Zgjohuni nga kjo marrėzi!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zgjohuni nga kjo marrėzi!

Mesazh  Luli prej 26.10.14 0:46

Fuga: Zgjohuni nga kjo marrėzi, kemi boll halle pėr t’u marrė gjithė kohėn me njė ndeshje



Profesori dhe filozofi Artan Fuga, ka ironizuar faktin qė prej ditėsh njerėzit merren me ndeshjen Serbi-Shqipėri.

Ai thotė se shqiptarėt, si kėtu, ashtu edhe nė Kosovė, kanė boll halle tė tjera pėr t’u marrė.

“Lajme nuk ka.

Punė nuk ka ka.

Lekė, jo se jo.

Kafja po na mbarohet nė dollap.

I ftohti po vjen dhe nuk me ēfarė lekėsh do tė ngrohemi.

Mendojmė dot, nuk mundemi.

Shyqyr o Zot qė na dhe kėtė ndeshjen, tė tjerrim nja dy a tre javė, a muaj, e media tė vazhdojė tė rrotullohet, e politikanėt tė dalin e shpalosin dijet e tyre pėr futbollin politik, e populli tė harrohet pas budallalllėqeve qė nuk i sjellin asgjė, madje as tre pikė, qė diku ta shprehim inatin, atje larg te njė farė UFO-je ose UEFA-je, bjerru hijeve me gur, e tė barazohemi me njeri tjetrin, se futbollin e kuptojnė tė gjithė, dhe analistėt, o Zot falemnderit, tė debatojnė se kur i ra fėrshėllimės arbitri, para apo para portė tė dhomave tė gjumit, mė falni tė veshjeve, tė flenė rehat tė papunėt, duke menduar se barkun e kanė thatė por amą tre pikėt i duam, cfarė manipulimi gjigand, dhe askush nuk e kupton se i kanė futur nė njė botė iluzionesh tė marra, se kėshtu shtyhet koha, me pėrfitime dypalėshe, nuk kemi cfarė t’ju propozojmė tjetėr, hajde i gjuajmė njeri tjetrit me topa futbolli, mos analizojmė se cfarė tregtie bėjmė, cfarė interesash kemi pėr paqen, i bjemė me topa futbolli se me topa tė tjerė s’kemi cfarė i biem.

Dhe Kosova ende nuk ka qeveri prej qindra ditėdh dhe askush nuk thotė njė fjalė : Ore cfarė bėhet???

Dhe bashkėpunimi mes nesh si vėllezėr as nuk ecėn gjėkundi, as nė kulturė, as art, as ekonomi, zihemi pėr krunde, e krunde plot, bėjmė shoė, por mes nesh nuk mungojmė hapur tė shprehim dasi politike, fetare, urrjetje krahinore mes nesh shqiptarėve, dhe askush nuk flet.

Ne qė prej qindra ditėsh nuk mbledhim dot deputetėt nė Kuvend, nuk bashkohemi nė lagje, nė qytet, nė Kuvend, por ama zjarr ndizemi pėr bashkime qė i duam, por nuk i kėrkojmė, nuk lėvizim as gishtin e vogėl pėr t’i fituar pak e nga pak.

Dhe kur ata qė nga gjumi i iluzioneve manipuluese, zgjojnė, janė tė bezdisshėm sikurse ata qė na zgjojnė nga gjumi nė mėngjes duke na thėrritur: Zgjohu, mo!”, shkruan ai.

/b/i/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zgjohuni nga kjo marrėzi!

Mesazh  trigonkos prej 26.10.14 0:51

Ka te drejte me te vertete qendrojne ato qe thote ky
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zgjohuni nga kjo marrėzi!

Mesazh  juba prej 26.10.14 19:36

MENDOJ SE KE SHUME TE DREJTE , DHE ESHTE NJE NGA ANALIZAT ME ME VEND QE ME KANE DEGJUAR VESHET NE KETE PERJUDHE . MENDOJ SE JO SE NUK MUND TE MERESHIM DHE ME PROBLEMIN E NDESHJES , POR AJO I TEJKALOI CDO GJE .KUR ME TE DREJTE SHTOHET PYETJA KJO PASKA QENE ME E RENDESISHME SE TE GJITHA PROBLEMET QE KANE TANI SI KOSOVA ASHTU DHE SHQIPERIA MENDOJ SE JO . PO NE BIHEM LEHTE PRE I DISA MANOVRIME TE QARQEVE TE CAKTUARA TE CILAVE JU INTERESON QE KJO GJE DERI SA TE DALE NDONJE TE KRIJOHET NJE HEDHJE SHASHKE TJETER DHE KESHTU ME RADHE .NE FUND TE FUNDIT KY POPULL NUK ESHTE MARE NDONJEHER ME PROBLEMET E VETA IMEDIATE , SE CILA ESHTE E MIRE [ER TE , POR I KA MJAFTUAR QE TE BEJNE CFATE THOTE POLITIKA, E ME I LUMTE SE NE DHE PA BUKE MUND TE RIME PO ME VJEN KEQ PO PA BERE POLITIKE NE NUK MUND TE RIME DUKE FILLUAR NGA ME I MADHI DHE DEI NE ME I VOGELI , NGA I MENCURI DERI TEK ME I PA DITURI DHE NUK JA LEME QE KETE POLITIKE TJA U LEME ATYRE QE I KEMI ZGJEDHUR PER ME TE DITUR SE NE DHE NE TE KERKOJME QE ATA TE NA JAPIN PUNE - BUKE - MIREQENJE SE PER ATE I KEMI VOTU SI NJERIN DHE TJETRIN
DHE MNDOJ SE NUK KA ASGJE TE KEQE QE BRENDA CDO LIMITI TE MEREMI DHE ME DISA PROBLEME SI PUNA E NDESHJES PA E EKZAQERUAR .
avatar
juba

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zgjohuni nga kjo marrėzi!

Mesazh  Elsavrana prej 06.11.14 20:36

Kam respekt per prof Artan Fuga...edhe une e degjova ate analize qe beri,por....... Nuk eshte thjesht nje rrembim kohe nga diskutimi i HALLEVE te pambaruara shqiptare, qofshin keto brenda dhe jashte kuffijve.
Ketu ne kete debat te gjate flitet per Shqiperine dhe te drejtat e saj, flitet per prestigjin tone te neperkembur me qindra here me nje qellim djalllezor/Te na mohojne lashtesine dhe bashke me te fisnikerine qe buron nga trualli pellazg. Nuk eshte kaq e thjeshte z. Artan dhe ju te tjere. Ne se do te benim ne nje 1/100 e asaj qe bene serbet, do te kishte plasur lufta jo vetem ne rruget e djallezuara te diplomacise, po do te na kishin ardhur ne vater serbet barbare me pishtarin e urrejtjes.
Per mua ai dikutim i prof i ngjan si dy pika uji shume diskutimeve te "korifeut" Rexhep Qoses. Pra e thene hapur ....AS MISH DHE AS PESHK.
Nuk ka c'na duhen diskutime pa koke.
avatar
Elsavrana

81


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi