Paganizmi te Shqiptarėt

Shko poshtė

Paganizmi te Shqiptarėt

Mesazh  Luli prej 27.10.14 22:33



Eposi i kreshnikėve, pėr tė cilin ballkanasit zihen prej shekujsh pėr autorėsinė, ėshtė i cilėsuar nga shumė studiues si njė kryevepėr me vlera tė mėdha letrare e artistike. Por, po kėta studiues bashkohen nė njė pikė kur pohojnė se ai pėrbėn njė monument social- kulturor me vlera historike, filozofike, politike e juridike. Nė rastin tonė, eposi ynė ka mbijetuar falė rapsodėve dhe u pėrcoll gojarisht, duke na dhėnė shtresėzime tė ndryshme historike..."..

Koha

Eposi i shqiptarėve, ndryshe nga epet e popujve tė tjerė qė nė periudha tė hershme arritėn tė fiksoheshin nė gjuhėn e shkruar, nuk e pati kėtė privilegj, por jetoi dhe u pėrcoll gojarisht, duke na dhėnė shtresėzime tė ndryshme historike.

Nė Eposin shqiptar, si nė ēdo epos tjetėr, koha vjen e shkon sipas njė kalendari tė ndryshėm nga kalendari njerėzor, qė studiuesi Shaban Sinani e krahason me mendėsinė e “Epit tė Gilgameshit”, “ ku njė ditė nė kohėn e hyjnive ėshtė sa njėmijė vjet nė kohėn e njerėzve.”2

Hershmėrinė e Eposit studiuesi nė fjalė e lidh me praninė e figurave mitologjike duke veēuar karakterin matriarkal dhe atė ktonik tė tyre. Psh. zanat janė pėrfaqėsuese tė fuqive ktonike dhe kanė tipare matriarkale.”3 Muji dhe Halili, vėllezėrit kreshnikė, heronj tė Eposit, shfaqen me veti gjysmė-hyjnore, gjysmė tokėsore dhe kanė njė status tė ndryshėm me kreshniket e tjerė. Hyjnitė qė veprojnė nė epos si personazhe janė hyjni matriarkale.

Zanat, tė lumet e natės, shtojzavallet, gjarpėrinjtė, zogjtė, apo nė njė trajektore tokė-qiell edhe dielli, hėna, yjet janė figurat artistike qė gjallojnė dukshėm, nė Eposin tonė. Pjesė e njė mitologjie qė natyrisht datohet si parakristiane, kjo gamė figurash merr atributet e njė enciklopedie tė botės ilire, ndėrkohė qė brenda njė koncepti pėrshtatės personazh -mjedis, gjithė kėto figura mitike veprojnė nė njė mjedis tė kulteve pagane si te Mrizet e Mėdha, Lugjet e Verdha, apo nė kroje e pyje. Jo vetėm kaq por ėshtė me vend tė dalim nė pėrfundimin se secila nga kėto figura mitike ka njė detyrė tė caktuar, psh: zanat, orėt, shtojzovallet apo gjarpėrinjtė i japin fuqi Mujit, shėrojnė plagėt, zogjtė paralajmėrojnė ngjarje.

Kulte pagane

Nė Eposin shqiptar dalin qeniet mitologjike si zanat, orėt, shtojzovallet, dhitė e egra, tė cilat thirren nė ndihmė nė rast nevoje. Ndėrsa me njė status tjetėr, me atė tė kulteve, pėrcillen kulti i diellit, i hėnės, i yjeve, gjarprit apo ujkut. Kulte tė gjallesave tė natyrės (dhia e egėr) me atribute mbrojtėse i gjejmė gjithashtu nė Epos. Fjala vjen, tek kėnga “Martesa e Gjeto Basho Mujit” zanat gjatė tė ngrėnit, me kėrkesėn e nuses, rrėfejnė se sekretin e fuqisė sė tyre e kanė te dhitė e egra: “Se na i kemi tri dh.. t’egra,/i kan brinat prej dukatit,/ ata rrīin ndėr Lugje t’Verdha,/kurrkush n dorė nu’ mund i shtje/se me dal kush me na i xane,/ grimė forcejet ne s’na jet/4. Sikurse gjithė popujt e tjerė, edhe ndėr shqiptarėt e hershėm, ilirėt, ka ekzistuar njė frymė politeiste pėrsa i pėrket besimit. Besimin nė shumė zota shqiptarėt e bėjnė prezent me ekzistencėn reale dhe lavdėrimin deri nė adhurim tė qenieve mitologjike, tė cilat i hasim edhe nė Epos.

Jeta njerėzore fillon me njė periudhė paramitologjike. Njeriu primitiv, nė primitivitetin e tij, i shtyrė nga praktika dhe pėrvoja jetėsore, arrin tė orientohet sipas pozicionit tė trupave qiellorė, ku dielli dhe yjet janė busulla dhe ora e tij e parė5. Ata nderonin deri mė adhurim (i kishin shndėrruar nė kulte duke krijuar kėshtu) kultin e diellit, tė hėnės, tė yjeve, tė gjarprit e tė shumė qenieve tė tjera mitologjikė. Nė jetėn e tyre njerėzit primitivė ishin tė udhėhequr dhe tė drejtuar nga bestytni tė ndryshme. Besonin nė zotat e rrejshėm (sipas Shkrimit tė Shenjtė).6 Jemi pra nė njė kohė tė hershme, kur njeriu nė Bibėl (Beslidhja e Vjetėr) i drejtohej mė shumė idhujve se njė Zoti tė vetėm. Ai ndėrton dhe adhuron viēin e artė.7 Shėn Pali nė letrėn e parė drejtuar Korintianėve i qorton ata rreth idhujtarisė.8

Nė Epos janė tė pranishėm kulti i diellit, i hėnės dhe i yjeve. Dielli dhe hėna nuk janė thjesht vėzhgues tė asaj qė ndodh, por veprues nė ngjarje. Tek kėnga “Martesa e Halilit” janė kėto qėnie mitologjike si orėt, zanat, trupat qiellorė, dielli e hėna, qė ndihmojnė kreshnikėt nė pėrmbushjen e qėllimeve tė tyre. Po thotė dielli: ā ndorja e źme! /Kį thān hāna: ā ndorja e źme /Ka thįn orėt: į ndorja e jonė!/Zot/ A flet dhija nė mal?/ Paska folė dhija nė mal!/Ēa ka qitun e ka than?/ “Sa t’bįjė dritė ka ndoren dielli,/t’errmėn natė, kį ndoren hįna,/armėt e brźzit i a rue zāna!9 Besimi nė hėnėn, nė diellin e nė elemente tė tjera tė natyrės, janė shprehje e atij kompleksi tė besimeve pagane qė lidhej me natyrėn. Kaq tė rėndėsishėm janė dielli dhe hėna, saqė ekziston njė mallkim i madh, qė “Zoti me ia shkimė hisen e diellit” atij qė i bjen Mujit marren, turpin te shpija. Kėshtu mallkon Muji te kėnga “Martesa e Halilit”: “Qi pėr n ‘dashtė me m’pru marren te shpija,/he ktij Zoti i shkimėt hisen e diellit! /E n’paste menden me na koritė fisin,/ gjujma re, qetash me kokėrr rrfeje!”10 Edhe Ajkuna nė vajtimin e saj pėr tė birin, Omerin e ri, ku “kan xānė vend hyjt vajin pėr me e ndie” mallkon hanėn: - Tu shkimtė drita ty, o mori hānė-e/qi s’ma ēove at natė nji fjalė,/ n’Lugje t’verdha shpejt me dalė /bashkė me hi n ‘nji varr me djalė11.

Qenie mitologjike
apo zota Zot!


Zana, si figurė qendrore e besimeve popullore, zė njė vend tė veēantė nė Epos. Ajo ėshtė pjesėmarrėse aktive, e gjallė nė jetėn e kreshnikėve. Nė vetvete zanat kanė forcė “hyjnore” pėr tė shėruar, pėr t’i bėrė njerėzit e fuqishėm, pėr t’i shpėtuar nga rreziku dhe kjo dėshmohet nė dialogun e zanave me Mujin nė kėngėn “Fuqia e Mujit”, ku dy zana “bardh si drita” vijnė e i ofrojnė Mujit ndere pėr veprėn e kryer (pėrkundja e djepave) dhe i thonė: - Zāna jemi, Muja, tuj shetitė.\ tuj u sjellė na njerzvet me u ndimue.\ Ti ēfarė ndere, Muja, po na lypė,\ qi dy djepat na i ke vł nė gjumė?/ A don forcė, Mujo, me qindrue?\ A don luftė, Muja, me luftue ?12

Besimi nė zana shoqėron kreshnikėt shqiptar. Por besimi nė qeniet mitologjike nuk e zbeh besimin apo mbėshtetjen e kreshnikėve nė njė Zot tė vetėm. Kėtu duken qartazi shtresėzimet qė merr Eposi nė shtrirjen kohore duke gėrshetuar besimin politeist me atė monoteist. Zanat, me forcė hyjnore, te kėnga “Fuqia e Mujit” bashkėpunojnė me Zotin. Muji pi nga gjiri i zanės e rapsodi thekson: “E i ka falė Zoti kaq fuqi”. Kemi kėshtu mitologjiken tė ndėrthurur me fuqinė hyjnore, ēka dėshmon dhe pėr monoteizėm nė eposin shqiptar. Zanat i japin Mujit besėn e Zotit dhe i thonė: Bes’n e Zotit ia ka dhanė/gjith-ku t’kesh nuse me marrė (...) bes’n e Zotit13 jem’ tuj t’dhanė.

Shtresėzime kohore tė krishtera dhe islame

Eposi pėrmban nė vetvete shumė shtresa, pjesa mė e madhe e tė cilave ėshtė paramonoteiste. Kjo dėshmohet me praninė e elementeve mitologjikė nė Epos dhe njė shtrese monoteiste (besimi nė njė Zot). Shtresėn e krishterė qė ka eposi, e ka nė formė laike, jo nė formė kanonike.14

Historikisht kjo pėrkon me periudhėn e fundit tė krishtėrimit tė hershėm, e karakterizuar nga njė varg lėshimesh midis politeizmit antik dhe monoteizmit, kohė qė mendohet se lindi eposi i shqiptarėve.15

Motive tė krishtera nė Epos i hasim nė fillimet e kėngėve qė janė formulėsime: “Tė lumt na pėr t’Madhin Zot,/qi s ‘jem kenė e Zoti na ka falė!” Formulėsime tė tilla lidhen me adhurimin e Zotit nga kreshnikėt, tė cilėt nuk lindin me njė pushtet hyjnor, por nė mėnyrė tė zakonshme, ndėrsa forcėn e tyre kreshnikėt e marrin nga lidhja qė kanė me hyjnitė. 16 Nga ana tjetėr kėto formula klishe tė kujtojnė dhe lumturitė ungjillore.

Jezusi predikoi nė mal, nė rrethinat e Kafarnaunit duke thėnė: “Lum skamnorėt nė shpirt sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve\lum ata qė qajnė sepse do tė ngushėllohen!\. .. “17 Nė adhurimin dhe lavdėrimin qė kreshnikėt ia drejtojnė Zotit ndjehet jo vetėm fryma e bindjes sė krijimit tė tyre nga Zoti, por kreshnikėt i gėzohen edhe krejt natyrės qė shfaqet para tyre: Lum pėr ty, o i Madhi Zot, \ē’po kėndojnė bylbylat n’mal. \ē’po lodrojnė fėmija n ‘pėr fushė!/Shpejt me dalė te thani,\ Se ka shpėrthye ahi!18 duke pėrcaktuar kėshtu edhe stinėn nė tė cilėn po zhvillohen ngjarjet. Shpėrthimi i ahit tregon se ka ardhė koha me “dalė te thani”. Kreshniku lavdėron Zotin pėr ditėn (qė ėshtė pėr punė) dhe gėzohet qė vjen nata pėr tė pushuar: Lum por ty, o i Lumi Zot. \ke falė ditėn me pūnue,/kč falė natėn me pushue!19

Shembulli mė i qartė i kėsaj ėshtė kėnga “Omeri i ri” ku personazhi (njė vajzė e re) del nė mejdan bajlozit, pasi i ati ishte i moshuar dhe nuk gjeti njeri tjetėr tė bėjė dyluftimin me tė. “Babė nė Zotin ēikė, si m ‘ka dhane. \s’ndigjoi kush meidanin me ma hjekė” “Omeri i ri” i lutet tė atit duke bėrė be jo nė diell e nė hėnė por “Pāsh njat Zot, babė, qi t’kā dhanė. \shka āsht letra, qi po kndon\ e me lot fort po e loton? “20. Madje Omeri i ri thėrret nė ndihmė Zotin pėr punėn qė do tė nisė: “Aty mirė si ka pushue,/Ka lutė Zotin me i ndimue.”21

Nė kėtė kėngė nuk kemi si ndihmėse praninė e figurave mitologjike, por theksohet besimi nė njė Zot tė vetėm, tė cilit i drejtohet edhe lutja nė ndihmė e nė vėshtirėsi.22 Kemi kėtu momentin e lutjes. Martesa me kurorė del si e shenjtė tek kėnga “Martesa e Halilit”: “Kjeēė tuj e bā nji hjeksi t’vogėl,/t’mujshe detit me i pri der’nder qafa,\me m’ā dejė krejt atā borė, sall sā t’dal me qitė kunorė”?23

Pra pėrballja ėshtė e dukshme. Sakramenti i martesės, i kurorės tė shenjtė merr vlerėn dhe rėndėsinė jo tė zakontė pėr njė krijimtari tė lashtė tė epokės mitologjike, aq mė tepėr qė kurorėzimi shoqėrohet me bekimin e vetė uratės, tė priftit. “Masi urata vetė tė na ketė bekue,\ gja e mall Mehmeti mė ka lanė mjaft,\na me pare gjakun do t’ja marrim.” Megjithėse emri i djaloshit ėshtė njė emėr i islamizuar, personazhi ėshtė njė i krishterė, sepse nga ana e tij nuk haset asnjė kundėrshtim pėrsa i pėrket marrjes sė sakramentit tė shenjtė tė martesės, por refuzimi bėhet vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr, pėr shkaqe, qė pėr kreshnikun janė madhore, marrja e gjakut. “Atbotė derdhė ka djali e i ka thanė:\ - Tybe mė kjoftė kunore me vu me ty,\pa i marrė gjakun un Mehmetit tė ri!\ e nė paēa fat un pėr me pshtue.\kunorė zbashkut atbotė kem’ me vu.\shoqishoqn na per me e gzue!24

Nė Epos ndeshemi dhe me pėrshėndetje tė ndryshme por dėshiroj tė veēoj “Falė me shndet Muji, thuej t’kā ēue,\pėr nji punė, ti vllath, sot me m’ndimue,\( .. .)!Me m’ndimue Tanushėn pėr me e marrė! “25 Kjo pėrshėndetje tė kujton pėrshėndetjen e ėngjėllit Gabriel shėn Mėrisė kur i jep lajmin e madh tė ngjizjes sė Birit tė Zotit. “Ėngjėlli hyri tek ajo dhe i tha: “Tė falem, o Hirplotė!”26

Shenjtėrimi i ditės sė diel

Nė Besėlidhjen e Vjetėr Zoti foli me Moisiun dhe i urdhėroi ta shenjtėrojnė ditėn e shtunė. “Punoni gjatė gjashtė ditėve; e shtata ditė ėshtė e shtunė - pushim i shenjtė nė nder tė Zotit: kushdo tė punojė kėtė ditė tė vdesė. “27 Ishte perandori Konstantin, qė me dekretin e vitit 321 i dha fuqi pėrfundimisht ditės sė shtatė, ditės sė Zotit, ditės sė dielė si ditė pushimi. Edhe nė Epos konstatojmė se e diela ishte njė ditė e shenjtė dhe si e tillė kjo ditė i pėrkiste adhurimit tė Zotit dhe veprave tė tija. Ēdo punė tjetėr ishte e palejueshme. Nė dialogun mes Ajkunės dhe Bajlozit, ky i fundit shprehet: “Aman, bajlozi Kunes i ka ra,\mos m ‘pre, Kunes ai i ka thanė,\ kam pa’ ba be nė t’lumin Zot,\ditėn e dill’ n’mejdan mos me dalė. “28 Duke vazhduar tė sjell mė tej argumente tė dukurive tė krishtera nė Eposin e Kreshnikėve, ato dėshmohen dhe me ėndrrat profetike. Nė Besėlidhjen e Vjetėr gjejmė tė paraqitura shumė ėndrra profetike si ajo e shėrbėtorit tė faraonit nė burg, qė shtjellohet nga Jozefi, ėndrra e faraonit tek Zanafilla29, ajo e Nabukodonozorit30 e Danielit31 etj.

Ėndrrat profetike

Ėndrrat profetikė nė Eposin e Kreshnikeve i gjejmė tek kėnga “Martesa e Halilit”, “Gjogu i Mujit” dhe “Ēetobashe Muji dhe Krajleviqe Marki”. Tek kėnga e parė krajlica sheh njė ėndėrr qė e tmerron fakti nėse ėndrra do tė bėhet realitet. Aty thuhet: “Lum pėr ty, o i lumi Zot,\ Se ē’do t bājė krajlica n’at Kotorr?/l ānderr tvėshtir e paska pā\pāka nāndėrr nji tufė berresh,\tufa ishte treqind dellesh,/N’mjedis t’tufės nji uk tė zi,/Uk i zi si ‘i dash galan.32 Ndėrsa krajlica shqetėsohet pėr ėndrrėn e parė dhe pėr atė ēfarė do ta presė, se krajlica “aty m’gjetka kullėn xanė”, pse e bija ėshtė me Sokol e Halilin, shohim pėrkundrazi se Muji i gėzohet njė ėndrre po profetike tė lindjes sė njė mėzi me “hyllė nė ballė”. Nėnės sė Krajleviqe Markut i shfaqet nė ėndėrr i biri, i cili e lut tė shkojė e tė kėrkojė trupin e tij tek Muji dhe ajo vepron siē iu tha nė ėndėrr: “Kam pa anderr se m’ka dekė,\ ‘dhe te kisha po due me e shti”.

Ngritja e heroit nga varri ėshtė njė tjetėr motiv sa pagan33 aq edhe i krishterė. Nė Eposin grek Odiseu udhėton nė Had, nė veprėn e Dantes vetė shkrimtari bėn njė udhėtim nė ferr bashkė me profetizuesin e Krishtit Virgjilin.34 Nė Eposin shqiptar heronjtė vriten, varrosen dhe ringjallen, ashtu si Lazri pas urdhėrit tė Krishtit.35 Ata plagosen dhe mbeten pa ndjenja pėr njėqind vjet dhe zgjohen duke thėnė “paskam marrė njė sy gjumė”. Vėllezrit Muji dhe Halili vdesin vetėm figurativisht apo pėrkohėsisht largohen nga kjo botė ndryshe nga kėngėt legjendare boshnjake, ku dy vėllezrit, Muji dhe Halili, kanė njė varr nė Banja Luka. “Kreshniket nė Eposin shqiptar janė tė pavdekshėm ose tė mbikohshėm.”36 Sipas studiuesit Shaban Sinani “ringjallja ėshtė njė nga vlerat mė tė rėndėsishme qė kėnga laike ka marrė nga bota biblike.”37

Simbolika e numrave

Simbolika e numrave ėshtė prezente nė Eposin shqiptar. Koha nė Epos ecėn sipas njė kalendari mė tė hershėm se ato tė periudhės kristiane, e cila rrjedh sipas njė kalendari natyror. Si realizim i kėsaj vijnė numrat simpatik si shtata (nė kuptimin laik ditėt e javės). Nė Bibėl shtatė janė Kryeengjėjt qė rrinė vazhdimisht nė praninė e Hyjit; shtatė ishin llambat e ndezura nė Tempull tė Hebrenjve; shtatė janė dhuratat e Shpirtit Shenjt, shtatė janė Sakramentet etj.38

Edhe pėr Luciferrin ky numėr ėshtė i rėndėsishėm dhe shumė shpesh i dėrgon djajtė tė enden nė grupe tė pėrbėra prej shtatėve.39 Kulti i numrit tre (i tridhjetės gjithashtu dhe sidomos mbijetesa e fjalės trezet, pėr gjashtėdhjetė) shpreh shenjtėrimin e Trinisė. Ėshtė njė prej shenjave mė tė dukshme ungjillore.40 Shpeshherė edhe shumėfishi ose nėnfishi i njė numri kulti hyn nė kėtė radhė. Kjo ndodh si ndėr shqiptarė ashtu edhe nė popuj tė ndryshėm.

Kėshtu nga 3-shi del 9-ta, 12-ta (muajt e vitit), 30-ta (ditėt e muajit), 300-shi etj, Shumėfishin e treshit e gjejmė nė Epos brenda pak rreshtave: “Mbas tri ditsh e mbas tri netsh,\a kapė ēeta te Kotorret e reja./Treqind ēika jānė shkepė ndėr koniqe,\e ka zgjedhė Tanusha ‘i kullė mā t’mirėn,\n ‘breg tė detit, pėrmbi ‘i shkam,\dymdhetė katesh kulla e naltė”41 Te kėnga e “Halili i qet Bejleg Mujit” “treqind shkjč rreth gurret janė bashkue,\kanė gjetė fjetun Mujin me Halilin,\ lu kanė qitė bargajitė nė kāmbė kanė qitė hekurat nė dorė.” ( .. .) “e n’krajli trimat po m’i ēojnė,\e nāndė burgje kthellė po m’i ngujojnė. “42

Burgosja e tyre “nāndė burgje kthellė” tė kujton “burgosjen” e njė shpirti mėkatar nė purgator, i cili ėshtė i ndėrtuar me nėntė rrathė. Si numėr simpatik 12 lidhet me dymbėdhjetė perėnditė qė Zeusi kishte nė Olimp, ēka pėrkon dhe me dymbėdhjetė apostujt e Jezu Krishtit. 43 Kėshtu nga 12-ta marrin atribute dhe 6-ta e 24-tra, nga 7-ta bėhet numėr kulti dhe 49-ta (7.7), ose 63-shi (7.9), nga 3-shi del 30-ta, 33-shi, 300-shi.44

Dukuri tė krishtera nė Eposin e kreshnikėve gjejmė edhe tek pėrdorimi i verės. Vera ėshtė tregues i sakramenteve. Ajo sė bashku me bukėn shėrbeu pėr themelimin e Eukaristisė nė Darkėn e Mbrame tė Jezu Krishtit me dymbėdhjetė Apostujt.45 Nė fakt heronjtė nė Epos pinė verė me shakur si tė krishterėt dhe falin pesė vaktet si muslimanė tė denjė.

Nė Epos ndeshen elemente tė besimit e tė kulturės islame, qė janė fituar nė kohėn e pushtimit osman. Tėrėsia e kėtyre ndryshimeve pėrbėn nė tė vėtetė njė mbi shtresė qė nuk ka cėnuar bėrthamėn e Eposit. Ai ka qėnė i kushtėzuar si nga ndryshimet e brendshme tė jetės shoqėrore nė kushtet e sundimit osman, ashtu edhe nga marrėdhėniet e ndėrsjellta tė bashkėsisė sonė etniko-kombėtare me bashkėsi tė tjera fqinje.46

Stavri Skėndo mendon se feja nuk ishte njė faktor nė ndeshjet e shqiptarėve kundėr sllavėve, por mė tepėr pėr tė pėrforcuar karakterin e tyre etnik.47 Ai thekson se shqiptarėt, ndryshe nga boshnjakėt, nuk: interesohen tė shohin vendet e shenjta myslimane.48 lslamizmi i shqiptarėve ishte mė tepėr njė fenomen i jashtėm.49 Edhe studiuesi Mark Tirta shpreh mendimin se “elementet islamike janė njė shtresė e vonė nė Epos.50 Aleks Buda thekson se ky cikėl gjatė shekujve tė pushtimit osman mori njė veshje islamikė, qė agėt filluan tė marrin tituj dhe tipare kulturore tė njė tipi tė ri, por kjo nuk ndryshon aspak nė thelb pėrmbajtjen shoqėrore tė ciklit?51

Matriarkati si formė organizimi

Eposin shqiptar dukshėm e pėrshkon matriarkati. Ajkuna ėshtė nėna e heronjve nė Eposin e shqiptarėve. Ajo ka autoritet, i dėgjohet fjala dhe kėshilla, dhe pėr mė tepėr, bijtė e saj as qė i vėnė nė diskutim kėshillat apo fjalėt e nėnės si zgjidhja mė e mirė nė tė gjithė situatat. Por ndėrkohė qė babai nuk pėrmendet askund nė Epos dhe ndėr rastet e pakta tė dukjes tė tij ėshtė figura e Mujit si baba i Omerit.

“Zot, Halili Mujit shka i ka thanė? \na po shkojmė e nanėn po e pvetim,\ si t’na thonė nana po bajmė!\e janė shkue te nana edhe e k’in pvetė”. Por Ajkuna, me kėshillat e saj, ka njė ngjashmėri dhe me mitin e Shėn Marisė. Shqetėsimi i njė nėne (i Shėn Marisė) shtyn tė Birin, Jezusin, nė dasėm nė Kanė tė Galilesė, tė shndėrrojė ujin nė verė. Kėtu zė fill dhe mrekullia e parė e Jezusit. Por edhe nėpėrmjet kėshillimit tė Ajkunės arrihet mrekullia, sepse ajo i shpėton disa herė bijtė e saj nga fatkeqėsitė duke gjetur gjithmonė njė zgjidhje nė favor tė tyre. Edhe vajtimi i thekshėm i Ajkunės, prania e saj te varri i tė vetmit bir tė kujton Marinė tek kėmbėt e kryqit pranė birit tė saj tė kryqėzuar, Jezu Krishtit.

*Kortezi e Hyllit tė Dritės, numri 1-2\2014

Shėnime
l Shih: Qemal Haxhihasani. Mendėsi zotėruese nė ciklin e Kreshnikėve. Kultura Popullore
l\ 1991. Tiranė. f 17.
Alfred Uēi. Epika heroike dhe roli i saj nė folklorin shqiptar. Ēėshtje tė folklorit shqiptar 2.
Tiranė 1986, f6,
2 Shaban Sinani. Mitologji nė eposin e kreshnikėve. Tiranė 2006. f 174,
3 Po aty, f 158,
4 At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti. Visaret e kombit II. Tiranė 1937. f 6.
5 Alfred Uēi. Mitologjia, folklori, letėrsia. Tiranė 1982. f.42.
6 Shih: Simon Filipaj, Bibla. Ferizaj. 1994 .
7 Po aty. Dalja 32. 1-6.
8 Po aty. Letra e parė dėrguar Korintianėve, 10. 1-15.
9 At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, vepėr c cituar. f. 30.
10 Po aty. f. 26-27.
11 Po aty. f. 225.
12 Po aty. f. 64.
13 “bes ‘n/ e Zotit!”. Nė kėtė rast nuk mendoj se ėshtė e krishterė apo islame, por kjo ėshtė
dėshmi e njė shtrese tė re nė Epos, ajo monoteiste.
14 Shaban Sinani. Mitologji nė eposin e kreshnikėve, Tiranė 2006. f. 174.
IS Po aty. f I 15.
16 Po aty. f112.
17 Simon Filipaj, vepėr c cituar. Ungjilli sipas Mateut, 5.3-11.
18 At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, vepėr e cituar. f. 29.
19 Po aty. f 31.
20 Po aty. f 82.
21 Po aty. f16.
22 Shih: Simon Filipaj, vepėr e cituar, Psalmi 6.
23 At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, vepėr e cituar, f 2X.
24 Vladimir Zota, vep. e cit., f23.
25 At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, po aty, f 29.
26 Simon Filipaj, vepėr e cituar, Ungjilli sipas Lukės. f, 28.
27 Po aty. Dalja. 31,15.
28 Vladimir Zota. v. c cit., f 23.
29 Simon Filipaj, po aty, Zanafilla. 40, 1-20.
30 Po aty, Profecia c Danielit, 4, 16-23.
31 Po aty, 7,1-7.
32 At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, vepėr e cituar. r 34.
33 Ringjallja si koncept ėshtė e njohur dhe nė paganizėm (kalimi i shpirtit pas vdekjes nė njė
trup tjetėr). Ajo ndryshon nga ringjallja nė krishtėrim. Nė Eposin e shqiptarėve ajo ka ngjash-
mėri me ringjalljen nė krishtėrirn.
34 Vizitėn nga bota e pėrtejme e gjejmė edhe tek baladat shqiptare “Konstandini dhe Do-
runtina”. Studiuesi Shaban Sinani e quan Konstandinin “njė Mesi” nė mėnyrėn e vet pėr bash-
katdhetarėt.
35 Shih: Simon Filipaj. Ungjilli sipas Gjonit, ll. 43-44.
36 Shaban Sinani. vepėr e cituar. f 224.
37 Po aty. f 225.
38 Pėr mė shumė shih: Simon Filipaj, vepėr e cituar.
39 Po aty. Ungjilli sipas Lukės II, 24-26.
40 Thelbin e fesė dhe tė doktrinės fetare tė krishterė e pėrbėn pohimi dhe besimi se Zoti ėshtė
Njė nė tre Persona, Trinia e Shenjtc, “Ati, Biri dhe Shpirti Shenjtė”. Kjo doktrinė ėshtė aprovuar
nė shek. IV nė Koncilin II Ekumenik tė Konstandinopojės nė vitin 381. Saktėsimi i Trinisė
sė Shenjtė gjindet edhe nė Ungjill, mirėpo zyrtarisht nga Kisha aprovohet nė shek. IV
41 At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, vepėr e cituar. f.35.
42 Po aty. f 202.
43 Mark Krasniqi. “Aspekte Mitologjike”. Prishtinė. F-45.
44 Mark Tirta “Kulti i Numrave”, Ēėshtje tė Folklorit Shqiptar 6. Tiranė, 2006.
45 Simon Filipaj. po aty. Ungjilli sipas Mateut 26.26-30.
46 Po aty. f. 178-179.
47 Stavri Skėndo, v. e cit., f.117.
48 Po aty, f. 17R-179.
49 Georg Stadtmüller, Die albansche Volkstumgeschichte als Forschungsproblem, Vierteljah-
resschrift für Südosteuropa V, 1941, f. 75-76.
50 Mark Tirta, Shtresime mitologjike nė etikėn legjendare. Ēėshtje tė folklorit shqiptar 3,
Tiranė 1987. f. 197.
51 Aleks Buda, Eposi dhe historia jonė, Ēėshtje tė folklorit shqiptar 2. Tiranė 1982.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi