BIA serbe nė Policinė e Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

BIA serbe nė Policinė e Kosovės

Mesazh  trigonkos prej 25.10.14 18:09



Ai i pėrket njė komuniteti minoritar tė Kosovės, mirėpo nuk ėshtė i pėrkatėsisė serbe. Dyshohet se ka qenė bashkėpunėtor i rėndėsishėm i Agjencisė Informative tė Sigurisė sė Serbisė, pas luftės.

Gazeta “Zėri” pohon tė ketė siguruar materialin ku SH.K shihet nė bisedė me tre serbėt, tė cilėt nė vitin 2009 u arrestuan me dyshimin se tentonin tė blinin dėshmitarė qė do tė deklaronin se udhėheqės tė UĒK-sė kanė bėrė transplantim tė organeve tė serbėve, gjatė dhe pas luftės.

Burime tė gazetės brenda Policisė sė Kosovės thonė se ndonėse SH.K dyshohet se ka qenė bashkėpunėtori kryesor i Igor Juēinac, shtetas i Kosovės, Milutin Radanoviq, shtetas i Serbisė, Predrag Zhelkoviq, shtetas i Serbisė, tani pas mė shumė se njė viti, ai ende mban gradėn e kapitenit dhe vazhdon punėn nė stacionin kryesor tė Policisė sė Kosovės, nė njėrin nga qytetet mė tė mėdha tė vendit.

Nė materialin filmik qė ka parė Zėri shihen qartė edhe targat e veturės sė Policisė, tė cilėn e vozit kapiteni Sh.K, ndėrsa pak sekonda mė vonė shihet nė bisedė e sipėr me ata qė dyshohen se ishin agjentė tė BIA-s, agjenci informative e sigurisė sė Serbisė.

Pas arrestimit tė tė dyshuarve si agjentė tė BIA-s, nė qershor tė vitit 2009, njoftimi zyrtar i Policisė sė Kosovės ishte se tre persona tė tillė iu vunė prangat, ndėrsa i katėrti “gjendet nė arrati”. Pėr kapitenin e Policisė sė Kosovės, megjithatė, asnjėherė nuk ėshtė thėnė asnjė fjalė, ndėrsa tre serbėt e arrestuar mė vonė u liruan nga njė gjykatės i EULEX-it “pėr mungesė provash”.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi