Ringjallja ne eposin Shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ringjallja ne eposin Shqiptar

Mesazh  Luli prej 29.10.14 10:47



Ringjallja ėshtė njė prej motiveve me karakter parabiblik dhe biblik nė eposin shqiptar dhe fondin e baladave. Nė epos shfaqet nė formėn e vdekjes sė pėrkohshme apo tė pajetės sė pėrkohshme. Heronjtė kulturorė tė eposit ngrihen nga varri pas 100 vjetėsh dhe u duket se kanė marrė njė sy gjumė.

Nė fondin e baladave paraqitet njė formė tjetėr e ringjalljes, ajo e frymės humaniste. Nė epos ka njė formė tė amshimit: heronjtė kulturorė, kur mbaron epoka e tyre, ndryshe prej eposit boshnjak, nuk vdesin e nuk varrosen, nuk kanė vende pelegrinazhi, por mbyllen nė zgafellė.

Kjo ėshtė koha e mbarimit tė epokės sė kalorėsisė dhe e shfaqjes sė armės vrastare nė largėsi. Ky problem shihet nė rrafsh krahasues me motivin biblik, me ėndrrėn e njeriut pėr pėrjetėsi, me konceptin e pėrjetėsisė si mallkim, me konceptin ungjillor tė amshimit, me ringjalljen laike nė letėrsitė humaniste dhe me konceptin mitologjik pėr pavdekshmėrinė e heroit, duke specifikuar konceptin e vdekjes sė pėrkohshme, apo tė ndėrprerjes sė pėrkohshme tė jetės, nė formėn e vdekjes fiction, nė epet “Muji mas deket“ dhe “Halili mas deket“.

Fjalė ēelėsa: ėndrra e njeriut pėr pėrjetėsi, pėrjetėsia si dėnim, ringjallja parabiblike dhe biblike, ringjallja ungjillore, amshimi, ringjallja laike e letėrsive europiane, vdekja e pėrkohshme nė epos apo jeta e ndėrprerė pėrkohėsisht, mbyllja e kreshnikėve nė zgafellė, pėrjetėsia artistike e heronjve, eposi i shqiptarėve, baladat.

Ringjallja ėshtė njė dilemė tronditėse e gjithė shekujve. Besimi ne ringjallje si mitologji me fuqi shprehėse tė lartė ka qenė njėkohėsisht njė pėrpjekje filozofike pėr tė tronditur idhujtarinė nė ēfarėdo forme, qoftė duke pėrfshirė dhe vetė mitologjinė biblike, duke qenė se nė bazė tė Shkrimeve kanonike biblike nuk mund tė kishte ringjallje tjetėr pas Mėsisė dhe ringjalljes sė pėrgjithshme. Njeriu me vetėdije besimi monoteist ishte lindur pėr tė bėrė jetė tė zakonshme tokėsore, pėr tė shkuar pastaj nė botėn e tė shumtėve pa emra, pa histori, bujė e lavdi. Mirėpo ajo qė i takon si ekskluzivitet botės hyjnore, pėrmes artit laik, pėrmes epikės legjendare dhe baladave, u bė dhe atribut i njeriut tokėsor.

Me ringjalljen bota shqiptare dhe ajo botėrore lartėsohen deri tek e vėrteta ungjillore, si thelb i tė vėrtetave universale. Ngritja e tė vdekurit nga varri dhe kthimi nė botėn e tė gjalleve pėr tė pėrmbushur njė mision tė pėrkryer, pėr tė hyjnizuar njė virtyt tradicional etnoveēues, qė madhėshton nderin fisnik tė shqiptarit “mostrandjen e varrit“, shpreh cilėsi tė larta tė etnotipit shqiptar. “Ndėshkimi pas vdekjes“ ėshtė njė motiv i lashtė nė shumė letėrsi: Hektori tėrhiqet zvarrė te Iliada dhe dėnohet nga Akili tė qendrojė mbi dhe, rrahja e varrit tė Halilit nga Harambashi dhe e Mujit nga bajlozi i detit nė ciklin shqiptar sjell kultin e varrit, shenjtėrimin e “tokės vakėf“.

Kėto janė dėshmi tė pranisė sė mitit tė ringjalljes, si dėshmi e fuqisė sė njeriut pėr tė ruajtur shpėrbėrjen morale. Bota shqiptare dhe mendėsia e gjithėhershme kryengritėse e Njeriut nė raport me vdekjen, kishte kohė qė nxirrte Mesi, si thirrje tė fuqishme kundėr erozioneve dhe shpėrbėrjes. Para se tė ishte ringjallja ishte tė kuptuarit e ndėrmjetėm jetė -vdekje.

Kur njeriu kuptoi se ishte i pėrkohshėm nė tokė, filloi tė mendonte pėr botėn tjetėr dhe rikthimin. Epi i Gilgameshit i kushtohet tmerrit tė vdekjes dhe fatit tragjik tė njeriut. Vdekja pėrmbyll fatin e ēdo qenie tė gjallė, por njeriu e pėrjeton nė mėnyra tė ndryshme. Gilgameshi nuk kishte kuptuar sa duhet pėr kuptimsinė e jetės dhe vdekjes, vdekja e Enkidujit e vetėdijėson e bėn tė ndėrrojė qėndrim ndaj jetės dhe tė vihet nė kėrkim tė jetės sė amshuar, por dhe pse vdekjen e pėrjetojnė si ėndėrr Gilgameshin e gjen fati tragjik i njeriut.

Por kur njeriu nisi ta shohė veten tė ndarė prej hyjve dhe tentoi tė kishte pėrjetėsi, pėrjetėsia iu kthye nė njė mallkim: “Mos vdeksh kurrė!“ ėshtė mallkimi i Torah-ut eposin hebraik, ku njeriu i ankohet hyut qė e bėri jetėn tė pėrkohshme, duke e bėrė atė tė endet si ēifuti nė shkretėtirė, motiv i cili gjendet dhe nė vepren e M. Kutelit “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit“. Rapsoditė “Muji mbas deket“, “Muji nėn dhe“, “Halili mbas deket“, kanė njė bėrthamė poetike, prej sė ciles merr jetė epika legjendare dhe njė peshė ideoemocionale, fuqi rrėmbyese qė tė trondit nė gjithė ciklin e saj tė lindjes - vetėrritjes - shuarjes. Nė fillesėn e vet gjenetike dhe bėrthamėn poetike, qendron nė potencė natyra e karakteri i papėrsėritshėm etnopsikologjik i popullit qė e krijoi, si shprehje e jetės dhe e ndėrgjegjes sė tij.

Pavarėsisht se ku ėshtė marrė motivi qė i dha jetė kėtyre figurave legjendare, e rendėsishme ėshtė vėrtetėsia artistike e fjalės sė krijuar nga mendėsia autoktone, si produkt i vlimeve tė mėdha nė jetėn e ketij populli, ku vula shqiptare nuk ėshtė instiktive, por pasqyrė e njė shoqėrie etnike me lėndėn e vet poetike-etnografike-psikologjike.

Epoka e kreshnikėve pėrcjell njė lloj simbiozė mitologjike tė formuar nga ndikime tė ndėrsjella tė mitologjisė sė lashtė primitive, qė mbijetuan nė formėn e besimeve pagane te ēdo popull. Heroi nis e jeton nė kėtė botė gjysmėfantastike edhe pse shpirtėrisht ai ėshtė i kthjellėt ,i ekuilibruar ,sepse ndėrmjet tij dhe gjithēkaje qė e rrethon nuk ka asgjė tė pazgjidhshme, sepse ėndrra e njeriut pėr pėrjetėsi ėshtė nė gjellėn e ēdo epopeje. Koha pagane hyri nė mėnyrė alegorike nė epos dhe u shfrytėzua pėr tė dhėnė konceptin e ringjalljes, jo si realitet besimi, por si realitet estetik, qė ndodhi nė klimėn e Shėn Njeriut, qė e krijoi Resenanca, e cila nė fakt e ēliroi njeriun prej asketizmit dhe refuzimit tė jetės.

Tre kulmet e ringjalljes: si triumf i krishterimit, si premtim i amshimit, dhe ringjallja nė epokėn e humanizmit, kanė ngjashmėri me ringjalljen nė epos, ku kreshnikėt pėrjetojnė vdekje tė pėrkohshme, ngrihen nga varri pėr tė marrė hak. Kreshnikėt vendosin vetė tė ndėrrojnė jetė: “Tash un po due jetė me ndrrue“; vriten dhe vdesin, dhe kur ngrihen mbas 100 vjetesh, e sheh barin kah rritet, i duket sikur ka ba nji sy gjumė, pėrjetėsia nuk ėshtė njė ėnderr. Pavarėsisht se nga ē’faktorė kushtėzohet e nxitet kjo ringjallje, ajo realizohet dhe tenton ekzistencėn e jetės sė pėrtejme, si pasqyrė e besimit popullor te bota tjetėr: I mrekulli zoti ka ba /Prej vorrit Halili ka dalė /Edhe Mujes vorrin ia ka zblue/ kambėkryq Mujin ma ka gjetė! /Doren Mujit Halili ia ka dhanė /e prej vorrit Mujin ma ka qite /e n’gjog t’vet Mujin m’a ka hip /shnosh e mirė n’Jutbinė me te ka ra /shumė trimni bashkė prap qi i kan ba.

Gjithēka pėrthyhet nėpėrmjet prizmit epik, e ruan pėrmasat epike edhe kur koha e tyre mbaron dhe malėsitė shqiptare “nuk i nxenė ma“ ata futen nė zgafella dhe qė andej bėjnė jetė tjetėr, duke e parė kėtė botė si tė huaj, kjo ėshtė njė prej epėrsive mė tė rėndėsishme artistike tė figurave tė eposit tonė ndaj homonimeve tė epit boshnjak, ku dy heronjtė kanė varr, pėrkundėr mbylljes sė heronjėve tanė nė shpellė, si mohim i vdekjes. Tragjikja e ardhjes sė njeriut nga bota tjetėr merr ngjyrime pikėlluese tė njė kohe tė largėt, ku motivi i “dhunimit tė varrit“ tė heroit tė vdekur prej njė armiku tė egėr tė cilėt kėrkojnė ndeshjen nė pozita tė pabarabarta: “i gjalli i kėrkon mejdan tė vdekurit“ bėn qė tė zgjohet vigjilja kanunore e mendėsisė sė lashtė, tė nderohet dhe tė respektohet vdekja. Halili hap varrin e tė vėllait tė vdekur , me kėtė akt ai shkon pėrtej vdekjes: si njė dukuri qė ka paralelet e veta dhe nė eposet e tjera.

Kalimi i njeriut nė botėn tjetėr, ėshtė njė ėndėrr kryengritėse e pėrhershme e njeriut: Udhėtimi i Odiseut nė Hadin homerik pėr tė zbuluar tė ardhmen e vet, udhėtimi i Eneut ne ferrin Virgjilian, udhėtimi i Dantes nė ferr, nėn udhėheqjen e dijes virgjiliane, pėr tė dėnuar pa dallim tė gjithė mėkatarėt, udhėtimi i Gilgameshit pėr tė zbuluar pėrjetėsinė janė shembuj tė mėndėsisė botėrore, por veprimi i Halilit, i cili merr tė vėllanė e vdekur dhe e sjell nė botėn e tė gjallėve, i realizuar me njė fuqi poetike tė rrallė, mveshur me elemente imagjinativė, sjell njė mesazh tė fuqishėm tė kėsaj ringjallje: pėrballimi i tragjizmit tė jetės, duke njehsuar nė mėnyrė autoktone kufinjtė e reales me irealen, tė jetės me vdekjen.

Vdekja e Mujit si cikėl natyror dhe ringjallja e tij pėrmes zanave ndodh pėr shkak tė dėshirės sė pėrhershme tė njeriut pėr t’u matur me misterin e botes sė pėrtejme. Mendėsia estetike e artistike e eposit bėn qė me ngjalljen e Mujit dhe tė Halilit tė sintetizohet brenda vetes e vėrteta e ringjalljes laike pa mistifikuar realitetin jetėsor, e ngjashme me atė ungjillore. Ajo vjen nė emėr tė jetės, mbrojtjes sakrale tė sė drejtės tė mos dhunimi tė varrit. Ėshtė pikėrisht kjo njohje e kėtij fondi mitologjik e parabiblik si formė klasike e modelimit tė hershėm, qė krijon lidhje ngjashmėrie tė eposit me letėrsitė biblike dhe ato antike.

Kėto bashkėpėrkime motivesh ndėrtojnė marrėdhėniet e kėtyre botėve nė hapėsirė dhe kohė dhe na japin mundėsi pėr ta parė zhvillimin e kulturės shqiptare si kulturė e mėvetėsishme nė kėtė zhvillim enciklopedik tė kulturave nė hapėsira tė ndryshme territoriale. Te Homeri konceptimi antropomorf i hyjnive arriti pjekurinė e vet, perėnditė u ngjasojnė njerėzve me njė superioritet pėr nga fuqia, rinia e pėrjetesia.

Duke krijuar heroin me pikė tė dobėt, si shprehje e shpresės sė njeriut pėr tė qenė i mbrojtur nga vdekja, mitologjia antike krijoi qenie gjysmė-hyj gjysmė-njerėz. Thembra e Akilit ėshtė shėmbėllyer dhe nė epose e figura si Samsoni, qė pikėn e dobėt e kishtė tek flokėt nė Torah-un e hebrenjve, kreshniku serb Ilia nė krifėn e gjogut, Muji qė e merr fuqinė prej zanave shqiptare pėrbėn motivin burimor tė dyfishtė, mitologjik dhe biblik, se kryqėzon fuqinė e madhe me dobėsinė e vogėl, duke bėrė qė heronjtė si tė mbinatyrshėm tė qėndrojnė nė kėtė botė.

Falė kultit tė heronjėve tė tillė tė cilėt u ngritėn pas vdekjes nė rangun e gjysmėperėndive, mendėsia antike nisi tė besonte te njė jetė pastokėsore ,duke hedhur pas krahėve konceptin e Hadit Homerik, ku tė vdekurit nuk ishin veēse hije tė pikėlluara . Ringjallja jeta pas vdekjes shprehet nė forma tė ndryshme. Heroi shqiptar Milosh Kobiliq paraqitet duke udhėtuar me kokėn e prerė nėn sqetull. Pamja e njeriut tė vrarė qė bisedon me vetveten, nga pėrtejjeta, ėshtė mahnitėse, sa verbon udhėtarėt qė e shohin, edhe pse vetė ėshtė ndarė prej kėsaj bote.

Motivi i kokės sė prerė qė jep e merr mesazhe nga bota tjetėr ėshtė ballkanizuar nė njė shkallė tė gjėrė, ai bredh me kokėn e prerė nėn sqetull dhe nuk ėshtė shenjtor. Kjo rendje tragjike e dramatike ėshtė nė emėr tė shpėtimit tė luftės sė nisur. Ky hero as i gjallė e as i vdekur nuk ka asgjė mė pak se Hamleti, qė gjykon fatin e botės me kafkėn e tė atit nė duar.

Ne epikėn historike kufiri midis jetės dhe vdekjes ėshtė i pėrcaktuar rreptė, kurse nė epos jo. Ritmi i lėvizjes sė kohės ėshtė dėshmi e legjendariteti tė mitit dhe shprehje e njė mendėsie autoktone. Veprimet e kreshnikėve kryhen nė njė vetė tė sė shkuarės sė largėt dhe tė papėrcaktuar; eposi evokon nje realitet tjetėr sipėror.

Sipas kėtij pėrfytyrimi koha e kreshnikėve s’i bindet kohės njerėzore: Muji mban inatin 700 vjet, si Danhaku qė sundon 1000 vjet, duke bėrė qė gjithēka tė pėrthyhet sipas njė prizmi epik dhe duke ruajtur pėrmasat epike tė njė kalendari hyjnor. Ringjallja nė eposin e kreshnikeve ėshtė jokishtare, ėshtė e ngjashme me ungjilloren, por edhe nje blasfemi, njė herezi, sepse njeriu u barazua me atė qė e kishte pėrjashtimisht atribut ringjalljen, me Krishtin.

Pikėrisht ky ėshtė heroizmi kulturor i humanizmit europian, nė radhė tė parė i luterianizmit dhe i kalvinizmit, pastaj dhe i krishtėrimit kanonik vete. ,kthehet tė ringjallet ,tė trondisė botėn me kurajon tė bėjė diēka qė vetėm zoti mund ta bėnte dhe vetėm njėherė me ngjalljen e Birit tė vet,Konstandini si njė i rilindur e njeriu i parė i Renesancės shqiptare, ėshtė termet i vėrtetė pėr botėn e mesjetės dhe shpėrthim humanist i shkėlqyer.

Prania e gjithė kėtyre fakteve tė ringjalljes nė epos janė dėshmi hershmėrie dhe njė fakt i padiskutueshėm i karakterit paraosman ,sepse nė kėtė motiv rrjedh bota psikologjike e popullit shqiptar ,vetitė e tij morale ,doket, zakonet me elemente integrale, sipas modeleve antike ,mbėshtetur nė dijen e njė kohe tė largėt, lejon tė kuptosh burimin dhe autenticitetin etnik ,kjo dhe nė sajė tė seriozitetit tė studimeve shkencore qė mėndjet e albanologėvė tė huaj dhe vendas ,provuan pėr kėtė epope tė madhe orale .me njė tė kaluar etnike ku ruhet ndėrgjegjja dhe kujtesa e nje bashkėsie ,ngėrthen kultin e tė parėve tė fisit ,ku himnizon bėmat e heronjėve tė vet duke i legjendarizuar si MITE.


Nga Ermira Ymeraj , Universiteti i Shkodrės



BIBLIOGRAFI
1. FIRDEUSIU, SHAH NAME, pėrkthim i Vexhi Buhara Tiranė , 2010 ,fq 47 2. Sinani Shaban , Mitologji nė eposin e kreshnikėve , Studim monografik , fq 213 3. Po aty, fq 224 -225 4. Po aty, fq 230 5. “Visarėt e kombit“ ,vėllimi i dytė , kėnga „Muji mbas deket“ ,Botime franceskane Shkodėr 2001, fq 234. 6. Po aty “Halili mbas deket“ , fq 237 7. Homeri “Odisea“ pėrkthim i Spiro Ēomora, kenga XI 8. Homeri,“Iliada“ pėrkthim i Gjon Sllakut , kėnga e XXIII. 9. „Epi i Gilgameshit“, pėrkthim i Anton Berishės , kėnga e III,VI,VIII . 10. Balada popullore shqiptare, “Kėnga e Dhoqinės“, Tirane , 1982 ,fq32 11. Po aty “Kostandini i vogėl“, fq 35 12. Po aty “Kostandini e Garentina“,fq 27 13. Fjalor i mitologjisė klasike , pėrkthim i Ardian Dokes
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

893


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi