Skandaloze: Si i shiste qeveria shqiptare armė Serbisė?!?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Skandaloze: Si i shiste qeveria shqiptare armė Serbisė?!?

Mesazh  trigonkos prej 25.10.14 18:23

Revista „MAPO“ qė botohet nė Tiranė, nė numrin e saj tė fundit ka botuar njė shkrim “Rruga shqiptare drejt Serbisė“ me autor Gjergj Thanasi. Z.Thanasi, me kėtė rast publikon disa fakte skandaloze qė dėshmojnė qartė bashkėpunimin sekret tė qeverisė shqiptare me qeverinė serbe dhe sekserėt serbė (pjestarė tė bandave kriminale serbe), tė cilėt gjatė luftės nė Kosovė (1998-1999) kanė kryer njė sėrė krimesh ndaj shqiptarėve. Bėhet fjalė pėr kontrabandimin e armėve dhe municionit, pėr shuma tė mėdha parash etj. etj, Nė kėtė artikull publikohet edhe njė listė me  emra tė pėrveēėm kriminelėsh serbė tė pėrfshirė nė kėtė skandalė tė tmerrshėm.

Gjergj Thanasi – Rruga shqiptare drejt Serbisė!


  Gjatė qeverisjes sė djathtė 2005 – 2009 marrėdhėniet ushtarake Serbi – Shqipėri arritėn kulmin e zhvillimit. Gjerėsia dhe thellėsia e kėtyre marredhėnieve eklipsonte marėdhėniet e Shqipėrisė me partnerėt e NATO-s pėrfshirė edhe SHBA-nė. Pėr publikun kėto marėdhėnie ishin totalisht tė panjohura, tė mbajtura sekret pėr „shkak“ tė arsyes shtetėrore, sekretit ushtarak etj. Importet, eksportet apo tranzitet e armėve me Serbinė i fshiheshin rregullisht publikut. Ky sekret mbahej jo vetėm, sepse tė tilla marėdhėnie i nxirrnin bojėn propagandės patriotike zyrtare pėr dashurinė pėr vėllezėrit kosovarė, por edhe sepse ky bashkėpunim ushtarak shpesh shkelte konventat ndėrkombėtare, embargot e vendosura nga OKB-ja apo shėrbente pėr tė armatosur organizata terroriste tė ēertifikuara ndėrkombėtarisht. Raportet serbo-shqiptare u shtrinė nė tė gjitha fushat e marėdhėnieve me jashtė tė forcave tė armatosura shqiptare nė katėr vitet e shkuara. Fushat pėrkatėse ishin disa, ku mund tė pėrmenden fillimisht importimi i armėve dhe municioneve, prodhime tė fabrikave ushtarake serbe.

    Tė tilla importe nga Serbia pėrfshinė predha mortaje tė kalibrave tė ndryshėm disa mijėra copė tė gatshme pėr trafikim, (rasti i Memajt). U importua barut pėr rreth gjysėm milioni predha mortaje tė kalibrave tė ndryshme, lėndė shpėrthyese nė sasi prej qindra tonėsh, automatikė serbė M70 dhe M84 tė ngjashėm me kallashnikovėt e ushtrisė shqiptare, predha tanku 100mm tip ASDF, (municion modern antiblind), sidhe predha katjushka serbe tip ORKAN 262 mm M87.

    Sė dyti importim materialesh me pėrdorim tė dyfishtė si psh. kapsolla detonatore tė tipeve tė ndryshme, fitil zjarr pėrcjellės tė llojeve tė ndryshme, nitrat amoni pėr industrinė ushtarake shqiptare etj. Importimi i nitratit tė amonit pėr Ministrinė e Mbrojtjes shqiptare nga Serbia u krye pas Gėrdecit nga njė firmė private, pronari i sė cilės kishte lidhje me Gėrdecin pėr shkak tė detyrave tė tij funksionale shtetėrore. Nga firma serbe ėshtė tentuar tė importohen edhe armė, municione, paisje speciale pėr forcat speciale tė policisė shqiptare dhe pėr Forcėn e sigurisė portuale nė Durrės. Kėtu mund tė pėrmendim pistoleta e municione finlandeze, (kompania Patria), pistoleta e municione austriake Glock 19, pushkė precizioni Steyr po austriake, shock grenades, (flash bang), etj. Por serbėt, nė kėtė rast ishin thjesht sekserė pėr t“ua shitur kėto armatime joserbe shqiptarėve sa frėngut pulen.

    Ndėr kėta sekserė serbė ishte edhe njė ish pjestar i grupit paramilitar terrorist “Munja”, pjesėmarrės nė njė sėrė krimesh kundėr nderit, jetės dhe pronave tė shqiptarėve (1998-1999) nė Prizren, Dushanovė, Hoēė e Qytetit dhe Billushė. Pra gjatė qeverisjes sė djathtė Berisha – Mediu, njė terrorist i grupit paramilitar “Munja”, maskuar si tregtar malazez apo maqedonas armėsh do tė furnizonte me armatime policinė shqiptare ende pa iu tharė njollat e gjakut tė viktimave kosovare tė masakruara nga duart e tij. Njė tjetėr dėshmi e qartė e “patriotizmit” tė anėtarėve tė kabinetit Berisha.

    Sė treti eksportet e materialeve ushtarake shqiptare drejt Sebisė kryesisht lėndė plasėse TNT dhe RDX, por edhe predha mortajash tė kalibrave tė ndryshėm, fishekė tė kalibrave tė ndryshėm si pėr armėt e kėmbėsorisė edhe pėr mitralozėt kundėrajrorė. Si nomenklaturė eksportesh ėshtė e ngushtė, por bėhet fjalė pėr sasi tė mėdha prej qindra e mijra tonėsh.

    Sė katėrti, tranzitet dhe transportet janė njė tjetėr fushė, ku shtriheshin marėdhėniet ushtarake serbo shqiptare. Nė periudhėn kohore qė pėrmendet, shumica e eksporteve dhe importeve shqiptare me tokė apo ajėr detyrimisht do tė bėhej me kamionė apo avionė serbė tė drejtuar nga shoferė apo pilotė serbė, detyrimisht tė tranzituara nėpėr Serbi. Fjala vjen edhe kur eksportoheshin armė me vlera muzeale pėr nė Gjermani, kamionėt ishin serbė me shoferė serbė dhe tranziti bėhej nėpėr territorin e Serbisė.

Eksportohej barut pėr nė Belgjikė, kamionėt pėrsėri serbė, shoferėt pėrsėri serbė, tranziti sigurisht nėpėr territor serb. Importohej 3.5 tonė eksploziv C4 nga Irani dhe miliona metra linear fitil zjarrpėrcjellės me qėllim rieksporti nė drejtim tė organizatave terroriste, (rasti i grupdepove tė Burizanės), transporti bėhej me avionė cargo serbė me pilotė serbė, me Stop over nė aeroportin serb tė Batajnicės. Nė datė 6 mars 2006 u eksportuan rreth 10 mijė predha mortaje pėr nė Iran me avion serb me numėr fluturimi IL76/HN 76007, i tranzituar nėpėrmjet hapėsirės ajrore serbe. Edhe nė rastet kur ka tė dhėna tė besueshme se dėrgoheshin armė e municione legalisht nė Irak apo nė Afganistan, shpesh herė edhe nė kėto raste pėrdoreshin avionė apo firma serbo-sllave si seksere.

    Sė pesti mallrat e industrisė ushtarake serbe tė penguara deri nė sekuestrim nga organet ligjzbatuese kroate, shpesh tranzitoheshin nėpėrmjet territorit nacional shqiptar, pėrkatėsisht portit tė Durrėsit dhe aeroporteve tė Rinasit dhe Kuēovės.Tė tilla tranzite armatimesh serbe kanė ndodhur para dhe pas tragjedisė sė Gerdecit si psh. Eksporti nga porti i Durrėsit i dhjetra kontejnerėve me armatime serbe drejt lindjes sė mesme natėn e 16 – 17 majit 2009. Ky transit realisht rrezikoi qė nė Durrės tė pėrsėritej Gėrdeci nė pėrmasa katastrofike. Partnerėt serbė tė Ministrisė shqiptare tė Mbrojtjes, ishin ndėr pjesa e njohur e “nėntokės” serbe, ndėrmjet tyre edhe kriminelė lufte nė Kosovė, bashkėpunėtorė tė Milosheviēit etj.

    Po japim njė listė tė pjeshme tė serbėve qė kanė bashkėpunuar me Ministrinė e Mbrojtjes tė Shqipėrisė:

·        Zoran Damjanoviē,

·        Sllobodan Tesiē,

·        A. Sarajliē,

·        Z. Laliē,

·        J. Djuriē,

·        Milovan Miēoviē,

·        Rade Radojeviē, ish-komandant batalioni i policisė serbė nė Kosovė nė vitet 1998 – 1999, i dekoruar nga Milosheviēi pėr trimėri tė treguar nė luftė nė Kosovė.

    Shumė sekserė dhe tregtarė serbė, deri dhe individė tė dyshuar pėr raporte me Bin Ladenin, si p.sh. Ghulam Jilani Dosul, hynin e dilnin nė depot sekrete tė ushtrisė shqiptare si nė han pa porta. Disa prej depove ushtarake tė vizituara prej tyre janė:

·        Bigas,

·        Ullishtė,

·        Shėn Mėhill,

·        Qafmollė,

·         Konisbaltė,

·         Memaj, (Romanat),

·        Gėrdec,

·        Shkozet, (Durrės), etj.

    Repartet ushtarake qė janė vizituar prej tyre mbajnė numrat:

·        4450 (Tiranė),

·        4451 (Qafmollė),

·        4454 (Elbasan) etj.

    Vizitorėt serbė kanė qenė tė paisur me leje tė rregullta me shkrim tė lėshuara nga shefat e shtabit tė ushtrisė shqiptare. Ndėrsa nė Gėrdec kanė hyrė me lejen e privatėve qė menaxhonin fabrikėn e Gėrdecit. Disa prej kėtyre trafikantėve serbė u kanė dalė telashe dhe me vetė agjensitė ligjzbatuese serbe.

·        Zoran Damjanoviē, partner afatgjatė i Ministrisė shqiptare tė mbrojtjes, u arrestua nga doganierėt malazezė duke trafikuar njė kamion me mbi njė mijė automatikė M70 dhe M72 prodhim serb i fabrikės ” 4 Nėntori” nė Mojhovc.

·        Sllobodan Tesiē, kontrabandist armėsh, qė nė kohėn e Millosheviēit, i penalizuar nga OKB-ja si bashkėfajtor me diktatorin afrikan Charles Taylor nė masakrat e pėrbindshme nė Liberi, ka problem serioze me shėrbimin sekret serb BIA. Nė mars tė vitit 2009 BIA serbe nėn trysninė amerikane ndaloi njė shitje armatimesh serbe prej 50 milion dollarėsh drejt Libisė, vetėm sepse sekser nė kėtė bisnes ishte firma Melvale, pronė e Sllobodan Tesiēit. Ky individ, pėr shkak tė shkeljes sė embargos sė OKB-sė ndaj Liberisė, konsiderohej i padėshirueshėm pėr Serbinė e Koshtunicės dhe Tadicit.

    Po ky person dhe firma e tij Melvalle ishin partnerė tė preferuar nė kontrabandimin e armatimeve me Shqipėrinė e ministrit Mediu dhe Kryeministrit Berisha. Nė faksimilen e dokumentit ilustrues pasqyrohen llogaritė bankare tė kėtij kontrabandisti nė dy banka serbe. Pikėrisht nėpėrmjet kėtyre dy bankave pas vitit 2005 janė bėrė investime dhjetra million euroshe rreth e qark Tiranės. Pronarėt serbė dhe shqiptarė tė kėtyre investimeve nuk dihet qartė se kush janė me pėrjashtim tė njė serbi i cili gjatė luftrave nė ish Jugosllavi ka shėrbyer si Zv/ kryeministėr i Millosheviēit.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

78


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi