Shqiperia nen syrin e sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqiperia nen syrin e sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane

Mesazh  trigonkos prej 26.10.14 0:25

Kush i solli nė pushtet komunistėt. Njė pyetje qė akoma dhe sot ngjall mjaft debate nėpėr qarqet historike tė shėrbimeve sekrete britanike dhe amerikane.


Kush i solli nė pushtet komunistėt. Njė pyetje qė akoma dhe sot ngjall mjaft debate nėpėr qarqet historike tė shėrbimeve sekrete britanike dhe amerikane. Njė vėshtrim i detajuar nė sekretet e arkivave tė kėtyre shėrbimeve

Shqipėria e dalė nga Lufta e Parė Botėrore, ishte shumė pak e njohur nė arenėn ndėrkombėtare, megjithėse aktiviteti diplomatik i fuqive tė mėdha ndaj shtetit tė sapokrijuar nga rrėnojat e Perandorisė Otomane ishte mjaft i dendur. Njė sėrė palėsh ndėrluftuese kishin shkelur nė territoret shqiptare, duke lėnė pas, jo vetėm gjurmėt e tyre, por edhe njė sėrė dokumentesh mbi ēėshtjet luftarake, pėr tė cilat ato interesoheshin. Arkivat britanike njė pjesė tashmė e hapur pėr studiuesit e kėsaj periudhe na informojnė se shėrbimet sekrete britanike gjatė periudhės sė fillimit tė 1900-s e deri mė 1920-n nuk kishin aktivitet tė rėndėsishėm tė sė njėjtit nivel me shėrbimin diplomatik nė kėtė vend tė vogėl Ballkanik, i cili nuk paraqiste asnjė interes tė mjaftueshėm pėr kėto shėrbime. MI6 apo Shėrbimi Sekret Britanik e ka zanafillėn e tij nė vitet 1909, kur dy shėrbimet kryesore tė inteligjencės britanike u bashkuan pėr tė krijuar njė shėrbim mė efikas ndaj ndryshimeve qė po ndodhnin nė politikėn angleze, jo vetėm nė territoret koloniale, por edhe nė Europė. Megjithėse arkivat britanike kanė njė sasi shumė tė paktė dokumentacioni tė kėsaj kohe pėr Shqipėrinė, mund tė thuhet sė ky dokumentacion ėshtė mjaft interesant. Nė tė ka mjaft informacione dhe raporte mbi gjendjen politike dhe ekonomike tė saj, si dhe mbi pėrplasjet e vazhdueshme tė fqinjėve pėr tė pėrfituar territore apo influencė mbi politikanėt shqiptarė tė kohės.

Fillimet e shtetit shqiptar, pėrveē disa anglezėve ekscentrikė, tė cilėt dėshironin tė njihnin mė afėr jetėn e popullsisė malore, zakonet dhe kulturėn e panjohur deri mė atėherė, nuk kishin ndeshur akoma oficerėt e Shėrbimit Inteligjent anglez apo e njohur ndryshe edhe si SIS. Nga dokumentet arkivore tė shfletuara deri mė sot, nuk kemi ndonjė provė tė saktė pėr tė na bėrė tė besojmė se shėrbimet inteligjente britanike kishin ndonjė rrjet informacioni tė ngritur deri nė mesin e viteve 1920. Ky fakt tregon qartė se realiteti shqiptar nuk ofronte ndonjė pikėpyetje tė madhe strategjike pėr politikėbėrėsit e Londrės, tė cilėt pas Luftės sė Parė ishin mė shumė tė interesuar pėr tė ndarė territoret e ish-Perandorisė Otomane tė Lindjes sė Mesme, territore, tė cilat sapo kishin dhėnė edhe shenjat e para tė pasurive tė naftės. Ruajtja e rrugėve detare drejt kolonive tė tyre ishte njė preokupim mjaft i madh dhe konfliktet e shpeshta politike shqiptare nuk ngjallnin ndonjė interes tė veēantė pėr diplomacinė angleze.

Pėrveē ndonjė shkrimi tė rrallė nė shtypin britanik mbi Shqipėrinė e asaj kohe, nė pėrgjithėsi publiku anglez nuk kishte ndonjė ide tė qartė se ēfarė ndodhte nė vendin e shqipeve, e cili brenda disa vjetėve kaloi njė periudhė tė vėshtirė politike. Megjithėse britanikėt ishin pėrfshirė nė disa prej ēėshtjeve tė kufijve shqiptarė me fqinjėt e tij, pėrsėri nuk mund tė themi sė interesi ishte nė njė shkallė tė atillė sa tė kthente vėmendjen e shėrbimit inteligjent ndaj shtetit shqiptar. Po kėshtu mund tė thuhet edhe pėr politikėn amerikane, e cila si njė shtet, i cili akoma nuk e kishte vendosur veten nė rolin e njė mbikėqyrėsi tė pozicioneve strategjike globale, nuk kishte asnjė interes imediat mbi Ballkanin dhe nė veēanti mbi Shqipėrinė.

Gjithsesi, pas krijimit tė njė qeverie mė tė stabilizuar dhe me ardhjen e Zogut nė pushtet, britanikėt nė mėnyrė mjaft periferike janė interesuar edhe pėr njė informacion mė tė pėrgjithshėm mbi Mbretėrinė Shqiptare. Shikohet njė volum pak mė i madh i raporteve qė vinė nga Shqipėria, raporte qė, gjithsesi, vinin nga kanalet diplomatike.

Britanikėt dhe amerikanėt hapėn legatat e tyre nė Shqipėri nė vitet 1920, por mesa duket nga dokumentacioni qė kemi nė dispozicion, personeli diplomatik nuk kishte lidhje tė qėndrueshme me shėrbimet sekrete dhe raportet e tyre kalonin nėpėrmjet kanaleve zyrtare. Sigurisht qė nė kėto raporte ka tė dhėna mbi gjendjen politike, ushtarake por edhe thashethemet e Oborrit tė Zogut qė, gjithsesi mbetėn nė kornizėn e raporteve diplomatike. Nė kėto raporte shpesh citohen edhe emrat e burimit tė informacioneve, tė cilėt nė pėrgjithėsi janė persona pranė Oborrit tė Zogut tė cilėt kalonin informacion pėr diplomatėt britanikė.
Me ardhjen nė fuqi tė Musolinit nė Itali dhe nė veēanti me pėrpjekjen e Italisė pėr t’u kthyer nė njė superfuqi europiane, sigurisht qė interesimi britanik drejt Ballkanit u rrit pasi Ballkani shikohej si njė fushė logjike e ekspansionit italian. Pėr njė periudhė kohe anglezėt e panė Shqipėrinė si njė fushė logjike tė influencės italiane, aq mė tepėr kur dihej se Mbreti Zog po binte gjithnjė e mė tepėr nėn presionin ekonomiko-ushtarak tė fashizmit.

Me rritjen e influencės italiane nė Shqipėri dhe penetrimit tė shėrbimit sekret italian nė tė gjitha sferat e shoqėrisė shqiptare nė vitet ‘30, kemi njė prani tė disa elementėve anglezė nė shoqėrinė shqiptare, elementė tė cilėt pėr rolin dhe aktivitetin e tyre nė radhėt e shėrbimit inteligjent anglez lėnė tė kuptosh se ardhja e tyre nė Shqipėri nuk ka qenė e rastėsishme.

Nė kėtė rast do tė veēoja Aubrey Herbert, njė aristokrat anglez, i cili ishte oficer i shėrbimit inteligjent ushtarak me qendėr nė Kajro. Hebert, djali i dytė i Erlit tė 4-tė Carnavon, (vėllai i tij Lordi Carnavon ishte zbuluesi i famshėm i Varrit tė Faraonit Egjyptian Tutenkhamun). Vinte nga njė familje shumė e pasur dhe kishte njė eksperiencė tė madhe nė Lindjen e Mesme. Si oficer i zbulimit ushtarak fliste disa gjuhė, pėrfshirė kėtu edhe arabisht, por edhe shqip. Herbert u angazhua shumė nė fatin e Shqipėrisė para dhe pas Luftės sė Parė Botėrore dhe dosja e tij ka njė sėrė raportesh shumė interesante mbi gjendjen e Shqipėrisė para viteve 1920, por si mik i sinqertė i Shqipėrisė ai nuk duket se ka pasur ndonjė tentative pėr tė krijuar njė rrjet informacioni me karakter politik.
S. Clarke, njė person shumė enigmatik, pasi fati i tij tragjik dhe vdekja e parakohshme na bėjmė tė spekulojmė mbi qėllimin e tij tė vėrtetė nė interesin qė tregoi mbi Shqipėrinė e Jugut. Njė arkeolog, i cili sapo kishte fituar njė bursė studimi nė Shkollėn Britanike tė Athinės, ai kishte hyrė nė Shqipėri nė fund tė viteve 1920. S.Clarke pėrveē interesimit tė tij mbi arkeologjinė shqiptare mund tė ketė qenė me mision zbulimi. Ditari i tij personal pėrmban nė detaje shumė tė dhėna qė kanė karakter ushtarak, topografik, ekonomik tė sė gjithė zonės sė Jugut tė Shqipėrisė. Nė ditarin e tij personal, i panjohur pėr publikun deri mė sot, ka pasazhe tė qarta, tė cilat u referohen shėnimeve tė tij pėr raporte mė tė zgjeruara mbi viset e Jugut tė Shqipėrisė.

Clarke vdiq mjaft i ri nė njė aksident nė Athinė dhe shėnimet e tij me sa duket janė shfrytėzuar nga njė arkeolog tjetėr, i cili mė vonė do tė bėhej njė prej autoriteteve mė tė rėndėsishme tė arkeologjisė britanike, Nicholas Hamond.

Nicholas Hamond, ishte njohės i mirė i Epirit dhe njė personalitet i njohur i arkeologjisė angleze, ndjek intenerarin e Clarke-ut dhe viziton gati tė njėjtat vende nė fillim tė 1930-s. Shėnimet e tij tė hershme kanė shumė tė dhėna topografike me interes ushtarak dhe siē do tė shikohet edhe me vonė nga zhvillimi i ngjarjeve, Hamond-i ėshtė ngarkuar me mision nga shėrbimet sekrete pėr tė hyrė nė Shqipėri gjatė periudhės sė okupimit fashist. Emrin e Hamond-it do ta hasim mė vonė nė njė sėrė raportesh qė ai i dėrgonte zbulimit anglez nga Greqia.

Gjithsesi shėrbimet angleze filluan tė kishin njė informacion paksa mė tė mirė kur nė fund tė viteve 1920, Mbreti Zog pėr tė krijuar njė forcė profesioniste ushtarake mori nė Shėrbimin e tij 12 ish-ushtarakė britanikė.
gjeneral major Sir Jocelyn Percy, njė ish-ushtarak karriere, pasi kishte luftuar nė shumė vende tė kolonive britanike, ishte larguar nga ushtria pėr t’ju kushtuar biznesit tė tij privat. Kishte jetuar pėr disa vjet nė Kanada, ku kishte provuar pa sukses tė krijonte njė fermė bujqėsore. I rikthyer nė Londėr nė mesin e viteve 1920 me tė marrė propozimin e Mbretit Zog pėr t’u vėnė nė krye tė Xhandarmėrisė Shqiptare, erdhi nė Shqipėri sė bashku me njė dyzinė oficerėsh, tė cilėt ai i rekrutoi vetė nė Angli.
Sir Jocelyn Percy pati njė karrierė shumė tė rėndėsishme nė krye tė Xhandarmėrisė sė Zogut dhe ishte njė figurė qė megjithėse italianėt nuk e donin nė detyrėn qė kryente, gjithsesi e respektonin pėr profesionalizmin e tij.

Sir Jocelyn Percy gjatė karrierės sė tij ushtarake kishte pasur shumė kontakte me njė sėrė departamentesh tė ushtrisė britanike. Mesa duket, nga dosja e tij ai nuk ka pasur marrėdhėnie me SIS-in apo shėrbimin e zbulimit ushtarak anglez gjatė ushtrimit tė detyrės sė tij nė radhėt e xhandarmėrisė shqiptare. Por, gjithsesi, nė fundin e viteve ’30, kur influenca italiane ishte tashmė nė kulmin e saj edhe nė radhėt e ushtrisė shqiptare, Sir Jocelyn Percy ishte nė kontakt tė vazhdueshėm me Zyrėn Sekrete MIR, njė degė e shėrbimit tė zbulimit ushtarak, e cila ishte krijuar pėr tė kryer sabotime dhe luftė jo konvencionale. Mesa duket Sir Percy kishte dhėnė informacione me karakter ushtarak mbi mundėsitė e italianėve pėr tė sulmuar Jugosllavinė apo edhe Greqinė. Sir Jocelyn Percy pėr njė farė kohe ishte konsideruar si njė kandidat potencial pėr tė drejtuar pėrpjekjet britanike tė 1941-shit pėr tė infiltruar njė mori agjentėsh nė Shqipėri, por mosha e tij e madhe nuk e lejonte pėr t’i hyrė njė aventure tė re.

Kolonel Dayrell Oakley-Hill, njė prej zėvendėsve tė gjeneral majorit Percy, nė komandėn e Xhandarmėrisė Shqiptare do tė ishte nė fakt njė prej kontakteve mė tė rėndėsishme tė SIS-it nė radhėt e ushtrisė shqiptare. Kolonel Oakley-Hill ishte njė admirues i shqiptarėve dhe mesa duket koha qė ai kaloi nė Shqipėri e kishte bėrė atė mė tė afėrt me vendin ku ai shėrbeu pėr mė shumė se 10 vjet. Lėvizjet e tij nė tė gjithė Shqipėrinė e bėnin atė njė burim tė rėndėsishėm pėr informacion me karakter ushtarak. Nė ditarin e tij tė botuar pas vdekjes ai ėshtė kujdesur qė rolin dhe kontaktet qė kishte me shėrbimin sekret anglez tė lihen nė njė farė mėnyre jashtė faqeve tė ditarit, por nė fakt nga dokumentet arkivore shikohet qartė se ai ka luajtur njė rol parėsor, sidomos nė fundin e viteve ‘39 dhe fillimin e viteve ‘40 nė skemėn e SIS-it nė Shqipėri. Koloneli Oakley-Hill do tė ishte, nė fakt, njė prej aktorėve kryesorė tė pėrpjekjeve tė shėrbimit sekret britanik pėr tė rekrutuar dhe infiltruar njė numėr eksponentėsh anti-italianė dhe pėr tė filluar njė lėvizje anti-italiane nė Prill tė 1941-shit.

Po kėshtu, nė dosjet e shėrbimit tė zbulimit anglez, nė kėtė periudhė dalin edhe emrat e tė dy ushtarakėve tė tjerė tė xhandarmėrisė sė Mbretit Zog, kapiteni Robert Cripps dhe major Barbrook, tė cilėt do tė shėrbenin edhe mė vonė nė planet e anglezėve nė krijimin e njė fronti anti-italo-gjerman nė Ballkan.

Megjithatė, figura mė interesante, e cila gjatė viteve 1920 dhe viteve ‘30 do tė jetė pjesė e historisė sė shėrbimit anglez nė Shqipėri, do tė ishte studiuesja britanike Margaret Hazlluk.

Hazlluk kishte studiuar nė Akademinė Elgin, si dhe nė Universitetin e Aberdeen-it dhe Kembrixh-it duke qenė njė prej grave tė para nė Angli qė kalonin dyert e kėtyre universiteteve prestigjioze. Gjatė njė udhėtimi studimi nė Anatoli mė 1911-n, kishte takuar arkeologun anglez Frederick Hasluck, i cili ishte njė nga studiuesit e rėndėsishėm tė Shkollės Britanike nė Athinė. Frederick Hasluck dhe Margaret-a martohen mė 1912-n dhe vendosen nė Athinė. Gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore ēifti Hasluck, pėrveē studimeve arkeologjike, tė cilat i kishin vendosur ata nė njė nivel tė lartė profesional midis botės akademike, kishin punuar pėr zbulimin britanik, duke qenė njė ndėr pikat e ndėrlidhjes dhe informacionit qė kishin britanikėt nė Greqi. Nuk dihet se kush nga ēifti Hasluck ka qenė personi, i cili ka pasur kontakte i pari me shėrbimin anglez. Dokumentacioni i zbuluar nė arkivat britanike konfirmon se ēifti Hasluck kishte shėrbyer gjatė gjithė periudhės sė luftės pėr shėrbimet e inteligjencės britanike. Mesa duket, nga kėto dokumente nė mėnyrė tė tėrthortė del se edhe lidhjet e zonjės Hasluck me Shėrbimin Inteligjent Britanik kanė qenė tė afėrta edhe pas periudhės sė Luftės sė Parė.

Pas vdekjes sė tė shoqit mė 1920-n, zonja Hasluck ju dedikua pėrfundimisht punės sė saj nė ēėshtjet etnografike dhe kulturore tė Ballkanit, duke ndėrmarrė udhėtime tė shumta nė Maqedoni, nė Greqinė e Veriut dhe nė veēanti nė Shqipėri. Nė vitin 1923 ajo vendoset pėrfundimisht nė Shqipėri dhe udhėton gati nė tė gjithė vendin pėr tė mbledhur pėrralla, fabula, histori tė vjetra apo tradita etnografike. Vendoset pėrfundimisht nė Elbasan, ku edhe blen njė shtėpi tė vogėl, e cila akoma edhe sot qėndron nė kėmbė shumė pranė mureve tė Kalasė sė Elbasanit. Ėshtė paksa e vėshtirė pėr tė vėrtetuar rolin e saj tė vėrtetė pėr gati 16 vjetėt qė ajo kaloi nė Shqipėri. Puna nė drejtim tė etnografisė, numizmatikės apo ēėshtjeve tė tjera shqiptare qė ajo bėri me pėrkushtim pėr tė gjithė kohėn qė ishte nė Shqipėri e vendosin atė nė radhėt e pionierėve tė ēėshtjeve albanologjike. Gjithsesi, kontaktet e saj nė tė kaluarėn me Shėrbimin Inteligjent Britanik nuk kishin sesi tė mos lindin dyshimet se puna e saj nuk ishte vetėm etnografia. Ėshtė e vėshtirė tė provohet me dokumentacionin qė kemi deri mė sot nė dispozicion, nėse Hasluck ishte agjente aktive me mision nė Shqipėri apo jo, por nėse marrim parasysh se Zyra Sekrete e Mbretit Zog e kishte nė vėzhgim tė vazhdueshėm, si dhe Shėrbimi Inteligjent Italian e kishte nė listat e tyre primare si njė agjente aktive, atėherė mund tė supozojmė se zonja Hasluck ėshtė personi pėr tė cilėn referohet nė dokumentin HS7/150 tė arkivit britanik se “kontakti kryesor i SIS-it nė Shqipėri ėshtė njė grua”
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi