Si do tė jetė Toka pas 500 vjetėsh?

Shko poshtė

Si do tė jetė Toka pas 500 vjetėsh?

Mesazh  gjilanasi prej 27.10.14 10:53



Po sikur tė hedhim sytė 500 vjet nė tė ardhmen dhe tė mendojmė pak pėr Tokėn e shekullit 26? A do tė ishte bota po aq e ndryshme, sa ėshtė shekulli 21 nė krahasim me shekullin 16? Si fillim, si do tė ishte moti?

Nė varėsi se kė pyet, shekulli 26 do tė jetė ose pakėz i ftohtė, ose me njė nxehtėsi prej ferri. Disa modele tė prodhimit tė energjisė diellore thonė se deri nė 2500-ėn, klima e Tokės do tė jetė ftohur nė nivelet e Epokės sė Vogėl tė Akullit. Studime tė tjerė parashikojnė njė ndryshim nė vazhdim tė klimės, teksa lėndėt djegėse do ta bėjnė planetin shumė tė nxehtė pėr jetėn e njeriut, qė kur tė vijė viti 2300.

Disa ekspertė thonė se ndryshimi i klimės ka nisur gjatė Revolucionit Industrial nė vitet 1800, tė tjerė thonė qė prej praktikave bujqėsore tė djegies nė lashtėsi. Sido qė tė jetė, janė njerėzit dhe mjetet e tyre qė e ndryshojnė mjedisin e tyre – dhe mjetet e njeriut nė shekullin 26 mund tė jenė vėrtetė mbresėlėnėse.

Fizikani dhe futuristi Michio Kaku parashikon qė pas 100 vitesh, njerėzimi do tė bėjė kėrcimin nga qytetėrimi i llojit zero, nė Shkallėn Kardashev. Me fjalė tė tjera, do tė bėhemi njė specie qė mund tė pėrftojė tė gjithė sasinė e energjisė sė planetit. Me njė energji tė tillė, njerėzit e shekullit 26 do tė jenė zotėr tė teknologjive tė energjisė sė pastėr si shkrirja dhe energjia diellore. Po kėshtu ata do tė jenė nė gjendje tė manipulojnė energjinė planetare, me qėllim qė tė kontrollojnė klimėn e globit. Ndėrsa fizikani Freeman Dyson parashikon qė kalimi nė kėtė lloj qytetėrimi do tė ndodhė pas dy shekujsh.

Cilat teknologji tė tjera do t’i japin formė botės sė shekullit 26? Futuristi dhe shkrimtari Adrian Berry beson se jetėgjatėsia mesatare do tė jetė 140 vjet dhe depozitimi digjital i tė dhėnave tė personaliteteve njerėzorė do tė mundėsojė njė lloj pavdekėsie tė kompjuterizuar. Njerėzit do tė shfrytėzojnė oqeanet, do tė udhėtojnė me anije kozmike nė kolonitė hėnore dhe ato nė Mars ndėrkohė qė robotėt do tė eksplorojnė kozmosin.

/bota/
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi