Si do jetė e ardhmja juaj?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si do jetė e ardhmja juaj?

Mesazh  gjilanasi prej 23.10.14 23:31



Tė mendosh pėr tė ardhmen ėshtė si tė pėrballesh me njė pasqyrė tė mbuluar me avull, shumė tė vagullt… Megjithatė, veprimet tona tė pėrditshme pėrballė njerėzve qė na rrethojnė (nė familje, shoqėri dhe punė), zbulojnė gjendjen tonė shpirtėrore nė lidhje me motivimet e ndryshme tė jetės sonė, qofshin ato tė sferės private apo profesionale. Bėni kėtė test pėr tė zbuluar prioritetet e viteve tė ardhshme…

1. Shtėpinė e ėndrrave tuaja, e imagjinoni:

a. Moderne, origjinale.
b. Plot sharm, tė ngrohtė, mikpritėse.
c. Tė madhe, luksoze, me pishinė, sauna, xhakuci.


2. Qė pushimet e verės tė jenė tė suksesshme, ato duhet tė kenė para sė gjithash:

a. Risi, tė ndryshojnė jetėn e pėrditshme dhe zakonet
b. Relaks, ēlodhje, diell.
c. Udhėtime, eksperienca, zbulime.


3. Ju ndodh ndonjėherė tė shėtisni nėpėr rrugė, pa asnjė arsye:

a. Shpesh
b. Kurrė
c. Nganjėherė


4. Do ta kishit tė vėshtirė tė rrinit njė javė:

a. Pa televizor, ose pa kompjuter
b. Pa ujė tė ngrohtė pėr t’u larė
c. Pa rrjet telefonik pėr tė telefonuar


5. Pėr t’u relaksuar, ē’lloj leximi preferoni ju?

a. Njė revistė
b. Njė roman
c. Njė libėr me kartona


6. Ēfarė shansi, sapo keni fituar tė drejtėn pėr tė blerė gjėra falas pėr 2 orė rresht nė njė dyqan tė mrekullueshėm rrobash. Ju, zgjidhni:

a. Modele tė tė gjitha stileve, pėr t’u zbavitur
b. Maksimumin e gjėrave tė mundshme dhe tė masave tė ndryshme, qė tė pėrfitojnė edhe shoqet/shokėt tuaja.
c. Vetėm gjėra tė shtrenja dhe firmato.


7. Avioni juaj ėshtė njė orė me vonesė. Pėr tė kaluar kohėn, ju:

a. Prisni duke u zbavitur, duke parė njerėzit qė kalojnė.
b. Blini njė revistė, ose bėni telefonata
c. Ecni lart e poshtė nėpėr aeroport, duke parė orėn ēdo pesė minuta.


8. Nesėr nė mėngjes duhet tė ngriheni shumė herėt, pasi keni njė takim shumė tė rėndėsishėm. Nė mesnatė, bie telefoni! Ju merr shoqja e ngushtė, e cila nuk ndjehet mirė dhe ka nevojė tė flasė me ju:

a. Ia hapni telefonin dhe i thoni se do ta merrni nesėr.
b. Aq mė keq pėr ju, do tė flini mė pak, por do ta dėgjoni.
c. Nuk ia hapni telefonin, ėshtė shumė vonė…


9. Ndėrmjet kėtyre kritereve, cili ėshtė mė i rėndėsishmi pėr blerjen e celularit tuaj:

a. Pamja
b. Thjeshtėsia
c. Teknologjia


10. Pėr ditėlindjen tuaj, prindėrit ju kanė hapur njė llogari bankare. Reagimi juaj:

a. Ē’ėshtė kjo?
b. Dhuratė jo shumė festive, por e kėndshme
c. Ide e shkėlqyer; tė paktėn ėshtė e dobishme.


11. Gjėja mė e bezdisshme qė mund tė thonin tė tjerėt pėr ju:

a. Ēfarė humori ka, hajde ta durosh! Duket si njė kalama 4 vjeē.
b. Bisedat qė bėn, nuk janė kush e di se ēfarė!
c. Asaj/atij i intereson vetėm vetja e vet!


12. Ajo qė ka rėndėsi nė zgjedhjen e njė doktori:

a. Gatishmėria e tij
b. Mirėsjellja, aftėsia pėr tė dėgjuar
c. Kompetencat


13. Njė lajm befasues: Ju do tė bėheni ministėr! Mos kini merak, do t’ju japin njė ekip njerėzish shumė kompetentė. Ju takon tė zgjidhni mes kėtyre tre ministrive:

a. Sportet dhe rinia
b. Kultura
c. Turizmi


14. Kur bie zilja nė mėngjes:

a. Ju ngriheni maksimumi brenda 10 minutave
b. Nganjėherė, ju zė gjumi prapė
c. Ngriheni menjėherė, ose pothuajse menjėherė.


15. Kur shkoni te parukieri:

a. I lini atij dorė tė lirė, pasi ju pėlqen tė ndryshoni model
b. Nuk ndryshoni shumė, vetėm pak.
c. E keni tė qartė nė kokė se ēfarė dėshironi.


Rezultatet:


Nėse keni mė shumė a. Ju kėrkoni fantazi, risi!


Mbi tė gjitha, e ardhmja nuk duhet t’i ngjajė sė shkuarės! Juve ju duhet ndryshim, pėrndryshe ē‘kuptim do tė kishte? Ajo qė ju zbavit dhe ju stimulon kur mendoni pėr tė ardhmen ėshtė risia, hapja ndaj projekteve ekzaltuese, befasuese. Fakti qė nuk e dini si do tė jetė e ardhmja, nuk ju mėrzit, pėrkundrazi, kėshtu mund t’i lejoni vetes tė keni gjithfarė shpresash. Ju mund tė keni shumė idera, tė ėndėrroni, tė eksploroni rrugė tė ndryshme, origjinale. Megjithėse nuk keni ende njė orientim shumė tė saktė, ju e keni pėrcaktuar se ēfarė nuk doni, pra, njė jetė me rutinė, shumė tė qetė. Objektivi juaj nuk ėshtė medoemos tė hidheni me kokė nė aventura tė papara, por nuk bėhet fjalė tė mbylleni nė rutinėn e pėrditshme. Mėrzia ėshtė pak armiku juaj. Mbase ju e keni marrė tashmė «dozėn» e saj dhe nuk doni ta shtoni mė shumė! Mbase jeta ju ėshtė dukur paksa monotone nė disa raste? Ju takon juve ta ngjyrosni me projekte tė guximshme, por edhe tė realizueshme, qė tė mos bini nė gabim dhe tė mos mėrziteni mė vonė…


Nėse keni mė shumė b. Ju doni tė rrethoheni nga njerėzit e duhur


Ju nuk keni njė ide shumė tė qartė mbi mėnyrėn si e imagjinoni dhjetėvjeēarin e ardhshėm. Horizonti juaj ėshtė i hapur, ju u lini njė vend tė madh fatit, takimeve, surprizave tė jetės. Nuk keni dėshirė tė planifikoni gjithēka mė parė, por njė gjė ėshtė e sigurtė: Jeni shumė i/e lidhur me cilėsinė e jetės suaj tė pėrditshme. Ju nuk doni tė sakrifikoni kėnaqėsitė e vogla tė pėrditshme pė tė arritur njė objektiv ambicioz. Ata qė keni mė shumė pėr zemėr, janė njerėzit qė ju rrethojnė. Miqėsia zė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė jetėn tuaj dhe ju keni qėllim tė vazhdoni tė ndani me tė momente shkėmbimi dhe zbavitjeje! Kjo nuk ju pengon tė mendoni pėr tė ardhmen tuaj profesionale, por duke ruajtur nė maksimum kontaktet njerėzore. Juve ju pėlqen tė punoni nė njė grup tė kėndshėm, solidar dhe tė ngrohtė. Gjithashtu, njė rėndėsi thelbėsore ka pėr ju partneri/ja dhe lidhja juaj sentimentale. Pas kėsaj aspirate pėr harmoninė, thelbėsore nė sytė tuaj, fshihet mbase frika nga konfliktet, lėndimet, pėrballjet? Ka shumė mundėsi…


Nėse keni mė shumė c. Qėllimi juaj ėshtė tė keni sukses nė jetė


E ardhmja, duhet tė jetė mė e mirė se e sotmja! Kjo ėshtė ajo qė ju motivon dhe pėr kėtė punoni me tė gjitha forcat tuaja. Ju e dini mirė se suksesi nuk bie nga qielli! Atėhere ju pėrpiqeni tė gjeni mėnyrat pėr tė realizuar projektet tuaja. Keni ambicie, por pa e tepruar; mė shumė karakterizoheni nga serioziteti dhe i mbani kėmbėt nė tokė. Ajo qė ju stimulon para se gjithash ėshtė dėshira pėr tė qenė krenar pėr veten, tė ndjeni se jeni i/e aftė tė arrini objektivat tuaja, tė mbėshteteni mbi aftėsitė tuaja dhe t’ia dilni mbanė. Por nuk ėshtė vetėm kjo qė ju shtyn pėrpara. Juve ju pėlqen gjithashtu tė pėrfitoni nga jeta dhe, qė tė mos privoheni nga kėnqėsitė e saj, duhet tė merrni parasysh aspektin material. Ju nuk e synoni pasurinė me ēdo kusht, por doni tė jeni i/e sigurtė se nuk do t’ju mungojė thelbėsorja dhe, bile, pak mė shumė se kaq. Mbase pas kėsaj dėshire pėr t’ia dalė mbanė ka pak shqetėsim? Keni frikė pėr tė ardhmen,tė panjohurėn dhe gjithė rreziqet qė e shoqėrojnė? Ėshtė njė motivim mė shumė pėr t’ia dalė mbanė; pėrdoreni!
avatar
gjilanasi

399


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi