Bermudet, nėn thjerrzėn time

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Bermudet, nėn thjerrzėn time

Mesazh  gjilanasi prej 30.10.14 9:45



1. Studiues, romansierė, sharlatanė dhe tė gjitha llojet e mediave, shih edhe ato mė elitaret, iu janė pėrveshur punės, gjegjėsisht studimit rreth fshehtėsive imagjinative apo reale tė pėrjetimeve dhe humbjeve nganjėherė tė mbuluara me rrethana tė “pashpjegueshme” qė mbėrrijnė nė pėrkufizime tė jashtėligjshmėrisė shkencore ose ndryshe thėnė: hyjnė nė fushėn e fikcionit. Shikuar nga prizmi realist, nuk mund tė mos pranojmė se diēka ka, por kjo nuk do tė thotė pajtohemi me jorealen, them se ka gjėra qė hulumtimet nuk kanė sjellė sqarime tė kėnaqshme mbi shumė fatkeqėsi e zhdukje njerėzish, gjallesash tė tjera dhe objektesh tė tėra qė ngelėn enigma por edhe burim i manipulimeve dhe zvarritjeve tė shumėnduarshme, – shpeshherė jo serioze.

Ku saktėsisht, nė ēfarė kushtesh, pse, kush; a kanė dorė UFO-t (Objekte Fluturuese tė Paidentifikuara), a dinte diēka mė shumė Platoni dhe a shtrihej kėtu Atlantida qė e pėrmend ai; ka ndonjė qytetėrim tė lashtė nė thellėsitė e oqeaneve ose mos vallė ka ngelur ndonjė makineri nga lashtėsitė dhe qė vazhdon tė prodhoj energji gjigante por misterioze pėr kapacitetet tona…?

2. Realiteti historik i njohur pėr ne, fillon me udhėtimin e Kristofor Kolombos (nė vazhdim Cristofor Colombo) nė it. Cristoforo Colombo) mė 1492 drejt tokės qė mė vonė do tė quhet Amerikė. Pas njė ndalimi nė Canari, “Santa Maria”, “Pinta” dhe “Nina” i ngrenė velat drejt pikės qendrore tė Atlantikut, ku edhe e kanė nismėn ngatėrresat e para me oqeanin… A do tė gėlltiten karavelat e Colombo-s nė mes tė algave qė jepnin shenja tė afėrsisė sė ndonjė bregu por i cili nuk dukej askund nė hapėsirė…!?
Nė qiellin e “Trekėndėshit”, gjer mė vitin 1931 nuk dimė tė ketė ngjarė ndonjė aksident i “turbullt” lidhur me aviacionin ose makina tė tjera lėvizėse ajrore. Vitin e pėrmendur, sipas Richard Winer-it (“The Devil’s Triangle”), viktimė e parė do tė ketė qenė Herbie Pond, pilot i shkathėt por i rėnė nė skamje dhe qė ishte i detyruar tė pranoj ēfarėdo fluturimi, qoftė edhe me avionė shpesh herė tė pa sigurt mekanikisht. Megjithatė, ai nuk do tė jetė viktimė e njė prishje tė makinės sepse kėsaj radhe pilotonte njėvendėshin nė gjendje perfekte. Sa jemi tek fatkeqėsitė nė aviacion, do tė theksoj se e keqja, ose si qė e konsiderojnė njė numėr i madh autorėsh, mallkimi i Trekėndėshit tė Bermudeve, mė 5 dhjetor 1945, zhduku pesė TBM Avengers-ė dhe M. Mariner…

3. Para fillimit kronologjik tė trajtimit tė fatkeqėsive nė njė perimetėr tė zgjeruar tė Trekėndėshit tė mallkuar dhe misterioz, do tė pėrmend se tė dhėnat qė do t’i parashtroj, janė marr nga mė shumė autorė tė cilėt do ti cek nė brendi tė tekstit duke evituar me qėllim, tė ngarkuarit pa nevojė tė radhitjes sė literaturės e burimeve nė fund tė veprės, kjo nga se nuk mendoj dhe nuk nisem nga ide qė tė jap njė punim shkencor (nė rast se mund tė flitet pėr shkencė nė rrafshin e mistereve tė Bermudeve) por vetėm shkrim narrativ i cili do tė njoh publikun me njė histori qė ngjall kėrshėri tė pa ndėrprerė nė epokė tė gjatė, dhe qė vazhdon tė jetė fshehtėsi nga mė tėrheqėset nė botė.

Iluzionet optike

Lundrimtari i parė qė muar “rrugė” nė kėto ujėra tė rrezikshme tė cilėn gjė as qė e dinte, dhe qė njihet sot nė histori, ėshtė Cristofor Colombo. Ai gjithashtu as qė ka mundur tė paramendoj se me kėtė udhėtim, do tė lind miti i njohur tani si Trekėndėshi i Bermudeve.

Mė saktėsisht, ky lundrues i shkėlqyeshėm edhe nuk ishte pa disa njohuri ose dyshime mbi rreziqet por kishte gjėra qė as mund t’i imagjinonte si pėr shembull sipėrfaqen e madhe qė kapte pjesa veriore e Oqeanit Atlantik e qė ishte poshtė lart e barabartė me gjysmėn e Amerikės Veriore. Kjo pjesė pėr tė cilėn bėhet fjalė nė kėtė kaptinė, ndryshe quhet Deti Leshterik (Deti i Algave nga portugalisht: sargaēo – algė, leshterik). Sikur kjo pjesė ėshtė e bėrė pėr mistere, erėrat gati inegzistente, mjegullat gjithashtu e kjo paraqiste nė kohėt e anijeve me vela njė palėvizshmėri tė plotė, gjė qė shkaktonte qėndrim me muaj gati nė tė njėjtin vend.

Kjo gjeneronte mundimet e para tė cilat mandej shndėrroheshin nė ferr tė vėrtetė: mungesė uji pėr pije, mungesė ushqimi dhe fillimi i humbjes sė ekipit dhe fundosjes sė ngadalshme. Mbisundonte mendimi se algat dhe krimbat qė jetojnė nė to, e brenin drurin dhe kėshtu ndikonin drejtpėrsėdrejti nė kalbjen, gjegjėsisht fundosjen e pėrshpejtuar tė godinės lundruese. E vėrtetė ose jo? Nė ēdo rast, zhytėsit e specializuar tė kohės moderne nuk kanė arritur tė gjejnė asnjė shenjė e provė materiale nga anijet e zhdukura mė vonė. Kjo gjė vetėm sa e rritė fshehtėsinė dhe mitin e Trekėndėshit.

Por nė rastin konkret, nuk flitet pėr njė zhdukje tė pėrgjithshme, nga se e dimė qė Colombo ia arriti qėllimit tė tij. Megjithatė, shumė ditė para se t’i mbėshtetet bregut, gjėra tė ēuditshme e tė pashpjegueshme u pėrjetuan nga ekuipazhi i karavelave… Me 13 shtator tė 1492-shit, vet Colombo vėrejti i pari se gjilpėra magnetike e “humbi veriun”, nė tė vėrtetė ajo tani iku pėr 6° nė drejtim tė veri-perėndimit nė marrėdhėnie me Yllin Polar. Pas ca ditėsh, Colombo erdh nė pėrfundim se busulla mund tė tregon njė pikė tė ndryshme nga qė tregonte gjer para disa ditėsh. Ai dhe as detarėt e tij nuk realizuan faktin se kapiteni kishte tė drejtė pėr mė tepėr, as qė iu shkonte nė mėnd se ata po hapnin njė epokė shekullore tė mistereve qė do tė shndėrrohen nė mite.

Nė ditarin e vet e Colombos, gjejmė se me datėn 15 shtator ’92, ai vėrejti gjurmė ose dritė tė zjarrtė qė “ēau” qiellin dhe u zhyt nė oqean. Ishte kjo njė iluzion ose realitet? Dijetarėt mendojnė tė ketė qenė ndonjė meteorit, pėr tė cilėn gjė njeriu atėherė nuk kishte shpjegim konkret dhe nuk njihte kėtė aspekt tė dukurive astronomike, nėse nisemi nga hipoteza e tillė e rėnies sė ndonjė meteoriti, gjė qė ėshtė krejt pak e besueshme nėse analizojmė mirė rrugėtimin e pėrshkruar tė “dritės sė zjarrtė” qė e jep Colombo.

Ai nuk ishte hera e parė tė shihte rėnien e meteorėve dhe andaj pėrshkrimi i tij ku tregon habinė e vet ėshtė disi turbullues pėr tė thėnė kryekėput se bėhej fjalė pėr fenomen tė rėndomtė. Pėr mė tepėr se ai flet gjithashtu nė ditarin e vet, pėr njė shkėlqim tjetėr, kėsaj radhe tė gjelbėr (11 tetor tė njėjtit vit). Ky shkėlqim lėvizte pa ndėrpre. Shkencėtarėt kanė disa supozime e shpjegime por aspak bindėse.

Ufologėt flasin pėr Objekte Fluturuese tė Paidentifikuara (OFPI) dhe natyrisht e arsyetojnė kėtė se Columbo as kishte idenė mbi njė paraqitje tė tillė andaj tha vetėm: “dritė e gjelbėr”. Njė fenomen psikologjik qė nuk ėshtė trajtuar aspak gjer mė sot ėshtė fakti se ndihmėsit por edhe shpikėsit dhe njohėsit kryesorė tė “kompasit”, ishin myslimanėt tė cilėt, nė pėrjetimet e vėshtira nėpėr ujėrat e fenomenet e tjera natyrore tė pėrjetuara gjatė lundrimeve tė tyre, nuk “shihnin” tokė nė horizont si qė ishte rasti i shpeshtė nė kėto largėsi tė pafundme, dhe gjasat pra ishin tė mėdha tė shihnin “njė dritė tė gjelbėr”, sinonim i ndihmės dhe mėshirės hyjnore. Ndikime tė mėdha kishin lėnė gjithashtu dijetarėt myslimanė nė shkencat e matematikės, astronomisė, religjionit, gjeografisė dhe lundrimit detar nga ku ishte pajisur me njohuri edhe Colombo dhe natyrisht, duke dėgjuar nga njerėzit e tij tė ekipit qė kishin parė ose qė shpresonin tė shihnin “dritė tė gjelbėr” si shenjė e ndihmės sė afėrt, u pėrballua vet me njė vizion (halucinacion) tė tillė. Ndikimi, sidomos i afrikanėve perėndimor, maurėve dhe drejtpėrdrejt i spanjollėve tė kohės.

Dihet se kėshtjella e fundit muslimane ra nė duar tė krishterėve mė 1492, shumė pak kohė para lansimit tė inkuizicionit, qė vetvetiu flet pėr ndikimin kulturor tė popujve islamė, dhe jo vetėm, ngaqė dihet mirėfilltė se Granada dhe mė gjerė Gadishulli Iberik, ishin njė kryqėzim mahnitės i kulturave tė ndryshme tė shekujve tė kaluar, nga edhe realiteti qė vet Colombo tė ketė pėrjetuar njė iluzion optik (tė gjelbėr) shpresėdhėnės, tė ardhur nga qielli. Kjo sa i pėrket ngjyrės dhe ndikimit kulturor sepse ekuipazhi u pėrballua akoma me plot iluzione tė tjera optike.

Karavelat vazhdojnė ngadalė tė pėrparojnė por befasitė nuk marrin fund me sa u pėrmend mė lart…

Fillimi i tetorit pėrfshihet me lodhje dhe humbje shpresash tė ekuipazhit. Nė ēdo moment njerėzit mund tė refuzonin urdhrat dhe tė vendosnin tė kthehen drejt vendlindjes. Lodhja nervore shtonte iluzionet e tyre optike sa qė disa herė vėzhguesit bėrtisnin “tokė, tokė” duke i dhėnė vrull shpresave tė cilat shuheshin menjėherė me qė nė tė vėrtetė toka e thatė nuk dukej askund. Iluzione optike qė e detyruan Colombon tė deklaroj se ai qė do tė jep njė lajm tė tillė tė rrejshėm do tė privohet nga dhurata edhe nėse nė vazhdim sheh i pari vijat e ndonjė toke.

Nė kėtė nervozizėm dhe rėnie tė shpresės e dėshirės pėr vazhdim, kapiteni vėren gjithmonė e mė shumė presion psikologjik nė rritje dhe sikur pėr t’ia ngatėrruar akoma punėt, nė kėtė fillim shtatori, saktėsisht me datėn 11, rreth dy orė pas rėnies se natės, ai bashkė me njė person tjetėr qė e mbante mė afėr tij, vėrejtėn nė horizont njė dritė tė qėndrueshme, tė themi me gjuhėn e sodit, disa minuta dhe mandej u zhduk befasishėm nga sytė e tyre. Autorė tė shumtė mendojnė se edhe kjo ishte njė iluzion optik dhe se dėshirat pėr tė pa tokėn iu shndėrruan nė realitet qė tė dyve. Tė tjerė avancojnė hipotezėn e peshkatarėve nga ndonjė vend jo shumė tė largėt nga aty por i cili nuk dukej nė errėsirėn e natės.
Njė teori interesante dhe mė e besueshme ėshtė se peshkatarėt nė fjalė, kishin dhezur pishtar pėr peshkim mė efikas. Kjo mėnyrė e peshkimit natėn, aplikohet edhe sot me ndriēime moderne. Duhet pėrmendur se Colombo me shokun e tij vendosėn tė mos iu flasin tė tjerėve nga droja se mund tė ndikojnė negativisht nė moralin e tyre pėr vijim tė itinerarit tė tyre. Ishte kjo arsyeja e vėrtetė ose ai dyshonte po ashtu nė sytė e vet, nuk dihet; kjo ngelė vetėm njė supozim…

Reis Mirdita
avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi