Meditimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Meditimi

Mesazh  Luli prej 29.10.14 10:52




Konstatimet paraqesin faktin qe ne mijera vjet njerezit kane perfeksionuar vetedijen nepermjet meditimit.Ne ditet e sotme te civilizimit me qindra mijera individe jane bere meditues te rregullt.
Meditimi percaktohet si forme e perqendrimit te shtendosur qe mund te bllokoje stimujt shqisore vemendje largues.

Meditimi mendohet te jete me efekte mjaft pozitive per organizmin, keto efeke psikologjike, sipas studimeve, permiresojne jeten e individit duke sjelle nje gjendje te ulet stresi, permiresim te besimit ne vetvete, largon tensionin dhe sjell edhe nje sere efektesh pozitive ne pathologjine humane.

Wallace dhe Banson zbuluan se efektet pozitive te meditimit intuitiv si : ulja e konsumit te oksigjenit, rritja e rezistences elektrike te lekures, ulja e rrahjeve te zemres, zvogelimi I ajrit te futur gjate frymemarrjes etj, duke vene ne pah efekte si keto qe nuk shfaqen gjate hipnozes.

Tipet e meditimit te persosur dhe te kultivuar jane disa duke cilesuar Zenin, Jogen dehe TM-ne (Neditimi intuitiv).


Zeni - eshte forma me e vjeter e meditimit.Medituesi perqendron vemendjen ne frymemarrjet e veta duke u perpjekur te elminoje efekte e shqisave te tjera.Stimujt e jashtem duhen eleminuar gjate ketij procesi.Praktikisht medituesi i Zenit eshte ne gjendje te prodhoje nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes.


Joga - Ne kete forme meditimi, individi eshte ne gjendje te ndryshoje gjendjen e tij te ndergjegjes nepermjet modifikimit te proceseve te tij autonome si rrahjet e zemres, tensionin e gjakut dhe tretjen e ushqimit.Te gjithe kemi praktikuar neper palestra kete forme terheqese meditimi qe sjell aq prehje pas nje dite te lodhshme apo nje tensioni fizik e mendor.Ajo c'ka e ben terheqes kete forme meditimi eshte pozicioni qe merr praktikuesi qe njihet si pozicioni Lotus.Ai perqendrohet ne nje objekt pamor dhe perserit nje fjale ose shprehje qe ne Joga quhet “Mantra”.Medituesi i Jogas eshte ne gjendje qe te modifikoje ndergjegjen e tij nepermjet kesaj forme duke ulur deri ne zero efektet e stimujve mjedisore.


TM-ja-eshte nje forme e Jogas ne te cilen serish aplikohet fjala/shprehja “Mantra”.(tingull ndryshe) pergjate nje periudhe kohore dhe gjate kesaj kohe ai perpiqet te ule deri sa te bllokoje efektin e stimujve te tjere.Ndryshimi mes TM-se dhe Jogas qendron ne faktin se dnryshe nga praktikuesi i Jogas qe duhet te marre pozicionin e rehatshem “Lotus”, ky I TM-se nuk mund te marre cdo pozicion te tille.

Keshtu, qellimi i te gjitha meditimeve eshte te bllokoje vetedijen normale duke dhene nje gjendje te modifikuar te ndergjegjes.

Ekzistojne perplasje mendimesh ne faktin e dobise pathologjike te meditimit.Ka studius qe mendojne se meditimi ka efekte terapeutike (Herbert Benson) dhe rezultati eshte nje “Gjendje e shtendosur”Ka te tille qe mendojne se nuk ka kurrfare ndryshimi ndermjet nje medituesi dhe nje individi qe pushon ne qetesi (David Holmes dhe koleget e tij).Ndryshimet ne tensionin e gjakut, frymemarrjes dhe rrahjet e zemres ishin te ngjashme ne te dyja grupet.Sidoqofte nuk eshte dhene ende nje pergjigje perfundimtare, nderkohe qe psikologet i njohin dobite e TM-se ne trajtimin e anktheve dhe streseve.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Meditimi

Mesazh  Luli prej 02.03.15 0:33

Meditimi i rėndėsishėm nė uljen e stresit!



Meditimi mund tė ketė njė efekt pothuajse tė menjėhershėm nė uljen e stresit, kanė zbuluar hulumtuesit.

Ata thonė se tri ditė tė njėpasnjėshme tė 25 minutave tė seancave mund tė ketė njė efekt dramatik.

Ata kanė studiuar njė ‘Meditim tė ndėrgjegjshėm’, teknikė kjo e zhvilluar nė vitin 1970, e cila ende ėshtė e disponueshėm nė faqe online.

“ Shumė persona raportojnė se e pėrdorin praktikėn e meditimit pėr reduktimin e stresit, por ne dimė shumė pak rreth asaj se sa shumė ju keni nevojė pėr reduktimin e stresit dhe pėrfitimet shėndetėsore”, ka thėnė autori kryesor J.David Cresėell, profesor i psikologjisė.

Meditimi funksionon, dhe sipas hulumtuesve ju do tė shihni ndryshimin vetėm brenda tri dite.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Meditimi

Mesazh  Berti69 prej 15.10.15 14:16



Ēfarė ėshtė meditimi?

Meditimi ėshtė tė dėshmuarit. Meditimi nis duke u ndarė fillimisht nga mendja, duke qenė dėshmitar. Kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr ta shkėputur veten prej ēdo gjėje. Nėse shikoni dritėn, njė gjė ėshtė e sigurt: ti nuk je drita, por ai qė je duke e vėshtruar. Nėse po shihni lulet, njė gjė ėshtė e sigurt: ti nuk je lulja, por ai qė vėzhgon. Vėzhgimi ėshtė ēelėsi i meditimit. Vėrej mėndjen tėnde. Mos bėj asgjė – mos pėrsėrit mantra, emrin e Zotit – vetėm shiko se ē’po bėn mendja. Mos e ngacmo, mos e ndalo, mos e detyro; mos bėj absolutisht asgjė. Vetėm bėhu vėzhgues, spektator dhe mrekullia e tė vėzhguarit ėshtė meditim. Ndėrsa je duke parė, mengadalė mendja boshatiset nga mendimet; por nuk po fle, bėhesh edhe mė vigjilent, i vetėdijshėm.

Ndėrsa mendja boshatiset plotėsisht, gjithė energjia flakėron nė zgjim. Kjo flakė ėshtė pasojė e meditimit. Pra, mund tė themi se meditimi ėshtė njė emėr tjetėr pėr tė dėshmuarit, vėzhguarit, spektatorin pa anjė lloj gjykimi e vlerėsimi. Vetėm duke vėzhguar dilni menjėherė jashtė mendjes…

Ēfarėdo Maharishi Mahesh Yogi e njerėz tė tjerė si ai bėjnė ėshtė gjė e mirė, por quajnė meditimin diēka qė nuk ėshtė. Kėtu i ēojnė njerėzit nė rrugė tė gabuar. Nėse do tė ishin tė sinqertė e autentikė dhe t’u thoshin njerėzve se kjo tė jep shėndet mendor e fizik, jetė mė tė qetė, ekzistencė paqėsore, atėherė do tė ishin nė rregull. Por nė ēastin qė nisėn ta quanin “meditim kapėrcyes”, ata emėrtuan njė gjė mėse tė zakonshme me njė kuptim themelor, tė cilin nuk e pėrmbush. Njerėzit kanė qenė nė meditim transshendent pėr vite tė tėra, e nė Lindje pėr mijėra. Por kjo nuk ėshtė bėrė njohja e vetes sė tyre, nuk i ka bėrė Gautam Buddha.

Nėse doni tė kuptoni saktėsisht ēfarė ėshtė meditimi, Gautam Buddha ėshtė njeriu i parė qė i dha emrin e saktė – tė dėshmuarit.


OSHO
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi