Njeriu dhe Perenditė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njeriu dhe Perenditė

Mesazh  Luli prej 28.10.14 21:20



Nė kulturėn greke, arkaike dhe klasike, kur flisnin pėr sfida ndaj perėndive, autorėt zakonisht merrnin distancė dhe shpesh herė dėnonin ata qė guxonin mė tepėr sec duhej. Shembulli mė tipik ėshtė ai i titanit Promete: nė shekullin VII para Krishtit, poeti grek Hesiodi e pėrshkruante bėmėn e tij si njė rrezik shumė serioz ndaj rendit tė ngritur. Dhe lėshonte kėshtu, nė rrėfimin e tij, njė dėnim pa tė drejtė apelimi, edhe sepse me guximin e tij heroi kishte hedhur farėn e konfliktit mes njerėve dhe zotave

Cdo sfidė ka risqet e vet. Dhe nėse njeriu vendos tė shtyhet pėrtej limiteve qė ka vendosur natyra, fati apo rregullat, e di mirė qė edhe mund tė dėshtojė. Kėshtu ishin gjėrat nė Greqinė e 3 mijė viteve mė parė: kush guxonte tė kapėrcente muret e vendosur nga perėnditė, vėshtirė se ishte i destinuar tė shkonte drejt fitores. Trimat nuk mungonin, por banorėt e Olimpit e merrnin gjithmonė pėr keq.

Mjafton tė lexosh legjendat. Araknida, duke u lėvduar, zemėroi Athinanė; Belerofonti, qė besonte se ishte i pamposhtur, irritoi Zeusin; Sizifi, i bindur qė mund t’ua hidhte perėndive me zgjuarsinė e tij, ngacmoi ndjeshmėrinė e Hadit. Dhe pastaj Uliksi, Ikari, Prometeu… Pėr tė gjithė verdikti ishte njė i vetėm: “fajtorė pėr arrogancė”, domethėnė pėr krenarinė dhe kryelartėsinė e tepruar.

“Nė kulturėn greke, arkaike dhe klasike, kur flisnin pėr sfida ndaj perėndive, autorėt zakonisht merrnin distancė dhe shpesh herė dėnonin ata qė guxonin mė tepėr sec duhej”, shpjegon Filippomaria Pontani, docent i Institucioneve tė letėrsisė greke nė Universitetin Ca’Foscari tė Venecias. “Shembulli mė tipik ėshtė ai i titanit Promete: nė shekullin VII para Krishtit, poeti grek Hesiodi e pėrshkruante bėmėn e tij si njė rrezik shumė serioz ndaj rendit tė ngritur. Dhe lėshonte kėshtu, nė rrėfimin e tij, njė dėnim pa tė drejtė apelimi, edhe sepse me guximin e tij heroi kishte hedhur farėn e konfliktit mes njerėve dhe zotave”. Cfarė faji meritonte njė gjykim kaq kategorik? Heroi, duke shpėrfillur vullnetin e Zeusit, kish hyrė pa u ndier nė Olimp dhe kish marrė vjedhurazi zjarrin pėr t’ia dhuruar njerėzimit, i cili ish lėnė nė errėsirė dhe tė ftohtė nga njė kryeZot kapricioz dhe i fyer.

Sot, asnjė lloj jurie nuk do ta kishte dėnuar titanin e gjorė. Pėrkundrazi, pas shumė shekujsh dhe kilometrash distancė, mu pėrpara Rockerfeller Center nė New York ėshtė ngritur njė statujė e madhe e larė nė flori e heroit tė mitologjisė, i cili kujtohet si nxitėsi i parė i progresit tė njerėzimit.

Qė disa shekuj pas vdekjes sė Hesiodit, disa kishin filluar ta rikonsideronin atė veprim tė ndėshkuar nė mėnyrė mizore. “Tragjediografi Eskil, tek “Prometeu i lidhur” (viti 460 para Krishtit) dėnoi Prometeun pėr arrogancė, por u pėrpoq qė ta justifikonte veprimin e tij: heroi kishte rezultuar jetik pėr mbijetesėn e njerėzimit. Jo vetėm kaq: kundėrvėnia e tij ndaj Zeusit tė gjithėpushtetshėm, gjakatar dhe tiranik, shfaqet pothuajse legjitime”. Megjithatė, “pothuajse legjitime” nuk ishte dicka qė e shfajėsonte.

Pėr faktin qė kishte sfiduar hyjnitė, rrėfen Eskili, Prometeu u lidh krejt i zhveshur nė njė shkėmb nė Kaukaz: cdo ditė njė shqiponjė vinte dhe ushqehej me mėlcinė e tij, e cila rritej sėrish gjatė netėve tė freskėta. “Ndėshkimet ekzemplarė qė gjenden nė legjenda shėrbenin pėr tė rikonfirmuar rendin kozmik dhe social”, shpjegon Diana Guarisco, docente e historisė sė feve nė Universitetin e Bolonjės. “Nė jetėn reale u kujtonin njerėzve qė ligjet, hyjnorė dhe njerėzorė, nuk mund tė viheshin nė diskutim”. Nė fakt, sipas grekėve, arroganca dhe kryelartėsia e njerėzve rrezikonte kohezionin social, i shtynte njerėzit qė tė shkelnin marrėveshjet, zakonet dhe ligjet qė ishin bėrė pėr tė gjithė. Pėr kėtė arsye shmangej dhe, nėse manifestohej, ndėshkohej ashpėr, deri edhe me “tėrbim” nė rrėfimet e legjendave.

Nuk ishte aq shumė njė cėshtje zilie: perėnditė e mitologjisė nuk e kanė me tė vdekshmit pėr arsye se janė xhelozė pėr sukseset e tyre, por sepse krenaria provokon humbjen e vetėdijes pėr limitet qė ke. “Njeriu ndėshkohej pėr arsye se arroganca e bėnte tė harronte gjendjen e tij dhe e shtynte qė tė zinte njė vend qė nuk ishte i tiji”, vazhdon Guarisco. E demonstron mė mirė se cdo gjė tjetėr historia e Araknidės, bija e Idmonit tė Kolofonit (nė Idė).

Vajza ishte njė artiste autentike nė qėndistari. “Ka mėsuar direkt nga Athinaja”, mėrmėrisnin Nimfat tek admironin punėn e saj. Dhe ajo, qė duhet tė ketė qenė njė mjeshtre me gjilpėrėn dhe perin, dhe qė me modesti kishte ende shumė pėr tė mėsuar, thoshte e sigurtė se nė tė vėrtetė, kish qenė perėndesha e endėseve dhe qėndistareve qė kishte mėsuar prej saj. Dhe pėr tė demonstruar qė thoshte tė vėrtetėn, sfidoi Athinanė.

Perėndesha (pasi i kishte sugjeruar vajzės sė re me shumė pėrulėsi pėr tė mos ndezur zemėrimin hyjnor dhe kishte marrė fyerje arrogante si pėrgjigje ndaj kėsaj kėshille) pranoi sfidėn. Kur konstatoi se kanavaca e saj nuk mund tė mbante pėrballjen me atė tė Araknidės e bėri copė e ēikė sixhaden e rivales dhe e goditi nė ballė. Qėndistarja u largua kokėvarur. Por Athinaja kishte projekte tė tjerė pėr tė: “E spėrkati me lėng bimėsh magjike dhe menjėherė, vajzės i ranė flokėt, vetullat e veshėt, koka iu bė shumė e vogėl, trupi po ashtu”, rrėfen Ovidi tek “Metamorfoza”. Njė ndėshkim i denjė nga njė femėr e fyer nė krenarinė e saj por mbi tė gjitha nga njė perėndeshė e sfiduar hapur: me kėtė transformim tė frikshėm, e gjora Araknidė u vendos nė vendin e saj si merimangė.

I gjendur pėrballė kėture shembujve ekzemplarė, ēdo person me mend nė kokė do tė kish pushuar sė sfiduari limitet e vendosur prej perėndive. Grekėt jo. Tek Odiseja, Homeri i vė kėto fjalė nė gojė Zeusit: “Pėr ēdo gjė, njerėzit gjithmonė ua vėnė fajin perėndive! Thonė se tė kėqiat u vijnė prej nesh, ndėrkohė qė ata vetė, prej marrėzisė sė tyre bėjnė gjėra qė shkojnė shumė pėrtej asaj qė janė destinuar tė bėjnė”. Nė tė vėrtetė nuk e kishte krejt gabim. Pėr shkak tė dashurisė pėr tė shoqen, Euridisė, e vrarė nga shtrėngimi i njė gjarpėri, Orfeu tentoi gjithēka e madje sfidoi edhe vdekjen, duke u bėrė njė simbol i dashurisė sė pėrjetshme, por edhe i vullnetit pėr tė mposhtur fatin e tė gjithė tė vdekshmėve, njė sfidė kjo e rrokur edhe 2 mijėvjeēarė mė vonė nga shkenca e mjekėsisė.

Zbritin nė botėn e nėndheshme, gjeti sovranėt Hadin dhe Persefonin, duke shfrytėzuar mjeshtėrinė e tij me lirėn, e i preku thellė duke kėnduar tė gjithė dhimbjen e tij. Hadi vendosi qė t’i japė njė shans, dhe vendosi qė do tė sillte Euridisėn mes tė gjallėve, por me njė kusht: ajo do ta ndiqte pas, por Orfeu nuk duhej tė kthente kokėn pėr ta parė, deri kur tė dilnin nga mbretėria e tė vdekurve. Orfeu pranoi dhe menjėherė sapo doli nga bota e nėndheshme u kthye nga e shoqja. Por ajo, qė kishte mbetur pas, duke shtrėnguar duart e tij foli fjalėt e fundit tė lamtumirės para se tė zhdukej njė herė e pėrgjithmonė: “Faleminderit, i dashuri im, bėre gjithēka qė munde pėr tė mė shpėtuar”.

Sfidė e pamundur

“E njėjta temė, ajo e pashmangshmėrisė sė vdekjes, e cila nuk mund tė fitohet as nga merita tė veēanta dhe as nga dashuria, gjendet edhe tek miti i Sizifit”, vijon Guarisco. Mbreti i parė mitik i qytetit tė Korinthit ishte njė pasardhės i largėt i Prometeut: finok si paraardhėsi i tij, nuk e kishte problem qė tė vinte nė lojė perėnditė. Telashet erdhėn kur Sizifi luajti nė dėm tė Zeusit, duke i dhėnė informacion babait tė njė nimfe tė rrėmbyer nga kryezoti. Mbreti i Olimpit, pėr t’u hakmarrė, i kėrkoi Hadit qė tė dėrgonte Tanatosin (Vdekjen) qė tė merrte informatorin. Por, tamam si nė filmin e vitit 1998 “Joe Black” (legjendat e lashta, pėrveē bėmave tė njerėzve modernė, kanė frymėzuar shumė skenaristė) Vdekja pėrfiton nga udhėtimi mbi Tokė pėr tė larguar disi mėrzinė qė e ka kapluar nė ekzistencėn e saj tė gjatė: dehet nė shtėpinė e Sizifit dhe nė zinxhirė pėrfundon ajo, nė vend tė viktimės pėr tė cilin kish ardhur.

I pari qė e kuptoi se Vdekja ishte zhdukur nga bota ishte Aresi, perėndia i luftės: nė betejė nuk vdiste mė askush. Ishte ai pra qė ēliroi Tanatosin dhe solli mė nė fund Sizifin nė mbretėrinė e tė vdekurve. Megjithatė, Sizifi nuk ishte tip qė dorėzohej (njė karakteristikė e “buldozerėve” tė ēdo epoke): urdhėroi bashkėshorten e tij, Merope qė tė mos e varroste, mė pas arriti tė marrė nga Zoti i tė vdekurve njė liridalje treditore, pėr tė pretenduar funeralin. Pasi u rikthye sėrish nė shtėpi, Sizifi nuk u duk mė pėrtej varrit. Deri kur vdiq vėrtetė. Nė atė pikė, Hadi mund tė hakmerrej: qėndrimi nė botėn e pėrtejme u bė pėr finokun e vdekshėm njė tatėpjetė e pafundme duke shtyrė njė gur shumė tė rėndė. Por, sa herė qė mbėrrinte nė majė, guri rrotullohej dhe shkonte nė rrėzė tė malit dhe Sizifi duhej tė fillonte nga fillimi.

Krenaria duhej tė ishte njė ves i familjes nė shtėpinė e Sizifit: nipi i tij, Belerofonti bėri nė fakt tė njėjtin gabim si gjyshi i tij. Nė njė farė kuptimi, edhe Belerofonti ėshtė njė prototip. Shumė autorė bėmash tė mėdha nė histori kanė patur njė identikit tė ngjashėm me tė tijin: heroi klasik, pakėz mburravec qė dėshiron tė dalė nė pah. Nė rastin e tij nuk ishte e vėshtirė t’ia dilte mbanė, duke qenė se kishte njė kalė me krahė (Pegasusin) i cili e shoqėronte nė aventurat e tij. Njė mėngjes i shkrepi nė kokė qė t’i hipte mbrapsht kalit pėr ta nxitur: “Fluturo Pegasus, fluturo! Fluturo nė Olimp qė unė tė shoh perėnditė e famshėm nė pallatet e tyre!”

Zeusi u irritua shumė: si guxonte njė i vdekshėm tė ngjitej deri atje lart? Pėr ta ndėshkuar mjaftoi njė zekth: Pegasusi, i bezdisur prej insektit, rrėzoi Belerofontin dhe heroi krenar pėrfundoi nė mes ferrave, duke e kaluar pjesėn tjetėr tė jetės i ēalė, zhytur nė varfėri dhe verbėri. Pėr ironi tė fatit, kali i tij pėrfundoi nė stallat e Olimpit, duke fituar famėn e bartėsit tė rrufeve.

Vajtja nė njė vend jashtė limiteve (siē janė nė realitet, polet, fundet e oqeaneve apo hapėsira) ishte gjithashtu edhe ėndrra e Ikarit, djaloshi rebel qė donte tė fluturonte deri tek Dielli. I burgosur nė Kretė me babanė e tij Dedalin, nė labirintin qė po vetė Dedali kishte ideuar pėr mbretin, tentoi bashkė me tė atin njė arrati tė denjė pėr magjistarin Hudin. Dedali ndėrtoi dy palė krahė tė mėdhenj duke i fiksuar mes tyre me dyll. Por paralajmėroi edhe tė birin: “Bėj kujdes, ndiq rrugėn e mesit; nėse fluturon shumė ulėt, vala do tė rėndojė krahėt, nėse fluturon shumė lart Dielli do tė shkrijė dyllin. Fluturo mes njėrės dhe tjetrės, ndiq rrugėn qė do tė tė tregoj unė”. Kur u gjend nė ajėr Ikari, ndoshta i ndikuar prej “demonit” tė tė gjithė zbuluesve, vazhdoi me kokė tė tij. Por nxehtėsia e yllit i dha fund sfidės sė tij ndaj qiellit: dylli u shkri dhe djaloshi pėrfundoi nė det. Aty ku gjeti vdekjen edhe udhėtari mė i famshėm i mitologjisė: Uliksi.

Nėse gjatė shekujve Prometeu u rehabilitua, duke u transformuar nga mėkatar nė themelues tė qytetėrimit, mbretit tė Itakės i ndodhi e kundėrta. “Homeri, tek Odiseja, e pėrshkruan Uliksin si njė hero pozitiv, qė frymėzon simpati”, thotė Pontani: grekėt, njė popull kolonizatorėsh, nė fund tė fundit ishin shumė uliksė tė vegjėl. I kundėrt ėshtė trajtimi qė Dante Aligieri i ka bėrė lundėrtarit epik.

“Tek Komedia Hyjnore, poeti e bėn heroin tė vdesė bashkė me shokėt e tij prej vullnetit hyjnor, si ndėshkim pėr shkak tė dėshirės sė tij tė panginjshme pėr dije. Sepse ishte deshira per dije qė e kishte shtyrė pėrtej Kolonave tė Herkulit, simboli i lashtė i kufijve qė hyjnitė kishin caktuar pėr njeriun”, thotė Guarisco. Vetė Dante i vendoste kėto fjalė nė gojė Uliksit: “Ju nuk ishit bėrė pėr tė jetuar si monstra, por pėr tė ndjekur virtute dhe dije”. Por, gjithmonė nėse perėnditė janė dakord.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi