Njerėzit mėsojnė nė gjumė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njerėzit mėsojnė nė gjumė!

Mesazh  Berti69 prej 28.10.14 9:46



Dihet qė gjumi ėshtė i nevojshėm pėr tė mbijetuar. Mendohej se ai ishte vetėm njė periudhė pushimi por kohėt e fundit dijetarėt kanė parė njė lidhje midis kujtesės dhe gjumit.

Freud (Frojdi) qė nė 1897-tėn shkruante se nuk mendonte qė ėndrrat ishin tė pakuptimta por ishin njė mėnyrė pėr tė lėvruar pėrvojat e fituara.

Nė eksperimentet e fundit tė bėra me njerėz ėshtė vėrejtur se ato pjesė tė trurit qė kanė qenė nė veprim gjatė ditės janė nė veprim edhe gjatė natės.
Edhe kur trupi pushon pjesa qėndrore e trurit vazhdon tė punojė pa ndėrprerje ndonėse edhe pjesa ballore e trurit, ajo qė ka tė bėjė me vetėdijen, shkėputet.

Gjithashtu pas njė gjumi tė rregullt, tė nesėrmen njerėzit ishin mė tė pėrgatitur pėr tė kryer zanatin e ri qė kishin nisur tė bėnin njė ditė mė parė.
Ėshtė vėrejtur edhe se ata qė nuk flėnė sa duhet e kanė tė vėshtirė tė mėsojnė gjėra tė reja.

Tėrė kėto vrojtime tregojnė se diēka ndodh me trurin kur flemė.

Kėshtu ėshtė arritur nė pėrfundimin se ndonėse ne nuk e kuptojmė, truri ynė gjatė natės vazhdon tė punojė pėr sqarimin e ēėshtjeve qė na dalin gjatė ditės. Pra gjumi ėshtė i rėndėsishėm pėr tė mėsuar gjėra tė reja. Kjo vlen jo vetėm pėr njerėzit por edhe pėr kafshėt, zogjtė e insektet.

Gjatė njė nate fjetjeje tė zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje tė ndryshme. Nė gjendjen e parė tė njė qarku gjumi ėshtė kaq i lehtė sa njė individ qė zgjohet gjatė kėsaj gjendje thotė se nuk ėshtė e vėrtetė qė ka qenė duke fjetur. Nė gjendjen qė vjen pas kėsaj flihet pak mė thellė, dhe quhet gjum themeltar. Nė gjendjen e tretė dhe tė katėrt flihet thellė dhe gjatė kėtyre gjendjeve trupi trupi merr vehten.

Pas tyre vjen i ashtuquajturi gjum me ėndrra qė ka si tipar dallues lėvizjen e shpejtė tė syve (rapid eye movements - REM).Muskujt e trupit lėshohen krejt. Dijetarėt mendojnė se kjo ėshtė njė masė sigurie qė tė mos ecim nė gjumė apo tė pėrjetojmė ėndrrat me veprime. Pėrveē kėsaj, truri e lėshon kontrollin mbi temperaturėn e trupit. Gjaku ynė ftohet dhe i pėrshtatet temperaturės sė mjedisit.

Gjumi REM zgjat vetėm disa minuta gjatė qarkut tė parė tė gjumit. Pas tij nis qarku i dytė ku shkohet pėrsėri pėrgjatė tė 5 gjendjeve tė pėrmendura mė sipėr. Nė qarqet qė pasojnė REM ėshtė pak mė i gjatė.

Ėshtė pikėrisht gjendja REM ajo nė tė cilėn ne mėsojmė pasi rritet shumė e ashtuquajtura kujtesė implicite (e ndėrlikuar). Ėshtė ajo lloj kujtese gjatė sė cilės njeriu nuk mendon nė mėnyrė aktive, por qė nė mėnyrė automatike gjendet aty dhe na mėson mė tepėr duke na shtuar aftėsitė si fizike ashtu edhe mendore.

Kėshtu pra gjendja REM qė arrihet vetėm kur flihet gjum i thellė, ėshtė shumė i rėndėsishėm, sidomos pėr ata studentė qė duan tė pėrmirėsojnė kujtesėn e tyre.
Gjatė gjumit tė thellė bėhet shartimi i fragmenteve tė kujtesės sė ditės dhe mendohet se ajo pjesė e trurit qė quhet Hippocampus vendos se ēfarė duhet ruajtur nė kujtesė.
Mendohet se kujtesa e njė ēasti ruhet e ndarė nė pjesė nė disa vende tė trurit. Njė vend ruan ngjyrėn, njė tjetėr formėn, dhe njė tjetėr figurėn.
Nė vendin ku ėshtė ruajtur ngjyra e njė sendi, ruhen edhe ato fragmente tė kujtesės qė kanė tė njėjtėn ngjyrė dhe ėshtė mė e lehtė ti sjellėsh ndėrmend kur kujton ngjyrėn nė fjalė.

Sipas njė studimi tė fundit tė zhvilluar nga grup shkencėtarėsh nė Izrael, thuhet se njerėzit mėsojnė edhe nė gjumė, raportohet nė sajtin “Live Science”.

Specialistė nga Instituti shkencor Ėeizman nė Izrael kanė zhvilluar njė studim mbi 55 persona. Studimi ėshtė publikuar nė revistėn e njohur “Nature Neuroscience”, transmeton Start.

Specialistėt vėzhguan reagimet pasi lėshuan disa aroma nė dhomė dhe vendosėn pak muzikė. Krahas aromave tė kėndshme u lėshuan dhe aroma tė pakėndshme si ajo e peshkut. Analizat e bėra treguan se gjatė kohės sė lėshimit tė aromave tė kėndshme personat merrnin frymė mė thellė ndėrsa kur lėshoheshin aroma tė pakėndshme merrni frymė mė lehtė.

Kur u zgjuan pjesėmarrėsit pohuan se nuk mbanin mend asgjė, por gjatė kohės sė lėshimit tė tingujve tė ndryshėm ėshtė vėnė re njė ndryshim nė frymėmarrjen e tyre.

Specialistėt mendojnė se mundėsia e tė mėsuarit nė gjumė do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e tė sėmurėve dhe kurimin nė gjumė tė personave qė kanė ndonjė fobi tė caktuar.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


478


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi