Doktrina mbi pavdekėsinė e Shpirtit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Doktrina mbi pavdekėsinė e Shpirtit

Mesazh  Zattoo prej 28.10.14 0:05

Si dhe kur ka lindur doktrina mbi pavdekėsinė e shpirtit



Ideja e pavdekėsisė njerėzore ėshtė ndėr mė tė lashtat dhe pėrbėn njė nga mėsimet mė themelore tė shumicės sė feve qė nga hershmėria e deri nė ditėt tona. Ajo lidhet me besimin nė njė shpirt tė pavdekshėm. Tė krishterėt kanė besuar dhe vazhdojnė tė besojnė nė jetėn e pasvdekjes, njė jetė tė pėrjetshme nė qiell ose nė ferr. Hinduistėt besojnė nė rimishėrimin. Judaizmi e ka doktrinė zyrtare ringjalljen e shpirtit, por dhe tė trupit. Pikėpamja myslimane mbėshtetet nė besimin se pas vdekjes ka njė ditė gjykimi, ditė kur jeta vlerėsohet si para njė gjykate dhe njeriu pėrfundon nė parajsė ose nė flakėt e ferrit. Budistėt e Siri Lankės nė ditėt e vdekjes, i lėnė dritaret e dhomave hapur qė tė lehtėsojnė daljen e shpirtit tė tė vdekurit nga shtėpia.

Besimi nė pavdekėsinė e shpirtit thuajse ėshtė universal: njė gjėsend i padukshėm brenda personit, qoftė kjo njė frymė, njė shpirt, njė qenie e brendshme a njė hije pa trup ėshtė e pavdekshme dhe e vazhdon jetėn pas vdekjes sė trupit.

Veē atyre feve qė pėrmendėm mė lart, dhe besime tė tilla si animizmi afrikan, besimi i aborigjenėve tė Australisė, shintoizmi japonez, duke kombinuar traditat lokale me doktrinat e feve tė tyre, i mbeten idesė se qeniet njerėzore frymėrisht janė tė pashkatėrrueshme.

Kjo doktrinė ėshtė njė nga gurėt e themelit pėr gjithė teologjinė dhe filozofinė e feve nė botė.


Origjina


Gjithė qytetėrimet e lashta e kishin tė pėrbashkėt mėsimin mbi pavdekėsinė e shpirtit.

Ėshtė e pranuar pėrgjithėsisht nga studiuesit se origjinat e njė besimi tė tillė tė ēojnė te babilonasit dhe se qė herėt egjiptasit, persėt e grekėt, i ndjenė ndikimet e fesė babilonase.

Nė epin sumer tė Gilgameshit, heroi ndeshet me vdekjen, vihet nė kėrkim tė pavdekėsisė, por shpresa e tij pėr pavdekėsi ėshtė njė iluzion, vdekja ėshtė e pashmangshme. Nga ana tjetėr, fakti qė bashkė me tė vdekurin varroseshin dhe sendet qė njeriu do t’i pėrdorte nė jetėn e pėrtejme, na bėn tė mendojmė se sumerėt besonin qė jeta nė ndonjė mėnyrė, nė ndonjė formė, vazhdon dhe tej kėtij ndryshimi, vazhdonte prapė nėpėrmjet kalimit nė njė lloj jete tjetėr, tej kėsaj ekzistence qė e shkatėrron krejtėsisht vdekja.

Sipas mitologjisė biblike, qyteti i Babelit, Babilonia, mendohet se u ndėrtua nga Nimrodi, njė stėrnip i Noes. Pas pėrmbytjes sė pėrbotshme, nė ditėt e Noes njerėzimi kishte vetėm njė fe, njė gjuhė. Pas ngatėrrimit tė gjuhėve nė Babel, ndėrtuesit e Kullės ndėrprenė punėn pėr lartimin e saj dhe u shpėrndanė duke marrė me vete fenė, mėsimet fetare babilonase tė cilat i pėrhapėn nė tė gjitha anėt e dheut. Mundet qė ky Nimrod, i himnizuar, tė jetė perėndia babilonase Marduk. Marduku ėshtė heroi i epit tjetėr sumer, i epit tė Krijimit, qė sjell kalimin nga perėndia matriarkale Tiamati, nė perėnditė patriarkale. Nga sa thamė mė sipėr, miti i Kullės sė Babelit na ēon te ideja se sumero-akadėt, nė veēanti babilonėt, janė vendlindja e idesė sė pavdekėsisė sė shpirtit. Mė tej nga kontaktet, pikėpamjet dhe zakonet babilonase u futėn dhe nė kultet e egjiptasve. Nė Persi, kulti i Mithrės zbulon haptas ndikimet e mėsimeve babilonase. Pėrzierja e gjerė e elementeve semitikė si nė mitologjinė e hershme greke, si nė kultet e saj, sot pranohet pa mėdyshje nga gjithė shkenca studimore.


Greqia, nga Pitagora te Platoni


Se njė shpirt vazhdon tė jetojė pas vdekjes, kėtė si ide ndėr grekėt e gjejmė te matematikani i famshėm i shekullit tė gjashtė p. K., te Pitagora. Ai besonte se shpirti ishte i pavdekshėm dhe objekt transmigrimi. Para tij, Talesi i Miletit, filozofi grek mė i hershėm qė njohim, besonte se njė shpirt i pavdekshėm ekzistonte jo vetėm te njerėzit, kafshėt e bimėt, por dhe te sende tė tilla si magnetet, meqenėse ato mund tė tėrhiqnin hekurin.

Grekėt e lashtė besonin se shpirtrat e tė vdekurve kalonin me varkė nėpėr lumin Stiks, pėr te njė botė e pėrtejme, njė mbretėri shumė e madhe nėntokėsore. Atje, pasi gjykatėsit jepnin vendimin, shpirtrat shkonin ose nė njė burg me mure tė larta ku torturoheshin, ose lumturoheshin nė fushat e Elisit.

Sokrati, filozofi grek i shekullit tė pestė p.K., i dėnuar pėr paperėndishmėri dhe pėr korruptim tė tė rinjve, pak mė pėrpara se tė pijė kupėn e helmit, u paraqet nxėnėsve tė mbledhur rreth tij, njė varg me argumente qė provonin se shpirti ėshtė i pavdekshėm dhe se nga vdekja nuk duhet pasur frikė. Studenti i tij, Platoni, na i bėn tė njohura kėto ndodhi dhe ide nė esetė e tij Phaedo dhe Apologji. Sokrati dhe Platoni janė nismėtarėt qė e pėrpunuan dhe e ēuan mė tej idenė mbi shpirtin e pavdekshėm. Ata, duke e argumentuar dhe shtjelluar teorikisht, e pėrsosėn konceptin mbi shpirtin, e shndėrruan atė nė njė mėsim filozofik tė denjė e tė pėlqyer pėr mendjet e tė diturve tė kohės dhe, siē do ta shohim, edhe pėr mė tej se sa ata tė kohės sė tyre.


Nga Persia te piramidat


Nė Lindje, nė Persi, (Irani i sotėm) nė shekullin e shtatė p.K., u shfaq njė profet i quajtur Zoroastėr, i cili pėr herė tė parė solli njė mėnyrė tė re adhurimi qė u njoh si zoroastrizėm. Kjo u bė feja e Perandorisė Persiane qė dominonte botėn shumė mė pėrpara se Greqia tė bėhej ajo fuqia e madhe qė njohim. Shkrimet zoroastriane thonė se nė pavdekėsi, shpirti i tė drejtit do tė jetė gjithmonė nė hare, por shpirti i gėnjeshtarit sigurisht nė mundime do tė jetė. Dhe kėto ligje Ahura Mazda (d.m.th., Perėndia i menēur) i ka vendosur nėpėrmjet autoritetit tė tij sovran.

Mėsimi i pavdekėsisė ishte pjesė pėrbėrėse dhe e fesė persiane para- zoroastriane. Fiset e lashta iraniane u ēonin ushqime dhe veshje shpirtrave tė tė vdekurve, pėr t’i marrė ato me tė mirė, qė t’u sillnin dobi nė kėtė botė dhe nė botėn e pėrtejme.

Jeta pas vdekjes ishte besimi qendror i egjiptianėve. Ata besonin se shpirti i tė vdekurve do tė gjykohej nga Osiris, kryeperėndia e botės sė pėrtejme. Nė njė skenė tė dokumentuar nė njė papirus tė shekullit tė 14-tė p.K., shohim perėndinė e tė vdekurve qė ēon shpirtin e njė shkruesi pėrpara fronit tė Osirisit. Perėndia e sė vėrtetės dhe e drejtėsisė vė zemrėn e tij nė peshore. Thoth, njė tjetėr perėndi, shėnon pėrfundimet. Nėse zemra e njeriut nuk peshon rėndė nga fajet, ai e kalon provėn, lejohet tė hyjė nė mbretėrinė e Osirisit dhe tė marrrė pavdekėsinė, ndryshe, atė e pėrpin aty pėr aty figura e njė pėrbindshi femėr qė pret e gatshme pranė peshores.

Egjiptianėt i ballsamosnin tė vdekurit e tyre dhe i ruanin trupat e faraonėve nėpėr piramida madhėshtore, se besonin qė mbijetesa e shpirtit varej nga ruajtja e trupit. Shpirti mund tė vinte te trupi dhe jeta tė rifillonte prapė, ashtu si ndodh shterrja dhe ngritja sėrish e ujėrave nė shtratin e Nilit.


Hinduizmi dhe rimishėrimi


Pranohet se qendra mė e rėndėsishme pėr ndikimin fetar nė tė gjithė Azinė ka qenė India. India ka lindur besime tė shumta si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj. dhe njėri prej tyre, budizmi, ka ndikuar pothuajse nė gjithė Azinė Lindore. Nga kjo, shumė kultura aziatike e mbajnė ende Indinė si vendlindjen e tyre frymėrore.

Nė tė njėjtėn kohė me Pitagorėn, nė shekullin e gjashtė p.K. dhe nė Indi shumė dijetarė hinduistė, aty pranė lumenjve Ind dhe Gang, po pėrpunonin teorinė e transmigrimit tė shpirtrave. Shfaqja e njėkohshme e kėsaj bindjeje nė Greqi dhe nė Indi, sipas shkencės, vjen nga lėvizjet e popujve indoeuropianė, tė cilėt nė shtegtimet e tyre nga njė kontinent nė tjetrin, bartnin me vete dhe idenė e transmigrimit.

Hinduizmi si fe nė Indi zė fill po me shfaqjen e arianėve rreth vitit 1500 p.K. Bindja induiste qė nga fillimet ishte se shpirti ėshtė i ndryshėm nga trupi dhe se shpirti i mbijeton vdekjes. Ata adhuronin tė parėt dhe u ofronin ushqime shpirtrave tė tė vdekurve.

Shekuj mė vonė, tė diturit hinduistė qė ndesheshin me problemet universale tė sė keqes dhe tė vuajtjeve midis njerėzve, i kombinuan kėto me ligjin e Karmės (ligj i shkak-pasojės, i pėrzierė me fatin) dhe zhvilluan teorinė e rimishėrimit, nėpėrmjet tė tė cilit meritat dhe fajet nė njė jetė shpėrblehen a ndėshkohen nė jetėn tjetėr. Shpirti nga njė trup i vdekur rimishėrohej, lindte prapė nė njė trup njeriu tjetėr, por mund tė rimishėrohej edhe te njė kafshė, sipas meritės, sipas sjelljes shoqėrore nė jetėn e mėparshme.

Mė vonė, shkallė-shkallė, do tė marrė formė dhe njė koncept tjetėr filozofik, koncepti Brahman-Atman. Atmani, esenca e ēdo gjėje mbi tokė, e ēdo njeriu, pas sa e sa rimishėrimesh, bashkohet me Brahmanin (realiteti mė i lartė, mė i pėrjetshėmi, mė i fundit) dhe arrihet Nirvana: bekimi, shenjtėrimi dhe njėkohėsisht, lirimi nga cikli i transmigrimit. Ky ėshtė dhe synimi mė i lartė, mė pėrfundimtar i hinduizmit.

Ideja e metempsikozės, transmigrimi i shpirtrave nė njė jetesė tė mėpasshme, pėrbėn bazėn e brahmanizmit, po dhe tė budizmit.

Pavdekėsia, duke kaluar provėn e gjatė nėpėr rimishėrime e transmigrime, pėr hinduizmin ėshtė njė e drejtė e lindur e tė gjithėve, jo privilegj i njė pakice tė lumtur. Pėr fetė monoteiste njė jetė e vetme pėrcakton fatin pėrfundimtar tė shpirtit, parajsėn a ferrin, pėr hinduizmin shpirti e arrin shėnjtėrimin pas shumė e shumė rilindjesh.


Budizmi


Budizmi u themelua nė Indi rreth shekullit tė pestė p.K. Duke qenė se lindi nga hinduizmi, mėsimet mbi pavdekėsinė i kanė disi tė ngjashme. Sipas budizmit, ekzistenca ėshtė njė cikėl i vazhdueshėm rilindjeje dhe vdekjeje dhe ashtu si nė hinduizėm, gjendja individuale e secilit nė jetėn e tij tė tanishme, varet e vendoset nga veprat e jetės sė tij tė mėparshme.

Por budizmi nuk e shpjegon ekzistencėn nė termat e njė shpirti personal qė mbijeton vdekjen. Buda vėshtroi nė psikėn njerėzore njė seri kalimtare tė gjendjeve psikologjike tė ndėrprera, tė cilat mbahen bashkė vetėm nga dėshira. Diēka, ndonjė gjendje ose forcw, vazhdon tė kalojė nga njė jetė nė njė tjetėr. Ajo qė quajmė vdekje ėshtė mosfunksionim i plotė i trupit fizik. Qenia e gjallė ėshtė kombinimi i forcave ose i energjive mendore dhe fizike. Budizmi thotė se me vdekjen, nuk ndalen tė gjitha kėto forca dhe energji. Ato (vendosmėria, vullneti, etja pėr tė ekzistuar si forcat mė tė mėdha nė botė e qė e vėnė nė lėvizje gjithė botėn, pėr tė pėrjetuar rilindje tė vazhdueshme), arrijnė ta shfaqin veten nė njė formė tjetėr, duke prodhuar riekzistencė, e cila, pėr budistėt, quhet rilindje.

Ekzistenca ėshtė e pėrjetshme nė qoftė se individi arrin synimin pėrfundimtar tė Nirvanės, lirimin nga cikli i rilindjeve. Nirvana budiste (jo si e hinduistėve) nuk ėshtė as arritje e lumturisė, as bėrja njėsh me realitetin e fundit. Ėshtė thjesht njė gjendje e mosekzistencės; vendi i pavdekshėm tej ekzistencės individuale, njė asgjė pa dhembje e pa dėshira. Budistėt janė tė nxitur qė mė mirė ta kapėrcejnė pavdekėsinė duke arritur Nirvanėn, se sa tė kėrkojnė atė.

Teksa pėrhapej mė tej Indisė, budizmi i modifikoi mėsimet e tij nė pajtim me bindjet lokale tė atyre vendeve. Budizmi Mahayan, forma dominuese e budizmit kinez dhe japonez, beson nė bodhisattvasin qiellor, ose Budėn e ardhshėm. Njė bodhisattvas e shtyn hyrjen nė Nirvanė me qėllim qė tė pėrjetojė rilindje tė pallogaritshme; madje mund tė vazhdosh ciklin e rilindjeve edhe pasi e ke arritur Nirvanėn. Po nė kėto vende, sipas doktrinės sė Tokės sė Kulluar, tė krijuar nga Buda Amida, kush e thėrret me besim Budėn, rilind nė Vendin e Kulluar, ku kushtet ta bėjnė tė mundur arritjen e ndriēimit pėrfundimtar. Nga ky zhvillim, nė imagjinatėn popullore, nirvana rivendoset si synimi mė i lartė.

Budizmi tibetian pėrfshin shumė bindje lokale si ajo mbi Librin e tė Vdekurve, i cili e pėrshkruan fatin e njeriut nė njė gjendje tė ndėrmjetme, pėrpara se tė jetė i rilindur. Thuhet se tė vdekurit i ekspozohen dritės sė ndritshme tė realitetit tė fundit dhe, ata qė nuk mund ta durojnė dritėn, nuk e fitojnė lirimin, janė tashmė tė rilindur.

Ėshtė e qartė qė budizmi nė gjithė format e tij tė mundshme e pėrmban idenė e pavdekėsisė.


Shintoizmi japonez


Para se tė mbėrrinte budizmi, nė shekullin e gjashtė mbas K., nė Japoni feja pėrmbante bindje tė lidhura me moralin dhe zakonet popullore vendase. Shinto, qė do tė thotė udha e perėndive, lidhet me ritet bujqėsore tė kultivuesve tė orizit, rite qė ndikonin nė organizimin sa mė tė qėndrueshėm tė bashkėsive fshatare.

Sipas bindjes shintoiste, njė shpirt i larguar ka ende personalitetin e tij, por mbetet i njollosur nga vdekja. Ritet e vdekjes, ritet pėrkujtimore, tė kryera nga familiarėt, e pastrojnė, e kullojnė atė deri nė heqjen e tė gjitha ligėsive, gjersa shndėrrohet nė njė karakter aq paqėsor e aq mirėdashės, sa me kalimin e kohės ky shpirt i tė parėve merr rolin e njė hyjnie mbrojtėse pėr pasardhėsit. Nga bashkėjetesa me budizmin, shintoizmi mori dhe doktrinėn e parajsės.


Taoizmi dhe konfucianizmi


Taoizmi u themelua nga Lao Cu nė shekullin e gjashtė p.K. Doktrina Tao (udha e natyrės) ėshtė mė kryesorja e taoizmit; sipas saj, synimi i njeriut, i gjithė aktivitetit njerėzor, ėshtė qė tė arijė tė jetė nė harmoni me natyrėn. Pikėpamja taoiste mbi pavdekėsinė, shkurt, mund tė paraqitet kėshtu: Tao ėshtė parimi mbizotėrues i universit; Tao nuk ka fillim as fund; duke jetuar nė pajtim me Taon, individi shkrihet me tė dhe bėhet i pavdekshėm.

Nė pėrpjekjet pėr t’u bėrė njėsh me natyrėn, taoistėt, me kohė, filluan tė mendojnė pėr pafundėsinė dhe pėr aftėsitė ripėrtėritėse tė saj. Ata kujtonin se duke u harmonizuar mė natyrėn, me Taon, mund tė arrinin tė njihnin sekretet e natyrės dhe imunizimin nga sėmundjet, nga dėmtimet fizike, deri dhe nga vdekja. Taoistėt ushtronin meditimin, ushtrimet frymėmarrėse, dietėn e veēantė dhe rrekeshin se kėshtu do tė shmangnin plakjen dhe vdekjen trupore.

Filluan tė qarkullojnė legjenda mbi tė pavdekshmit qė fluturonin mbi re dhe qė mund tė shfaqen a tė zhduken kur tė duan.Tempujt taoistė ishin mbi maja malesh tė veēuar ose nė ishuj tė largėt. Tė pavdekshmit taoistė, sipas legjendės, ushqeheshin me vesė dhe fruta magjike, jetonin thellė nė kėto male ose nė ishuj qė nuk arrihen as po tė udhėtosh me vite dhe vite. Nė vitin 219 p.K. perandori Ēin (Shih Huang Ti) nisi njė flotė me tre mijė djem dhe vajza drejt ishullit mitik P’eng-lai, vendbanim i tė pavdekshmėve, prej nga do tė sillnin barin e pavdekėsisė. Sigurisht qė ata nuk u kthyen kurrė mė.

Kėrkimet pėr jetėn e pėrjetshme, i ēuan taoistėt drejt alkimisė, shpikjes sė ilaēeve tė pavdekėsisė. Sipas pikėpamjes taoiste, jeta ngjizet kur dukuritė e kundėrta yin dhe yang (femėrore dhe mashkullore) shkrihen me njėra-tjetrėn. Nė imitim tė natyrės, duke shkrirė plumbin (i errėt ose yin) me mėrkurin (i shndritshėm ose yang), alkimistėt mendonin se do tė prodhonin pilulėn e pavdekėsisė.

Me budizmin, nė shekullin e shtatė pas K., u kalua drejt njė amalgame tė dukurive budiste me spiritizmin dhe adhurimin e tė parėve; morėn formė dhe pėrmbajtje bindjet pėr njė jetė tė mėpasshme, qė nė kultin tradicional kinez tė tė parėve, ishin disi tė pėrcipta.

Konfuēi, ( jetoi nė shekullin e gjashtė p.K.), filozofi mė nė zė i gjithė kulturės kineze, nuk u mor me problemet e jetės dhe tė vdekjes. Ai la njė bllok mėsimesh mbi mirėsinė, mbi nevojėn e domosdoshme tė diturisė, mbi sjelljen morale tė njerėzve nė shoqėri. Ai, nė pajtim me sistemin e tij hierarkik shoqėror, mbante anė nga adhurimi i tė parėve dhe theksonte zbatimin e devotshėm tė riteve e tė ceremonive qė lidheshin me paraardhėsit e vdekur.


Jainizmi dhe sikizmi


Jainizmi ėshtė njė fe indiane e shekullit tė gjashtė p.K. Themeluesi i saj, Vardhamana Mahavira, mėsonte se tė gjitha qeniet e gjalla kanė shpirt tė pavdekshėm (ata mbanin kėpucė me zilka qė tė mos shkelnin as mizat), mėsonte se shpėtimi i shpirtit nga robėria e Karmės arrihet vetėm me vetėmohim dhe vetėdisiplinim tė skajshėm dhe sidomos, nga zbatimi i prerė i mospėrdorimit tė dhunės ndaj tė gjitha krijesave. M. Gandi ishte jainist. Jainistėt, sidoqė disa janė ndėr bankierėt mė tė njohur indianė, u pėrmbahen edhe sot kėtyre mėsimeve.

India ėshtė dhe vendlindja e sikizmit, njė fe qė sot praktikohet nga 19 milionė njerėz. Guruja Nanak, nė shekullin e 16-tė, vendosi qė ēka mė tė mirė hinduizmi ta ndėrthurė me myslimanizmin dhe kėshtu themeloi njė fe tė re. Sikizmi pėrshtati nė islamizėm bindjet hinduiste tė pavdekėsisė sė shpirtit, tė rimishėrimit dhe tė karmės.


Hebraizmi dhe konceptet greke


Ka dijetarė qė mendojnė se, qoftė duke u premtuar njė jetė mė tė mirė pėrtej varrit, qoftė njė rilindje tė dytė, ose kėto qė tė dyja sė bashku, feja, midis tė tjerash, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’i pajtuar njerėzit me faktin qė njė ditė ata duhet tė vdesin.

Rrėnjėt e hebraizmit shtrihen sė paku 2000 vjet p.K., zėnė fill qė nga Abrahami. Shkrimi i shenjtė hebraik, bibla, filloi tė shkruhet 16 shekuj p.K. dhe pėrfundoi sė shkruari nė kohėt kur tashmė Sokrati dhe Platoni e kishin formuluar teorinė mbi pavdekėsinė e shpirtit. Ē’thoshin shkrimet biblike mbi pavdekėsinė e shpirtit? Nga shkencėtarėt pranohet se vetėm nė periudhėn pas-biblike u kristalizua njė bindje e qartė dhe e qėndrueshme mbi pavdekėsinė e shpirtit… dhe kjo u bė njė nga gurėt e themelit pėr besimet hebraike dhe tė krishtera. Hebrenjtė e hershėm besonin nė ringjalljen e tė vdekurit, por kjo duhet dalluar nga bindja nė pavdekėsinė e shpirtit. Nė biblėn hebraike personi mbahej si njė i tėrė; shpirti nuk dallohej prerė e qartė nga trupi. Trupi dhe shpirti vdisnin njėherėsh dhe do tė ringjalleshin po kėshtu nė ditėn e fundit.

Me pushtimet e Aleksandrit tė Madh nė Lindje, nisur nė vitin 334 p.K., me planin e tij tė helenizimit, tė depėrtimit tė gjuhės, kulturės dhe filozofisė greke nė tokat e pushtuara, ishte e pashmangshme njė pėrzierje e kulturės greke me atė hebraike. Nė shekullin e tretė p.K., filloi pėrkthimi i shkrimeve hebraike nė gjuhėn greke, i quajturi Septuaginta. Shumė johebrenj u bėnė tė afėrt me fenė e biblės dhe, nga ana tjetėr, shumė hebrenj u bėnė filozofė (gjė e panjohur mė parė), ndėr ta ishte Pilo i Aleksandrisė qė u vu ta shpjegojė hebraizmin me terma tė filozofisė greke. Me anė tė njė sinteze unike tė filozofisė platonike me traditėn biblike, Pilo shtroi rrugėn pėr mendimtarėt e mėvonshėm tė krishterė dhe pėr ata hebrenj. Pilo mendonte se vdekja e rivė shpirtin nė gjendjen e tij fillestare, e kthen nė stadin e paralindjes. Duke qenė se shpirti i pėrket botės frymore, jeta nė trup nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė episod i shkurtėr dhe shpesh i mjerė.

Talmudi, pėrmbledhja e shkruar e atij qė quhet ligji gojor hebraik, shoqėruar kėto me shpjegime dhe komente tė mėvonshme, i pėrpiluar nga rabinėt qė nga shekulli i dytė mbas K. deri nė Mesjetė, jep idenė e ekzistencės sė vazhdueshme tė shpirtit pas vdekjes sė trupit. Talmudi flet edhe pėr tė vdekur qė takojnė tė gjallėt; nėn ndikimin e platonizmit, rabinėt e talmudit besonin nė paraekzistencėn e shpirtrave.

Mė pas, literatura mistike e Kabalave hebraike shkon aq larg sa mėson dhe rimishėrimin. Me origjinėn nė Indi, doktrina e rimishėrimit shfaqet nė librat Bahir dhe Zohar tė Kabalave ēifute; ajo u pranua gjerėsisht nga mistikėt; luan njė rol tė rėndėsishėm dhe nė literaturėn e nė besimet e rabinėve hasidikė. Nė Izrael sot rimishėrimi pranohet nė masė tė madhe si njė mėsim hebraik.

Pra, ideja e pavdekėsisė sė shpirtit nėn ndikimin e filozofisė greke, pranohet sot nga tė gjitha fraksionet e hebraizmit.


Krishtėrimi dhe platonizmi


Deri tani kemi parė se pavdekėsia e shpirtit ėshtė njė mėsim fetar dhe njė dogmė e filozofisė dhe e besimeve pagane.

Krishtėrimi filloi me Jezu Krishtin. Ai si hebre qė ishte, besonte nė ringjalljen e trupit, po dhe tė shpirtit. Nga mesi i shekullit tė dytė, tė krishterėt qė kishin njė pėrgatitjeje tė mirė nė filozofinė greke, ndjenė nevojėn qė ta shpehin besimin e tyre nė termat e kėsaj filozofie. Filozofia qė u pėrshtatej atyre mė mirė ishte platonizmi. Ngritja e krishtėrimit nė rangun e njė filozofie, e njė teologjie tė pėrpunuar nga mendimtarėt, bėhej edhe pėr tė joshur paganėt e arsimuar; kėshtu do tė realizohej sinteza gjithėpėrfshirėse e botės judeo-kristiane.

Dy qenė filozofėt e parė qė ushtruan ndikim tė ndjeshėm mbi doktrinat e krishtėrimit. Ata ishin Origjeni i Aleksandrisė (185-254) dhe Agustini i Hipos (354-430). Nėpėrmjet tyre shpirti u pėrcaktua si substancė frymore, u hartua dhe formulimi filozofik mbi natyrėn e tij. Origjeni ishte nxėnės i Klementit tė Aleksandrisė, i tė parit filozof qė huazoi hapur traditėn greke mbi shpirtin. Origjeni nga ana e tij, pėrfshiu nė krishtėrim gjithė dramėn kozmike mbi shpirtin, tė marrė krejtėsisht nga Platoni.

Shėn Agustini nga disa tė krishterė mbahet e vlerėsohet si filozofi mė i madh ndėr gjithė etėrit e kishės. Mė parė se tė kthehej nė tė krishterė, nė moshėn 33-vjeēare, Agustini kishte treguar interes tė thellė pėr filozofinė; si dhe Plotini, ai ishte njė neoplatonist. Do tė mbetej neoplatonist dhe mbas kthimit nė tė krishterė; siē thuhet nė New Encyclopedia Britannica: “Mendja e tij ishte furra e shkrirjes, ku feja e Dhjatės sė Re ishte pėrzierė plotėsisht me traditėn platonike tė filozofisė greke”. Doktrina e tij mbi shpirtin qė, deri vonė nė shekullin e 12-tė, qendroi si standardi i vetėm i pranueshėm nė Perėndim, i detyrohet shumė neoplatonizmit.

Nė shekullin e 13-tė, Thoma Akuini, njė ndjekės i Aristotelit, do tė ndikojė mbi kishėn me mendimet e tij, por pa e prekur mėsimin rreth pavdekėsisė sė shpirtit. Aristoteli kishte bindjen se trupi e shpirti vdesin bashkė dhe ajo qė mbetet e pėrjetshme nga njeriu ėshtė njė intelekt abstarakt, por jo personal. Kisha kishte mendimin se shpirtrat personalė i mbijetojnė vdekjes. Thoma Akuini modifikoi pikėpamjen e Aristotelit mbi shpirtin dhe shpalli se pavdekėsia e shpirtit mund tė provohet nga arsyeja.

Reformistėt Protestantė tė shekullit tė 16-tė kundėrshtuan dogmėn mbi purgatorin, por nuk e luajtėn aspak teorinė mbi shpirtin; ata i mbetėn idesė sė shpėrblimit dhe tė ndėshkimit tė pėrjetshėm. Fryma qė buron drejt nga Shpirti i shenjtė u jepet gjithė tė krishterėve dhe me tė edhe jeta e pėrjetshme.

Tė krishterėt kanė siguri kur profetizojnė pėr ringjalljen, kur janė nė pritje pėr njė qiell tė ri e pėr njė tokė tė re, pėr mbretėrinė e ardhshme qiellore nėn Krishtin, pėr njė njerėzim tė ri, tė pėrsosur e nė paqė, ku mundimet e vdekja nuk do tė ekzistojnė, kur njerėzit nuk do ta provojnė mė vdekjen.

Mėsimi mbi pavdekėsinė e shpirtit mbizotėron nė tė gjitha grupet e fraksionet e krishtera. Filozofė dhe psikologė tė sotėm mendojnė se nė tė vėrtetė feja, pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve nė botėn perėndimore do tė thotė vetėm pavdekėsi dhe asgjė tjetėr. Perėndia ėshtė prodhues i pavdekėsisė.


Pavdekėsia dhe islami


Islamizmi u themelua nga Muhamedi, tė cilit iu bė thirrja qė tė jetė profet nė moshėn 40-vjeēare. Nga myslimanėt, besohet se atij iu dhanė njė varg zbulesash nė njė periudhė prej 20 deri nė 23 vjetėsh, nga viti 610-632, nė ditėn e vdekjes sė tij. Kėto zbulesa janė shkruar nė Kuran, nė librin e shenjtė tė myslimanėve. Nė kėto kohė, hebraizmi dhe krishtėrimi e kishin pranuar konceptin platonik mbi shpirtin.

Myslimanėt besojnė se me fenė e tyre kanė arritur pikėn mė kulmore tė zbulesave qė u janė dhėnė hebrejve dhe tė krishterėve. Kurani citon shumė nga shkrimet hebraike dhe nga ato greke e tė krishtera. Po nė mėsimet mbi pavdekėsinė e shpirtit, Kurani nuk pėrputhet me kėto shkrime. Kurani mėson se njeriu ka njė shpirt qė vazhdon tė jetojė pas vdekjes. Flet pėr ringjalljen e tė vdekurve, pėr njė ditė gjykimi dhe pėr fatin e fundmė tė shpirtit: ja mbėrritjen nė njė kopsht qiellor, ja ndėshkimin nė flakėt e ferrit.

Fillimisht, shpirti i tė vdekurit shkon nė Barzah, nė Ndarėsin, nė vendin ose nė gjendjen ku njerėzit pas vdekjes vihen nė pritje pėrpara Gjykimit, (Syreja 23: 99, 100, shėnimi nė Kuranin e shenjtė). Shpirti kėtu ėshtė i vetėdijshėm, ai po pėrjeton atė qė quhet “Ndėshkimi i varrit” pėr atė qė ka qenė person i lig, ose po gėzon lumturinė pėr atė qė ka qenė besnik. Po dhe besimtarėt duhet tė vuajnė disa tortura pėr shkak tė mėkateve, sado tė pakta, tė cilat nuk i shmangėn dot kur ishin tė gjallė. Nė ditėn e Gjykimit, secili merr pėrjetėsisht fatin e tij, duke i dhėnė fund kėsaj gjendjeje tė pėrkohshme.

Ideja e pavdekėsisė sė shpirtit nė hebraizėm dhe nė krishtėrim erdhi mė pas, nga ndikimet e platonizmit, kurse nė islamizėm koncepti u mbrujt qė nė fillimet e kėsaj feje. Mandej dhe dijetarėt arabė janė pėrpjekur qė tė sintetizojnė mėsimet islame me filozofinė greke. Nė fakt, bota arabe do tė ishte e ndikuar nė masė nga idetė e Aristotelit. Dijetarė e mėdhenj arabė Avicena dhe Averroes e shtjelluan dhe e pėrpunuan hollėsisht mendimin aristotelian. Nė pėrpjekjet e tyre pėr tė harmonizuar mendimet greke me mėsimet myslimane mbi shpirtin, ata u bigėzuan nė dy teori tė ndryshme. Avicena do tė shpallė se shpirti personal ėshtė i pavdekshėm. Averroes do tė argumentojė mendimin e tij tė kundėrt me kėtė pikėpamje. Dhe prapė, pavdekėsia e shpirtit mbetet besimi mė i patundur i myslimanėve.

Tė tre fetė e sotme monoteiste (hebraizmi, krishtėrimi dhe myslimanizmi) i pėrmbahen doktrinės themelore mbi pavdekėsinė e shpirtit.


Nga Sadik Bejko


Literatura:
R. Willis, The world civilization
Encyclopedia Judaika
New Encyclopedia Britannica
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi