Enigma e bishės franceze!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Enigma e bishės franceze!

Mesazh  Odin prej 29.10.14 21:40

Para 250 viteve njė seri vrasjesh makabre tronditi njė provincė franceze. 240 vetė u sulmuan dhe shumica prej tyre u masakruan barbarisht. Deri mė sot ajo vėrtitet nė kufijtė e njė legjende: a ishte njė ujk ai qė e kreu kasaphanėn? Njė hienė? Apo mos ndoshta, njė njeri?



Nga viti 1764 deri nė 1767, njė qenie e tmerrshme terrorizoi Gévaudan-in, njė lokalitet nė jug tė Francės. Shumica e viktimave ishin fėmijė dhe gra. Bisha mbėrriti mė 30 qershor 1764 nė Gévaudan. Nė atė vend tė braktisur e tė harruar nė jug tė Francės, diku nė Auvergne. Qysh ditė mė parė, njė bareshė kishte rrėfyer nė fshat se kishte hasur njė qenie aq tė frikshme, saqė disa prej atyre qė po e dėgjonin iu duk fare e pabesueshme: njė bishė e kishte sulmuar, njė lloj ujku, aq i madh sa njė gomar, aq i frikshėm e agresiv, saqė qentė qė ishin aty rrotull iu shmangėn sa mundėn me tė katra. Dhe nėse s’do kishin qenė qetė me brinjėt e tyre tė mprehtė mes bishės dhe bareshės, atėherė – ajo s’do dinte mė se ēfarė mund tė kishte ndodhur.

Mė 30 qershor pastaj ndodhi diēka qė i bėri njerėzit nė Gévaudan tė mos dyshonin mė nė rrėfimin e bareshės. 14-vjeēarja Jeanne Boulet nga famullia e “Saint-Etienne-de-Lugdarčs” u gjend e vdekur nė tokė. E masakruar tmerrėsisht. E shqyer. A mos kishte vėnė dorė mbi tė, njė bishė mizore? – Rasti nė fjalė s‘do tė ishte veēse fillimi i njė serie krimesh tė papara. Nė fund dosjet tregonin se ishin regjistruar 240 sulme qė kishin marrė me vete 112 viktima deri nė vitin 1767. 53 njerėz arritėn tė shpėtonin, gjithsesi me plagosje tė konsiderueshme. Pėrshkrimi i tė vdekurve ėshtė i denjė pėr njė roman horror.

Veprat pėrfshinin qė nga nxjerrja jashtė e organeve jetėsore, deri te koka tė shqyera nga trupi. Paraqitjet e ndryshme tė “bishės sė Gévaudan-it” janė tė mbushura plot detaje tė tmerrshme. Qysh atėherė, kur para 250 vjetėsh ia nisi pra ajo seri vrasjesh makabre, banorėt e atij rajoni duhet tė kenė menduar atė ēka Gabriel-Florent de Choiseul Beaupré, peshkop i Mende-s, ua pėrmblodhi me pak fjalė tufės sė tij tė besimtarėve nė njė letėr tė hapur: Zemėrimi i Zotit ka zbritur mbi njerėzit!

Dėnim pėr mėkatet tuaja!

“Dhėmbin e bishės po ua lė juve”, citonte prifti vargje nga Moisiu nė Dhiatėn e Vjetėr dhe kėrcėnonte me Levitikus-in, nga libri i tretė i Moisiut, ku atyre qė nuk pėrmirėsoheshin, i njoftoheshin “dėnime edhe mė tė rrepta”. Fatkeqėsinė qė kish zbritur mbi njerėzit, sipas kundėrshtarit tė iluminizmit, njerėzit e kishin merituar vetė, falė mėkateve tė tyre. Ka mundėsi qė peshkopi i Mende-s me fjalėt e tij tė ashpra, tė mos u referohej vetėm mėkateve tė ditės, por edhe njėrit ndėr mėkatet e vlerėsuara si mė tė rėndat: heretizmit, qė pėr kohėn konsiderohej reformacioni. Pasi idetė e hedhura nė treg nga Martin Luther dhe Johannes Calvin, qė kishin vėnė nė pikėpyetje autoritetin e pakufizuar tė Papės, kishin “helmuar” ndėrkohė edhe Gévaudan-in.

Pas anulimit tė Ediktit tė Nantės nė vitin 1685, qė u kishte siguruar liri fetare hugenotėve protestantė, pati protesta e rezistencė nga mbėshtetės francezė tė reformacionit tė stacionuar mė sė shumti nė rajonin e Francės Jugore tė malėsisė sė Cevennen-it, qė njihet nė histori si kryengritja e kamisardėve. Nocioni “kamisardė” ishte me shumė gjasa njė pėrjetėsim i kėmishave tė bardha, tė cilat protestantėt i mbanin veshur nė luftė kundėr trupave mbretėrore katolike. Ishin fshatarė dhe zejtarė. Vegjėlia.

Nė afėrsi tė tyre gjendej edhe Gévaudan, ku ata gjetėn mbėshtetje. Aq shumė, saqė mbreti atje u detyrua tė pėrdorte tė gjithė arsenalin e armėve qė kishte nė dispozicion pėr t’i mposhtur. Kur mbėrriti “bisha”, tashmė njerėzit nė Gévaudan prej kohėsh ishin ēarmatosur. Por nė asnjė moment tjetėr tė historisė sė tyre, banorėt e asaj treve nuk ishin ndjerė mė tė kėrcėnuar sesa nė verėn e vitit 1764. Atyre u lejoheshin vetėm thika xhepi, tė cilat ata i lidhnin nė brez. Por, pėrkundėr asaj se ēfarė po i kėrcėnonte ata nė atė kohė, kėto mjete ishin veēse njė shaka. 15 kufoma u gjendėn vetėm deri mė 24 dhjetor 1764. Jashtė, matanė fshatit. Viktimat kishin plagė tė thella kafshimesh mizore.

Vdekja u vėrtit pėr tre vjet

“Drejtėsia e Zotit, thotė Shėn Agustini, nuk mund ta pranojė se pafajėsia ėshtė e pafat”, thuhej nė letrėn e peshkopit pėr grigjėn e tij tė besimtarėve. “Dėnimi qė ai zbret, pėrputhet plotėsisht me mėkatin qė dikush ka kryer”. Nė popull, kjo duhet tė ketė shkaktuar reagime tė frikshme. Pasi, ndėr 112 viktimat deri nė vitin 1767, me pak pėrjashtime, bėhej fjalė vetėm pėr gra e fėmijė. Deri mė sot, akoma mbetet e paqartė se ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė nė atė kohė, duke e bėrė oborrin e Versajės, tė dėrgonte nė atė provincė nė shtator 1764, njė dėrgatė 57-anėtarėshe dragonierėsh, qė mbolli tmerr e panik te tė gjithė hugenotėt.

Megjithatė, monstrėn qė kishte masakruar gra e fėmijė, ata nuk mundėn dot ta kapnin. Edhe babė e bir nga familja Denneval, dy gjahtarė tė famshėm tė kohės nga rajoni i Normandisė qė u angazhuan fort nė kėtė mesele, duke vrarė rreth 1200 ujqėr, i ndenjėn larg suksesit tė pritshėm. Edhe armėtari i mbretit dhe gjahtari i dytė i shpurės sė oborrit tė Luigjit XV., Franēois Antoine (Fransua Antuan), i pajisur me qindra qen me erė dhe 14 ndihmėsgjahtarė, dėshtoi paq. Ishte e pabesueshme. Kufomat e helmatisura, “bisha” nuk i prekte, dhe gjithashtu nuk binte kurrė pré e hiles sė ushtarėve tė veshur si gra, pėr ta joshur bishėn tė binte nė grackė.

Kėshtu, mė shumė se 20.000 njerėz morėn pjesė nė shkurt 1765 nė pėrndjekjen masive mė tė madhe tė organizuar ndonjėherė deri nė atė kohė, pėr t’u dhėnė fund atyre tmerreve tė papara. Por pa sukses. Nė fund, mbreti dhe peshkopi vendosėn edhe njė ēmim pėr kapjen e bishės, qė ishte aq i lartė saqė njė gjahtar tė thjeshtė, mund ta kthente menjėherė nė njė njeri tė kamur. 9000 lira ari duhej tė merrte fatlumi, nėse godiste nė shenjė, duke e neutralizuar bishėn. Kjo shumė ishte e barabartė me plot 100 kuaj, njė pasuri e madhe pėr kohėn. Tashmė shpresohej se diēka do ndodhte.

Para pėr objektivin e gabuar

Dhe nė fakt, nė shtator 1765 gjahtarit tė oborrit, Antoine, i kaloi njė ujk i madh para syve. Kur ai prezantoi kufomėn e kafshės tė stėrmadhe nė popull, njerėzit u duk se u bindėn se tashmė kjo punė kishte marrė fund. Tė paktėn kėshtu shpresohej: kjo duhej tė kishte qenė kafsha me pėrmasa e sjellje prej bishe! Gjahtari u kthye mbrapsht nė Paris, duke marrė shpėrblimin. Dhe njerėzit nė Gévaudan mė nė fund u duk se po merrnin frymė lirisht.

Shtatori kaloi dhe po ashtu edhe tetori e nėntori. Nuk ndodhi asgjė. Por bėmat e bishės u rishfaqėn. Mė 2 dhjetor 1765, 14-vjeēari Couret Jean rrėfeu mbi njė sulm, nė tė cilin ai kish shpėtuar i paprekur. Por shtatėvjeēari Vidal Tourneix kishte marrė plagė tė mėdha. Tri vajzat nė moshė 12-15 vjeē, qė ishin sulmuar mė 21 dhe 23 dhjetor, pėrkundrazi, nuk kishin arritur dot tė mbijetonin. Ēfarė kreature kishte qenė ajo, qė arrinte tė shkaktonte njė kasaphanė tė tillė dhe qė arrinte t’i mbante njerėzit pėr njė kohė kaq tė gjatė nė ankth e tmerr?

A ishte me tė vėrtetė njė ujk? Barinj tė vegjėl qė i kishin mbijetuar sulmit, tregonin se bisha kish kaluar direkt para syve tė tyre, dhe dhentė e dhitė qė ishin pra njė pre shumė e lehtė pėr tė, ajo i kishte injoruar tėrėsisht. Autorja gjermane, Nina Blazon, ngjarjet e ndodhura nė Gévaudan i ka pėrpunuar nė mėnyrė letrare nė romanin e saj historik me titull “Wolfszeit” (Koha e ujqėrve). Nė kėrkimet tė saj, ajo ka folur edhe me eksperten e ujqėrve Elli H. Radinger, qė e cilėson njė sulm tė tillė si anormal e jo tipik pėr kėtė kafshė. Ujqėrit e uritur, sipas Radinger, nė ēdo rast do tė sulmonin mė parė kafshėt. Eventualisht, kėto raste mund tė shpjegoheshin me faktin se kafsha mė agresive ėshtė ajo e pėrftuar nga kryqėzimi mes ujkut dhe qenit shtėpiak.

Gjahtari me plumba ari

Njerėzit nė Gévaudan besonin diēka tjetėr. Njė qenie demoniale duhej tė kish qenė ajo qė u kishte bėrė atyre kėtė vizitė, duke i masakruar gratė e fėmijėt. Netėve, sipas tyre, ai afrohej nėpėr shtėpitė e tyre, duke hungėrirė, gjėmuar, e u zvarritur pėr tė gjetur rastin e volitshėm. Njerėzit nė Gévaudan, sikurse shumė francezė, donin tė kishin njė shpjegim pėr kėtė fenomen – pasi nė historitė me bazė besėtytnish qė tregonin pėr burra e gra qė shndėrroheshin nė ujqėr gjakatarė, ata nuk besonin mė. Jean Chastel, hanxhi, baba i nėntė fėmijėve dhe i njohur si gjahtar sypatrembur, e dinte se ai kishte vetėm njė armė kundėr kėtyre bishave: fishekė tė artė. Chastel, i cili nė ato anė njihej me nofkėn “maska”, i derdhi vetė ato, i bekoi nė njė kishė, dhe e mbushi armėn e vet me to.

U bė gati tė nisej tė vriste bishėn. Nė paraditen e 19 qershorit 1767, ai e hasi mė nė fund atė: tėrhoqi kėmbėzėn – dhe qėlloi. Ishte njė kafshė e stėrmadhe, qė ai tashmė e kishte lėnė nė tokė tė pajetė. Dhe ai vuri re se ajo nuk ngjante me njė ujk normal. Noteri mbretėror nga Langeac me emrin Marin, e pėrshkroi atė si “shumė tė ndryshėm nga ujqėrit e tjerė nė ato rrethina”. Gjahtari dhe ekspertė tė tjerė i kishin thėnė atij pas kėqyrjes sė kafshės, se nė fakt vetėm bishti dhe pjesa e mbrapme i ngjanin njė ujku normal.

Qimet e kuqėrremta, pėrzier me ato gri mbi lėkurė, vijat e zeza paralele, njolla e madhe e bardhė nė formėn e njė zemre nė gjoks, kėmbėt e parme tė trasha – tė gjitha kėto, ekspertėt nuk i kishin parė kurrė mė parė te njė ujk. “Putrat janė tė pajisura me katėr gishta, qė dukeshin shumė mė tė fuqishme sesa ato tė ujqėrve tė tjerė”, sipas tyre. “Koka ėshtė e pamasė”. Njė pėrzierje racore? Njė hibrid? Biologu i ujqėrve nga Kanadaja Ronald D. Lawrence ėshtė pėrpjekur tė japė njė shpjegim pėr “ujkun vrastar” tė atėhershėm. Ai e mbulon shpjegimin e vet me idenė e Elli H. Radingerit. Jo thjesht fakti se nė atė kohė kafsha e vrarė ishte shumė mė e rėndė sesa njė ujk mesatar, sipas Laurence, flet pėr atė se nė fakt bėhej fjalė pėr njė kryqėzim racor.

Apo mos kafshimi ishte i njė njeriu?

Nė shekullin e 18-tė, fshatarėt mbanin qen tė mėdhenj pėr tė mbajtur larg bagėtive tė tyre, ujqėrit grabitqarė. Ngaqė qentė silleshin nė ato rrethina fare tė lirshėm, ata kryqėzoheshin me ujqėr qė hasnin herė pas here. Se sa agresivė mund tė kenė qenė kėta hibridė, kėtė e treguan mė vonė mbarėshtrimet qė u bėnė nė SHBA. Dėshira pėr tė sulmuar me agresivitet e kėtyre kafshėve, e ka origjinėn nė kėto specie, nė faktin se njė qen shtėpie e ka humbur frikėn nga njeriu – nė kombinacion me fuqinė e ujkut, duke sjellė njė superfuqi tė rrezikshme.

Duke u bazuar nė ngjyrėn e lėkurės dhe qimeve tė kafshės sė vrarė nga Jean Chastel, u krijua edhe pėrshtypja se bėhej fjalė pėr njė hienė tė llojit tė veēantė. Numri i pėrshkruar i dhėmbėve gjithsesi, nuk u pėrgjigjej kafshimeve tė dėshmuara nga kjo specie nė Afrikė. Qė nė atė kohė, kafshė shumė agresive pėrmbushnin zellin e tyre vrastar, u ēua ndėrmend si ide. Por lloji i sulmeve tė pėrzgjedhura dhe largimi nga vendngjarja nė mėnyrė tė rrufeshme, nuk u pėrgjigjej kafshėve tė sėmura. Kafsha e Gévaudan-it vepronte me shumė ligėsi e dinakėri. Kafsha?

Mė pas, pas pėrfundimit tė serisė sė tmerreve dhe ndoshta edhe gjatė tyre, kish zėnė vend dyshimi se kėtu kishte gisht njė killer serial. Plagėt e kafshimeve ndoshta vetėm mė vonė do t’u ngjisheshin viktimave nga kafshėt e egra. Apo mos i kafshoi ato ndonjė njeri? Dėshmi nuk kishte, e raportet e tė mbijetuarve flisnin kundėr tyre. Kėshtu qė ato mbeten vetėm dyshime. Disa bėnė fajtor pikėrisht Jean Chastel, atė qė me plumbat e tij tė artė, nuk kishte qėlluar bishėn e supozuar se kishte kryer masakrat, por njė javė mė pas edhe njė ujkonjė, veprim i cili nė fakt solli pėrfundimisht qetėsinė. Mirėpo Chastel, “Maska”, ishte njė kreaturė e dyjėzuar. Ai, thuhet se u rras nė burg mė vonė pėr njė vrasje. Disa thoshin se ai vetė duhej t’i kishte kryqėzuar ujqėrit gjakatarė me qen stani, pėr tė vrarė njerėz. Se tekefundit, “Homo homini lupus est”, njeriu pėr njeriun, ėshtė ujk.

Nga Claudia Becker
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi