Eksperimenti Pitesti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Eksperimenti Pitesti

Mesazh  Luli prej 28.10.14 21:33



Policia sekrete rumune Securitate ka kaluar nėpėr faza tė ndryshme dhune. Kulmin e saj dhuna e arriti midis viteve 1949-1952, me eksperimentin Pitesti: Tė burgosurit politikė pas humbjes sė qėllimshme tė personalitetit duhej tė transformoheshin nė komuniste.

Markus Bauer (NZZ, 1 korrik 2011)

Ai ishte studenti mė rrezatues i letėrsisė nė Timishuara dhe me njė pastėrti tė skajshme tė shpirtit. Sipas opinionit tė profesorėve dhe kolegėve tė tij, ai ishte njė shembull i pazakontė i njė esteti spiritual, i ndjeshėm dhe i lexuar (recitonte pėrmendėsh vargje nga St. John Perse). Pasi iu nėnshtrua eksperimentit Pitesti ai u shndėrrua nė torturuesin mė tė pamėshirshėm tė miqve tė tij tė hershėm dhe mė pas u dėnua me vdekje. Autori i njohur rumun nė mėrgim, Virgil Ierunca, nuk e tregon emrin e kėtij tė burgosuri nė librin e tij klasik pėr skenarin e torturave tė Pitesti-t.

Njė rregjim terrori traumatizues


Nė shembullin tjetėr tregohet edhe emri: Costache Oprisan ishte gjithashtu njė student i shkėlqyer, i lavdėruar shumė si prej profesorėve tė tij ashtu edhe prej filozofit Lucian Blaga, dhe njė njeri me shume talente: ishte njė matematikan, filozof e poet i talentuar. Nė janar tė 1941-shit, ai, si udhėheqės i organizatės „Vėllezėrit e kryqit“, njė organizatė rumune qė bėnte pjesė nė legjionin fashist dhe antisemit „Engjėlli Michael“, pas dėshtimit tė rezistencės kundėr diktaturės sė mareshallit Antonescu, u arratis nė Gjermaninė hitleriane. Thuhet se e kanė zbuluar gjatė leksioneve tė Heidegger-it dhe, ashtu si shumė legjionerė tė tjerė tė arratisur nė Gjermani, pėrfundoi nė kampin e pėrqėndrimit Buchenwald. Pas luftės, ai shkoi me njė grup nė Rumani pėr tė luftuar komunizmin dhe u arrestua. Pas torturave ēnjerėzore nė Pitesti, ai hoqi dorė nga rezistenca dhe filloi tė torturonte pasuesit e tij mė tė rinj qė e adhuronin.

Autori Ierunca e fillon pėrshkrimin e „fenomenit Pitesti“ me historinė e dy studentėve, tė cilėt e patėn njohur njeri-tjetrin nė Iasi dhe qė u ritakuan nė burgun e Suceava-s. Eugen Turcanu kishte studiuar juridik dhe e konsideronin si jashtėzakonisht inteligjent e ambicioz. Mbas luftės ai bėri njė karrierė si anėtar i Partisė komuniste dhe spiun.

Alexandru Bogdanovici kishte qenė gjithashtu aktiv nė lėvizjen legjionare, aktivitet qė e shpuri mbrapa mureve tė burgut tė vjetėr tė Suceava-s. Aty, ai filloi me eksperimente pedagogjike „riedukimin“ e tė burgosurve tė rinj. Nė grupe lexoheshin tekste marksiste qė kritikonin rendin e mėparshėm shoqėror, me qėllim qė tė rinjtė tė bėheshin komunistė. Turcanu kėtė e bėnte me kolegėt e tij tė shkollės nė njė kohė kur riedukimi ishte akoma i padhunshėm, por, nė mirėkuptim me drejtuesit e burgut (dhe me instanca mė tė larta) ai krijoi, me rreth njėzetė tė burgosur, grupin eksluziv ODCC (Organizata e tė burgosurve me bindje komuniste), grup qė do tė shėnonte fillesat e eksperimentit Pitesti.

Burgu i Pitestit, njė qytet rreth 120 km larg Bukureshtit, ndodhej jashtė qytetit dhe ulėrimat e tė torturuarve nuk i dėgjonte askush tjetėr pėrveē tė pranishmėve. Pasi mbėrritėn aty nė dhjetor tė 1949-tės, Turcanu dhe ndihmėsat e tij, me qėllimin e „riedukimit“ apo „demaskimit“, filluan tė aplikonin njė regjim terrori, qė nėpėrmjet lavazhit tė trurit me metodat mė brutale, i zbrazte tė rinjtė prej bindjeve qė kishin dhe i shndėrronte ata nė xhelatė. Salla „Qelia 4-Spital“, e cila mund tė zinte rreth njėqind tė burgosur, u shndėrrua nė sinonim tė „eksperimentit“. Aty tė rinjtė torturoheshin deri sa zbrazeshin nga identiteti i tyre, aq sa humbisnin brenda pak ditėve dhe javėve konceptin e kohės, hapėsirės, kujtesės, personalitetit, besimit e shpresės dhe nėn urdhėr torturonin tė tjerėt me po tė njėjtin brutalitet.

Njė i riedukuar tregonte: „Costache Oprisan ishte gati njė kadaver. E shtrinė nė njė shtrat, Priscaru ia lidhi kėmbėt me njė litar, na thirri tė tjerėt dhe mua e na urdhėroi qė ta gjuanim. Mė dhanė njė kėrbaē nė dorė. Nuk mendova asgjė: qėllova. Nuk ishte kėrcėnimi qė mė bėnte tė gjuaja, por ēoroditja. Gjuajta njeriun qė vlerėsoja mė shumė, mikun tim, mjeshtrin tim, vėllain tim: njeriun, pėr tė cilin isha gati tė vdisja.“ Pėrveē gjuajtjeve deri nė humbjen e vetėdijes, vėshtirėsive tė skajshme fizike apo ngrėnien e jashtėqitjeve, aplikoheshin edhe skena seksuale blasfemike qė synonin t’i zbraznin studentėt, tė cilėt ishin gati tė gjithė besimtarė, nga besimi i tyre i krishterė. Konkurrentin e tij tė mundshėm Bogdanovici-n, Turcanu e torturoi me dorėn e tij deri nė vdekje.

Duar tė padukshme

Meqė pėr tė burgosurit vetėvrasja ishte e vetmja rrugėdalje nga vuajtja e pafund, Eugen Turcanu dhe ndihmėsat e tij kujdeseshin qė kjo mundėsi tė mos u jepej: vetėm tre tė burgosur mundėn tė vetėvriten. Numri i tė vdekurve gjatė torturave pėr periudhėn trevjeēare kur zgjati eksperimenti ishte rreth tridhjetė, kurse i tė traumatizuarve tek njėmijė tė burgosur.

Me transferimin e disa prej tė transformuarve „njerėz tė rinj“ nė burgje tė tjera, si edhe nė kampin e Kanaleve-Danub-Deti i zi, filloi edhe atje „demaskimi“ i tė burgosurve. Nė tė njėjtėn kohė lajmi pėr atė se ē’ndodhte nė Pitesti filloi tė pėrhapej nėn zė nė gulagin rumun. „Ruhuni prej studentėve si prej djallit. Sidomos kur ju afrohen si miq. Ata kanė bėrė maskarallėqe tė paimagjinueshme, e disa vazhdojnė akoma t’i bėjnė“, kishte dėgjuar tė pėshpėriste njė kronist i ngjarjeve njė tė burgosur, pa kuptuar fillimisht asgjė.

Tė burgosurit nė Mari-Ocnele, pas torturave tė para, ishin rebeluar duke kėrcėnuar me vetėvrasje kolektive. Pėrhapja e „riedukimit“ po pėrgatiste kėshtu edhe fundin e „eksprimentit“. Ndėrsa Turcanu, duke u bazuar tek shėrbimi i tij, besonte pėr njė karrierė nė Securitate, u pėrgatit njė proces, gjatė tė cilit ēdo gjė qė kishte ndodhur u paraqit si njė komplot i organizuar nga legjionerėt e ardhur nga jashtė. Turcanu dhe bashkėpunėtorėt e tij u dėnuan nė 1954-ėn me vdekje. Organizatorėt e vėrtetė nė udhėheqjen e Securitate-s dhe nė Ministrinė e brendshme mbetėn tė patrazuar.

Gjatė pėrpjekjeve pėr tė stabilizuar regjimin komunist nė vitet gjashtėdhjetė, u shfaqėn metoda tė reja dhe tė tjerė mbėshtetės tė detyrimit pėr t’u pėrshtatur. Por ankthi i pėrsėritjes sė „eksperimentit Pitesti“ ia lehtėsoi Securitate-s mjeshtėrinė e nėnshtrimit.

Dokumentaristi rumun Nicolae Margineanu, duke u bazuar nė idenė e historianit Alin Muresanu, ka filmuar njė seri intervistash me tė mbijetuarit e fundit tė Pitestit nė filmin dokumentar „Demascarea“. Filmi mund tė gjendet si DVD.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi