sepse kolonizimi teutonik krijoi efekte afatgjatė. Nė fakt e mbushi Europėn Lindore me komunitete gjermanike, tė izoluar nga atdheu, tė shpėrndarė nė vende tė ndryshėm nga pikėpamja etnike. “Ishujt” mė tė qėndrueshėm ishin Gdansku dhe Prusia Lindore; por trashėgimia teutonike mbetet e gjallė edhe nė Transilvani, ku shumė qytete kanė ende njė emėr tregjuhėsh (rumun, magjar, gjerman), duke pėrfshirė kryeqendrėn Cluj-Napoca, qė quhet edhe Kolozsvar dhe Klausenburg.

Dhe ja pra teorema e pėrmendur nė fillim, sipas tė cilės pėrgjegjėsi kryesor i luftės botėrore ishte Hermann von Salza, njė murg-luftėtar i Dyqindės. Nė fakt pa pushtimet e tij, pa kolonizimin antik gjerman tė Balltikut dhe pa grumbujt etnikė qė erdhėn si pasojė, nė vitin 1939 Hitleri nuk do tė kishte pretekstin pėr tė kėrkuar Gdanskun dhe sulmuar Poloninė. Pra, konflikti i shtatėdhjetė viteve mė parė nuk do tė kishte shpėrthyer asnjėherė.
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi