Shėrbimet Sekrete dhe prodhimi i frikės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shėrbimet Sekrete dhe prodhimi i frikės

Mesazh  trigonkos prej 26.10.14 0:27

Shqiptarėt e Kosovės kanė vazhduar ta vuajnė traumėn e fantazmės sė shėrbimeve sekrete edhe pas ēlirimit tė vendit, kur shpresohej se akronimet e tmerrshme UDB dhe KOS tė shėrbimeve serbe e jugosllave kishin mbetur tė ngordhura nė tė kaluarėn e tyre tė ndyrė e kriminale.

Vendi ishte ēliruar nga intervenimi ushtarak i NATO-s, ishte instaluar njė administratė civile ndėrkombėtare dhe po fillonte nė liri procesi i ndėrtimit tė shtetit, me vullnetin e tė gjithėve, si rezultat i fitores sė dėshiruar nga mbarė populli. Por, nuk qe e thėnė qė fantazmat e shėrbimeve sekrete tė zhdukeshin nga pėrfytyrimet, nga kujtesa po edhe nga realiteti i jetės sonė tė pėrditshme.

Menjėherė pas ēlirimit tė vendit, filloi marrja nė pyetje e njerėzve qė edhe mund tė kishin qenė bashkėpunėtorė tė pushtuesit dhe mund tė kishin faje nė ndėrgjegjen e tyre, por nuk kishte askush autorizim dhe bazė ligjore pėr t’i marrė nė pyetje a pėr t’i ndėshkuar. Pushtuesi kishte kapitulluar me Marrėveshjen e Kumanovės dhe kishte ikur me bisht nėn shalė, pa shpresė se do tė mund tė mbante aktive shėrbimet e veta sekrete para hundėve tė NATO-s. Realisht, rreziku nga bėmat e bashkėpunėtorėve tė pushtuesit ishte minimal, prandaj trajtimi hakmarrės ndaj tyre nuk duhej tė ishte nė krye tė agjendės. Por, pėrveē tė dyshuarve pėr bashkėpunim me pushtuesin, janė marrė nė pyetje edhe njerėz tė ndershėm e patriotė, por qė kishin rastisur tė ishin qoftė kundėrshtarė politikė, qoftė rivalė potencialė nė karrierė ose nė bizneset e reja qė po ngriheshin. Dhe disa prej tyre edhe janė ekzekutuar.

Pastrimi i terrenit nga kundėrshtarėt

Edhe dymbėdhjetė vjet pas atij fillimi problematik “tė ndėrtimit tė intitucioneve demokratike”, askush nuk ka njė statistikė se sa njerėz janė marrė nė aso bisedash, sa prej tyre janė keqtrajtuar dhe sa viktima janė shkaktuar nė atė qėrim hesapesh me mbeturinat e regjimit tė pushtuesit dhe me kundėrshtarėt e rinj politikė e ekonomikė. Pėrveē ndonjė rasti tė rrallė, viktimat e keqtrajtimeve e kanė mbyllur gojėn dhe pothuajse asgjė nuk ka dalė nė publik.  

Nga ana tjetėr, hamendėsohet se jo pak nga ata tė keqtrajtuar, qė kishin qenė bashkėpunėtorėt tė shėrbimeve sekrete tė pushtuesit, ose vetėm tė administratės sė tij, kanė pranuar tė punojnė pėr shėrbimet e reja partiake dhe ashtu janė bėrė gjeneratorė i pezmeve dhe i hakmarrjeve tė reja. Njė det i tėrė stėrkalash tė shpifjeve dhe intrigave janė dosjetuar nė kėtė veprimtari me produktivitet tė lartė.

Shumė kush e ka  gjetur rastin tė hakmerret duke e hedhur gurin e duke e fshehur dorėn. Dhe ashtu ėshtė krijuar pėrshtypja se pothuajse tė gjithė shqiptarėt kanė qenė spiunė dhe tradhtarė. Madje edhe ata qė i kanė mbajtur me bukė e ua kanė ntrashur fondet me para, edhe ata qė ua kanė ndriēuar mendjet me idetė  tyre politike e kombėtare, janė shpallur spiunė e tradhtarė. Sigurisht kjo ka qenė njė mėnyrė pėr ta pastruar terrenin nga kundėrshtarėt realė e  imagjinarė e pėr tė hyrė pa pengesa nė biznese e nė politikė me kredencialet e forta tė tė fortit.  

Fakti i hidhur ėshtė se UNMIK-u as nė fillim e as gjatė tėrė mandatit tė vet, nuk arriti tė instalojė kurrfarė institucionesh kredibile tė drejtėsisė nė vend, tė cilat do tė nxirrnin para drejtėsisė kryesit e krimeve dhe tė gjithė ndihmėsit e tyre gjatė spastrimit etnik dhe gjenocidit serb tė viteve 1998/1999. Kėsisoj, u kompromentua administrata e UNMIK-ut dhe ndjenja e hakmarrjes filloi tė bėnte trysni nė mendjet e shumė njerėzve gjaknxehtė e me prirje kriminale. Nė kėtė vakum  tragjik morėn krahė shėrbimet sekrete tė partive politike e tė individėve tė fortė, krahas lulėzimit tė shėrbimeve sekrete tė shumė shteteve qė kishin personel civilė dhe ushtarak nė Kosovė.

Janė krijuar legjenda lidhur me numrin e madh tė shėrbimeve sekrete nė Kosovė, por numri i tyre nuk u mor vesh tamam asnjėherė. Natyrisht, s’pati si merret, sepse asnjėri prej tyre nuk u legjitimua si institucion me anė ligjesh a dokumentesh valide. Rivalitetet e tyre, por edhe bashkėpunimi a kėmbimi i informacioneve, si dhe goditjet e fshehta tė ndonjėrit pėr t’ia lėnė fajin tjetrit shėrbim, mbetet qė tė ndriēohet vetėm me ndonjė film tė zhanrit triller. Me asgjė tjetėr mbase nuk do tė ndriēohet asnjėherė, nėse drejtėsia nė kėtė shtet nuk fuqizohet dhe nėse nuk aftėsohet qė tė vėrė nderin e saj nė vend.


Lulėzimi i krimit krahas lulėzimit tė shėrbimeve sekrete


Ndėrsa, nė terrenin ku kėto shėrbime sekrete bėnin ligjin, morėn hov tė tmerrshėm veprimtari tė shumta kriminale, sikundėr janė krimi i organizuar, haraēi, vrasja dhe kidnapimi i njerėzve, trafikimi i krijesave njerėzore, kontrabanda e drogės dhe e armėve, korrupsioni shkatėrrues dhe forma tė tjera morbide tė patologjisė sociale, morale, ekonomike e politike. Sot pėr sot askush nuk ėshtė nė gjendje tė dijė se a kanė pasur dhe sa kanė pasur tagėr nė kėto aktivitete kriminale edhe shėrbimet sekrete tė partive politike, po edhe tė shteteve tė huaja, ose sė paku eksponentė tė tyre.

Por, ajo qė dihet nga vetė rezultati, ėshtė se ato shėrbime me asgjė nuk e kanė penguar lulėzimin e krimit tė organizuar, kidnapimin e njerėzve, trafikimin e krijesave njerėzore, kontrabandėn me drogė e me armė, korrupsionin shkatėrrues dhe format e tjera tė patologjisė sociale, morale, ekonomike e politike, tė cilat edhe sot, katėr vjet pas ēlirimit tė vendit, janė duke ia zėnė frymėn shtetit tonė tė ri. Gjasat janė se nuk ka qenė prioritet i tyre kjo fushė. Pasurimi i rrufeshėm i shumė eksponentėve tė atyre shėrbimeve dhe fuqizimi i tyre nė politikė, zbulojnė prioritetet qė i kanė pasur dhe qė nė njė masė tė madhe i kanė pėrmbushur.        

Por, pavarėsisht se janė pasuruar mė mėnyrė tė rrufeshme, pavarėsisht se shumė prej tyre janė pjesė e bizneseve tė dyshimta, pavarėsisht se shumė prej tyre mund tė kenė bėrė faje tė rėnda gjatė ushtrimit tė detyrave nė veprimtari jolegale, praktikisht askush nuk guxon as t’ua pėrmend emrat. Konkluzioni logjik prej kėsaj del se ato shėrbime ose pjesėza tė tyre, nė njė formė ose nė njė tjetėr janė ende aktive, tė fuqishme dhe me kapacitete shantazhuese ose edhe goditėse. Ndryshe nuk kuptohet pse frika prej tyre ende ėshtė e fuqishme nė radhėt e elitave po edhe tė qytetarėve tė zakonshėm.

Njerėzve kjo frikė vetėm sa po u rritet nga akuzat dhe kundėrakuzat e ditėve tė fundit, qė kanė arritur edhe nė foltoren e Kuvendit. Pėrfshirja e jetės personale nė shantazhim me prejardhje tė shėrbimeve sekrete, qoftė dhe tė politikanėve, madje dhe tė atyre qė mund tė konsiderohen radikalė, ėshtė e padrejtė, e padenjė dhe jolegjitime. Janė institucione tė tjera ato qė merren me kėtė veprimtari. Nė rastin konkret ėshtė komisioni kompetent parlamentar, Agjencia Kosovare e Intelegjencės dhe gjykatat kompetente, qė duhet tė trajtojnė brenda kornizės strikte ligjore edhe veprimtarinė e kaluar e tė tashme tė politikanėve.

Pastrimi i dyfishtė nga krimi

Dhe kėtu dalim pashmangshėm te njė zgjidhje e vetme e drejtė e kėtij problemi:pasi tė hapen me pėrparėsi dosjet e individėve qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė shėrbimeve sekrete serbe e jugosllave dhe pas sigurimit tė njė trajtimi ligjor tė statusit tė tyre si tė kompromentuar (tė dėnohen ata qė kanė kryer krime dhe t’u pamundėsohet qė tė marrin pjesė nė asnjėrėn nga tri degėt e pushteteve tė gjithė tė tjerėve), duhet tė hapet edhe ēėshtja ligjore e shėrbimeve sekrete tė partive politike e individėve tė fortė tė pasluftės dhe hetimi parlamentar i bėmave tė tyre.

Pa u bėrė ky pastrim i dyfishtė, pra fillimisht i eksponentėve tė shėrbimeve sekrete serbe e jugosllave, po menjėherė pas kėsaj edhe hetimi i plotė parlamentar i veprimtarive tė shėrbimeve sekrete tė partive politike nė Kosovėn  e pasluftės, duke denoncuar nė gjykata edhe kryesit e krimeve, ėshtė pothuajse e pamundur qė shoqėria jonė tė ēlirohet nga frika qė e kanė injektuar tė gjitha shėrbimet, sigurisht me motive e qėllime tė ndryshme, por secila pėr hesap tė vet. Fatkeqėsisht jo vetėm nga frika, po edhe nga kėrcėnimi real, sepse ato edhe kur janė krijuar edhe kur e kanė shpallur vetėshpėrbėrjen, kanė qenė jashtė kontrollit adekuat ligjor dhe askush nuk e di a janė shpėrbėrė vėrtet apo janė pėrshtatur nė rrethanat e reja.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

78


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi