Shėrbimi Informativ Shtetėror

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shėrbimi Informativ Shtetėror

Mesazh  trigonkos prej 23.10.14 20:01




Shėrbimi Informativ Shtetėror (shkrut: SHISH) mė 17 dhjetor 1912 u krijua e njė shėrbim tė fshehtė pėr viset e banuara prej shqiptarėve.

Pas shapalljes sė pavarsisė

Siē shkruhet fjalė pėr fjalė nė pikėn 6 tė vendimit tė qeverisė sė Ismail Qemalit: “ Tė organizohet njė shėrbim i msheftė pėr vise tė shkeluna tė Shqipėrisė”. Kėto tė dhėna i pėrkasin Fondit nr.145 nė Arkivin Qendror tė Shtetit dhe i pėrkasin Kryesisė tė Pėrkohshme tė Vlorės, viti 1912, dosja II-2 “Vendime dhe Proces-Verbale tė Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Vlorės mbi ēėshtjen politike, ushtarake dhe financiare”. Krijimi i Shėrbimit tė Fshehtė Shqiptar nuk u la vetėm nė letėr, por pėr organizimin e tij u ngarkuan persona kokretė ndėrmjet tė cilėve Lef Nosi e Bajram Curri. Pėr funksionimin e kėtij Shėrbimi ka tė dhėna edhe pas ardhjes sė pric Vilhelm Vidit si sundimtar i Shqipėrisė i vendosur nga “Konferenca e Paqes nė Londėr” nė vitin 1913.


Gjatė mbretėrimit tė Princ Vidit

Vazhdimėsinė e shėrbimit sekret shqiptar e shohim pėrsėri pas Luftės sė Parė botėrore dhe largimit tė Princ Vidit nga Shqipėria. Statuti i Lushjes i hartuar nė Kongresin Kombėtar tė Lushnjes mė 21 janar 1920, risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor dhe ndėr tė tjera u krijua Ministria e Brendshme, pjesė e sė cilės ishte edhe Shėrbimi Sekret. Ministėr i punėve tė brendshme u caktua Ahmet Zogu.


Pas Luftes sė dytė botėtrore

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, shteti shqiptar qė nė periudhėn dhjetor 1944 - mars 1945 i kushtoi rėndėsi tė veēantė krijimit tė Organeve tė Sigurimit tė Shtetit.

Gjatė periudhės komuniste

Sigurimi i Shtetit e ka fillesėn e tij qė mė 20 korrik tė vitit 1943 kur nga Kėshilli i Pėrgjithshėm Nacional Ēlirimtar u vendos krijimi i Organeve tė Sigurimit tė Shtetit. Nė radhėt e tij u vendosėn njerėzit mė tė besuar tė regjimit komunist. Sigurimi i Shtetit ishte strukturė e pėrfshirė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme.

Pas rėnies sė komunizmit

Pas vitit 1990, nė kuadrin e ndryshimeve cilėsore qė ndodhėn me vendosjen e pluralizmit politik nė Shqipėri, Organet e Sigurimit tė Shtetit u reformuan plotėsisht duke iu pėrshtatur kėrkesave tė shtetit ligjor.

Transformimi i strukturės dhe emėrtimi i ri

Kėshtu nė vitin 1991 u krijua 'Shėrbimi Informativ Kombėtar', me ligjin nr.7495, datė 02.07.1991 “ Pėr organizimin e Shėrbimit Informativ Kombėtar”. Detyrė parėsore e kėtij Shėrbimi u vendos, parandalimi, zbulimi e ndėrprerja e ēdo veprimtarie antikushtetuese qė cėnon lirinė, pavarėsinė, aftėsinė mbrojtėse, tėrėsinė territoriale dhe pasurinė kombėtare tė Republikės sė Shqipėrisė. SHIK u krijua si njė institucion i depolitizuar dhe si i tillė ai u ka pėsuar vazhdimisht ndryshime tė herėpashershme.


Emėrtimi pas vitit 1999

Nė vitin 1999 me vendimin nr. 61, datė 22.11.1999 tė Gjykatės Kushtetuese tė RSH, SHIK ndryshon emėrtimin nga Shėrbimi Informativ Kombėtar nė Shėrbimi Informativ Shtetėror. Nė vitin 2005 miratohet ligji nr. 9357, datė 17.03.2005 “Pėr statusin e punonjėsit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror”. Pėr realizimin e detyrave tė tij Shėrbimi Informativ Shtetėror ruan raporte tė drejta ndėrmjet nevojės sė sigurimit tė informacionit tė domosdoshėm dhe respektimit tė tė drejtave dhe tė lirive tė individit. Ligjshmėria, objektiviteti dhe sekreti janė parimet bazė tė punės sė kėtij institucioni.


Emblema e Shėrbimit Informativ tė Shtetit

Emblema e Shėrbimit Informativ tė Shtetit pėrfaqėson kuptimin simbolik e figurativ tė institucionit si brenda edhe jashtė vendit.Emblema ėshtė kompozuar nė gjininė e medalionit, nė formėn klasike rrethore me nivelet bazo reliev dhe alto reliev.Shqiponja dykrenore ėshtė huazuar nga flamuri kombėtar dhe nė bazėn e poshtme ėshtė shkruar sigla SHISH. Emblema ėshtė konceptuar nė ngjyrė tė artė me sfond tė errėt blu. E drejta e autorit tė emblemės i takon piktorit Robert Pėrmeti.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi