Te gjejme rrugen tone ne jete

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Te gjejme rrugen tone ne jete

Mesazh  Zattoo prej 20.10.14 21:51



Shumė prej nesh janė tė pakėnaqur me punėn dhe / ose stilin e jetės sė tyre, por pak prej nesh mund tė identifikojnė se ē’duan nė tė vėrtetė.

Edhe mė pak kanė guximin pėr tė bėrė ndryshimet e nevojshme pėr tė gjetur lumturi dhe plotėsim.

Ndonėse shumė prej nesh jetojnė me komforte tė gėzuara vetėm nga mbretėrit para disa shekujve, statistikat tregojnė qė gjithmonė e mė shumė njerėz pėrjetojnė zhgėnjim dhe depresion. Ne mund tė kemi para dhe siguri materiale, por na mungon kuptimi nė jetėn tonė profesionale dhe sociale.

Sa pėr mua, unė kam pėrjetuar njė krizė tė tillė nė moshėn 24 vjeēare pasi punova pėr dy vjet si inxhinier kimik nė njė fabrikė tė madhe kimike. Kisha gjithēka pėr tė cilėn mė kishte bindur shoqėria qė mė duhet pėr tė qenė i lumtur, por isha plotėsisht i palumtur. Vendosa pėr tė gjetur njė punė mė kuptimplotė. Kjo nuk do tė thotė qė njė punė e tillė nuk mund tė jetė kuptimplotė pėr dikė tjetėr. Punė tė tilla kanė patjetėr njė vlerė tė madhe pėr shoqėrinė dhe janė interesante dhe plotėsuese pėr shumė njerėz. Vetėm qė nuk ishte ajo pėr tė cilėn unė personalisht kisha ardhur nė kėtė Tokė. Roli perfekt pėr njėrin person mund tė jetė i mėrzitshėm dhe i pakuptimtė pėr njė tjetėr.

Secili prej nesh ėshtė mishėruar pėr tė luajtur njė rol tė posaēėm nė kėtė teatėr jete. Kur gjejmė rolin tonė tė veēantė dhe e luajmė me gjithė zemrėn, pėrjetojmė kėnaqėsi dhe lumturi. Kur nuk kuptojmė qėllimin tonė tė jetės ose nuk kemi kurajon pėr ta jetuar, pėrjetojmė pakėnaqėsi dhe zbrazėti. Pėrderisa nuk lidhemi me qėllimin tonė tė jetės, jeta jonė ėshtė shpesh mekanike dhe i mungon thelbi.

 A ke shkuar ndonjėherė nė njė dhomė pėr tė marrė diēka, por kur erdhe nė atė dhomė, ke harruar se ēfarė doje tė merrje? Unė po. Edhe kam gjetur se, kur kthehem dhe filloj tė shkoj nė drejtimin nga erdha, mė kujtohet se ēfarė po kėrkoja. Kjo i takon edhe jetės sonė kėtu nė Tokė. Jemi shpirtra tė pavdekshėm qė janė mishėruar pėrkohėsisht pėr t’u zhvilluar, pėr tė krijuar dhe pėr tė shėrbyer. Mirėpo, me tė ardhur, harrojmė se pse kemi ardhur dhe harxhojmė jetėn tonė duke u marrė me kėnaqėsi tė pėrcipta dhe aktivitete materiale.

Mė nė fund, pėr tė mirėn tonė, nėpėrmjet njė sėrė ngjarjesh, shpesh tė pakėnaqshme dhe sfiduese, detyrohemi tė shikojmė brenda dhe tė rikujtojmė qėllimin tonė tė jetės.


SIMFONIA E TOKĖS


Bashkėrisht jemi si anėtarė tė njė orkestre tė madhe universale. Secili ka pjesėn e vet pėr t’u luajtur. Harmonia e pjesės universale qė po luajmė (tė quajtur jetė) ka dy kėrkesa bazė nga ēdo anėtar i orkestrės. Secili sė pari duhet ta njohė pjesėn e vet, dhe sė dyti duhet tė jetė nė gjendje pėr ta luajtur.

Tė gjitha kafshėt dhe bimėt nė mėnyrė tė natyrshme dhe instinktive luajnė pjesėt e tyre nė kėtė harmoni. Nuk kanė mundėsi zgjedhjeje.

Ne nga ana tjetėr, tė bekuar me vullnet tė lirė, mund tė zgjedhim se a luajmė pjesėn tonė apo jo. Edhe jemi pėrgjegjės pėr tė zhvilluar vetitė e brendshme tė nevojshme pėr ta marrė pėrsipėr rolin tonė.

Momentalisht mund tė themi qė Orkestrės Simfonike tė Tokės i mungon shumė harmonia. Shumė prej nesh luajnė njė pjesė tė diktuar nga egoja jonė nė vend tė asaj qė ėshtė mė e mira pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Pak prej nesh kanė gjetur pjesėn e tyre tė vėrtetė nė kėtė simfoni, dhe nga pakėnaqėsia konkurrojnė nė vend qė tė bashkėpunojnė me tė tjerėt. Prandaj gjetja e rolit tonė nė jetė nuk ėshtė vetėm e domosdoshme pėr lumturinė tonė, por edhe pėr harmoni sociale dhe botėrore.


Nė disa raste mund tė na duhet tė zgjedhim midis opsioneve vijuese:

a. Para apo kuptim

b. Komfort apo krijimtari

c. Siguri apo zhvillim

d. “Sukses” social apo pėrgjegjėsi sociale

e. Lumturi e pėrciptė apo kėnaqėsi e vėrtetė e brendshme

f. Tė kėnaqim pritjet e tė tjerėve apo zėrin tonė tė brendshėm urtėsie.

Duhet tė zgjedhim urtėsisht.


Nga Robert Elias Najemy
avatar
Zattoo

696


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Te gjejme rrugen tone ne jete.

Mesazh  Morgan TheSetting Witch prej 21.10.14 4:45

Me shume me pelqyen opsionet dhe fjala e urte: "Te zgjedhim urtesisht. Kot nuk themi qe: "Dituria eshte Urtesi".
avatar
Morgan TheSetting Witch

Universe for me is the god who answers me!

153


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi