Organizata sekrete terroriste “Crna Ruka”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Organizata sekrete terroriste “Crna Ruka”

Mesazh  trigonkos prej 21.10.14 12:13



Ėshtė fakt i pamohueshėm se ekzaltimi i dhunės dhe kulti i forcės nė Serbi kanė ecur paralelisht, bashkė me njė prirje pėr pėrbetime dhe pėr terrorizėm, sidomos qė nga mbėrritja e pavarėsisė dhe realizimi i projektit tė Serbisė sė Madhe nė fillim tė shek. XIX.

Organizatat terroriste zyrtare dhe gjysmėzyrtare serbe organizoheshin dhe ndihmoheshin prej shėrbimit sekret tė Ministrisė sė Brendshme, Shėrbimit Informativ, nėpėrmjet Ministrisė sė Jashtme, Shėrbimit Informativ Ushtarak, organizatave serbomėdha brenda dhe jashtė Serbisė, tė cilat vepronin nė pjesėn ballkanike tė Perandorisė Osmane. Mbi tė gjitha, kėto organizata i lejonte dhe i nxiste pėr veprim drejtpėrsėdrejti kreu shtetėror serb.

Pėrdorimi i konspiracioneve dhe i organizatave sekrete, pėrdorimi i terrorizmit politik kundėr qeverive nė fuqi, apo prej kėtyre tė fundit si mjete pėr fitimin e pushtetit, tė ruajtjes ose tė pėrforcimit tė tij, kanė rrėnjė tė thella nė Serbi. Kėtu duhen pėrmendur atentatet kundėr monarkėve apo pretendentėve pėr fronin: Beograd 1903, Sarajevė 1914, Marsilje 1934.

Ėndrrat e marra tė Serbisė sė Madhe kanė gjetur nė njė farė mėnyre mbėshtetje tek terrorizmi dhe po ashtu edhe te aksioni klandestin. Organizatat sekrete si “Dora e Zezė” (“Bashkim ose Vdekje”) si dhe lėvizja paramilitare ēetnike serbe, pėrbėjnė paradigmėn e luftės kundėr popujve rezistues dhe kryeneēė ndaj ėndrrės pėr Serbinė e Madhe.

Lėvizja ēetnike serbe, qė nė fillim tė shekullit XX, grumbullonte nė gjirin e vet kriminelė ordinerė, nacionalistė, idealistė, qė tė gjithė tė organizuar nė interes tė idealit serbomadh. Pasi betoheshin pėr bindje, besnikėri dhe mbajtjen e sekretit, tė rekrutuarit nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė, kishin mbushur tė gjitha administratat, si: policinė, ushtrinė, diplomacinė, pushtetin gjyqėsor, universitetin dhe shtypin. Duke u paraqitur zakonisht, sa pėr dukje, si shoqata me fasadė kulturore dhe nacionaliste nė ish-Jugosllavi dhe jashtė saj, ēetnikėt zhvillonin njė aktivitet paralel si nė kohė lufte ashtu edhe nė kohė paqeje. Aktiviteti i tyre shtrihej qė nga subversioni deri nė korrupsion, duke kaluar nėpėrmjet spiunazhit, por gjithashtu nėpėrmjet aktivitetit terrorist nė masė, ose edhe vrasjeve individuale.

Grupe tė armatosura paramilitare (ēetnikėt serbė) qė nga luftėrat ballkanike e deri nė ditėt tona, fare zyrtarisht nga njėra anė, kanė qenė shkolla tė vėrteta tė krimit specifik ballkanik, tė cilat qė prej mė shumė se njė shekulli, dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur nė Serbi, i kanė imituar ato gjetkė nė momente tė caktuara.

Autori serb Millorad Tomaniq, nė librin e tij “Kisha serbe nė luftė dhe luftėrat brenda saj”, ndėr tė tjera shkruan:

“Kamuflimet, gėnjeshtrat e gjysmė tė vėrtetat ishin arma kryesore e atyre qė gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XX u paraqitėn si luftėtarė tė interesave nacionale serbe”.

1.1. Organizata sekrete terroriste serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezė”)

Motoja: “Ujedinjenje ili Smrt”/(“Bashkim ose Vdekje”)

Organizata sekrete terroriste serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezė”) ėshtė themeluar nė maj tė vitit 1903, nga strukturat militante dhe kriminale tė ushtrisė serbe. Fillimi i veprimtarisė sė kėsaj organizate sekrete serbe ndėrlidhet me organizimin e komplotit pėr vrasjen e mbretit serb Aleksandėr Obrenoviq.

Organizata sekrete terroriste serbe “Dora e Zezė” sundimin e saj e shtriu nė Beograd, pasi qė nė qershor tė vitit 1903 e masakroi mbretin Aleksandėr Obrenoviq dhe me puē e solli nė fuqi Petar Karagjorgjeviqin, i cili gjatė gjithė jetės sė tij do tė jetė rob i kėsaj organizate. Komplotin e organizuar mė 29 maj 1903 pėr vrasjen e Aleksandėr Obrenoviqit, qė e ndėrroi rrjedhėn e historisė serbe, e kanė udhėhequr dy gjeneralė, katėr kolonelė, tre nėnkolonelė, tre majorė, 30 kapitenė, 47 togerė, 13 nėntogerė dhe 5 civilė. Mė vonė ėshtė zbuluar se truri i komplotit ka qenė nė nivelin mė tė ulėt, ndėrmjet togerėve dhe personalitetit tė Dragutin Dimitrijeviqit – APIS-it.

Kėso kohe krerėt e monarkisė serbe i dhanė pėrparėsi forcimit tė organizatave ekstreme serbe.

Organizata sekrete terroriste serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezė”) u riformua dhe mori pėrmasa tė mėdha nė vitin 1911. Njė gjė e tillė ndodhi pas pėrēarjeve tė brendshme nė radhėt e organizatės sė dorėzinjve. Nė vitin 1911, “Crna Ruka” e ndėrroi emrin dhe u shndėrrua nė organizatėn sekrete terroriste serbe “Ujedinjenje ili Smrt” (“Bashkim ose Vdekje”). Mirėpo, pėr nga orientimi nuk ndėrroi asgjė, edhe mė tutje mbeti organizatė sekrete, qė merret me komplote, atentate dhe veprime terroriste ēetnike. Mė vonė sėrish u quajt “Crna Ruka” (“Dora e Zezė”), e cila si vise serbe i fiksonte Bosnjėn e Hercegovinėn, Malin e Zi, Maqedoninė, Kosovėn, etj. Misioni i saj ishte veprimtaria e gjithanshme nė viset e cilėsuara.

Pra, organizata sekrete terroriste serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezė”) ėshtė rithemeluar mė 9 maj 1911, ndėrsa organi i saj, revista “Pijemont” (Serbisė i ėshtė dhėnė roli i piemontit), ka filluar tė dalė mė 21 gusht 1911. Programi publik i organizatės (ka pasur edhe programin e fshehtė – tejet sekret) ėshtė publikuar nė “Pijemont”. Pronari dhe redaktori i ditarit “Pijemont”, ka qenė Luba Jovanoviq–Ēupa, njėri ndėr kryesorėt e organizatės ēetnike nė Serbinė e atėhershme, bashkė me kolonelin Dragutin Dimitrijeviq -“APIS” – themeluesin e organizatės terroriste “Dora e Zezė”, qėllimi i tė cilės ishte “bashkimi i tė gjitha tokave tė Serbisė: Bosnjės e Hercegovinės, Malit tė Zi, Kosovės, Maqedonisė, Kroacisė, Sllovenisė, Vojvodinės dhe “Primorjes” (viseve bregdetare). Si gazetar i “Pijemontit” ka punuar edhe Mosha Pijade. Pra, programi i organizatės “Crna Ruka”, synonte pushtimin e gjithė Ballkanit dhe serbizimin gradual tė tij.

Autori amerikan Majkėll Shakėlford (Michael Shackleford), nė njė artikull me titull “The Black Hand, the Secret Serbian terrorist Society”, jep detaje pėr shtrirjen e terrorizmit serb. Bazuar nė faktet historike, Shakėlford konstaton se propaganda e fuqishme, por edhe ndihma shumė e madhe e ushtrisė, e xhandarmėrisė dhe e qeverisė serbe (nė prapavijė e Rusisė) mundėsoi krijimin e organizatės sė parė terroriste me reperkusione globale, lindjen e “Dorės sė Zezė”. Dhjetė prej dorėzinjve u takuan mė 9 maj 1911 pėr tė formuar organizatėn “Ujedinjenje ili Smrt” (“Bashkim ose Vdekje”), e njohur gjithashtu si “Dora e Zezė”. Qėllimi kryesor i organizatės ishte formimi i Serbisė sė Madhe, duke shfrytėzuar dhunėn si mjet politik. “Dora e Zezė” bėnte trajnimin e gueriles dhe sabotuesve, duke aranzhuar vrasje politike.

Nė mėnyrė tė veēantė organizata “Crna Ruka” (“Dora e Zezė”), e cila shquhej pėr karakterin e saj serbomadh, komplotues e terrorist, ishte kthyer nė njė forcė tė tmerrshme nė Beograd. Flitej se nė tė merrnin pjesė shumė anėtarė tė qeverisė. Mbreti Petar Karagjorgjeviqi, qė ishte vėnė nė fron prej saj, s’kishte pushtet mbi tė. Anėtarėt e “Crna Rukės” futeshin nė shėrbimin policor e ushtarak, qė tė mos gjenin pengime pėr planet e tyre. Me anėn e fletores “Pijemont”, pėrhapnin njė shovinizėm tė tėrbuar dhe kėshillonin metoda tė egra. Damjan Popoviqi, kryevrasėsi, zinte njė vend me rėndėsi. Pėrpjekjet qė bėnin njerėz tė politikės pėr tė mos i pranuar mėnyrat e saj dhe pėr ta shpėrndarė fare, dėshtonin. Ngjanin vdekje tė pashpjegueshme. “Dora e Zezė” nuk duronte ndėrhyrje.

Kjo organizatė sekrete terroriste kishte edhe Kushtetutėn (Statutin) dhe Rregulloren e vet. Statuti i “Dorės sė Zezė” ėshtė gjetur nė Selanik, i nėnshkruar nga dhjetė pjesėtarėt e Drejtorisė Supreme Qendrore: Ilija Radivojeviq, Bogdan Radenkoviq, Ēedomir A. Popoviq, Velimir Vemiq, Lubomir S. Jovanoviq, Dragutin Dimitrijeviq - Apis, Vojislav Tankosiq, Ilija M. Jovanoviq - Pēinjski, Millan Vasiq dhe Millan Gj. Millovanoviq - Pilac.

Udhėheqėsi kryesor i “Dorės sė Zezė” ishte Dragutin Dimitrijeviqi i njohur me nofkėn “APIS”. “APIS”-i ishte shef i sigurimit ushtarak nė ushtrinė serbe. Tė gjitha komandat serbe gjatė Luftėrave Ballkanike dhe gjatė Luftės sė Parė Botėrore ishin nėn kontrollin dhe sigurimin e tij.

“Dora e Zezė” nė fillim ishte e organizuar nė atė shkallė tė 3 deri 5 celulave. Organizativisht degėzohej nė komitete tė rretheve, nė krye tė tė cilave ishte komiteti qendror nė Beograd. Nė piramidė tė kėsaj organizate ishte dhjetėshja udhėheqėse e Komitetit Ekzekutiv, herė pas here me mė shumė ose me mė pak anėtarė. Anėtarėt e rinj betoheshin: “...para Zotit, nė nderin dhe jetėn time do tė ekzekutoj tė gjitha misionet dhe komandat pa pyetje. Unė betohem para Zotit, nė nderin dhe nė jetėn time qė do t’i marr tė gjitha sekretet e kėsaj organizate nė varr sė bashku me veten”. Grupe satelite tė “Dorės sė Zezė” u formuan nė Sllavoni, Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Istėr. Grupi i Bosnjės u emėrua “Mlada Bosna” (“Bosnja e Re”).

“Dora e Zezė” e kishte Komitetin Drejtues edhe nė Prishtinė si dhe organet qė i siguronin lidhjet e pėrditshme ndėrmjet qeverisė sė tyre dhe qarqeve tė tjera. Ky komitet nė kuadėr tė tij i kishte 12 oficerė, ndėr tė cilėt njė kolonel, dy nėnkolonelė dhe dy majorė, tė cilėt ishin pjesėtarė tė mėhershėm tė organizatave terroriste serbe. Pėr punėn e tyre rreth vrasjeve, asimilimit dhe shfarosjes masive tė popullit shqiptar ata merrnin rroga tė majme nga qeveria serbe e Beogradit.

Shteti serb nėpėrmjet organizatės sekrete terroriste “Dora e Zezė” kishte krijuar edhe fonde sekrete, tė cilat i ndante nėpėrmjet konsullatės serbe nė Prishtinė, e cila nėpėrmjet anėtarėve tė vet, kėto fonde i shpėrndante tek njerėzit qė e paralizonin punėn e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

78


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi