Besėtytni

Shko poshtė

Besėtytni

Mesazh  Neo prej 07.01.09 18:20

BESĖTYTNI

Cili prej nesh nuk e ka pėshpėritur, sė paku me vete, njė dėshirė kur ka parė njė yll natėn tė kėputet?

Cili nuk ka hedhur njė monedhė nė hauzin e shatėrvanit qė i ka pėlqyer?

Cili nuk ėshtė pėrpjekur, nė mėngjes, ta lexojė ėndrrėn qė sapo iu ndėrpre, sikur tė ishte fjalė e orakullit?

Bota e besėtytnisė (supersticionit) ekziston paralelisht me tjetrėn, tė arsyeshmen dhe tė rregulltėn; edhe pse pėr shumėkėnd tė dyja ndėrthuren si fijet e njė pėlhure.

Nėse bota e arsyes organizohet nė bazė ligjėsish, ose sė paku rregullsish, tjetra ėshtė njė dorėshkrim qė duhet lexuar, nė bazė kodesh herė tė fshehta herė tė pakuptueshme.

Hudhra nė xhep mbron nga syri i keq; patkoi i ngulur nė derė tė shtėpisė sjell fat; kur derdhet kripė duhet hedhur prapa kurrizit; pasqyra e thyer ėshtė tersllėk; e marta gjithashtu, por e ka njė orė tė mirė; disa i tremben trembėdhjetės, tė tjerė shtatėmbėdhjetės, tė tjerė akoma katrės; merimanga qė tė del pėrpara para mesditės ėshtė fatkeqėsi, pas mesditės mbarėsi.

Besėtytnia ėshtė njė lloj hermeneutike e realitetit qė e merr veten shumė seriozisht; sepse e ka gati interpretimin pėr gjithfarė rastėsish, sikurse e ka gati parashikimin pėr ēfarėdo tė ardhmeje.

E keqja mund tė parandalohet, nė qoftė se respektohet njė rutinė rregullash arbitrare, por tė domosdoshme; kaosi fsheh nė vetvete disiplinė; e mira mund tė ndillet nėpėrmjet algoritmit tė magjisė; e ardhmja paralajmėrohet nė letrat, nė filxhanin e kafes, nė shpatullėn e gjelit; sėmundja luftohet madje mposhtet me njė yshtje ose nuskė tė varur nė qafė ose njė tė prekur tė tyrbes.

Tek e fundit, kanė tė drejtė tė gjithė ata qė e afrojnė magjinė me shkencėn, edhe kur nuk e afrojnė me teknologjinė.

Edhe Arthur Clarke thoshte se pėr njė vėzhgues sado tė arsyeshėm, teknologjia e pėrparuar nuk ndryshon nga magjia – siē e ka konfirmuar prej kohėsh kontakti midis qytetėrimeve nė botėn tonė.

Deri edhe Muji kreshnik u habit kur ia hapi e shtėna me pushkė njė vrimė nė pėllėmbė tė dorės…

Shoqėria ku jam rritur unė, edhe pse qytetare ndonjėherė me pretendime elitare dhe gjithsesi zyrtarisht racionale dhe materialiste, ishte e kredhur nė besėtytni.

Gratė shkonin te njėra-tjetra pėr tė parė filxhanet e kafeve; kur sėmureshin fėmijėt thėrrisnin fshehurazi plaka pėr t’i yshtur; fallxhoret gjithnjė bėnin ndonjė lek, edhe pse shiheshin shtrembėr; syri i keq shpjegonte shumėēka; lajmet e mira mbaheshin tė fshehta, madje edhe mė tė fshehta se tė kėqiat; macet, merimangat, qentė, lepujt, kumrijet, qyqet dhe hutini nuk ishin aq gjallesa sa fjalė pėr t’u kuptuar dhe pėrdorur drejt; ėndrrat ishin ēelėsa pėr tė shpjeguar ditėn e ndoshta tė ardhmen; ndonjė mjektar i mbetur tek-tuk ziente nė furnellėn me vajguri pocione “popullore”, sidomos pėr sėmundje tė pashpresa; nė park shpesh tė dilte pėrpara arixhofka qė tė tė thoshte “fatin” duke tė marrė njė qime nga supi i xhaketės; magjia bėhej zakonisht e bardhė, shumė rrallė e zezė; pasqyrat e thyera hidheshin nė ujė; flokėt e prerė nė zjarr ose nė nevojtore; kėmisha e veshur mbrapsht ishte haber ose rrugė; dhėmbi qė i binte fėmijės duhej hedhur nė ēati; po tė rrėmoje sirtareve do tė gjeje ndonjė gur “tė mirė”, ose relike tjetėr tė pakuptueshme, por tė vyer.

Ideologjia zyrtare e asaj kohe jo vetėm i luftonte besėtytnitė sė bashku me besimet fetare, por edhe i konsideronte si trajta tė sė njėjtės qasje irracionale ndaj botės.

Megjithatė, s’ishte e thėnė tė ishe fetar e tė besoje nė Zot, pėr tė veshur gjithnjė tė njėjtėn bluzė bojėqielli kur luante skuadra jote, ose tė shkoje i parruar nė provim, ose tė prekje njė shtyllė metalike neoni sa herė qė tė kalonte afėr ndonjė sakat, ose tė mos numėroje yjet, nga frika se mos tė dilte ndonjė lyth nė shpinė tė dorės.

Tė gjithė e kemi pasur ndonjė mėnyrė tonėn, tepėr tė thellė dhe personale, pėr tė pėrballuar stresin pėrpara njė ngjarjeje kritike, ose frikėn pėr fatkeqėsinė qė mund t’i ngjiste njė tė afėrmi.

Madje edhe refuzimi pėr tė treguar ėndrrat, ose pėr ta lėnė fallxhoren e sprovuar tė tė shihte letrat shprehte pasigurinė e kujt nuk guxonte t’i dilte pėrballė sė ardhmes sė vet, duke preferuar ta linte tė mjegullt, tė pazgjidhur, tė pavendosur.

Pėr mė tė menēurit, kontradikta midis doktrinės qė e merrte gjithēka si “tė shkruar” dhe doktrinės se fati ose rastėsia mund tė manipulohej me teknikat magjike pėrkatėse ishte arsye e mjaftueshme pėr t’i mbajtur sytė mbyllur.

Vite mė pas, dėgjova se Kisha, madje edhe kisha katolike, u kundėrvihej parimisht besėtytnive; pastaj qėllova tė lexoj se njė nga ankimet mė tė pėrsėritura tė misionarėve tė Vatikanit historikisht nė malėsitė shqiptare ishte se banorėt atje i kishin pranuar dhe i zbatonin disa rituale tė fesė katolike, por duke i reduktuar nė besėtytni e duke i integruar me besėtytni tė tjera qė s’kishin fare tė bėnin me katolicizmin, madje as me krishtėrimin.

Kjo mė habiti nė krye, sepse nė atė kohė ateizmi, nė trajtat e veta sovjetike, kėmbėngulte pėr natyrėn besėtytė tė fesė, duke sjellė shembuj tė tillė qė tė tingėllonin bindės: statujat e Shėn Mėrisė qė derdhnin lot; stigmatat qė u shfaqeshin murgjve; shndėrrimi sado simbolik i bukės dhe i verės nė trupin dhe nė gjakun e Krishtit; vetitė ēudibėrėse tė relikeve; mrekullitė e shenjtve; uji i bekuar dhe temjani.

Doktrinarėt fetarė janė tė mendimit ndaj besėtytnisė nuk ekspozohen aq besimtarėt e vėrtetė, sesa humanistėt, ateistėt, agnostikėt dhe shekullaristėt; madje Kisha Katolike e gjykon besėtytninė si mėkat, sadoqė ėshtė akuzuar vetė prej protestantėve pėr praktika tė afėrta me besėtytninė.

E vėrteta ėshtė se shumė njerėz qė e quajnė veten besimtarė tė devotshėm, e pėrjetojnė fenė e tyre nėpėrmjet njė vargu besėtytnish tė cilat i lidh sė bashku njė narrativė pak a shumė konsistente (p.sh. Bibla ose Kurani).

Ndonjė agnostik do tė ngrihej e tė thoshte se feja nuk ėshtė veēse njė sistem i rregulluar dhe i kontrolluar besėtytnish, i cili ofron njė vizion koherent tė realitetit irracional dhe i mban larg besėtytnitė e tjera, tė vetvetishme, ose tė trashėguara nga fe tė tjera, tė dikurshme; ose nga praktika tė ndėrmjetme midis fesė, magjisė dhe njohjes.

Nėse pėrvoja fetare, nė trajtat e veta tė shumėllojshme, mund tė reduktohet nė besėtytni tė njė lloji tė veēantė, kjo nuk do tė thotė se ēdo besėtytni mund tė sublimohet nė trajta tė njė feje.

Pėr fat tė keq, nė sytė e shumė shqiptarėve tė Shqipėrisė viti 1990 shėnoi jo aq momentin e shumėpritur tė rikthimit tė praktikave fetare, sesa rrėzimin nga froni tė racionalizmit, si e vetmja filozofi praktike pėr tė shpjeguar tė pėrditshmen dhe pėr tė kontrolluar rastėsinė, duke pėrfshirė kėtu tė ardhmen, fatin dhe vdekjen.

Natyrisht, tė rikthesh jetėn fetare nė njė komunitet ėshtė shumė mė e vėshtirė sesa tė varėsh kryqet nė qafė dhe tė shkosh pėr pelegrinazh te njė varr i shenjtė pėr t’ia prekur rrasėn, ose te mali i Tomorrit.

(Tek e fundit, edhe kur vdiq Enver Hoxha nė 1985-ėn, u shkul gjithė Shqipėria pėr tė shkuar nė varrezat e pėr t’ia prekur mermerin e varrit; ndonjėherė edhe pėr t’ia puthur.)

Kultura pop, pas 1990-ės, ndihmoi sė tepėrmi me kėtė rehabilitim tė irracionales publike.

Tė gjitha gazetat kryesore filluan tė botojnė horoskopet dhe tė tjera “analiza” astrologjike; shkrime tė ndryshme me natyrė mjekėsore, psikologjike ose etike filluan tė flisnin rregullisht pėr karma, abduksione, vibracione, kristale, profeci tė Nostradamus-it, pellazgė, atlantė, kiromanci, energji pozitive, energji negative, ri-inkarnime dhe tė tjera dukuri marrėdhėniesh magjike me objekte ose njerėz.

Llotaritė, bingot dhe bixhozi nė pėrgjithėsi morėn pėrhapje masive; sė bashku me diskursin gjithėpėrfshirės tė “fatit”, si rrugė alternative ndaj punės ose pėrkushtimit, pėr t’u realizuar madje edhe moralisht.

Numerologjia tashmė ka pushtuar edhe politikat editoriale tė ndonjė gazete si “Tirana Observer”, pa pėrmendur dietat ēudibėrėse pėr dobėsim, shtatė rregullat dhe dymbėdhjetė porositė, tetė gabimet dhe gjashtė pyetjet; dhe kinezėri tė tjera tė ngjashme.

Nė vetvete, ky aspekt i besėtytnisė si njė katalizator relaksimi, ose interpretimi peshėlehtė i tė papriturave nė emėr tė largimit tė ankthit, zbutjes sė stresit, ngushėllimit dhe shpresės pėr realizim tė dėshirave nuk mund tė ndahet nga roli terapeutik i mass mediave dhe nuk ėshtė pėr t’u shqetėsuar; sa kohė qė njė vizion fund e krye racional i sė pėrditshmes do tė ishte i mėrzitshėm, madje i frikshėm dhe autoritar.

Midis Nancy Reagan-it qė konsultohej me njė astrolog pėr ēėshtje madhore tė politikės amerikane, dhe presidentit George W. Bush qė thotė ndonjėherė se vendimet mė tė rėndėsishme i merr duke u kėshilluar me Zotin, do tė preferoja menjėherė tė parėn; meqė fanatizmi ėshtė gjithnjė mė i rrezikshėm se irracionalizmi.

Megjithatė, ēka mė shqetėson nė shoqėrinė shqiptare nuk ėshtė aq rehabilitimi dhe normalizimi i besėtytnisė, sesa bindja shoqėruese qė kjo lidhet njėfarėsoj me restaurimin e jetės fetare nė Shqipėri.

Dhe mė shqetėson jo aq nga pikėpamja ngushtėsisht fetare, sesa ngaqė, pėr mendimin tim, njė nga arsyet madhore tė krizės sė sotme nė Shqipėri ka tė bėjė me mungesėn, pothuajse totale, tė pėrmasės shpirtėrore nė jetėn publike; meqė kjo pėrmasė nuk ka fare tė bėjė me besėtytnitė, horoskopet, fatin dhe kryqet e ngritura nė majė tė kodrave.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Besėtytni

Mesazh  Neo prej 04.04.10 22:02

Bestytnitė
Pikepamje islamike - Neo


Macja, gjarpri, horoskopi…! A e pėrcaktojnė fatin tonė?!

Historikisht shoqėritė njerėzore kanė qėnė tė prirura drejt bestytnive, thėnė ndryshe drejt besimeve dhe paragjykimeve tė kota. Mungesa e dijes sė mirfilltė i ka shtyrė popujt tė besojnė verbėrisht nė bestytni tė ndryshme. Jo nė pak raste, njė shoqėri e tėrė, shpjegimet kryesore i ka bazuar nė bestytnitė qė janė bėrė pjesė e kulturės dhe shpirtit tė saj.

Kureshtja e njeriut pėr tė njohur tė ardhmen (fatin dhe fatkeqėsitė e tij) edhe sot e kėsaj dite, krahas zhvillimeve tė shumta, mbetet diēka e synuar por e panjohur, ashtu siē ishte edhe nė kohėt e qytetėrimeve tė lashta, e siē do tė mbetet edhe nė tė ardhmen.

I ndodhur pėrballė tė papriturave qė kanosin edhe vetė ekzistencėn e familjeve, fiseve apo popujve tė caktuar, ishte njeriu ai qė me dėshirėn dhe kujdesin e tij, mundohej qė tė evitonte fatkeqėsitė dhe tė ndiqte rrugėn pėr tė arritur deri tek njohja e fatit.

Por synimi pėr tė realizuar kėtė qėllim bėri qė njeriu gjatė shekujve tė ruaj nė traditėn e vet edhe bestytnitė e trashėguara nga paraardhėsit si dhe tė krijojė pa reshtur besime e bindje tė pa baza. Misteret qė shoqėrojnė bestytnitė vazhdojnė tė ndikojnė pėrgjatė shekujve nė zhvillimin shpirtėror e kulturor tė popujve tė ndryshėm anė e mban botės.

Me zbritjen e shpalljeve nga Zoti e veēanarisht me ardhjen e profetit tė fundit, Muhammedit s.a.u.s. u vendosėn bazat e njė besimi tė pastėr larg bestytnive. Njė rol tė madh luajtėn edhe zhvillimet e vrullshme shkencore, tė cilat i bindėn njerėzit se shumė prej gjėrave qė i mendonin sit ė paspjegueshme apo misterioze, kishin shpjegime tė natyrshme dhe racionale.

Nėpėrnjet tyre u pa se shumė prej fenomeneve qė ndodhin nė natyrė, nuk pėrcaktonin ndonjė gjė nė tė ardhmen e njerėzve. Nė kėtė mėnyrė u hodhėn poshtė pretendimet se bestytni tė ndryshme kishin baza fetare, logjike apo shkencore.

Tradita tė bestytnive ruhen akoma nė popullin tonė. Kuptohet qė ēdo bestytni nė besimet e popullit tone rrėnjėt i ka nė traditat e trashėguara pėr shekuj me radhė.

Ana mė e errėt e kėtij fenomeni ėshtė krijimi i bazave pėr idhujtarinė nė objekte, vende apo fenomene, pėr tė cilat besohet se kanė fuqi tė sjellin mirė apo keq, atribute qė nė realitet nuk i kanė.

Duhet llogaritur edhe kostoja morale, shpirtėrore e materiale qė njerėz hallexhinj paguaj anembane vendit duke kėrkuar ndihmė apo shpėtim personave apo tempujve, te cilėve u pershkruhen cilėsi hyjnore.

Nė vazhdim do tė sjellim bestytnitė mė tė pėrhapura mes shqiptarėve, duke shpresuar se nga shpjegimet e tyre do tė kthjellojmė mendjen qe priret nga iluzionet e kota e tė pavlera tė besimit tek bestytnitė, tė cilat shpesh shėrbejnė pėr tė organizuar ditėt, muajt e vitet, madje edhe jetėn mbi ujra tė turbullta dhe tė cekta, por qė njeriun e fundosin nė botėn e mėkateve e tė paditurisė.

Gurėt qė bėjnė “veprime” magjike

Ritin pagan tė lutjeve ndaj gurėve sot e ndeshim nė vende tė ndryshme. Origjina e kėsaj bestytnie rrjedh nga ekzistenca e gėrmadhave tė kulteve tė lashta, tė cilave nuk u dihet saktėsisht as emir as funksioni, por qė me kalimin e viteve, nga brezi nė brez i janė mveshur nga njerėzit atribute ēudibėrėse e mrekullibėrėse.

Hallexhinjtė qė u luten kėtyre gurėve janė tė shumtė, duke filluar qė nga gratė shterpė, tė sėmurėt e deri tek djemtė e vajzat beqare, qė krėkojnė zgjidhjen e fatit tė tyre tek kėta gurė.
Medaljone me fytyra profetėsh, shenjtorėsh, kryqe, etj.

Kryesisht, nė Shqipėri, kėto simbole i mbajnė besimtarė tė besimit tė krishterė, por edhe tė sekteve tė ndryshme, tė cilėt krahas respektit pėr kėto figura, besojnė nė aftėsitė e tyre pėr t’i ndihmuar apo mbrojtur, ekėshtu i luten atyre.

Nuskat dhe hajmalitė

Mund tė jenė me shkronja nga Kur’ani apo pa to, nė varėsi tė atij qė e shkruan. Nėse u ndodh ndonjė e mirė, njerėzit besojnė se u ka ardhur nga hajmalia, e gjithashtu besojnė se duke e varur nė qafė, hajmalia do t’i mbrjė nga fatkeqėsitė. Nė kėtė mėnyrė besimi dhe bindja tek hajmalitė, tek dobitė dhe mrojtjet qė rrjedhin prej saj, tek persona tė caktuar kalon edhe besimin tek Zoti. Tė tjerė nuk besojnė direkt, por e shohin hajmalinė si shkak qė Zoti ka realizuar dėshirėn e tyre.

Madhėrimi i varreve dhe tyrbeve

Praktikohet gjithandej vendeve me popullsi shqiptare. Arsyetimi i kėtij veprimi ėshtė kryerja e njė vepre tė mirė, ku varri ose tyrbja merret si ndėrmjetės nė mes lutjes dhe realizimit tė dėshirės sė personit, nga ana e Zotit. Kjo vjen nga besimi se nė ato varre prehet njė njeri i mirė, i cili ka aftėsinė e ndėrmjetėsimit te Zoti.

Patkonjtė e kuajve

Shumė shtėpi kanė tė varur njė patkua kali sipėr derės hyrėse nė shtėpitė e tyre. Nė raste tė tjera i gjejmė tė varura edhe nė makina, apo imitime tė patkonjėve mbahen si varėse e bylyzykė, etj. Kjo bedstytni e ka origjinėn nė mitologjinė greke, ku kuajt konsideroheshin tė shenjtė. Varja e patkoit sipėr derės besohet se sjell mbarėsi.

Horoskopi dhe pėrcaktimi i fatit

Horoskopi ėshtė forma moderne e bestytnisė e pėrhapur nė njė shkallė njaft tė gjerė tek tė rinjtė. Njė pjesė e madhe e tyre ndikohen ditrekt duke besuar nė fatin apo fatkeqėsinė qė lajmėron horoskopi. Origjina e kėsaj bestytnie ėshtė nė studimet astrologjike, qė pretendojnė se personalitetet e njerėzve janė tė pėrcaktuara nga yjet.

Shikimi i filxhanit tė kafesė

Bazohet nė besimin se figurat qė dalin pas pirjes sė kafesė nė filxhan, mund tė lexohet e ardhmja e personit dhe ngjarjet qė do e ndjekin. Kėtu mund tė perfshijmė edhe leximin e fatit nga vijat e rudhave tė dorės, nga letratr e bixhozit, etj. Kėto bestytni kanė prejardhje nga lashtėsia, porn ė periudha tė ndryshme janė freskuar dhe sofistikuar paralelisht me zhvillimin e shoqėrive.

Fatkeqėsisht lista e bestytnive qė ka shoqėruar e vazhdon tė shoqėrojė popullin tonė ėshtė e gjatė dhe e larmishme. Sit ė tilla mund tė pėrmenden: frika nga fatkeqėsitė qė sjell pasqyra e thyer, varja e hudhrave nė ambjente tė ndryshme, numri 13, besimi nė dobitė apo dėmet e ditėve apo muajve tė veēantė, derdhja e kripės, prerja e rrugės nga macja e zezė etj, etj…

Nė shembujt e mėsipėrm shohim se bestytnitė e shumta shpesh mund tė ndėrhyjnė nė funksionet jetėsore tė individėve, duke i penguar ata tė bėjnė veprime tė nevojshme, apo duke i shtyrė tė kryejn veprime tė panevojshme, e aq mė keq akoma, tė dėmshme.

Nė Kur’anin Famėlartė gjejmė fjalėt e Zotit:
“… A po adhuroni pra nė vend tė Allahut ata qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?” (21:66)
“S’ka dyshim se ata qė poi adhuroni ju, veē Allahut, janė tė krijuar ashtu si ju…” (7:194)
“Nėse Allahu tė godet me ndonjė tė keqe, s’ka kush ta largon, veē Tij.” (6:17)
“Askush veē Allahut, as nė qiell, as nė tokė, nuk e di tė fshehtėn…”(27:65)

Njeriu, njėherė e mirė, duhet tė kuptojė se mbarėsia dhe fatkeqėsia janė tė caktuara nga Zoti dhe janė pjesė e sprovave tė kėsaj jete. Tė gjitha pėrpjekjet e njeriut pėr ti anashkaluar, penguar, shpejtuar, apo zbuluar kėto ndodhi, duke kėrkuar ndihmėn e atyre qė s’kanė forcė e aftėsi tė mbrohen pėr vete, janė tė kota.

Nga kjo njerėzit nuk pėrfitjnė asnjė dobi, por rrezikojnė tė bėhen prej atyre, qė Zoti nuk do ti ketė nėn mėshirėn e Vet.

“S’ka dyshim se Allahu nuk fal t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrveē kėtij (mėkati), (tė tjerat) ia fal atij qė do…” (4:48)

Nė kushtet e njė zhvillimi dhe edukimi tė mirėfilltė fetar, bestytnitė nuk do tė ekzistonin. Ndihma dhe mėshira vijnė vetėm prej Krijuesit tė gjithēkaje, prandaj a ia vlen qė tė mbajmė shpresė nė besime tė kota, duke sakrifikuar dhe humbur ndihmėn dhe mėshirėn e vėrtetė?!


Nga I. Lutolli dhe S.Ademi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi